Duket se në BMW janë më shumë se vetëm të bindur kur bëhet fjalë për konceptin e ri Mini. Edhe pse mediat dhe publiku ende nuk e kanë parë drejtpërsëdrejti dhe me këtë kanë kritikuar shumë, bavarezët kanë vendosur që këtij automjeti t’i japin dritën e gjelbër për prodhim.
Mini Coupe e Speedster (i cili po ashtu vetëm duhet të debutojë në Frankfurt), do të ndërtohen në fabrikën në Oxford në të cilën Mini veçmë përpunon Cooper, si kabriolet ashtu edhe Clubman. Për nevojat e ndërtimit të dy modeleve të reja BMW planifikon të punësojë 1.000 punëtorë shtesë.
Tani për tani nuk dihet nëse të dy modelet, Coupe e Speedster, do të ofrohen ekskluzivisht në format më të fuqishme John Cooper Works, me motorin 1.6 litërsh me turbo-mbushës dhe katër cilindra i cili ka 216 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 260 Nm apo, si modelet tjera të Minit, do të ofrohen me motorë më të dobët.
Sigurisht, më shumë informata dhe fotografi do të kemi me rastin e hapjes së panairit në Frankfurt më 15 shtator.
*telegrafi*