Drejtë një feje natyrore

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Drejtë një feje natyrore

Një qind e pesëdhjetë vite më parë, më 24 Nëntor 1859, Charles Darwin publikoi "On the origin of Species" ("Në origjinën e specieve"), që theu shpjegimet tradicionale për shumëllojshmërinë e jetës në Tokë. Kuptimi shkencor nuk do ishte kurrë njëlloj si më parë. As feja.

Konservativët fetarë shpesh e mohojnë evolucionin, liberalët fetarë ashtu si edhe sekularistet e inkorporojnë atë. Por është një reagim i katërt në rritje dhe jo shumë i njohur për revolucionin Darvinist. Po shfaqet nga ata të cilët angazhohen me atë që në mund ta quajmë besimi i natyrës, ose feja e natyrës.

Ata që i janë përkushtuar kësaj feje i janë dedikuar evolucionit, e kuptojnë atë si një tregim të ri dhe të shenjtë. Ata kanë gjetur kuptimin dhe udheheqjen etike në pikëpamjen ekologjike-evolucionare - pa iu drejtuar një fryme hyjnore (një zoti).

Kjo fe natyraliste është inspiruar nga figura si Henry David Thoreau (shkrimtar filozofie, dhe hisotrine ekologjike), Aldo Leopold (ekolog), Rachel Carson (biologe për jetën detare) e shumë të tjerë. Kjo shikohet në rritjen dhe popularitetin e turizmit ekologjik, dhe fillimet e vegjetarianizmit. E festojmë këtë fe në festën e saj, si Dita e Tokës, dhe i drejtohemi natyrës. Ky besim është dhe atje ku nuk e presim. Në parkun e Disney Wild Kingdom, lidhja e jetës simbolizohet nga numri i madh i pemëve në qëndrën e këtij parku. Eshtë shpjeguar si qëndra e interpretimit konservationist.

Ky besim natyral po tregohet edhe më shpesh ne dokumentare të televizionit Animal Planet si edhe ne filmat "Happy Feet" (Këmbë të Gëzuara - filmi me pinguinat), "Lion King" (Mbreti Luan) dhe "Carl Sagan's Contact" (Kontakti i Carl Sagan). Ne e kemi parë edhe nëpër reklama - për shëmbull kur Sanyo prezantoi "mendoi Gaia-n" (emri mitologjik për Tokën) dhe e lidhi atë me filozofinë dhe qëllimin që të gjithe të mendojmë dhe shikojmë drejtë për një botë ku gjithë jeta lulëzon nga vetë Toka.

Ky besim natyral është karakterizuar nga kuptimi ekologjik i ndërvarësisë, dhe varësisë reciproke të jetës. Kuptimi që cdo gjë është e lidhur, dhe e shenjtë, dhe që është nxjerrë në dritë të plotë nga pikëpamja Daviniste që ne kemi të përbashkët një stërgjysh dhe jemi këtu ku jemi nga nga e njëjta lufte për të mbijetuar. Obligimet etike për të gjitha speciet na ndjekin kur me këtë kuptim të besimit natyral, futet llogjika dhe ndjeshmëria.

Sado që një besim i tillë i evolucionar i natyrës është i sapolindur dhe shumë delikat, ky besim mund të frymëzoi një fe më civile dhe planetare për Tokën. Në këtë fe natyra, jo kombi apo shteti, është e shenjtë. Spiritualiteti i këtij besimi mund të krijojë traditat e tij duke dhënë kuptimin e udhëheqjes etike për ata skeptikët e besimeve fetare tradicionale. Ky spiritualitet i vecantë, mund të shtojë aftësinë, edhe për ata që nuk e quajnë veten fetarë, të kuptojnë vlefshmërinë e jetës. Ndryshe nga nationalizmi fetar, në këtë besim i natyrës, nuk është e mundur që të vecohen disa në rrethin e tij, pasi ky besim përfshin jetën, vetë biosferën.

Nëse rrënjët e fjalës "fe" kanë të bëjnë më lidhjen e dickaje shumë herë me të madhe se vetë njerëzimi, mund të themi se 150 vite më pare, Darwin konribuoi reformimin më radikal dhe bindës të të gjithë kohërave. Pas shqyrtimit se si rregullat e natyrës i kanë dhënë formën jetës ne Tokë, me fjalët e tij në konkluzionin e "Në origjinën e Specieve", Darwin barti mendimin dhe ndjenjën që ndajmë shumë me njëri tjetrin sot: "Ka një madhështi shikimi i jetës... Kur ky planet ka kaluar ciklin në varësi të rregullave të gravitetit, nga nje fillim kaq i thjesht, forma të panumerta, më të bukura e më të mahnitëshme do të vijnë, ato po evulohen."

Darvini ishte larg nga të parë për të shprehur frikë dhe çudi në proceset e tokës. Megjithatë, nëpërmjet vëzhgimit të tij të gjatë të natyrës ai mbërriti në mendime të tilla - dhe ndezi një ndijor, një ndjeshmëri, fenë e natyrës.

Me spiritualitetin dhe përkatësine në biosferë dhe ndjenjat familiare për gjallesat e tjera, një spiritualitet i tillë per natyrën ofron një peizazh emocional mbi të cilat ne mund të ndërtojmë mënyra për të qenë në përputhje me lulëzimin e jetës në Tokë.

Darvini e dinte teoria e tij do të dëmtonte besimin fetar konvencional. Ironikisht, ai mund të ketë nisur një besim ne, dhe të gjitha marrëdhëniet tona, mund të jetojnë me e mijëvjeçarët që do vijnë.

3915398271_2138d9fafb.jpg

Shkruar nga Bron Taylor, profesor në Universitetin e Florides, është autor i "Feja e Jeshilës së errët: Spiritualiteti Natyror dhe e Ardhmja Planetare".

Nga SPT për FV
KarameleZana
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top