Droga dhe llojet e saj

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Potenciali per adaptim. Varesia.

Ne Opiatet analgjezike perfshihen jo vetem drogat e derivuara nga "bocja" e opiumit (opiumin dhe morfinen) por gjithashtu drogat sintetike qe kane veprim te ngjashem mjeksor me morfinen, si psh petidinen, metadonin, e dekstropropoksifenin {pethidine,methadone dhe dextropropoxyphene} . Perdorimi frekuent i tyre sjell Tolerance, dhe te gjithe kane potencial per Varesi.

Ne mes tyre, HEROINA ESHTE ME E FORTA, ME E ABUZUARA, DHE ME E RREZIKSHMJA. Gjithashtu eshte e shoqeruar me sjellje kriminale. Vetem disa jave pas perdorimit, Simpomat e Terheqjes mund te shfaqen nese droga ndalohet; Frika nga keto Efekte te Terheqjes mund te jete nje incentive (shtytje) per te vazhduar perdorimin. Ne perdoruesit e rregullt, vesi i kesaj droge shpesh shoqerohet nga nje menyre jetese qe sillet e percaktohet nga kjo droge.


Menyra e perdorimit.
Nje puder ngjyre te bardhe ose si kafe e hapur, Heroina pihet si duhani, thithet me hunde, ose injektohet me shiringë. Opiatet e tjera mund te merren nga goja.


Perdorimet e ligjshme.
Heroina perdoret gjeresisht ne Britani e ne Belgjike, per trajtimin e dhimbjeve akute teper te forta, si p.sh ato qe vijne pas nje goditje ne zemer. Nuk perdoret nga mjekesia e vendeve te tjera.
Opiate te tjera, si morfina e metadoni, perdoren si analgjezike. Shumica e opiateve jane te klasifikuara si droga te klases A. Opiatet e "buta" si Koedina (codeine) perfshihen ndonjehere ne ilacet per supresimit e kolles dhe ne preparatet kunder diarrese, e jane te perfshira nen Skedinen e V .


Efektet afatshkurter.
Opiatet e forta induktojne nje ndjenje vetekenaqesie e lumturie. Dhimbja sikur iken dhe aktiviteti i sistemit nervor qendror depresohet; frymemarrja dhe ritmi i zemrës ulen e refleksi i kolles (te kolliturit) inhibohet. Ata qe i perdorin keto per here te pare kane marrje mendesh e te vjella. Me doza më të larta, rriten shancet për humbje të vetëdijes, nganjëherë kjo sjell koma e në raste të rralla çon në vdekje nga arresti respirator.


Efektet afatgjate. Rreziqet. Perdorimi per nje kohe te gjate i Opiateve sjell konstipacion, ulje te deshires seksuale, crregullim te ciklit menstrual, e ulje te oreksit.
Mosushqimi, e cilesia e ulet nutricionale shoqeruar keto me neglizhim personal mund te sjellin nje shendet te dobet te individit.
Drogat e rruges jane shpesh te perziera "cut- ne anglisht " me substanca te tjera si Kafeine, Kinine, Puder (Talkum Powder), dhe miell, te cilat mund te demtojne enët e gjakut dhe bllokojne mushkerite. Gjithashtu ka rrezik per abcese ne vendin e infektimit. Infeksionet e rrezikshme, sic jane hepatiti, sifilisi, dhe virusi i imuno-deficiences njerezore HIV, mund te transmetohen nga perdorimi i shiringave te papastra qe perdoren disa here rradhasi nga perdoruesit.


Disa jave pas perdorimit te rregullt, Lenia e Menjehershme e opiateve sjell nje tip sindromi te terheqjes te ngjashme me gripin, shenja te cilat fillojne nga 6-24 ore pas marrjes se dozes se fundit. Simptomat mund te perfshijne: rrjedhje ne hunde e ne sy, djerse te ngrohta e te ftohta, pagjumesi, dhimbje muskujsh, dridhje, marrje mendesh, te vjella, diarre, spasma muskulare e krampe abdominale. Keto efekte arrijne kulmin 48-72 ore pas ndalimit te droges e gradualisht zhduken pas 7-10 ditesh.


Shenjat e abuzimit.
Nje perdorues i opiateve mund te tregoje shenja te tilla si apati, neglizhim te paraqitjes personale e te higjenes, humbje oreksi dhe renie ne peshe, humbje te interesit per argetimet e hobby te meparshme, mosperfillje ndaj aktiviteteve sociale, personave qe e rrethojne dhe detyrimeve individuale.
Perdoruesit shpesh orientohen drejt krimit per te vazhduar financimin e vesit te tyre. Shenjat e intoksikimit perfshijne pupila si te ngurtesuara ne nje pike dhe nje paraqitje te paorientuar qe shpesh i ngjan sjelljes se nje te piri.


Bashkeveprimet.
Opiatet ne menyre te rrezikshme rrisin rreziqet Sedative te cdo droge me efekte qetesues ne sistemin nervor qendror, perfshire ketu barbituratet e alkoholin.

rruzull.net
 
Droga dhe llojet e saj

اfarë janë drogat? Teknikisht, drogat janëlëndë kimike të cilat ndikojnë në funksionimin normal të trupit dhe/ose të trurit.Jo të gjitha drogat janë të paligjshme. Për shembull, kafeina (e cila gjendet në kafe ose në pijen “Coca-Cola”), nikotina (e cila gjendet në cigare) dhe alkooli teknikisht janë të gjitha droga të ligjshme edhe pse zakonisht nuk quhen të tilla. Barnat, si ato që shiten me recetë të lëshuar nga mjeku ashtu edhe ato që shiten pa recetë nëpër farmaci, janë droga të ligjshme të cilat na ndihmojnë të shërohemi nga sëmundjet, megjithëse edhe me to mund të abuzohet.Drogat e paligjshme janë droga të cilat janë kaq të dëmshme saqë vendet në mbarë botën kanë vendosur t’i vendosin nën kontroll. Këto vende kanë miratuar disa ligje ndërkombëtare, në formën e konventave të Organizatës së Kombeve të ashkuara, të cilat përcaktojnë se cilat droga duhen vendosur nën kontroll.
Të gjitha drogat të cilat trajtohen në këtë broshurë janë të paligjshme. Kjo do të thotë se, në përgjithësi, është kundër ligjit nëse mban, përdor ose shet droga të tilla në gjithë botën. Drogat, në përgjithësi, kanë disa emra me
të cilët quhen në zhargonin e rrugës, dhe në këtë broshurë do të gjeni disa prej tyre. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një listë të plotë dhe drogat mund të kenë emra të tjerë në vendin apo në qytetin ku jetoni ju. Gjithashtu, këto emra mund të ndryshojnë edhe me kalimin e kohës. Emrat e drogave në zhargonin e rrugës nuk kanë lidhje me fuqinë apo pastërtinë e një droge. Të gjitha drogat e paligjshme kanë një efekt të menjëhershëm fizik, për të cilin mund të lexoni në këtë broshurë. Por drogat mund të pengojnë shumë edhe zhvillimin psikologjik dhe emocional, sidomos te të rinjtë. Në të vërtetë, drogat mund të shkatërrojnë potencialin e atyre që i përdorin, të cilin ata nuk mund ta rifitojnë kurrë më, sepse drogat kthehen në një lloj zëvendësuesi të mekanizmave që na duhen në jetë. Edhe pse drogat në këtë broshurë përshkruhen veçmas, ato shpesh përdoren sëbashku. Kjo përzierje e drogave mund të ketë pasoja të rënda dhe të paparashikueshme për trupin dhe mendjen e përdoruesve. Së fundmi, duhet thënë se drogat turbullojnë
aftësinë gjykuese të përdoruesve të tyre. Kjo do të thotë se shpesh përdoruesit e drogave marrin rreziqe më të mëdha, siç është, për shembull, seksi i pambrojtur. Kjo shkakton infeksion me hepatit ose me HIV si edhe me sëmundje të tjera të transmetuara seksualisht.

