Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dua nje puthje

DUA NJË PUTHJE PËR SHËN VALENTIN...






86437792_2681128668603735_5831140053962719232_n.jpg



Jam rrugëve sot, rrugëve të Tiranës me një buqetë të madhe trëndafilash. Eci më këmbë, takoj njerëz, u fal një lule, i puth dhe largohem.
Deri tani kam puthur një grua plakë që mbante rradhën te sporteli ku paguhen dritat, pastaj putha një tropojan të papunë që del çdo ditë të kërkojë punë te ura e Brrylit. Në Bllok putha një vajzë 21 vjeçare që silikoni e kishte rritur 20 vjet më tepër në moshë dhe pas puthjes më kërkoi 180 euro.
I ika vajzës dhe i dola para një qerosi kokëmadh nga Mamurrasi që ngiste një makinë BMW X6 ngjyrë qumshti. Sa hapi xhamin, zgjati pistoletën drejt meje e sapo filloi për të më sharë, e putha dhe ia ngriva fjalët në fyt.
Meqënëse Blloku është afër, shkova te godina e qeverisë. Gardistët vlonjatë nuk më lanë të hyja por i putha dermanët një e nga një, ua bëra pak qejfin siç e duan ata e ua prisha mendjen. U ngjita lart në katin e tretë dhe para më doli Vali Bizhga me Ëngjëll Agaçin. Nuk pret njeri Edi Rama, është pak i zënë-më thanë.
Pa folur fare ua rroka kokat, ua afrova fytyrat te e imja, u përkula pak të arija gjatësinë e Ëngjëllit dhe fillova tu fus llapën të dyve mu aty në koridorin e lartë. Ëngjëlli vinte era Marlboro pa pullë, ndërsa Vali Bishga sapo kishte ngrënë hudhrën e mëngjesit. Një derë u hap pakëz dhe prej boshllëkut dallohej fytyra e skuthtë e Endri Fugës që më kërkonte te puthja edhe atë. Nuk i dhashë as lule e as puthje Fugës e pasi i lashë si krushq të ngrirë dyshen Bizhga-Agaçi nxitova matanë Lanës.
Te zyrat e PD-së kryetari nuk kishte ardhur ende e ndërkohë që Gaz Bardhi justifikohej duke thënë se Lul Basha nuk është gjumash, unë e putha fort Gazin e Kavajës. Sytë iu pushtuan nga lotët dhe pasi vari kokën në supin tim, psherëtiu:
-Kam 3 vjet që s'më puth askush. Për herë të fundit më ka puthur djali i Rexhep Meidanit në korrik të 2017-s kur isha ministër drejtësie. Mezi pres të vi më pushtet ti bie prapë qylit me puthje.
E putha edhe një herë Gazmendin e përvëluar dhe vrapova te shtëpia e doktor Berishës. Sa bëra të trokas në derë dëgjoja klithma dhe zënka. Liri Berisha i ishte turur burrit dhe e i urdhërohej plot maraz:
-Nuk ta jap, jo!
-Nuk ta jap, se ka 23 vjet që nuk të bën derman as viagra!
Puthja më doli huq te kjo shtëpi dhe pa përtuar u nisa drejt Bashkisë. Më buzëqeshën, më mirëpritën dhe më thanë të pres pak. Më orientuan zyrtarisht, nëse do puthësh Erion Veliajn si fillim do njoftohen 639 policë bashkiakë dhe orkestra frymore e qytetit. Njëkohësisht do urdhërohen të vinë 54 kamerat e 27 televizioneve, 370 gazetarët e 740 portaleve, 44 montazhierë, 1780 vullnetarët komentues të rrjeteve sociale madje do jetë i pranishëm edhe Trupi Diplomatik i akredituar në Tiranë.
Sapo u thashë "Po", brenda 10 minutash gjithçka ishte gati. Lali Eri më priste në zyrë dhe sapo u hap dera kërciti puthja ime e bashkë me të blicet dhe dritat e kamerave. Nuk mi shkulte buzët e tij të thara nga buzët e mia e ndërsa rënkonte nën zë më pëshpëriti te veshi e më tha:
-Ti puth më mirë se babai i Dua Lipës!
Me trëndafilat e pakësuar në duar dola në bulevard dhe i ngrita dorën një taksie.
-Urgjent në Rinas, i dhashë urdhër shoferit dhe makina e verdhë vërdhoi drejt aeroportit.
-Lekë nuk kam por po të jap një puthje dhe një trëndafil, kusurin jepja pronarit tënd-bëra shaka me taksixhiun dhe u futa brenda terminalit të nisjeve.
Bosh, qetësi, altoporlantët nuk njoftonin pasagjerët, edhe sportelet bosh. Një polic dremiste brenda kabinës por e zgjova, i bërtita:
-Ej sheeeef, kuuuu jaaaanë njeeeerëëëzit?
Polici kaploi sytë, vuri kapelen mbi kokën e tij formë Skrapari dhe më ktheu përgjigjen që s'prisja:
Sapo ikën të gjithë në Londër, Boston, Frankfurt, Milano, Paris. Ikën, ikën, ikën, ikëëëën!
Veshët e mi buçitën si Hiroshimë, koka mu var prej gravitetit të turpit, krahët mu lëshuan, trëndafilat mu derdhën në tokë dhe bashkë me lulet e kuqe u plasa edhe unë...
U përmenda 10 minuta para mesnatës. Veten e gjeta në ambulancën e Vorës e teksa kërkoja ujë, përballë meje shikoja veten time nga ekrani i një televizori të vogël. Spikeri lexonte plot dëshpërim:
Grabitja në aeroportin e Rinasit ndodhi në mesditë. Trëndafilat e kuq të gazetarit dyshohet se i vodhën 3 persona të maskuar të cilët më pas larguan me një makinë të zezë dhe u fshehën në Fushë-Krujë. Policia u vu në ndjekje të keqbërësve!
Nga Bledi Mane-Public Enemy
 
As nuk e lexoj hic ate me siper ,po kush do te me jap ndonje puthje ketu me ka ???
 
Un mora nje puthje dje qe do e mbaj mend gjate ah dhe shume te qeshura.
Nuk po nxjerr emer se kam premtu.

Lol

@Hilarious tputh
 
hmmm ke te zgjedhesh me pare , kete apo Max lol
 
Kujtova se ishte shkrim i yti @L0v3rM4n dhe desha te pyes a more gje ? Sélective a jo ? lol
Nje mashkull si une me 15 dashnore forumore
si mos merrte.... biles me disa bera dhe seks
 
un se lexova fare , duket shume rremuje
 
Qenka depiluar ky, nuk do mjaftohet vec me nje puthje :P
 
Ky public enemy, zari rilindjes.
Ben gjasme si i pavarur por pd i bi drejte e rilindjen e ledhaton.
 
C'eshte ki mavri me boje .....
 
Cfare thote ky shkrimi?
Qe nga titulli nuk me ngjall kureshtje:p
 
ku shtyhet makina automat se na habise dhe ti :D

aaa une kam qene e 3ta e verteta te kam ngel ne memorje :p lol
Ehh kam vite qe skam hipur lol
sa shume i nderro edhe ti... behu içik si shoqja qe iken me biçiklete ne pune lol
 
Ohooooo ok Ika un Ju do me vdisni mua.
Nuk ka ish jo se kta Edhe Te jen me Te tjera ne dashurite e para na duan. Lol
 
Tybe kam 2 vjet forum hala fije si kam ra se kush asht ?? mshoj njanes mshoj tjetres veq mu spom bjen??
Po ti shprehu kush te pelqen nga cunat ne forum se te mshjon direkt lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back