DOSJA 1 , zbardhja e trukimeve në Superligën shqiptare, sezoni 2010-2011

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Duke filluar nga numri i sotëm gazeta “Sporti Shqiptar” do të zbardhë materialin konfidencial që zotëron në lidhje me 12 ndeshjet e dyshuara nga UEFA, për trukim rezultati me qëllim përfimi nga bastvënia

Iu prezantojmë “komedinë“ dhe luhatjen e koefiçientëve në ndeshjet e Superligës së kaluar, Tirana-Elbasani 6-1,Dinamo-Skënderbeu 2-3, Laçi – Elbasani 3-1 dhe Dinamo – Elbasani 3-1



“Teatri” vazhdoi deri në fund…



Tirana – Elbasani 6-1 (3-0)

(15.04.2011, 16:34)

Për këtë ndeshje ka 6 faqe raport, në të cilat shpjegohen ekzaktësisht luhatjet e koefiçentëve të ndeshjes, që nga fillimi i takimit e deri në fund.



Tirana – Elbasani 6-1

Shënues: Hyka 16’, Bala 28’, Lila 32’ (pen), Gvozdenoviç 59’, Hajdari 82’, Morina 84’ / Bakiu 64’.

Tirana: Lika, Lila, Pashaj, Dushku, Gvozdenoviç, Muça, S.Lilaj, Zizoviç (Sorra 70’), Hyka (Hajdari 67’), Balaj (Morina 61’), Karabeci. Trajner: Misho Krstiçeviç.

Elbasani: Llani, Mehmetaj, Jandriç, Kacollja, Kaçuli, Gava, اapja (Bella 46’), Toçi, Kuçi (Sulejmanoviç 46’), Dalipi (Hyshmeri 46’), Bakiu. Trajner: Ilirjan Filja.

Gjyqtarë: Sokol اekaj (D.Koreshi, F.Elezi).

Kartonë të verdhë: Hajdari, Sorra / Kacollja, Kaçuli, Toçi.



PثRMBLEDHJA



Para ndeshjes: Bastet janë hapur ditën e ndeshjes, rreth 5 orë para fillimit të saj. Handikapi: Aziatikët e kanë nisur me handikapin VENDASIT -2.00 (ky lloj handikapi “2 ndahet” nënkupton që basti fitohet vetëm pas përfundimit të ndeshjes me fitoren e ekipit vendas me 3 ose më shumë gola diferencë.

Në rast se ndeshja mbaron me 2 gola diferencë basti ndahet, bastvënësi merr lekët e vëna mbrapsht.) Koefiçenti ka nisur me kuotën 1,74 dhe është ulur ndjeshëm deri në 1,55 në momentin e fillimit të ndeshjes. Sa i përket golave në total: Kuotat e para ishin për LART 3 GOLA me koefiçent 1,82 dhe deri në fillimin e takimit kanë rënë ndjeshëm në LART 3 GOLA me koefiçent 1,49.



Bastet Live: Në lojën handikap janë vërejtur disa lëvizje për VENDASIT në fillim të ndeshjes, para se të shënohej goli 1-0 në minutën e 17-të. Më pas, gjithçka dukej e qetë, por kompanitë e basteve e kanë mbajtur të ulët këtë llogari gjatë vazhdimit të ndeshjes. Pas golit janë vënë re shumë baste të grumbulluara për VENDASIT -2.00 dhe LART 4 GOLA, përpara se kompanitë ta pezullonin llogarinë për disa minuta.

Kjo mësymje vazhdoi edhe pas golit 2-0 në minutën e 30-të, por edhe pas golit 3-0 që u shënua vetëm pak çaste më vonë. Presioni ndaj VENDASVE -1.5 (Vendasit “falin gol” edhe kur ndeshja është 3-0, që nënkupton se duhet të shënohen edhe 2 gola të tjerë që basti të fitohet) vazhdonte, teksa bastet për sasinë e golave u ndalën tek 5.25, duke mbetur e pandryshuar deri në pushimin e pjesës së parë.