Kokaina

اfarë është?
Kokaina është një pluhur i bardhë ose ngjyrë qumështi, i cili vepron si stimulues i fuqishëm. Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së kokës. Gjatë rrugës, mund të tretet ose të “pritet” me lëndë të tjera me qëllim që të rritet sasia. Droga “crack” është një kokainë e cila është përpunuar më tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe ngjan si flokëza ose kokrriza të vogla.

Si merret?
Zakonisht, kokaina thithet me hundë ose injektohet, ndërsa droga “crack” tymoset si duhani.

اfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Kokaina i jep përdoruesit një ndjesi gjallërie shpirtërore dhe e vendos në një gjendje euforie. Gjithashtu, shpesh përdoruesi provon një rritje të përkohshme të niveleve të gatishmërisë nervore dhe të energjisë dhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e kokainës?
Efektet afatshkurtra përfshijnë humbjen e oreksit, shpejtimin e frymëmarrjes dhe rritjen e temperaturës së trupit dhe të rrahjeve të zemrës. Përdoruesit mund të sillen në mënyrë shumë të çuditshme dhe të parregullt dhe, ndonjëherë edhe në mënyrë të dhunshme.Doza të tepërta të kokainës mund të
shkaktojnë edhe konvulsione, krizë epilepsie,hemorragji cerebrale ose mosfunksionim tëzemrës.Përdoruesit afatgjatë të kokainës rrezikojnë të kenë një mori problemesh shëndetësore, disa prej të cilëve varen nga mënyra se si e marrin këtë drogë. Thithja me hundë e kokainës dëmton shumë rëndë indet e hundës; tymosja mund të shkaktojë probleme të aparatit të frymëmarrjes;
ndërsa injeksioni mund të shkaktojë abscese ose sëmundje infektive.
Rreziqe të tjera,pavarësisht mënyrës si merret droga,përfshijnë varësinë e fuqishme psikologjike,k equshqyerjen, rënien në peshë, humbjen e orientimit, apatinë dhe një gjendje që ngjan me psikozën pananojake.

Rreziqe të tjera
Përzierja e kokainës me alkoolin është një kokteijl i rrezikshëm dhe mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e vdekjes së papritur.

EKSTAZA

اfarë është?
Ekstaza është një stimulues psikoaktiv, i cili zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm. Në të vërtetë, termi “ekstazë” ka evoluar dhe nuk përdoret për të quajtur vetëm një lëndë kimike por në të vërtetë një gamë lëndësh të tilla të cilat kanë një efekt të ngjashëm te përdoruesi. Shpesh, farëdo tablete me stemë tani quhet “ekstazë”pavarësisht përbërjes ës vet kimike. Edhe pse kjo drogë zakonisht shpërndahet në formën e një tablete, ajo mund të jetë edhe në formë pluhuri ose kapsule. Tabletat mund të kenë forma dhe madhësi të ndryshme.

Si merret?
Zakonisht gëlltitet por mund edhe të thithet me hundë ose të injektohet.

اfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Ekstaza mund të rrisë nivelet e ndjeshmërisë të përdoruesve dhe të shkaktojë një ndjesi afërsie me njerëzit që i rrethojnë. Kjo drogë mund ta bëjë përdoruesin më shoqërues dhe energjik.

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e ekstazës?
Në periudhën afatshkurtër, ekstaza mund të bëjë që trupi të mos i përfillë sinjalet e problemeve siç janë dehidratimi, vilania dhe rraskapitja dhe mund të pengojë aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën. Për më tepër, ekstaza mund të dëmtojë rëndë organe të tilla si mëlçia dhe veshkat.Ndonjëherë, mund të shkaktojë edhe konvulsione dhe pushim të zemrës. Doza të mëdha të ekstazës shkaktojnë një gjendje acarimi, ankthi dhe halucinacionesh të rënda.Përdorimi afatgjatë i ekstazës mund të dëmtojë disa pjesë të caktuara të trurit, duke shkaktuar kështu depresion dhe humbje të kujtesës.

Rreziqe të tjera
Tabletat ose pilulat që shiten për ekstazë mund të përmbajnë edhe lëndë të tjera që mund të jenë të rrezikshme dhe që mund të jenë të ndryshme për sa i takon fuqisë dhe pasojave të tyre.


HEROINA

اfarë është?
Heroina është një drogë që shkakton varësi dhe që ka veti kundra dhimbjes dhe e cila prodhohet përmes përpunimit të morfinës, një lëndë natyrore e cila nxirret nga bima e opiumit. Heroina e pastër është një pluhur i bardhë. Heroina e rrugës është zakonisht e bardhë në ngjyrë kafe sepse përzihet me
lëndë të papastra, çka do të thotë që çdo dozë ndryshon nga tjetra.

Si merret?
Zakonisht injektohet por mund edhe të thithet me hundë ose të tymoset.

اfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Heroina mund t’u heqë përdoruesve tensionin, ankthin dhe depresionin.Përdoruesi ndjehet i shkëputur nga lodhja ose dhimbja emocionale ose fizike. Në doza të mëdha, përdoruesi mund të provojë gjendje euforie.

