Droga dhe llojet e saj

E ku lexove ti qe kam thene une qe I SHERON?
Kanceri ne stade final ( qe eshte me i tmershmi dhe me dhimbje te pa imagjinueshme...SKA SHERIM)
 
Pe: Droga dhe llojet e saj

ke harru me t`bukren..ate prej kartoni:)

Thone qe droga me njesine me te mire eshte Heroina.

Morfina perdoret per te semuret me kancer...ose me dhimbje jashtzakonshme te medha

ça nuk te degjojn e shohin syt sot,

por e dini ju se shurupi (ai i kollës) esht droga me e fort sot per sot qe mund te egzistoj, jep efektivitet dy her me shum se LCD-ja, dhe adrnalin e njejt me heroinen.

provojeni dhe do te me besoni, kuptohet qe duhet ta ktheni me eks shishen e shurupit ose pyesni ndonje drogaxhi te lagjes mund tju informoj mo mir.
 
Pe: Droga dhe llojet e saj

ça nuk te degjojn e shohin syt sot,

por e dini ju se shurupi (ai i kollës) esht droga me e fort sot per sot qe mund te egzistoj, jep efektivitet dy her me shum se LCD-ja, dhe adrnalin e njejt me heroinen.

provojeni dhe do te me besoni, kuptohet qe duhet ta ktheni me eks shishen e shurupit ose pyesni ndonje drogaxhi te lagjes mund tju informoj mo mir.

Kesaj radhe ke kaluar komplet ne serrnishte. I ke hy zanatit te huaj :merzitje:
 
Pe: Droga dhe llojet e saj

kitre,

ku qëndro problemi...ti pyt, provo, dhe hec ta diskutojm ku çalon problemi.

Zhubël, nuk shkon kjo pune me t'vetne, se edhe n'reke me rrase kryet e me pi nje voze uje eshte toksike :merzitje:mos besofsh shko tej te reka :merzitje:
 
Pe: Droga dhe llojet e saj

ça nuk te degjojn e shohin syt sot,

por e dini ju se shurupi (ai i kollës) esht droga me e fort sot per sot qe mund te egzistoj, jep efektivitet dy her me shum se LCD-ja, dhe adrnalin e njejt me heroinen.

provojeni dhe do te me besoni, kuptohet qe duhet ta ktheni me eks shishen e shurupit ose pyesni ndonje drogaxhi te lagjes mund tju informoj mo mir.
Ca pe ne paregull me postimin tim, qe e citove? Gjithsesi morfina eshte zgjidhja e fundit per dhimbjet e padurueshme, kur asgje nuk jep me rezultat nga qetcueset e tjere...S'eshte e preferuar se krijon varesi...por kur ske solucion tjeter perdoret morfine.

Sa per shurupin e kolles ka kodeine, i cili eshte nga familja opiumeve, dhe si efekte jane shume me te ulta se sa te morfines.
Se di nga e nxore qe eshte droga me e forte qe ekziston sot.
Lcd-ja nder droget e lehta kurse heroina dhe kokaina mbahet nder te fortat.
 
Titulli: Droga dhe llojet e saj

[h=1]Njohuri mbi llojet e drogave dhe trajtimi i perdoruesit[/h] H Y R J E

Klasifikimi i drogave
1. STIMULANTET
2. NARKOTIKëT
3. HALUCINOGJENET E PSIKODELIKET
4. DEPRESANTET

5. TëRHEQJA NGA DROGA
6. SI TEI TRAJTONI PERDORUESIT
7. TERHEQJA AFATGJATE NGA DROGA
8. ALKOLIZMI
9. DISKUTIME


Hapi i parë për të kuptuar përdoruesit e drogës duhet të jetë njohja e drogës me të cilën abuzohet. Nuk mund të prisni që ta trajtoni problemin e abuzimit me drogën në mënyrë efektive nëse nuk keni vetë njohuri për atë drogë. Ne duhet të dallojmë pamjen, të dimë efektet dhe karakteristikat e drogave më të përdorura.


KLASIFIKIMI I DROGAVE
Drogat klasifikohen nga efekti që kanë në trupin e njeriut. Këtu do të diskutojmë katër lloje drogash:
Stimuluese
Narkotike
Haluçinogjene E Psikodelike
Depresante


I. STIMULANTET
Stimulantët janë një grup drogash që kanë si efekt nxitjen e sistemit nervor. Stimulantët më të zakontë kanë kafeinë dhe nikotinë, të cilat shumë nga ne i përdorim përditë.



  • Amfetaminat janë ndër drogat stimuluese më të njohura dhe me të cilat abuzohet më tepër. Ato të mbajnë zgjuar, rrisin vigjilencën dhe aftësinë e trupit për të kryer veprime fizike. Mjekët i përdorin ato tek pacientë të cilët janë mbipeshë.


i. Emri popullor - BAM
ii. Përshkrimi
(1)Tableta
(2)Kapsula
(3)Në forma dhe ngjyra të ndryshme
iii. Merret nga
(1)Goja
(2)Injektohet në venat e gjakut
(3)Duke e thithur
iv. Simptomat
(1)Tepër aktiv
(2)Agresivitet
(3)E folur e shpejtë
(4)Bebe të zmadhuara të syve
(5)Djersitje
(6)Erë e keqe trupi dhe frymë me erë të keqe


  • Metamfetamina është gjashtë deri në nëntë herë më e fortë se amfetamina normale, por efektet e"met-it" janë më të forta se amfetamina normale.


i. Emri popullor
(1)Furia
(2)Shkrirësi
ii. Përshkrimi
(1)Lëng pa ngjyrë
(2)Pluhur i bardhë në formë kristalesh
(3)Tableta
(4)Kapsula
iii.Simptomat
(1)Debatues
(2)Tejet i konfuzuar
(3)Shpërthime irritimi dhe dhune
(4)Bebe syri të zmadhuara
(5)Sy të ndjeshëm ndaj dritës
(6)Shenja agesh


  • Kokaina: Shumë ligje e klasifikojnë kokainën si narkotik, ndonëse Kokaina përgatitet nga gjethet e palmës së kokosit, që rritet në pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut.


