Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Duhet të mësoni të hiqni dorë nga e shkuara”

“Duhet të mësoni të hiqni dorë nga e shkuara”​

“Duhet të mësoni të hiqni dorë nga e shkuara”. Fjalët fantastike të Paulo Coelho-s​


Është gjithmonë e nevojshme të kuptosh se kur përfundon një etapë e caktuar e jetës. Nëse këmbëngul tëqëndrosh në të shkuarën, pavarësisht kalimit të kohës, e humbet lumturinë dhe sensin e kohës.
Është e nevojshme ndonjëherë të mbyllësh disa rrathë, të mbyllësh disa dyer, ose të mbyllësh disa kapituj,siç doni t’i quani. E rëndësishme është të mundesh t’i mbyllësh, t’i lësh pas disa momente të përfunduara të jetës.
Puna jote mori fund?
Marrëdhënia jote mori fund?
Nuk jeton më në atë shtëpi?
Duhet të shkosh në një udhëtim?

Mund të kalosh shumë kohë në të tashmen tënde i “asgjesuar” nga pse-të, duke rimenduar të shkuarën dhe duke u përpjekur të kuptosh pse-në, apo si-në e situatave të caktuara. Mirëpo kamata që do të vijojë do tëjetë e pafund, sepse në jetë, ju, unë, miqtë tuaj, vëllezërit tuaj dhe motrat tuaja, të gjithë duhet të jemi nërrugën drejt mbylljes së kapitujve, kthimit të faqeve, mbylljes së etapave dhe vazhdimin e të ecurit përpara.

Nuk mund të jetojmë në të tashmen, duke u penduar për të shkuarën. As duke e munduar veten me pse-të. Ajo që ka kaluar, ka përfunduar tashmë. Ndodhi ajo që ndodhi dhe duhet ta lëmë të shkojë, duhet tëshkëputemi prej saj.

Nuk mund të jemi përgjithmonë fëmijë, adoleshentë, apo punonjës në punë, nga të cilat na kanë hequr apo janë mbyllur. Gjërat kalojnë dhe duhet t’i lëmë të shkojnë. Kjo është arsyeja pse, ndonjëherë, është kaq e rëndësishme të shkatërrohen kujtimet, të zhvendosni shtëpi, të grisni letra, të hidhni dokumenta, të shisni ose dhuroni libra.

Lëreni të shkuarën, shkëputuni prej saj. Në jetë, askush nuk luan me zara dhe duhet të mësohet si tëfitosh, ashtu edhe të humbasësh dhe të jetojmë të tashmen. E shkuara është e shkuar. Mos prisni të kthehet më pas. Lëreni pas inatin për ngjarjet e kaluara dhe për çfarë mund të kishit bërë ndryshe. Duke u kapur pas çasteve të së shkuarës, vetëm lëndojmë veten, e helmojmë veten dhe zhvillojmë hidhërim. Jeta ështëbërë për të ecur përpara, për të mos u kthyer kurrë pas.

Thuaji vetes “Jo, gjërat nuk mund të ndryshojnë”. Binde veten që e shkuara nuk kthehet pas. Nuk jemi asnjëherë si dy ditë më parë, si tre muaj më parë, apo si një vit më parë. Mbyllni derën, ktheni faqen, mbylleni rrethin.
B.bota.al
 
Nuk jam dakort me "fjalet fantastike" te Paolos

E shkuara eshte pjese e jetes e si e tille te meson, te korigjon apo edhe te qorton per nje vendim apo berje te dickaje qe le gjurme tek ti.

Kthyerja e kokes pas nuk te lejon (po pate tru dhe inteligjence te mjaftueshe per te perceptiar dhe llogjikuar) te perserisesh gabimet e bera.
Kujtimet e se kaluares jane pjese e krijimtarise tende, me te mirat e jo te mirat, por ato perbejne ate qe ti ke qene dhe identifikojne se cfare mund te behesh.

" dy hapa para e nje hap prapa, gjithmone duke kthyer koken per te pare terrenin ku shkel "
 
Nuk jam dakort me "fjalet fantastike" te Paolos

E shkuara eshte pjese e jetes e si e tille te meson, te korigjon apo edhe te qorton per nje vendim apo berje te dickaje qe le gjurme tek ti.

Kthyerja e kokes pas nuk te lejon (po pate tru dhe inteligjence te mjaftueshe per te perceptiar dhe llogjikuar) te perserisesh gabimet e bera.
Kujtimet e se kaluares jane pjese e krijimtarise tende, me te mirat e jo te mirat, por ato perbejne ate qe ti ke qene dhe identifikojne se cfare mund te behesh.

" dy hapa para e nje hap prapa, gjithmone duke kthyer koken per te pare terrenin ku shkel "
Mendoj qe e ka thene ne sensin kur e kaluara te mbane peng.
Dhe nuk jane te pakta raste te tilla!
Ne qendrojme shume kohe duke vajtuar ndoshta nje lidhje toksike qe mbaroj.
shume kohe te mbushur ne stres se humbem padrejtesisht nje pune ,apo nje projekt apo nje dicka qe kishim menduar etj etj shembuj!
Nga njehere njeriu e ka te nevojshme,ti kerkoj vetes nje llogari te rrepte, nese ne fusim vetveten ne nje labirinth stresi qe frymzohet nga e kaluara.
Atehere e dashur vetja ime,perse ma ben kete gje?!
Kush eshte fajtori?!
Ja ulu aty e me degjo mua tani, pjesa tjeter qe u irritua nga mos mire manxhimi i gjysmes tjeter tones.
Ne si qenie qe ndryshojme,rritemi ne kohe duhet here pas here,sic pastrojme shtepine,nderrojme rrobat,te largojme dhe pastrojme gjerat apo individet toksik per ne,sepse kjo nuk eshte absolute,nje toksik me ne eshte pozitiv ne pentagramin e dikuj tjeter.
Ne jemi te pergjegjshem deri ne nje fare pike per lumturine tone.
Kjo s`do te thote te harrojme cfare jetuam ,por le ti respektojme si kujtime dhe jo si segmente qe te rrembejne te tashmen me shume se c`duhet!
 