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e heroinës?
Pasojat afatshkurtra përfshijnë zvogëlimin e bebes së syrit, të përzier, të vjella, përgjumje, paaftësi për t’u përqendruar dhe apati. Heroina shkakton varësi të madhe fizike dhe psikologjike te përdoruesi. Përdoruesit rrezikojnë të zhvillojnë edhe një shkallë tolerance ndaj kësaj droge, çka do të thotë se me kalimin e kohës u duhet të marrin doza gjithnjë e më të mëdha për të provuar
efektin që dëshirojnë.Përdorimi afatgjatë i heroinës ka një shumëllojshmëri pasojash të rënda për shëndetin. Mes të tjerash, mund të shkaktojë rënie të shpejtë në peshë, kequshqyerje dhe kapsllëk. Heroina mund të shkaktojë edhe çrregullim të ciklit mujor te femrat, përgjumje dhe apati kronike. Lënia e menjëhershme e heroinës shkakton simptomat e tërheqjes nga ky ves, të cilat
mund të jenë të rënda dhe përfshijnë ngërç,diarre, dridhje, panik, sekrecione të hundës,të ngjethura dhe djersitje.

Rreziqe të tjera
Përdoruesit rrezikojnë të marrin mbidozë të heroinës e cila mund të shkaktojë gjendje kome dhe vdekje për shkak të bllokimit të aparatit të frymëmarrjes.

Haluçinogjenët

اfarë janë?
Haluçinogjenët, ose drogat psikopatike, janë droga të cilat ia ndryshojnë gjendjen e ndërgjegjes përdoruesit si edhe shkaktojnë lloje të ndryshme halucinacionesh.

Llojet kryesore të halucinogjenëve janëdietilamidi i acidit dilisergjik (LSD), fenociklinida (PCP),amfetaminat, meskalina dhe psilocibina.

LSD
Dietilamidi i acidit dilisergjik


اfarë është?
LSD-ja është një drogë gjysmë-sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik, i cili gjendet në një kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe drithëra të tjera.
LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acidi”, është një prej drogave halucinogjene më të fuqishme. Në rrugë zakonisht shitet në formën e katrorëve të vegjël prej letre me flluska me kokrra ku brenda përmbahet droga, por shitet edhe në formën e tabletave, kapsulave si edhe në formë të lëngshme. ثshtë një lëndë pa ngjyrë dhe pa erë, me një shije paksa të hidhur.

Si merret?
Zakonisht gëlltitet.

اfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Nëse merret LSD, ajo shkakton ndryshime të forta në mendime, humor dhe shqisa, krahas ndjenjave të afërsisë dhe shoqërimit. Megjithatë, efektet e sakta të LSD-së ndryshojnë në varësi të gjendjes mendore të përdoruesit dhe mjedisit ku merret kjo drogë.

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e LSD-së?
Në periudhën afatshkurtër, LSD-ja shkakton zhgënjim dhe perceptime të shtrembëruara.Ndryshon sensi i thellësisë dhe kohës i përdoruesit, ndërsa bëhen më të mprehta ngjyrat, tingujt dhe prekja. Disa përdorues të LSD-së provojnë mendime dhe ndjenja të forta dhe të frikshme si për shembull frika se mos humbasin kontrollin, frika nga çmenduria dhe vdekja dhe dëshpërim.
Pasojat fizike janë të vogla në krahasim me pasojat psikologjike dheemocionale. Në të përf shihet zmadhimi i bebes së syrit, shpeshtimi
i rrahjeve të zemrës dhe rritja e tensionit të gjakut, humbja e oreksit, pagjumësia, thatësirë në gojë dhe të dridhura.

METAMFETAMINA

اfarë është?
Metamfetamina bën pjesë në atë grup drogash që quhen stimulues të llojit të
amfetaminës (ATS). ثshtë drogë sintetike e cila zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm.Metamfetamina është në formën e pluhurit,të tabletave ose kristaleve që ngjajnë me copëza qelqi të thyer.

Si merret?
Mund të gëlltitet, të thithet me hundë, tëtymoset ose të injektohet.

اfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Metamfetamina stimulon një ndjesi mirëqenieje fizike dhe mendore, si edhe
një valë euforie dhe gjendje të gëzueshme shpirtërore. Përdoruesi provon një rritje të përkohshme të energjisë, e cila e bën përdoruesin të mendojë se mund t’i kryejë më mira aktet fizike ose intelektuale.Përdoruesi ndjen edhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e metamfetaminës?
Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit humbasin oreksin dhe fillojnë të marrin
frymë më shpejt. Mund t’u shpeshtohen rrahjet e zemrës dhe mund t’u rritet tensioni i gjakut si edhe mund t’u rritet temperatura e trupit dhe të djersijnë. Në doza të mëdha, përdoruesit mund të ndjehen të paqetë dhe të acaruar dhe mund të provojnë goditje paniku.Doza të tepërta të metamfetaminës mund të shkaktojnë edhe konvulsione dhe vdekje për shkak të mosfunksionimit të aparatit të frymëmarrjes, hemorragji cerebrale ose
mosfunksionim të zemrës. Përdorimi afatgjatë i metamfetamnës mund të shkaktojnë kequshqyerje, rënie në peshë dhe zhvillim të varësisë psikologjike.
Kur ndërpritet përdorimi i metamfetaminës,përdoruesi fle për një kohë të gjatë dhe pastaj zakonisht bie në depresion.

Rreziqe të tjera

Ndonjëherë, metamfetamina bëhet shkak për sjellje agresive, të dhunshme dhe shumë të pazakontë te përdoruesit.


undoc.org
 
Para pak kohesh, vdiq dhe babi i LSD-se...ishte nja 90 e ca vjece...imagjino sa deme i ka bere :kercim::kercim::kercim::kercim:
 
Nje far lloji te kesaj te fundit kam pas perdorur te keshilluar nga dr shtepise ! Por tani eshte e ndaluar ne c'do farmaci !
 
Lali un srri dot pa e fut hunen nga i here:droge::droge:
 
i urrej kto sene dhe nuk m'dhimen hiq ata persona qe vdesin nga kto, vet e zgjedhin rrugen e tyne..
 
Drogat


ا’janë në të vërtet drogat? Cilat janë rrugët e marrjes së drogave? Cilat janë komplikimet? Si bëhet diagnostikimi tek konsumuesit e drogës? Parandalimi.

Përdorimi më i vjetër i drogës mendohet të jetë rreth 5000 vjet para epokës sonë. Sumerët popullatë e vjetër që atë kohë jetonin në Mesopotami rreth gjirit Persik përdornin opiumin për të arritur efektin “hul” që do të thotë kënaqësi, ndërsa në Greqinë antike përdorej lëngu i opiumit. Rreth vitit 1000 të epokës sonë opiumi përdorej gjithashtu në Kinë dhe Orient.