Dikur kokaina përdorej gjerësisht si anestetik lokal, por tanimë është kufizuar për shkak të drogave më të reja dhe më pak të rrezikshme. Kokaina është një drogë që krijon varësi të lartë.
i. Emri popullor
(1)Koka
(2)Sheqer i bardhë
(3)Kristalinë
ii. Përshkrimi
(1)e bardhë
(2)pluhur kristalinë
iii. Metoda e përdorur
(1)me thithje
(2)injektim
(3)në formë duhani
iv. Simptomat
(1)plagë të pambyllura tek flegrat e hundës
(2)Thithje e vazhdueshme e hundës
(3)Bebe syri të zmadhuara
(4)Sy të përlotur
(5)Përzierje dhe të vjella
(6)Shenja agesh

2. NARKOTIKET


Me narkotikë zakonisht i referohemi opiumit dhe drogave të prodhuara nga opiumi, si heroina, kodeina dhe morfina. Këto droga distilohen nga lëngu i boçeve të lulëkuqeve dhe përpunohen duke u bërë disa nga drogat më të përdorura në botë.



  • Morfina është një drogë narkotike që përdoret në mënyrë të ligjshme për çlirimin nga dhimbjet. Gjatë shumë luftërave, morfina i është dhënë ushtarëve të plagosur. Ajo sintetizohet nga opiumi i papërpunuar.


i. Emri popullor
(1)Morf
(2)"M"
ii. Përshkrimi
(1)lëng pa ngjyrë
(2)pluhur i bardhë
(3)Tableta
(4)Kapsula
b. Heroina: Heroina u prodhua në Angli në vitin 1874, si një modifikim kimik i morfinës. Ajo shitet në paketa e mbështjellë me letër alumini ose në formë kapsulash. Mund të jetë në formën e kubave të vegjël, të quajtur"gurë" në ngjyrë të kuqe apo vjollcë.
i. Emri popullor
(1)Kali
(2)Fshikullima
(3)H
(4)Tulla
(5)Shllak
(6)Majmuni
ii. Përshkrimi
(1)Pluhur i bardhë
(2)pluhur i kaftë
iii. Metodat e përdorimit
(1)Injektohet
(2)Thithet
(3)Pihet si cigare (e përzier me kokainë)
iv. Simptomat
(1)Shenja agesh
(2)e folur e ngadaltë por e qartë
(3)Bebe syri të ngushtuara
(4) Ujë të përlotur
(5)Ulje e lehtë e kokës poshtë e lartë


c. Kodeina: Rrjedh nga opiumi. Përdoret në mjekësi për të shëruar kollën.
i. Nuk ka emër popullor
ii. Përshkrimi
(1)Lëng pa ngjyrë
(2)Pluhur i bardhë
(3)Tableta
(4)Kapsula
(5)Lëng shurupi
iii. Metodat e përdorimit
(1)nga goja
(2)ndonjëherë me shiringë
iv. Simptomat
(1)Bebe syri të ngushtuara
(2)Marramendje
(3)Ujë të përlotur
(4)E folur e ngadaltë por e qartë
(5)Rrjedhje hundësh
v. Narkotikë të tjerë sintetikë:
(1)Demorali
(2)Perkodan
(3)Dilutantët


3.HALUCINOGJENET E PSIKODELIKET


Halucinogjenët janë droga që prodhojnë iluzione të shumta ose haluçinacione të rënda tek përdoruesi duke shkaktuar ndryshime kimike në tru të cilat nga përdoruesit quhen"udhëtime". Kjo përvojë mund të jetë ekzaltuese ose e tmerrshme. Përdoruesi thotë se dëgjon"ngjyrat" dhe"sheh" tingujt. Përdoruesi e ka të vështirë të dallojë mes faktit dhe fantazisë.
a. LSD (Acid Lisergjik Dietilamid /Lysergic Acid Diethylamide) Haluçinogjeni me të cilin abuzohet më shumë është LSD ose LSD-25. Ai shkakton ndyshime të humorit dhe sjelljes dhe mund të shkaktojë keqfunksionim të sistemit qëndror nervor. Mund të mos krijojë varësi fizike por mund të zhvillohet varësi e ulët mendore.
i. Emri popullor
(1)Acid
(2)LSD
ii. Përshkrimi
(1)Lëng pa ngjyrë
(2)Tableta
(3)Kapsula
iii. Metodat e përdorimit
(1)Nga goja
(2)Mund të injektohet
iv. Simptomat
(1)Haluçinacione të rënda
(2)Bebe syri të zmadhuara
(3)Rrahje të shpejta të zemrës
(4)Marrje mendsh
(5)Të vjella
(6)اorientim
(7)Ndoshta agresivitet


b. PCP (Fenciklidina / Phencyclidine) është bërë tejet popullore mes përdoruesve të zakonshëm të drogës. eshtë një anestetik i fuqishëm për kafshët që përdoret për qëllime veterinare. Por është edhe ndër drogat më të rrezikshme të përdorura për shkak të efekteve të paparashikueshme që ka tek përdoruesi.
i.Emri popullor
(1)Pluhur engjëjsh
(2) Grëmi vrasës
(3)Bukuroshja
(4)Varka e lumturisë
(5)Bastuni i Shermanit
(6)Lakuriqësia
ii. Përshkrimi
(1)pluhur i bardhë kristalor
(2)lëng
iii. Metodat e përdorimit
(1)në formë cigareje e vendoset tek marijuana ose tek duhani
iv. Simptomat
(1) Haluçinacione
(2)E folur e përçartë
(3)Të vjella
(4)Këmbë dhe duar të ftohta
(5)Perceptim i vështirë i kohës dhe distancës
(6)Impulse të dhunshme
(7)Dëshirë për të hequr rrobat
(8)Ndjesi të tepruara
(9)Ideime të çartura


c. Marijuana është droga me të cilën abuzohet më rëndom. Përbërësi aktiv tek marijuana njihet si THC. Në krahasim me drogat e tjera është relativisht e lirë.
i. Emri popullor
(1)Bardhak
(2)Drizë
(3)Bar
(4)Bisht cigare
(5)Grëm
ii. Përshkrimi
gjethe të kafta apo jeshile
iii. Metodat e përdorimit
(1)cigare
(2)përtypet ndonjëherë e përzier me erëza
(3)në formë çaji
iv. Simptomat
(1)Bebe syri të zmadhuara
(2)erë e fortë myku
(3)neps

d. Hashashi përgatitet nga rrëshira që gjendet mbi lulet e bimës së marijuanës. Hashashi është një drogë shumë herë më e forte se marijuana thjesht për faktin se përmbajtja e THC-së është më e përqendruar.
i. Emri popullor
(1)Hashash
(2)Vaj Hashashi
ii. Metodat e përdorimit
(1)cigare
(2)me injektim
iii. Përshkrimi
Substancë e ngjashme me kekun
iv. Simptomat
(1)Erë e fortë myku
(2)Bebe syri të zmadhuara
(3)Sy të përflakur
(4)Haluçinacione të lehta
(5)Neps për ushqim

