Titulli: Duhet pa tjeter shkolla e larte, apo mjafton zgjuarsia per pune??
Me sa kam dijeni un, ka pasur shume shkrimtare qe kane tundur boten, dhe disa prej tyre kane patur vetem 4 klase shkolle
Sepse, ata shkrimtare qe kane patur 4 klase shkolle...i kane patur ato klasa zyrtarisht, por o merrnin mesime private, ose lexonin vete ne kohen e tyre. Me te vertete, psh Abraham Lincoln 18 muaj shkolle kishte bere, por ai udhetonte kilometra, kalonte dy-tre fshatra per te marre hua nje liber...qe per mendimin tim ishte nje nga mendjet me te ndritura. Ai u be i suksesshem jo se kishte intuite te natyrshme (dhe kjo s'i mungonte) po se kishte etje per te mesuar. Ky njeri me 18 muaj shkolle perfundoi te mesonte permendesh ligjet e legjislatures te Illinois dhe te behej nje nga avokatet me te mire. Sidomos per shkrimtaret qe permende ti, mesimi i gjuhes, leximi eshte i rendesishem.
____________________________
Mbase ne te shkuaren, sidomos ne dekadat e para te revolucionit industrial nuk e kishte njeri te domosdoshme per te mbaruar shkolle per te qene i suksesshem, sidomos ne fushen e biznesit. Edhe tani mund te ndodhe kjo gje, sidomos ne vendet me te prapambetura ekonomikisht sepse gjendet treg per inovacione(se di c'tu them ne shqip). Por te jeni te sigurte qe ne te ardhmen e afert, edhe me 4 vite universitet do te jete e veshtire te jesh i suksesshem deri ne ate limit qe pershkruhet ne artikull, sepse ka nje tendence rreth mbispecializimit. Cdo lloj pune po behet e mbispecializuar, specifike dhe njerezit qe nuk do ta shuajne deshiren e te mesuarit do te behen te suksesshem ashtu si permendet ne artikull. Shumica do te ngece ne nje fushe specifike dhe do ta kene te veshtire te kene njohuri te gjithanshme (filizat ne Shqiperi shihen me specializimin e gjimnazeve). Sot, jo si dikur, jetesa eshte shume me e shtrenjte dhe rendesia e punes e madhe. Nqs ka patur njerez qe kishin deshire per te lexuar/vezhguar/filozofuar/mesuar...sot shumica s'kane kohe sepse po punojne te sigurojne nje jetese, nese nuk jane ne shkolle. Ndryshimet qe po ndodhin dite pas dite ne bote po e bejne suksesin financiar pa shkolle gati te pamundur, dhe rritja ne popullsi e paprecedente rrit konkurrencen.