ا’janë në të vërtet drogat?

Me droga kuptojmë kryesisht ato lëndë që me sasi të disa miligramëve çrregullojnë dhe destabilizojnë funksionet mendore, zvogëlojnë vigjilencën, çojnë në rritjen progresive të dozave dhe japin varësi pas një përdorimi disa ditësh ose javësh. Drogat që japin varësi quhen droga toxikomanogjene.

Cilat janë rrugët e marrjes së drogave?
Drogat merren me rrugë të ndryshme, si:
* me inhalim (thithje me anë të frymëmarrjes) (lëndë avulluese, eteri)
* me tymosje (duhani,hashashi, opiumi)
* me nuhatje (heroina, kokaina)
* duke i pirë (alkooli etj)
* të përziera :

1. me letër thithse (acide)
2. në formë kulaqi (hashash)
3. në formë tabletare (amfetaminat, barbiturikët, ekstazi etj)

* me rrugë rektale (supozitorët e ndryshëm opioid)
* me injeksione:

1. nënlëkurore (kokainë)
2. intravenoze (heroinë, kokainë, morfinë, amfetamina, barbiturikë)

Cila prej rrugëve të marrjes së drogave është më e kërkuara nga toksikomanët?
Rruga intravenoze është më e kërkuara sepse jep efektin shtesë “flashin”. Produkti në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun jep një gjendje kënaqësie, dëshire me karaker shpërthyes ose me orgazëm që zgjat disa sekonda, duke vazhduar pastaj me përshtypjen se toksikomani ndodhet në një botë pa brenga. Nga ana e libidos është e pranishme një kënaqësi autoerotike jashtëzakonisht primitive.

OPIOIDET

Me opioide kuptojmë opiumin dhe derivatet e tij. Opioidet klasifikohen në opioide natyrore dhe derivate sintetike.

Opoidet natyrore: Opium, Teintyra e opiumit, Morfinë, Kodeinë.

Derivatet sintetike:

* a. Morfina me derivatet e të njëjtës familje: Morfinë, Heroinë, Hidromorfonë, Oksimorfonë.
* b. Meperidina me derivatet e të njëjtës familje: Petidinë, Fentanyl, Loperamidi.
* c. Metadona dhe derivatet e të njëjtës familje: Metadonë, LAAM (L – acetilmetadol), Dekstropropoksifeni.
* d. Derivatet e tjera: Nalokson, Naltrekson, Pentazocinë, Buprenorfinë.

Helmimi akut dhe ai kronik. Helmimi akut - vjen pas marrjes së drogës dhe manifestohet me simptoma të euforisë dhe deficit neuropsikologjik. Klinikisht paraqitet me shenjat: ankth, frikë, deprimim, cianozë, frymëmarrje të thellë të ngadalësuar dhe të vështirërsuar. اrregullim të vetëdijës, puls të çrregullt dhe të dobët, miozë. Nëse doza është më e lartë paraqiten konvulsionet dhe gjendja komatoze.
Helmimi kronik refelektohet me alterimet profonde të trurit si pasojë e ekspozimit të përsëritur nga droga, duke shkaktuar zvjerdhjen (sindromën e zvjerdhjes), eufori dhe dëmtime trupore e mendore.

ا'është zvjerdhja ( sindroma e zvjerdhjes ose mangësisë)? Kjo sindromë karakterizohet me simptoma të detresit psikologjik dhe me shenja trupore që shkaktohen nga braktisja e dozës së zakonshme të një droge. Simptomat varën nga lloji i drogës që është përdorur. Këto simptoma mund të jenë:

1. të lehta dhe pak të shprehura klinikisht (kokainë, kanabis), ose
2. mjaft të shprehura (opioide), dhe
3. nganjëherë të rrezikshme edhe për jetën (barbiturikë, alkool)

Opiumi
Opiumi është një lëndë narkotike në formë të lëngut qumështor që nxirret nga prerja e kapsolës së një bime ende të papjekur të quajtur papaver somniferum. Njihet si qetësues i dhembjeve dhe mbi të gjitha, si qetësues i anksiozave akute dhe agjitacioneve anksioze.
Opiumi konsumohet në shumë mënyra. Më karakteristike është forma e tymosjes në llulla speciale. Janë të njohura dehja euforike dhe efekti stimulues që jep opiumi.

Morfina
Morfina është alkaloidi më i rëndësishëm i opiumit. Ka efekte analgjezike dhe është përdorur shumë në mjekësi. Deprimon funksionin e frymëmarrjes duke dhënë nauze dhe të vjella. Efekti i saj zgjat përafërsisht 6 orë.

Kodeina
Kodeina është eter metilik i morfinës. Eshtë më pak helmuse se morfina. Efekti i saj antalgjik është për 6-10 fish më i dobët se i morfinës. Në terapeutikë kodeina përdoret për të qetësuar kollën dhe dhembjen e dhëmbëve.

HEROINA

Heroina është një derivat gjysmësintetik i morfinës. ثshtë më helmuese se morfina (5 fish) duke dhënë varësi të shpejtë. Një injeksion me heroinë jep efekt për tre orë dhe si pasojë shumë shpejt hyhet në ciklin kënaqësi / mungesë me një varësi të ndjeshme fizike dhe psikike.
Heroina gjendet në dy forma:

1. 1. Heroina e bardhë (kali), që asnjëhere nuk shitet e pastër, por e përzier me laktozë, aspirinë, bikarbonate, manitol etj.;
2. 2. Brown sugar, një varietet i ardhur nga Azia, që përmban 30% heroinë të shoqëruar me kafeinë.

Heroina është droga më e përdorur nga toksikomanët. ثshtë shumë e shtrenjtë. Për të gjetur dozën e vetë, toksikomanët shumë shpejt futen në aktet delikuente (vjedhje, prostitucion, trafik…).

Cilat janë rrugët e marrjes së heroinës? Heroina merret më së shumti me rrugë intravenoze (shoot) që është më e përdorura, dhe duke e thithur me anë të frymëmarrjes me hundë (snif).

Efektet e heroinës. Injektimi intravenoz i heroinës jep efektin flash: një reaksion shpërthyes me instalim të shpejtë të ndjenjes së kënaqësisë, nxehtësisë dhe euforisë, që shoqërohet me ndryshime fiziologjike: ngrohje të lëkurës, kruarje, bradikardi, hypotension, hyperglicemi, miozë, somnolencë, pastaj fillon të instalohet faza e mirëqenies me ngadalësim psiko–motor, nga ky çast fillon largimi nga realiteti, që nga toksikomanët quhet “planet”.