4. DEPRESANTET
Depresantët janë tejet të vlefshëm për profesionin e mjekut dhe psikiatrit. Këto droga ndikojnë tek sistemi qendror nervor duke ngadalësuar aktivitetin e tij.



a. Barbituratet - klasifikohen në katër kategori të ndryshme në varësi të shpejtësisë me të cilën aktivizohen dhe kohëzgjatjes së veprimit. Për shembull, ato me veprim të gjatë fillojnë të veprojnë brenda 30-60 minutash dhe zgjasin deri në 8 orë. Ndonëse mund të krijosh varësi ndaj tyre nëse merren me doza normale, përsëri përdorimi mund të vazhdohet pa vështirësi për vite të tëra.
i.Emri popullor
(1)Barb
(2)Këmbanat e syleshit
(3)Rrokapjekthi
(4)Xhaketat e verdha
(5)Zemrat vjollcë
ii.Përshkrimi
(1)Kapsula
(2)Tableta
(3)forma dhe ngjyra të ndryshme
(4)të gjelbërta brenda
iii.Metodat e përdorimit
(1)Nga goja
(2)me injektim
iv.Simptomat
(1)Bebe syri të ngushtuara
(2)e folur e ngatërruar
(3)habi
(4)mungesë koordinimi
(5)pamje e dehur
(6)mungesë e erës së alkoolit
(7)اorientim

TOLERANCA
Të gjitha drogat kanë një cilësi të përbashkët, që do të thotë ato e bëjnë individin të zhvillojë tolerancë ndaj drogës, Prandaj, individi duhet ta rrisë dozën për të përftuar të njëjtin efekt. Ai/Ajo me ngadalë bëhet i/e varur si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Toleranca është diçka që një abuzues nuk e humbet kurrë, pavarësisht nëse abuzon me droga të ligjshme apo të paligjshme.

Për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të drogës, personit që ka krijuar varësi i ikën oreksi dhe mund të vuajë nga hidratimi dhe kequshqyerja përveç simptomave të tjera.

5. TERHEQJA NGA DROGA
Narkomanët mund të sjellin problem menaxhimi në institucione. Ata duhet të monitorohen nga afër dhe duhen referuar tek specialisti i duhur nëse ndonjë banor shfaq simptoma tërheqjeje.


Simptomat e zakonshme të tërheqjes nga droga janë si më poshtë:
a.Simptoma të moderuara të tërheqjes
i.Pa rehati
ii.Bebe syri të zmadhuara
iii.Pagjumësi
iv.Vështirësi në frymëmarrje
v.Temperaturës, etj.
b.Simptoma të rënda të tërheqjes
i.Spazma
ii.Rebelim dhe zhurma të larta
iii.Vetgjymtim
iv.Diarre
v.Të vjella, etj.
vi.Sjellje agresive
vii.اrregullim i temperatures

Pasi kalon periudha e dhimbjes së tërheqjes, zakonisht narkomanët kalojnë në fazën e rutinës dhe kanë një sjellje të nënshtruar, por vazhdojnë të jenë të interesuar për të marrë drogë kontrabandë në një mënyrë apo tjetër.


6. SI TI TRAJTONI NARKOMANET


Punonjësit e burgjeve duhet të jenë gjithmonë tepër vigjilentë gjatë trajtimit fillestar të këtyre narkomanëve. Shumicën e rasteve, gjatë trajtimit narkomani u thotë punonjësve llojin e drogës që përdor më shumë. Përndryshe, polici duhet ta pyesë banorin nëse ka varësi ndaj ndonjë droge.

Punonjësi i burgjeve duhet të bëjë gjithmonë kujdes ndaj këtyre instrumenteve:
i. Gjilpërave hipodermike, pompë hidraulike, shiringave e një banori do ti duheshin mjete të tilla për të injektuar drogën.
ii. Gypth për thithje nga hunda - ose një lugë e vjetër ku mund të vendosen narkotikët.
iii. Turniket e banori mund të ketë rrip pantallonash, apo një lidhëse këpucësh apo çorape najloni në xhepa që përdoren për të ndaluar qarkullimin e gjakut.
iv. Paketime bosh- banori mund të jetë duke ruajtur qeskat plastike apo ato të prodhuara nga lesh xhami të cilat zakonisht përdoren si kontenierë për drogën.


Gjithashtu kërkoni për shenja të përdorimit të shiringave, të çara të vogla që gjenden në krahë dhe këmbë, shihni nëse duart janë të ënjtura, apo ka plagë të hapura në lëkurë, çngjyrosje të lëkurës. Këto simptoma tregojnë përpjekjet e tyre për t'u injektuar. Shumë nga banorët e rinj do t'i mbulojnë këto shenja dhe prerje duke veshur bluza me mëngë të gjata apo duke përdorur fasho apo garza. Në rastin e pirësve të rregullt të marijuanës, një tregues i kësaj mund të jenë shenjat e djegies tek majat e gishtërinjve.


Në 24 deri 30 orët e para të burgimit, policët duhet t'i kushtojnë vëmendje të veçantë shenjave të tërheqjes nga droga që mund të shfaqin narkomanët. Nëse punonjësit dyshon se një banor po fillon të hyjë në fazën e tërheqjes, ai duhet të ndjekë menjëherë procedurat e përcaktuara nga institucioni i tij për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore për banorin.


Punonjësi i burgjeve që mbikëqyr banorin mund të mbajë përgjegjësi nëse për shkak të neglizhencës banori pëson gjë gjatë procesit të tërheqjes.