Kush jeton pa te shkuaren ne fakt jeton dhe pa te ardhmen.
 
Hiq dore nga e shkuara dhe e ardhmja...jeto te sotmen...ec aty
 
Hiq dore nga e shkuara dhe e ardhmja...jeto te sotmen...ec aty
Po ti o zi qe mbete peng i te shkuares aq sa ke harruar ku jeton e pse jeton? Lool
 
Po ti o zi qe mbete peng i te shkuares aq sa ke harruar ku jeton e pse jeton? lool
Kush mo une???...une jetoj sa andej ketej...sa aty ketu..dmth nuk me ze b... vend
 
Kush mo une???...une jetoj sa andej ketej...sa aty ketu..dmth nuk me ze b... vend
Po.po ama prape era pas b**** sime te sjelle lool
 
Ka mënyra të ndryshme për të hequr dorë nga e shkuara, me metafora si: të mbyllësh një kapitull/derë, të djegësh një libër, …. Më e rëndësishmja, mendoj unë, është: të djegësh urën, që mos kthehsh te vendi, ku në fakt nuk do duhej të kishe qenë kurrë ….
 
E gjeti kush formulen ?
 
E shkuara është pjesë e jona.
Njeriu përbëhet nga e shkuara e tashme dhe e ardhme.
Ndonjëherë rrugët e jetës të përplasin sërish me dikë që ti e ke njohur në të shkuarën.
E ndonjëherë ti falë asaj së kaluare je sot aty ku je.
E rëndsishme është të mos lejojmë dhimbjen e së shkuarës,për të prishur lumturinë e së ardhmes.
 
Eshte rregulli kryesor per te shkuar perpara!
 
E shkuara duhet te jete si nje lende mesimi ku duhet te kujtosh te mirat dhe mesimet qe te mesoj.
Por kurre sesi te jete vendimtare ne te nesermen.
 
E shkuara duhet te jete si nje lende mesimi ku duhet te kujtosh te mirat dhe mesimet qe te mesoj.
Por kurre sesi te jete vendimtare ne te nesermen.
E shkruara nuk duhet te jete vendimtare ne te nesermen?
Do sdo ti e vetmja gjo qe vendos per te ardhem eshte e shkuara.
Po qe se sje dakort ta shpjegoj po deshe
 
E shkuara duhet te jete si nje lende mesimi ku duhet te kujtosh te mirat dhe mesimet qe te mesoj.
Por kurre sesi te jete vendimtare ne te nesermen.
Mendon se ndikon sadopak e shkuara ne dicka qe krijon ?
 
Refuzoi edhe agapi @NeVertiti te pergjigjet !
Kur te gjej momentin do e jap vete kete pergjigje , se per momentin , pervecse kam 2 % bateri po s kam as kohe ! Pak me vone do e jap nje pergjigje qe vlen edhe per mua
 
Mendon se ndikon sadopak e shkuara ne dicka qe krijon ?
Sigurisht qe ndikon.
Nese ke pas nje zhgenjim ne cilen do fushe,anasflia e jote eshte e madhe.
Derisa ti provosh vetes qe mundesh ne te kunderten.
Po aq besoj nga pozitiviteti i te kaluares behet me pozitive e ardhmja.
Shiko, jeta jone eshte fiks nje zenxhir.
E pamundur ta mbyllesh dritaren me larte pa kontrolluar nese u mbyll sic duhet ajo poshte.
 
E shkruara nuk duhet te jete vendimtare ne te nesermen?
Do sdo ti e vetmja gjo qe vendos per te ardhem eshte e shkuara.
Po qe se sje dakort ta shpjegoj po deshe
Me kenaqesi do te lexoj.🤗
 
Ehaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa👋
E ka thene mire shefja
E ha😂😂😂
 
Me kenaqesi do te lexoj.🤗
Vendimet qe mer sot do pasqyrohen neser, e nesermja do behet e djeshme kur te jesh pasneser. Cdo gjo nis me te kaluaren pasi ajo eshte pika 0 dmth lindja, para lindjes ska asigjo kshuqe ajo eshte e shkuara e pare. E ardhmja do bohet gjithmone nje e shkuar… pervec ksaj ti je ajo cfare ke kalu, jo ajo cfare do vije. Cdo gjo lidhet me te kaluaren
 
Ne jemi e shkuara jonë.
Rruga nëpër të cilën kemi kaluar përgjatë viteve na ka bërë këta që jemi.
E rëndësishme mos të bëhesh peng i saj ama kurrsesi nuk duhet të bëhemi pishman.
 
Sometimes peace comes with a lot of goodbyes -thone,se thashe une
 
Te meson jete,dhe po nuk deshe ta besh.
Perndryshe bie viktim e paster e saj.
 
E shkuara është mësim ,e ardhmja është vizion 😁
Pra,e shkuara duhet kujtuar për të tashmen që të arrish të ardhmen 😁
 
Mua e shkuara erdhi më gjeti për të krijuar të ardhmen.
 
Kurr nuk hiqet dore...sepse eshte serii e jetes
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back