Varësia nga heroina. Varësia nga heroina bëhet shumë shpejt, nganjëhere që me injeksionet e para, nganjëhere pas disa javësh. Në fillim helmimi përshkruhet si “muaji i mjaltit” ku dominon dëshira intelektule dhe fizike. Kjo dëshirë ndiqet nga një shpërthim i imagjinatës dhe fantazisë. Mirëpo pas një kohe këto efekte pushojnë, injeksioni nuk bëhet më për t’u përjetuar por nga se nuk mund të ndërpritet kjo gjendje. Për të mos e ndier mungesën e drogës injektimet shpeshtohen, dozat rriten. Fillojnë çrregullimet psikike, fizike, emocionale e sociale.

ا'është gjendja e abstinencës (mangësisë) nga heroina? Mangësia, tabloja me e lartë e varësise psikike dhe fizike, vjen përafërsisht pas 6 deri 8 orësh pas ndaljes së intoksikimt, klinikisht shprehet me:

* * Gjendje shqetësimi, ankth me rinorrhe, midriazë, ethe, dridhje, gogësimë dhe djersitje të mëdha;
* * Dhembje të barkut dhe të anësive, të shoqëruar nganjëherë me diarre dhe të vjella. Mund të këtë gjendje konfuze, ndërsa çrregullimet e gjumit janë konstante.
* * Ndjenjë të të ftohtit në mbrendësi të ashtit dhe dhembje të artikulacioneve.

Simptomat janë më të theksuara 3-4 ditët e para dhe lehtësohen nga dita e 8-të ose e 10-të. Heroina dhe opioidet e tjera shkaktojnë varësi psikike dhe fizike.

ا'është mbidozimi (overdoza)? Mbidozimi është është ajo gjendje e cila vie si pasojë e neglizhencës së përqendrimit të tepruar të heroinës nga toksikomani, ose gjatë periudhës së abstinencës, ose për të arritur flashin që nuk ndjehet më me dozatë e zakonshme.

ا’është koma opioide? Koma nga opioidet është ajo gjendje që shkaktohet nga mbidozimi, dhe karakterizohet me; ngushtim të bebzave të syrit, depresion respirator. Paraqet rrezik edema pulmonare akute dhe kolapsi kardio–vaskular.
Individët në komë duhet transferuar në qendra të rianimacionit për të luftuar depresionin respirator dhe për të parandaluar kolapsin kardio–vaskular. Më këtë rast jepet naloksoni (Narcan), një antagonist i opiatëve, që përdoret kundër depresionit respirator.

Cilat janë komplikimet trupore të helmimit me heroinë (opioide)?

* * Helmimi akut: mbidozim, komë -> vdekje
* * Zvjerdhja: ankth, djersitje, dridhje, nauze dhe të vjella, gogësime, zgjerim i bebëzës së syrit, krampe, asteni.
* * Helmimi kronik: pneumopati bakteriale, endokardite, hepatite (B, C, etj), septicemitë, tetanos, flebitët, embolitë, SIDA, karies dentar (shumica e toksikomanëve nuk kanë dhëmbë në moshën 30 vjeçe), konstipacion, rënie në masë (peshë) etj.


Si bëhet diagnostikimi tek konsumuesit e drogës? Diagnostikimi i konsumuesve të drogës bëhet me anë të diagnostikimit klinik dhe biologjik.
Diagnostikimi klinik bazohet:

* • në deklarimin e vet pacientit për varësinë,
* • në një anamnezë të kujdesshme e cila shpie drejt zbulimit të toksikomanive.
* • në disa shenja klinike, si: shenjat e gjilpërave dhe trombozat e venave, sidomos, të parakrahut; shenjat e absceseve; fshehja e parakrahëve duke përdorur mëngë të gjata edhe në një periudhë vere të nxehtë.

Ndërsa tek pacientët që marrin drogën duke e thithur me anë të frymëmarrjes duhet t’u kushtohet një kujdes organeve të sipërme të frymëmarrjes. Ata janë pothujse gjithmonë me flamë dhe kanë frymëmarrje të vështirësuar.

Diagnostikimi biologjik:
Diagnostikimi biologjik bëhet çdo herë kur është e mundshme të konfirmohet diagnoza. Shumica e barnave që abuzohen mund të zbulohen në urinë, me përjashtim të kanabisit dhe LSD. Mostrat e urinës duhen ekzaminuar në intervalin midis dozës së barit të marrë së fundi dhe mbledhjes së mostrës së urinës.

Metadona
Si të gjitha opioidet e tjera dhe metadona ka efekte analgjezike dhe antitusive (kundër kollit). Edhe kjo ushtron varësi farmakologjike. ثshtë pak euforizant. Për shkak se qëndron gjatë në organizëm (gjysmëjeta 24 orë) përdoret edhe për trajtimin zëvendësues tek heroinomanët.

LAAM – ORLAAM
LAAM (levo- alfa-acetil-metadol) është një derivat i metadonës. Edhe ky si metadona, përdoret për trajtimin zëvendësues tek heroinomanët.

Buprenorfina - Subutex
Buprenorfina është një derivat gjysmësintetik i tebainës. ثshtë agonist–antagonist i receptorëve opioidë me një kohëzgjatje veprimi në organizëm prej 24 orësh. Përdoret si trajtim zëvendësues në varësitë e mëdha nga opioidet tek adultët.

Naloksoni – Narcan
ثshtë një antagonist specifik i opioideve që bllokon të gjithë receptorët opioidë. ثshtë antidot i opioideve dhe efikas në depresionin respirator të shkaktuar nga opioidet.

Naltreksoni – nalorex
Naltreksoni është një derivat i N-metil–ciklopropilit, bënë pjesë në familjen e naloksonit. Ai është një antagonist i opioideve me një veprim të zgjatur dhe përdoret në trajtimin përfundimtar tek toksikomanët e motivuar.

PSIKOSTIMULUESIT E MثDHENJ
Në grupin psikostimuluesve të mëdhenj bëjnë pjesë:
1. Kokaina dhe
2. Amfetaminat

KOKAINA

Kokaina është alkalodi kryesor i bimës Eritroksilon koka. ثshtë në formë të pluhurit të bardhë, shpesh e përzier me laktozë ose glukozë.Vjen zakonisht nga Amerika Jugore (Kolumbi, Bolivi, Peru). Në këto vende kjo kulturë është legale. Përdoret si bimë mjekuese dhe nga ana e vendësve përdoren fletët e saj për t’u përtypur.