Policët nuk duhet të marrin kurrë vendime mjekësore apo të shpërfillin një banor duke menduar"Hë se narkoman është".



7. TëRHEQJA AFATGJATE NGA DROGA
Tërheqja afatgjatë nga droga zakonisht e arrin kulimin e vet 3-6 muaj pas ndërprerjes së përdorimit të drogës, por mund të zgjasë edhe deri në 5 vjet apo më shumë.
a. اrregullime në të menduar - Vështirësi për të menduar qartë është e zakontë gjatë tërheqjes afatgjate nga droga. Truri preket negativisht nga përdorimi i drogës.
b. اrregullime të kujtesës - Nëse një banor që abuzon me substancat nuk vjen në disa nga seancat e këshillimit dhe harron takime të tjera, ai ose ajo mund të ketë problem me kujtesën si pasojë e përdorimit të drogës. Personeli duhet të jetë vigjilent ndaj këtyre banorëve të cilët zemërohen/bien në depresion pasi nuk mund të shfaqin aftësitë e tyre akademike pasi i kanë mësuar ato truri i tyre mpihet.
c. اrregullime emotive Luhatjet e humorit dhe reagimi i ekzagjeruar ndaj situatave duhet ta sinjalizojë personelin e burgut se ndoshta një nga banorët e burgut po shfaq simptomat e tërheqjes afatgjatë nga droga. Edhe pasi të ketë kaluar një periudhe e gjatë kohe që nga përdorimi i fundit i drogës, banori mund ta ketë të vështirë të reagojë si duhet ndaj situatave; shpërthimi i zemëratës ndaj vogëlsirave dhe mosreagimi apo shastisja e plotë mund të jenë disa nga efektet e tjera.



8. ALKOLIZMI
Alkoolizmi i njohur edhe si"varësia ndaj alkoolit, është një sëmundje që ka këto katër simptoma:



  • Dëshira: nevojë e fortë apo shtysë për të pirë.
  • Humbja e kontrollit: Paaftësi për të kufizuar të pirën në çfarëdo lloj rasti.
  • Varësi fizike: Simptomat e tërheqjes, si marrje mendsh, djersitje, dridhje, dhe ankth ndodhin pasi përdorimi i alkoolit ndërpritet pas një periudhe pirjeje në sasi të mëdha.
  • Toleranca: Nevoja për të pirë sasi më të mëdha alkooli për"të ardhur në qejf.

Njerëz të cilët nuk janë alkoolistë ndonjëherë nuk e kuptojnë përse një alkoolist nuk mund"të përdorë pak vullnet për të ndaluar të pirën. Megjithatë, alkooli s'ka të bëjë shumë me vullnetin. Alkoolistët janë të mbërthyer nga "dëshira" e fortë apo nevoja e pakontrolluar për alkool që mbizotëron ndaj aftësisë së tyre për të mos pirë. Kjo nevojë mund të jetë aq e fortë sa edhe nevoja për t'u ushqyer apo për të pirë ujë.
Ndonëse disa njerëz janë të aftë të rikuperohen nga alkoolizmi pa ndihmë, shumica e alkoolistëve kanë nevojë për ndihmë. Me trajtim dhe mbështetje shumë individë janë të aftë t'i japin fund pijes dhe të rindërtojnë jetën e tyre.
Shumë pyesin veten se përse disa individë mund ta përdorin alkoolin pa problema por të tjerët jo. Një arsye e rëndësishme lidhet me gjenetikën. Shkencëtarët kanë zbuluar se nëse një nga anëtarët e familjes është alkoolist, atëherë ka më shumë gjasa që nëse zgjedh të pish, edhe ti të bëhesh i alkoolizuar. Megjithatë gjenet nuk janë e vetmja arsye. Në fakt tani shkencëtarët besojnë se disa faktorë që gjenden në mjedisin ku jeton personi ndikon tek zhvillimi i kësaj sëmundjeje tek një person me rrezik gjenetik ndaj alkoolizimit. Rreziku gjenetik ndaj zhvillimit të alkoolizmit mund të rritet në varësi të mjedisit ku jeton personi, përfshirë këtu edhe vendin e mënyrën se si jeton; familja, miqtë dhe kultura; trysnia shoqërore e madje edhe sa lehtë mund ta gjejë alkoolin
DPBSH
 
Titulli: Droga dhe llojet e saj

plako na thuj i here na 1 drogete jet per dhimje koke meqe ti qenke i informuar per kto me veti sheruse ej kam dhe 1 shok qe vu nga dhimjet e kockave na thuaj cfare duhet te pime

ta provoj METADONIN <MORFINEN edhe TRODONIN
 
Titulli: Droga dhe llojet e saj

s'jam e interesuar ne to hic fare :)
 
Titulli: Droga dhe llojet e saj

s'jam e interesuar ne to hic fare :)

qe je e interesuar ka zgjithje per gjitheqka ju thu fuck problemeve per 5 min hahhahah
 
Titulli: Droga dhe llojet e saj

Artistet shumica per te shuar emocionet,ankthin... jan perdorues te rregullt te ktyre drograve te lehta apo te renda varet sa konsumues jan. Keto numerohen si konsumuesit me te mdhenj qe mbajn tregun e droges me kaq vlere.
 
Titulli: Droga dhe llojet e saj

Drogat dhe efekte e tyre ne organizëm, llojet e drogave, problemet fizike
اfarë është droga?
Droga është një substancë që sjell ndryshime fizike dhe psikologjike. Droga mund të jetë e lëngshme (alkooli) ose e gaztë (thithësit).
Si klasifikohen drogat?
Drogat klasifikohen sipas:
> efekteve që japin
> në se janë legale ose ilegale
Drogat dhe efektet e tyre
Cilat droga janë shqetësuese?
Për komunitetin drogat më shqetësuese janë drogat psikoaktive sepse ato veprojnë mbi trurin dhe ndryshojnë mënyrën se si mendon, sillet dhe ndjehet individi. Ka tre lloje kryesore droge: depresantët, stimuluesit dhe haluçinogjenët.
Depresantët (Depressants) futen:
> alkooli
> kanabis
> benzodiazepinat (Valium, Serepax, Mogadon, Normison)
> barbituratet
> Opiumi (heroina, morf ina, kodina, metadoni, petidina)
> Disa tretës dhe thithës
Drogat depresuese nuk shkaktojnë gjithnjë depresion tek përdoruesi. Në të kundërt, ato ndikojnë tek përqëndrimi dhe koordinimi dhe ngadalësojnë aftësinë për t’ju përgjigjur situatave të papritura. Kur merren në sasi të vogla depresantët
mund të shkaktojnë çlodhje. Në sasi të mëdha mund të shkaktojnë humbjen e vetëdijes, të vjella dhe vdekje.