Si merret kokaina? Kokaina më shumë inhalohet dhe shumë shpejt përthithet (absorbohet). Nganjëherë përdoret në mënyrë nënlëkurore dhe, kur shoqërohet me heroinën në mënyrë intravenoze nga toksikomanët kjo quhet “speed ball”.

Cilat janë efektet e kokainës? Kokaina provokon një gjendje euforike: individi që përdor kokainën ka ndjenjën se është i stimuluar intelektualisht dhe seksualisht, nuk ndien lodhje.

A jep varësi kokaina? Kokaina jep varësi psikike të hershme dhe pas disa përdorimeve provokon rritjen e dozave.

Cilat janë komplikimet? Duke e thithur me hundë kokaina ngacmon mukozën e hundës dhe krijon ulceracione. Ajo shkakton, gjithashtu, rrahje të shpejta të zemrës, hipertension, zgjerim të bebëzave të syrit, anoreksi, pagjumësi, vdekje të papritur.

اka ndodh pas një përdorimi të gjatë të kokainës? Përdorimi kronik i kokainës shkakton pagjumësi, nervozizëm, zemërim dhe çrregullime kardiake të vazhdueshme. Në përgjithësi përdorimi i kokainës shkakton një rënie (degradim) shëndetësore:

* * nga ana psikike: çrregullime të kujtesës, apati, ankth, lëkundje të gjendjes shpirtërore, psikozë;
* * nga ana trupore: shtangime, dridhje, çrregullime kardiake, çrregullime të të parit, kequshqyeshmëri drejt kaheksisë.


Si bëhet trajtimi i kokainomanëve? Trajtimi i kokainomanëve bëhet sipas rastit, si tek:

* * Helmimi akut - epizodet e takikardisë dhe hipertensionit duhen trajtuar me antagonistë kalcikë përzgjedhës (nifedipinë, nimopidinë, diltiazem). Alfa dhe beta bllokatorët janë të kundërindikuar. Në raste të konvulsioneve, diazepami është një antikonvulsivant i zgjedhur.
* * Zvjerdhja - janë administruar shumë kompozante psikoaktive për të çhelmuar kokainomanët si: antidepresorët, antikonvulsivantët, trankilizantët etj. Rezultatet kanë qenë të paqarta. Sugjerohet përdorimi i antagonistëve të kalciumit që kanë efekt enëzgjerues në enët e gjakut të trurit.
* * Helmimi kronik - trajtimi ambulator i kokainomanëve, që veçanërisht tek adoleshentët e pamotivuar, bart një përqindje të lartë rreziku të rikthimit të tyre në ferrin e drogës.


AMFETAMINAT

Janë stimulues madhorë të sistemit nervor qendror, anoreksigjenë dhe largojnë gjumin. Në mjekësi ato janë përdorurur për efektet e tyre stimuluese, anoreksigjene dhe si dekongjestatorë hundorë. Në regjimet për dobësim amfetaminat janë dhënë (dhe jipen) për ndërprerjen e oreksit (si anoreksigjene).

Cilat janë rrugët e marrjes së amfetaminave? Amfetaminat merrën me anë të gojës dhe me rrugë intravenoze.

Cilat janë efektet e amfetaminave? Amfetaminat të vrasin (speed kills) ose të bëjnë të çmendësh. “Speed” (marrja intravenoze) jep efektin kryesor. Injeksionet intravenoze provokojnë flashin që shfaqet me një dhunë të skajshme, pastaj vendoset tabloja e ekscitimit maniak: me senzacione fizike dhe psikologjike të rritura, logore, eufori, hiperaktivitet motor e seksual, pagjumësi, mungesë oreksi.
Në rrafshin somatik: ka hipertension, takikardi, bronkodilatacion, midriazë.
Duke kërkuar flashin toksikomani injektohet disa herë brenda ditës.
Periudha e zbritjes është shumë e vështirë, me një farë forme të lodhjes (dërmimit) mendore, me ankth, frikë, paqëndrueshmëri emocionale, paraqitje paranoike të rrezikshme etj. Kjo periudhë është e rrezikshme për vetë individin dhe rrethin . Si rrjedhojë të delirit paranoid, ekziston rreziku i autoagresionit dhe heteroagresionit në raport me ndjenjat përsekutuese që janë të pranishme tek i helmuari gjatë kësaj faze.

اfarë varësie japin amfetaminat? Varësia nga amfetaminat është psikike. Ndërprerja e marrjes së amfetaminave ka për pasojë: paqëndrueshmëri emocionale, asteni, mialgji, bulimi, hipersomni.
Toleranca është e hershme, humbet me ndërprerjen e helmimit.

Përdorimi terapeutik i amfetaminave. Amfetaminat përdoren në trajtimin e fëmijëve me çrregullime të vëmendjes dhe hiperkinezi (me doza 5 deri 10 mg të dekstroamfetaminës tre herë në ditë). Përdorimi i amfetaminave për 8 deri 10 javë si anoreksigjen mbetet legal por shumë konrtavers.

Si bëhet trajtimi i helmimit me amfetamina?

* a. Trajtimi i helmimit akut: Eliminimi i drogës shpejtohet me acidifikimin e urinës duke dhënë NH4Cl. Hipertensioni mund të trajtohet me antagonist të kalciumit (nimodipinë, nikardipinë, diltiazem), konvulsionet - me diazepam, hipertermia me të ftohtë.
* Psikoza nga amfetaminat trajtohet me haloperidol.
* Me eksperimente tek shtazët është vërejtur se shoqërimi i atropinës, diltiazemit dhe antagonistëve të kalciumit luan një rol antidot në dozat vdekjeprurëse të amfetaminave.
* b. Trajtimi i helmimit kronik: Përdoret teknika e modifikimit të sjelljeve. Kjo teknikë është më efikase kur pacienti është i shtruar në spital se sa gjatë mjekimit ambulator.

KANABISI

Kanabisi klasifikohet në drogat e buta. Derivatet e tij duhet klasifikuar në kategori speciale sepse njëkohësisht japin efekte psikostimuluese dhe efekte psikodepresive, ndërsa në doza të larta mund të provokojnë halucinacione. Kanabisi (kanabis sativa) është njëra nga bimët më të vjetra të kultivuara nga njeriu.
Janë të njohura tri nënprodukte të kanabisit:
1) Marihuana (Marie – Juana) që është përzierje e fletëve dhe lulës së kanabisit,
2) Hashashi - që prodhohet nga ekstrati i rrëshirës së kanabisit, dhe
3) Vaji i kanabisit.