Stimulantët (Stimulants) futen:
Stimulantët e lehtë
> kafeina (në çaj, kafe dhe pijet me kola)
> nikotina (duhani)
> efedrina (përdoret në mjekimet për bronkitin,
alergjinë e pranverës dhe astmën)
Stimulantët e fortë
> amf itaminat (shpejtësia, kristali metilik, akulli)
> kokaina
> ekstazia
> tabletat dobësuese (Duromine, Tenuate Dospan, Ponderaks)
Drogat stimuluese shpejtojnë veprimtarinë e trurit. Si rrjedhim personi që merr stimulantin ndjehet më i gjallë, i vëmendshëm dhe i sigurt tek vetja. Ato rritin rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe tensionin e gjakut. Stimulantët pakësojnë oreksin,
zmadhojnë pupilat e syrit, sjellin pagjumësi, dhe e bëjnë përdoruesin që të flasë pa pushim apo të jetë pak nervoz.
Marrja e sasive të mëdha të stimulantëve shkakton ankth, panik, kriza, dhimbje koke, dhimbje në stomak, agresivitet dhe paranojë.Stimulantët e fortë mund të maskojnë disa nga efektet e depresantëve si për shembull ato të alkoolit.
Haluçinogjenët (Hallucinogens) futen:
> LSD (acid dietilamid lisergi)
> Meskalina (kaktus pejoti)
> Kanabis
> Ekstazi
Drogat haluçinogjene shndërrojnë mënyrën se si personi sheh ose imagjinon që sheh rreth vetes. Personat që marrin haluçinogjenë mund të shohin apo të dëgjojnë gjëra që nuk ekzistojnë, ose mund të shohin gjëra të tjetërsuara.
Efekte të tjera të haluçinogjenëve janë zmadhimi i pupilave të syrit, ikja e oreksit, rritja e lëvizjeve, folje dhe të qeshura të tepruara, eufori emocionale dhe psikologjike, rritje të të ndjerit mirë, shtrëngim të nofullave, djersitje, panik, paranojë, humbje të kontaktit me realitetin, sjellje të çuditshme dhe të paarsyeshme, dhimbje në stomak dhe përzierje.Meqënëse efektet e haluçinogjenëve janë të ndryshme është e pamundur që të parashikohet se si ata mund të ndikojnë tek një njeri apo tek një tjetër në një kohë të caktuar.
Përse i përdorin njerëzit drogën?
Nuk ka asnjë arsye të caktuar. Shumica e njerëzve i përdorin drogat për të ndryshuar mënyrën se si ndjehen sepse duan që të ndjehen më mirë ose thjesht ndryshe. Ata i përdorin drogat sepse besojnë në dobishmërinë e tyre.
Njerëzit i përdorin drogat për t’u çlodhur, për t’u argëtuar, për t’u bërë pjesë
e shoqërisë, për shkak të kureshtjes, ose për t’i shpëtuar dhimbjes fizike
dhe psikologjike.Të rinjtë i përdorin drogat për të njëjtat arsye që i përdorin edhe
të rriturit.
Si ndikon droga tek një person?
Efektet e një droge të caktuar varen nga një numër faktorësh.
Lloji i drogës që është marrë
Të gjitha drogat ndikojnë në mënyrë të ndryshme tek persona të
ndryshëm.
Sa drogë merret dhe sa shpesh merret ajo
Në përgjithësi, sa më e madhe të jetë sasia e drogës që merret aq më i madh është edhe efekti i saj. Personi mund të vuajë nga mbidoza në se sasia e marrë është më e madhe se sasia që është në gjendje të konsumojë trupi.
Si merret droga
Drogat që merren me anë të injeksionit ose thithjes janë më të shpejta dhe efekti i tyre është më intensiv. Thithja me hundë vjen e dyta nga shpejtësia e veprimit dhe pas saj vijnë drogat që merren me gojë ose përtypje dhe këto veprojnë pak më ngadalë.
Karakteristikat fizike
Efekti i drogës ndikohet edhe nga gjatësia, pesha dhe gjinia e përdoruesit. Intensiteti dhe jetëveprimi i drogës varen edhe nga sasia e dhjamit në trup, niveli metabolik dhe faza e ciklit menstrual të femrës.
Humori dhe mjedisi i përdoruesit
Në efektin e drogës një rëndësi të veçantë ka edhe mënyra se si ndjehet përdoruesi dhe se në cilin mjedis merret droga. Personi ka më shumë mundësi që t’a shijojë drogën në një ambient social të qetë se sa një atmosferë të keqe.
Përdorimi i drogës në shoqërinë tonë
Nga të gjitha drogat që përdoren në Australi, ato më të përdorurat janë drogat legale si alkooli dhe duhani. Kanabis është droga ilegale më e përdorur.
Përdorimi i drogës mund të ndahet në pesë grupe me shumicën e përdoruesve në kategoritë eksperimentuese dhe argëtuese. Dëmet që sjell droga mund të shfaqen në çdo kohë pavarësisht nga sasia e përdorimit.
اfarë është varësia nga droga ?
Varësia nga droga mund të jetë fizike ose psikologjike.
Një person që varet nga droga fizikisht, zakonisht zhvillon njëlloj tolerance ndaj saj. Kjo do të thotë që për të marrë efektin e duhur, përdoruesi duhet që të marrë shumë e më shumë drogë. Një person i varur nga droga fizikisht është mësuar që tëfunksionojë me drogë.Një person që varet nga droga psikologjikisht, mendon se nuk mund të funksionojë siç duhet apo që të arrijë kënaqësi emocionale.

Kriza e tërheqjes (ثithdraëal)
Në se një person që është i varur fizikisht apo psikologjikishte ndërpret përdorimin e drogës, ai ose ajo mund të provojë simptomat e tërheqjes sepse trupi ri-regjistrohet që të funksionojë pa praninë e drogës. Simptomat e tërheqjes
ndryshojnë sipas llojit të drogës dhe personit. Ka shumë lloje simptomash të tërheqjes si për shembull depresion, nervozizëm, ngërçe, të përziera, djersitje dhe probleme me gjumin.
Kurimi (Treatment)
Nuk ka një kurë të vetme për përdorimin e drogës. Ka shumë lloje trajtimesh por të gjitha ndryshojnë me njëra tjetrën për nga metodat dhe objektivat. Disa prej tyre kërkojnë që përdoruesi të mos marrë kurrë më drogë, kurse të tjera duan që përdoruesi të marrë drogë në nivele të shëndosha. Disa kura kanë këshillime vetëm për vetëm kurse të tjera përdorin këshillime në grup. Disa kura përdorin agjentë kimikë si metadoni apo buprenofili sindihmë për tërheqjen apo mbajtjen e niveleve të ulëta të përdorimit.
اfarë problemesh shkakton përdorimi i drogës?
Një shqetësim i përgjithshëm është frika që një person që përdor drogë do të bëhet i varur nga droga dhe bëhet “drug addict”(i varur nga droga). Tregimet alarmante që dëgjojmë në lidhje me përdorimin e drogës japin përshtypjen që drogat ilegale të bëjnë të varur menjëherë dhe që këto janë drogat që shkaktojnë dëmet më të mëdha. Megjithatë asnjë drogë nuk është e menjëhershme për
sa i përket varësisë dhe dëmet më të mëdha shoqërisë sonë i vijnë prej përdorimit të drogave legale si alkooli dhe duhani.Pavarësisht nga droga e përdorur, drogat e dëmshme kanë efekte tek përdoruesi e më tej. Përdorimi i drogës ndikon tek shëndeti, puna dhe jeta personale, dhe ndikon në familje dhe rrethin shoqëror.


Ndikimi tek individi
Probleme me shkollën ose punën
Një person që përdor drogë mund të mos mësojë apo punojë ashtu siç duhet sepse ndjehet i lodhur dhe nervoz. Kjo mund të sjellë një ambient të pasigurt në punë sidomos në se përdoruesi drejton automjete apo makineri të rënda. Përdoruesit e drogës mund të marrin më shumë ditë pushim për shkak të sëmunjeve dhe nuk janë në gjendje që të punojnë mirë.
Aksidentet
Përdorimi i drogës ndikon tek personi duke pakësuar aftësinë për t’u përgjigjur shumë shpejt në situata të papritura. Ajo ndikon në aftësinë e të menduarit qartë dhe në mbajtjen e vëmendjes. Droga mund të shkaktojë shikim të dobët, ngërçe, të përziera dhe simptoma të tjera fizike. Këto efekte rritin mundësinë e
aksidenteve rrugore, mbytjeve dhe kalimin e rrugës në mënyrë të pasigurt.
Probleme me shkeljen e ligjit
Në Australi, çdo shtet ka ligjet e veta që merren me prodhimin, mbajtjen dhe shpërndarjen e përdorimin e drogës. Përdorimi i drogës sjell probleme në se nuk respektohet ligji dhe sjell probleme ligjore si për shembull sulme dhe krime të kryera me qëllimin e marrjes së të hollave për të vazhduar përdorimin e drogës.
Probleme financiare
Kostoja e përdorimit të vazhdueshëm të drogës do të thotë që përdoruesi mund të mos ketë të holla të mjaftueshme për të blerë ushqime, veshje ose për të paguar faturat. Kjo sjell më shumë stres në familje.
Probleme shëndetësore
Duhani, alkooli dhe drogat ilegale mund të shkatojnë probleme të rënda shëndetësore në se përdoren për një kohë të gjatë. Ngrënia e pakët dhe pagjumësia, duke qenë efekte të drogës, ngrenë shancet e shfaqjes së një sërë ndërlikimesh shëndetësore. Personat që marrin drogë me injeksione janë në rrezik të marrjes së Hepatitit B, Hepatitit C dhe SIDث-s.
Probleme seksuale
Disa droga e bëjnë një person të ndjehet shumë i eksituar nga ana seksuale. Megjithatë e njëjta drogë mund të shkaktojë probleme seksuale si impotenca.
Ndikimi në familje
Marrëdhëniet familjare dhe martesore
Droga sjell konflikte me familjen oseshoqërinë. Për shembull në se një person
merr pjesë në mbledhje të gjata të përtypjes së ‘khat’ ai ose ajo kalon shumë kohë larg familjes. Problemi keqësohet në se ai vjen në shtëpi dhe fle në vendqë të rrijë me familjen, është nervoz nga mungesa e gjumit ose ushtron dhunë dhe është i zemëruar pas mbledhjes së ‘khat’.Familja dhe shoqëria mund të mërziten apo të shqetësohen kur manipulohen apo shtyhen për para, prona ose kur personi nuk e kupton se çfarë problemesh po i sjell droga.
Ndikimi tek anëtarët më të vegjël të familjes
Fëmijët marrin shembull prej prindërve, gjyshërve dhe vëllezërve apo motrave më të mëdhenj dhe mësojnë shumë prej tyre në sjellje dhe mendime për drogën në familje. Në se një anëtar i familjes përdor drogë apo alkool për t’u çlodhur
ose për të harruar një problem, edhe fëmijët do t’i përdorin këto metoda për t’u çlodhur ose për të zgjidhur një problem.
 