Si merret kanabisi? Kanabisi merret duke e tymosur si cigare. Ai shpesh përzihet me duhan. Në disa vende përgatitet në formë kulaqi. Kanabisi zakonisht merret në grup, shumë senzacione varën nga vetë mjedisi i krijuar. Podukti nuk është realisht afrodiziak, por ushtron njëfare lirie dhe ekzagjerim të senzacioneve.
Një cigare mund të përmbajë prej 1 mg deri më 40 mg të lëndës aktive (THC).

اfarë efektesh jep kanabisi? Efektet e shkaktuara nga kanabisi janë të ndryshme, duke filluar nga një eufori e lehtë deri në gjumë të rëndë. Halucinacionet janë të ralla, vetëm në raste konsumimi të tepruar. Efektet e kanabisit mund të jenë fizike dhe psikologjike:

* * Efektet fizike: në fillim mirëqënie, pastaj fenomene vazomotore, nauze, të vjella, si dhe një midriazë e tërthortë;
* * Efektet psikologjike: varën nga sasia e marrë e produktit, dhe janë zakonisht një eufori e lehtë me qeshje pa motivacion, ulje kapaciteti të kujtesës me një konstituim të ideve fikse. Efekti i kanabisit zgjat disa orë.


A është kanabisi i helmueshëm për organizmin? Kanabisi është i helmueshëm. Ekzistojnë dy forma të helmimit me kanabis:

* * Helmimi akut - është tepër i dobët, asnjëhere s’ka pasur vdekje nga mbidozimi, por ka pasur humbje të vetëdijes dhe komë te fëmijet nga 1 deri 4 vjeç. Helmimi akut nga kanabisi mjegullon përpunumin e informatave nga truri. Kapacitetet e pilotit gjatë pilotimit janë të dëmtuara edhe pas 24 orësh të marrjes së produktit. Gjithashtu janë vërejtur manifestime paranoike akute transitore, si dhe epizode akute të iluzioneve dhe halucinacione.
* * Helmimi kronik: Kanabisi është ngacmues për mushkëritë dhe jep simptoma të obstruksionit të rrugëve të frymëmarrjes. Gjithashtu zvogëlon aktivitetin bakterial të makrofagëve pulmonarë. Shkakton dhe shumë çrregullime psikike, mund të jetë si shkaktar i shpërthimit të krizave psikotike.

Zvjerdhja nga kanabisi. Simptomat e zvjerdhjes paraqiten pas ndaljes së konsumimit të kanabisit në doza të larta ditore, më të shpeshtat janë: çrregullime të gjumit, agjitacion , nauze, disfori.

Trajtimi. Epizodet psikike akute nga përdorimi i kanabisit trajtohen simptomatikisht me anë të benzodiazepinave. Haloperidoli është një bar i zgjedhur për trajtimin e epizodeve psikotike rezistuese. Fizostigmina (eserina) është e kundërindikuar. Nuk ka trajtim farmakologjik të varësisë me kanabis sikurse të drogat e tjera. Përdoruesit e kanabisit refuzojnë të njohin efektet negative të produktit, meqenëse ky nuk jep efekte fizike dytësore akute si opioidet, gjë që vështirëson trajtimin e tyre.

HALUCINOGJENثT

Halucinogjenët janë lëndë që japin çrregullime të përcepcionit, halucinacione dhe psikoza.

Si klasifikohen halucinogjenët? Halucinogjenët klasifikohen në dy grupe sipas asaj se kanë apo nuk kanë atom të azotit në kompozantën psikoaktive.

* * Grupi pa azot: Në këtë grup hyjnë lëndët që me doza të mëdha mund të japin halucinacine, megjithatë këto përdoren me doza të vogla për efektet e tyre euforizante dhe të kënaqësisë, p.sh. kanabisi.
* * Grupi me azot: Në këtë grup hyjnë lëndët e mirëfillta halucinogjene, si: Dietilamidi i acidit lisergjik (LSD), Fenilciklidina (PCP), Meskalina, Psilocibina.


Cilat janë efektet e halucinogjenëve? Pas marrjes së produktit efektet shfaqen brenda orës dhe zgjasin 10 deri 12 orë. Gjatë kësaj kohe individi ndien: * Modifikime fizike: ftohje, paqëndrueshmëri psikomotore, djersitje, midriazë;

* * Modifikime psikike: ndjenjë e frikës dhe ankth gjatë tërë udhëtimit imagjinar.

Pas një kohe fillojnë:

* * Buzëqeshje të pamotivuara,
* * halucinancione ose vizione me:

1. ndryshim të kohës që jeton (personi nuk mund të orientohet në kohë),
2. ndryshime në hapësirë (lëvizin muret, paraqiten imazhe të ndryshme etj.),
3. ndryshime ndijimore ( pamore dhe dëgjimore),
4. ndryshime të imazhit trupor ( i duket se është trashur ose dobësuar etj.),
5. ndryshime emocionale ( në kontekstin erotik),
6. ndryshime të të menduarit.


A japin varësi halucinogjenët? Halucinogjenët japin varësi psikike. Ndërprerja e marrjes së këtyre produkteve nuk jep sindromë të zvjerdhjes (mangësisë).

Helmimi me halucinogjenë. Halucinogjenët janë helmues të masës trunore dhe shkaktojnë:

1. zgjerim të bebëzës së syrit, çrregullime të të parit,
2. inkoherencë, deluzione,
3. skuqje, takikardi, temperaturë deri në komë.

Gjithashtu janë përshkruar ndryshime kromozomike në limfocite tek përdoruesit e LSD, si dhe anomali kongjenitale tek fëmijët e nënave përdoruese të LSD.

Përdorimi terapeutik i halucinogjenëve. ثshtë menduar për ta futur LSD në psikoterapi si metodë subjektive për të përshpejtuar kthimin e pacientëve në të kaluarën, por kësaj metode i mungonte baza psikofarmakologjike gjë që provokonte çrregullime përsistuese të funksionit trunor.

Si bëhet trajtimi i helmimit me halucinogjenë? Reaksionet nga LSD rrallë vënë jetën në rrezik, por nëse LSD është përdorur e përzier me droga të tjera, atëherë pacienti duhet shtruar në reanimacion ose në kujdesin intensiv. Reaksionet psikotike në fazën akute duhen trajtuar me diazepam ose haloperidol.

TOKSIKOMANITث – SEKSUALITETI

Opioidet
Gjatë periudhës së konsumimit të opioideve (heroinës), përdoruesit kanë mundur t’i përshkruajnë këto efekte: ejakulim të vonuar me orgazëm cilësisht të zvogëluar, ulje të libidos, çrregullime të ereksionit. Vështirësitë në ejakulim shpjegohen me faktin se kontraktimet e sfinkterit zvogëlohen progresivisht.