Titulli: Droga dhe llojet e saj

Drogat dhe pasojat e
përdorimit të saj tek të rinjtë
Në shoqerinë shqipëtare drogat dhe problemet që shkaktojnë ato janë
bërë më shumë evidente sidomos pas viteve 90. Me hapjen e shoqërisë,
lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave një produkt i ri deri diku edhe i
panjohur për shoqërinë tonë të asaj kohe siç ishte droga u fut në vendin
tonë. Droga ishte një produkt pak i njohur si për specialistët që merreshin
me problemet shëndetësore ashtu dhe për masën e gjëre të popullsisë,
sidomos për të rinjtë që shtyheshin edhe nga kurioziteti.
Deri në fillim të viteve 90 kishte shumë pak ose aspak përdorues të
drogave “të forta”, siç mund t’i quajmë. Drogat më të përdorshme
deri në atë kohë ishin duhani, alkoli si dhe disa preparate farmaceutike.
Pozicioni gjeografik i vendit tonë mes lindjes dhe perëndimit në të
ashtuquajturën “Rruga ballkanike” ka kushtëzuar, në një farë mënyre,
politikën shtetërore për t’u fokusuar kryesisht në fushën e marrjes së
masave kundër trafikut ilegal të drogave. Rruga ballkanike përdoret
kryesisht për trafikimin e një prej drogave më të dëmshme për shëndetin
e qytetarëve - heroinës





Niveli i përdorimit të drogave nga të rinjtë shqiptarë
Trafikimi i drogave është një nga aktivitetet ilegale më fitimprurëse të
krimit të organizuar së bashku me trafikimin e qenieve njerëzore,
kontrabandën, krimin ekonomik dhe pastrimin e parave.
Shqipëria nuk përbën vetëm një rrugë tranziti të drogave ilegale, por ajo
është vendi ku droga kultivohet (kryesisht Cannabis Indica), prodhohet
(vaji i hashishit dhe marijuana), tregtohet lokalisht dhe abuzohet.
Nuk mund të flasim për një numër të saktë të përdoruesve të drogës
nga të rinjtë shqiptarë por Instituti i Shendetit Publik në bashkpunim me
organizma të tjerë kombëtarë dhe ndërkombtarë ka kryer dhe vazhdon
të kryej një sërë studimesh rreth kësaj fushe.
Sipas YRBS (youth risky bihevior survey) studim i kryer në shkolla me
të rinjtë e moshave 14-18 vjeç tregohet se 5.4% e të anketuarve kishin
eksperimentuar me kanibis, 4% me ekstazi, 1.4% kishin përdorur heroinë
dhe 1.6% kishin përdorur kokainë.
Kryeqyteti mban numrin më të madh të përdoruesve të drogës të cilët
janë adoleshentët dhe të rinjtë. Instituti i Shëndetit Publik, por edhe
qendrat të cilat i trajtojnë ato, raportojnë për një numër në rritje të rasteve
të personave të cilët marrin lëndë narkotike në Tiranë. Nga viti në vit numri i përdoruesve të drogës ka një trend në rritje, por ajo që mbetet
më problematike është se këta përdorues janë adoleshentë. Rreth 6-7
për qind e të rinjve përdorin drogë duke filluar nga më të lehtat, si
tymosja e hashashit, e deri tek kokaina, heroina, me injeksione. “Rreth
7-9 per qind e të rinjve të shkollave të mesme janë ekspozuar ndaj
drogave në mjediset shkollore ose rreth tyre. Pra, u është ofruar përdorimi
i një droge pranë mjedisit të shkollës, çka do të thotë që trafikantët e
drogës, funksionojnë tashmë kudo, edhe pranë shkollave”,
Vihet re një numër më i madh i përdoruesve meshkuj dhe përdoruesit
më të shumtë janë të rinjtë e zonave urbane, kryesisht qytetet e mëdha si Tirana, Fieri, Durrësi, Vlora etj.
 
Titulli: Droga dhe llojet e saj

Drogat dhe klasifikimet e tyre
Fillimisht duhet të përkufizojmë se çfarë kuptojmë me drogë. OBSHja,
cilëson si drogë çfarëdo substancë që duke u futur në një organizëm
të gjallë modifikon një ose më shumë funksione të tij. Ndërsa me drogë
abuzive kuptojmë çfarëdo substancë, e marrë në cilëndo formë të
mundshme turbullon humorin, nivelin e perceptimit dhe funksionin
cerebral. Sipas këtij përkufizimi merren parasysh drogat e ligjshme, si
duhani apo alkooli, si dhe ato të paligjshmet: hashishi, heroina, kokaina,
drogat sintetike, etj.





Droga është një substancë që sjell ndryshime fizike dhe
psikologjike.
Droga mund të jetë e ngurtë (krak),e lëngshme (alkooli),ose e gaztë
(inhalante).
Pavarësisht nga drogat e përdorura të gjitha janë të dëmshme dhe kanë
efekte tek përdoruesit e më tej. Përdorimi i drogës ndikon tek shëndeti,
puna, jeta personale, në familje dhe në rrethin shoqëror.





Njerezit mund të përdorin drogat:
Për të ndryshuar mënyrën sesi ndjehen sepse duan që të ndjehen më
mirë ose thjesht ndryshe
 Sepse besojnë në dobishmërinë e tyre
 Për t’u çlodhur
 Për t’u argëtuar
 Për t’u bërë pjesë e shoqërisë
 Për shkak të kureshtjes
 Për të lehtësuar apo minimizuar dhimbjen
fizike dhe psikologjike




Si klasifikohen drogat
 Depresanët
 Stimulantët
 Haluçinogjenet
Depresantët
Depresantët janë droga që ngadalësojnë funksionin e trupit duke përfshirë
edhe mesazhet për dhe nga truri. Ato ndikojnë në përqëndrimin dhe
koordinimin dhe ngadalësojnë aftësinë për t’ju përgjigjur situatave të papritura. Në sasi të mëdha mund të shkaktojnë humbje të vetëdijes, të
vjella e deri në vdekje.

Llojet kryesore
të depresantëve
 Alkooli
 Marjuana
 Benzodiazepinat(Valium,Serepax,Mogadon,Norismon)
 Barbitudet
 GBH(Gama-hidroksibutrat)
 Opiatet(heroina,morfinakodeina,metadoni,petidina)
 Inhilantet
Depresantët që përdoren më shumë nga të rinjtë janë alkooli dhe
marjuana.