Kokaina
Me marrjen e kokainës janë përshkruar senzacione të forta të orgazmës. Nën efektin e drogës, aktiviteti seksual është i rritur, kjo shpjegohet me faktin se kokaina vepron drejtpërdrejt në neuronet e sistemit të rikompenzimit duke rritur dëshirën seksuale. Por ky fenomen nuk është gjithmonë konstant. Në studimet e bëra del se 35% të meshkujve kanë vështirësi në ejakulim, ndërsa 80% e femrave kanë një zvogëlim të dëshirës seksuale. Tek femrat marrja kronike e produktit mund të shkaktojë çrregullime të ciklit menstrual me galaktorre, amenorrhe dhe vështirësi në orgazëm. Nga ana tjetër kokaina jep efekte qendrore të fuqishme (ndjenjen e fuqisë, hiperaktivitet, hipervigjilencë) dhe seksualiteti i kokainomanit mund të shkojë në hiperseksualitet duke rritjur numrin e partnerëve dhe rrezikun e kontaminimit me sëmundjet veneriane, SIDA etj.
Marrja kronike e kokainës tek meshkujt mund të shkaktojë vështirësi në ereksion dhe çrregullime të ejakulimit. Gjithashtu janë takuar edhe raste të gjinekomastisë.

Kanabisi
Produkti nuk ka përparësi afrodiziake të drejtpërdrejtë, mirëpo nga të rinjtë përdorues të kanabisit gjithmonë citohet aksioni stimulues i kënaqësisë seksuale, pra produkti ushtron njëfarë lirie dhe ekzagjerimi të senzacioneve. Kanabisi dëmton aftësitë riprodhuese, shkurton spermatogjenezën (procesin e krijimit të spermatozoideve) dhe rritë format jonormale të qelizave spermatike.

PARANDALIMI

Përballë këtij problemi ekonomik dhe politik botëror, parandalimi parësor duhet bërë nëpërmjet sistemit juridik, duke nxjerrë dispozita ligjore dhe nënligjore për të ngushtuar sa më shumë trafikun ilegal të drogës dhe për të pakësuar sa më tepër shpërndarjen e drogave legale.
Pikësëpari duhet të hidhen bazat kryesore të sistemit për parandalimin dhe luftimin e drogës, siç janë:

1. Krijimi i bazës juridike: nxjerrja e ligjeve dhe e dispozitave të tjera normative për parandalimin dhe luftimin e drogës etj.
2. Organizimi i aparatit gjygjës

*telegrafi*
 
sa me shume degjoj per drogat aq me shume me vjen kurioziteti ti provoj te gjitha
 
Thone qe droga me njesine me te mire eshte Heroina.
 
LSD..droge psikodelike,ndryshe njihet si Acid
e vetmja qe eshte sh e veshtir per tu gjet n1shqipri..dmth e kan zhduk fare:(
 
LSD..droge psikodelike,ndryshe njihet si Acid
e vetmja qe eshte sh e veshtir per tu gjet n1shqipri..dmth e kan zhduk fare:(

Po shqiptaret shohin enderra me sy hap pa pi LSD pa lere po te pin kete. Femrat njehere ngelin para pasqyres me ore te tera ta garantoj. Ou jezuesi ckemi mire. ahahahaha
 
1 info copy/pasted

LSD- acidi lisurgjik dietilamine, nje droge qe hyn ne kategorine e drogerave halucinogjene,beri buje ne vitet 60. u krijua nga albert hofman ne nje laborator, nuk krijon varesi prej saj, por efektet jane sh, te fuqishme. sipas asaj qe kam pare ne nje video nje sasi shum e vogel lsd te ben ta shohesh te gjithe boten me me shume levizje, me shume ngjyra,me shume jete se ne te vertete. shpesh ata qe e kane provuar kane qene figura te shquara, madje thone se disa nga kenget e the beatles jane shkruar ndersa ata ishin nen efektin e lsd. nuk e besoj se perdorimi i saj me raste te rralla eshte shume i demshem per trupin, por sigurisht qe efektet e demshme fillojne kur perdoret pa mase (shkaterrim qelizash etj), megjithese albert hofman, krijuesi i saj, qe sigurisht e ka perdorur shpesh, ka jetuar 102 vjete, dhe ne intervisten e fundit qe e kish bere ne 2006 dukej si kokerr molle, megjithese plak. normalisht qe lsd te ben te shohesh gjera shume te bukura, por mundet edhe qe tripi te shkoje keq, dhe atehere "poor you"! madje mendohet se ne ato kohera sherbimet sekrete e perdornin si serum i te vertetes. sipas nje libri te shkruar nga dikush qe i perdori keto drogera per te qene me afer eksperiences, kjo eshte nje nga ato drogera qe te ben te hapesh dyert e perceptimit drejt nje bote krejt ndryshe nga ajo qe njeh. dmth qofte edhe perdorimi per nje here te vetme i droges konsiderohet si nje "life-changing experience".
esht kultur me vete,esht sh e komplikuar,
 
Droga ka edhe veti sheruese,ne shupe ilace qe perdorim ka sasi te caktuar droge.
Duhet pasur kujdes me kto drogat qe meren me sheringa,hunde,se perfundon keq sado e embel te jete.
 
Droga ka edhe veti sheruese,ne shupe ilace qe perdorim ka sasi te caktuar droge.
Duhet pasur kujdes me kto drogat qe meren me sheringa,hunde,se perfundon keq sado e embel te jete.

plako na thuj i here na 1 drogete jet per dhimje koke meqe ti qenke i informuar per kto me veti sheruse ej kam dhe 1 shok qe vu nga dhimjet e kockave na thuaj cfare duhet te pime
 
hahaha..eri ka te drejte Brosway..ka droga sheruese por jo per dhimbjet e kokes apo te...te barkut:D
un di qe ka droga qe i perdorin te semuret me kancer..se di cila esht
 
hahaha..eri ka te drejte Brosway..ka droga sheruese por jo per dhimbjet e kokes apo te...te barkut:D
un di qe ka droga qe i perdorin te semuret me kancer..se di cila esht

Ndoshta nikotina eshte kundra kancerit te mushkerive. LOL
 
hahaha..eri ka te drejte Brosway..ka droga sheruese por jo per dhimbjet e kokes apo te...te barkut:D
un di qe ka droga qe i perdorin te semuret me kancer..se di cila esht
Morfina perdoret per te semuret me kancer...ose me dhimbje jashtzakonshme te medha
 
Morfina perdoret per te semuret me kancer...ose me dhimbje jashtzakonshme te medha

Po por kjo nuk e sheron te semurin por vetem sa i lehteson dhimbjet.
 
Back
Top