Përdoruesit e marjuanës, hashashit dhe gjithë spektrit të kanabis, heqin
kuriozitetin për drogat, por dhe gjithashtu me marjuanën ngjisin shkallën
e parë të përdorimit të drogave dhe duke e gjetur marjuanën të
pamjaftueshme për të marrë ndjenjë dhe eksperienca të mira, kalojnë në
droga më të rënda.
Gjithashtu marjuana shpesh rëndon dhe fsheh çregullimet e tjera
mendore që mund të fillojnë në moshat e reja, dhe ngadalëson shumë
aktivitetin fizik dhe proçesin e të mësuarit. Në ndryshim me çfarë
mendohej më përpara kanabis kosiderohej drogë e lehtë dhe e
parrezikshme, tani studimet tregojnë për prekjen dhe të shumë sistemeve
të organizmit nga përdorimi i marjuanës (melci, zemër),etj
Problemi i pirjes së alkoolit, që shprehet në marrjen e përsëritur të tij,
konsiderohet nga shumë mjekë si një mjet për të lehtësuar anthin dhe si
një zgjidhje e problemeve të tyre emocionale. Në varësitë alkoolike,
depresioni është shpesh present dhe duhet të vlerësohet me kujdes,
gjithashtu alkooli është shumë problem për vetëvrasje, krime brenda
familjes, sjelljeve agresive dhe sulme fizike e vjedhje nën veprimin e
alkoolit.
Në intoksikacion nga alkooli (dehje) vihen re shumë shenja fizike si
disinhibimi (leshimi emocional), disartria (vështirësi për të folur drejt),
ataxia (marrje mendsh dhe
vështirësi ekuilibri) dhe disfunksion
psikomotor



Stimulantët
Drogat stimuluese shpejtojnë
funksionet e organizmit. Si
rrjedhim personi që merr stimulantin ndjehet më i gjallë, i vëmendshëm
dhe i sigurt tek vetja. Ato rritin rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit
dhe tensionin e gjakut. Stimulantët pakësojnë oreksin, zmadhojnë pupilat
e syrit, sjellin pagjumësi dhe e bejnë përdoruesin që të flasë pa pushim
apo të jetë pak nervoz.
Marrja e sasive të mëdha të stimulatëve shkakton ankth, panik, kriza,
dhimbje koke, dhimbje në stomak, agresivitet dhe paranojë. Stimultantët
e fortë mund të maskojnë disa nga efektet e depresantëve si për shëmbull
alkooli.





Stimultatët e lehtë
 Kafeina(në çaj,kafe dhe pijet kola)
 Nikotina(duhani)
 Efedrina(përdoret në mjekimet për astëm dhe alergji)
Stimultantët e lehtë që përdoren më shumë nga të rinjtë janë
duhani dhe kafeja.





Stimulantët e forte
Amfitemina
 Kokaina
 Ekstazi
 Tabletat dobësuese
(Duromoni,Tenuate Dospan,Ponderaks)
Stimultantët e fortë që përdoren më shumë nga të rinjtë janë
ekstazi dhe kokaina.



Kokaina
Fillimi i veprimit është shumë i shpejtë në 2-3 min, me një ndjenjë të
shtimit të energjisë, eufori, dhe eksitim.
Efekti zgjat 30 min ose 1 orë, dhe është një drogë mjaft e rrezikshme
që zhvillon shumë shpejt tolerancën dhe dozat duhet të ngrihen me
shumë marrje gjatë ditës, duke kaluar dhe në perdorim të kokainës I-v,
që është shumë e rrezikshme. Ajo rrit shumë rrezikun për vetëvrasje
(kokaina është droga që mban vendin e parë për vetëvrasje në
përdoruesit).
Jep shumë komplikacione, me ideacione paranoide (ndjenjë të
persekutimit, njerëz që e ndjekin dhe duan ta vrasin) që mund të arrijë
në një shperthim të psikosëz dhe në sjellje agresive.
Anthi, luhatjet e humorit dhe gjëndjet delirante janë të pranishme në
përdoruesit e kokainës. Vdekjet nga kokaina ndodhin për shkak të arrestit
të zemrës, aritmive.
Haluçinogjenët
Drogat haluçinogjene shndërrojnë mënyrën se si një person sheh ose
imagjinon atë që e rrethon. Personat që marrin haluçinogjene mund të shohin
apo dëgjojnë gjëra që nuk egzistojnë, ose mund të shohin gjëra të tjetërsuara.

Efekte të tjera të haluçinogjenëve janë zmadhim i pilulave të syrit, ikja e
oreksit, rritja e lëvizjeve, të folura dhe të qeshura të tepruara, eufori
emocionale dhe psikologjike, shtrëngim të nofullave, panik, djersitje,
paranojë, humbje të kontaktit me realitetin, sjellje të çuditshme dhe të
paarsyeshme, dhimbje në stomak dhe përzierje.
Meqenëse efektet e haluçinogjenëve janë të ndryshme është e pamundur
që të parashikohet se si ata mund të ndikojnë tek njeri apo tek tjetri në
një kohë të caktuar.
Llojet kryesore të haluçnogjenëve janë
 Datura(bimë)
 Katemina
 LCD(acid dietilmid )
 Këpurdhat magjike
 Meskalina
 PCP
 Marjuana
 Ekstazi



Vartësia nga drogat
Një person krijon vartësi nga drogat pas përdorimit të vazhdueshëm
dhe aftgjatë të saj. Personi i varur ka nevojë që të përdorë drogë që të
ndihet normal ose që të mos ketë simptoma të pakëndshme të tërheqjes.
Vartësia mund të jetë fizike, psikologjike ose të dyja bashkë. Një person
i varur nga droga fizikisht është mësuar që të funksionojë me drogë.
Një person që varet psikologjikisht nga droga, mendon se nuk mund të
funksionojë siç duhet apo të arrijë kënaqësitë emocionale pa përdorur
drogë.
Toleranca ndaj drogës
Me fillimin e përdorimit të drogës individi krijon tolerancë ndaj saj.Kjo
do të thotë që për të marrë efektin e duhur përdoruesi duhet që të
marrë gjithnjë e më shumë drogë.
Tërheqja nga droga
Nëse një person që merr drogë e ndërpret atë ose e pakëson sasinë që
merr, atëherë tek ai ose ajo mund të shfaqen simptoma fizike sepse
trupi e ka të vështirë të funksionojë pa drogë. Simptomat e tërheqjes
janë të ndryshme, sipas llojit të drogës dhe personit përdorues, por në
përgjithesi ato përfshijnë depresionin, irritime, ngërçe, të përziera, djersitje
dhe pagjumësi.
 
Back
Top