Në fillim të pjesës së dytë, gjithçka ishte relativisht e qetë deri sa u shënua goli 4-0, por pas kësaj, kur handikapi u ndryshua në -0.75 (“barazim-1 ndahet” që nënkupton se basti fitohet i plotë me shënimin e 2 golave, ndërsa fitohet përgjysmë me shënimin e 1 goli) u rrit sërish fluksi i parave për VENDASIT, ashtu sikurse dhe për LART 5.5, deri sa u shënua goli 4-1 në të 66’-n.

Bastet për VENDASIT dhe LART vazhduan përgjatë pjesës së dytë, por arritën kulmin në 15 minutat e fundit, kur handikapi për VENDASIT -0.5 (vendasit “falin barazimin”) me koefiçent 1.95 u ul aq shumë sa shkoi deri në -0.5 me koefiçent 1,26, teksa LART 5.75 me koefiçent 1,72 u ul ndjeshëm deri në LART 5.75 me koefiçent 1,04 (!!!) përgjatë të njëjtës kohë.

Handikapi ndryshoi në -0.25 (“fitore-barazim” që nënkupton se bastvënësi humbet gjysmën e bastit nëse ndeshja del barazim) në 10 minutat e fundit dhe kjo ishte thjesht një tjetër mundësi për të rinisur sërish bastet, në një kohë që janë vënë re këto ulje koefiçentash: Nga 0.25 me 2,05 drejt 0.25 me 1,49. Dy golat e vonshëm kanë qenë thjesht të mjaftueshëm që gjithë këto flukse bastesh për VENDASIT dhe LART të bëheshin fitimtare.



Analiza: Shpjegimi i thjeshtë për këtë ndeshje është se ekipi mik ishte thjesht i shkatërruar, sa që mund të justifikonte pjesën më të madhe të basteve për VENDASIT dhe LART. Gjithsesi, koefiçentat arritën nivele të pallogjikshme drejt fundit të ndeshjes dhe kemi parë shpesh herë këtë skenar ndaj ekipit të Elbasanit, i cili thjesht dorëzohet në fund për të lejuar numrin e golave të duhur, në mënyrë që të fitohen parà me handikapet e minutave të fundit dhe për sasinë e golave lart. Presioni i basteve në fund të ndeshjes, pasi i lanë një herë koefiçentat të shkonin në nivele normale, në mënyrë që më pas të bënin lëvizjet masive e bën këtë gjë të padyshimtë.



Konkluzioni: E fiksuar.



Të gjithë e dinin që do dilte 3-1…!



Laçi – Elbasani 3-1 (0-0)

(01.04.2011, 16:08)

Për këtë ndeshje ka 10 faqe raport, në të cilat shpjegohen ekzaktësisht luhatjet e koefiçentëve të ndeshjes, që nga fillimi i takimit e deri në fund.



Laçi – Elbasani 3-1

Shënues: Hysa 49’, 52’, Kaja 89’ / Dalipi 68’.

Laçi: Vashaku, Kaja, Rexha, Kastrati, Milenkoviç, Karaxhiç (Vucaj 46’), Mustafaraj, Shazivari, Mile (Marashi 75’), Hysa, Drageviç (Selimi 46’). Trajner: Stavri Nica.

Elbasani: Llani, Mehmetaj, Kacollja, Jandriç, Kaçuli, Merxha (Ibrahimi 52’), اapja (Bakiu 80’), Toçi (Dosti 77’), Gava, Dalipi, Lloga. Trajner: Ilirjan Filja.

Gjyqtarë: Labion Mustafaraj (E. Miho, I. Tartari).

Karton i verdhë: Mehmetaj.



PثRMBLEDHJA

Para ndeshjes: Asnjë koefiçent i disponueshëm para fillimit të këtij takimi.



Bastet Live: Handikapi shkoi pothuajse i paprekur gjatë gjithë pjesës së parë, duke u rritur nga fillimi -2.25 (“2 ndahet 2 gola” që nënkupton se basti humbej përgjysmë nëse ndeshja mbaronte me 2 gola diferencë dhe fitohej vetëm me 3 gola diferencë për VENDASIT) me koefiçent 1,99 drejt -1.25 (“1 ndahet 1 gol” që nënkupton fitimin e bastit me 2 gola diferencë për VENDASIT dhe humbjen përgjysmë të tij me 1 gol diferencë) me koefiçent 2,02 në pushimin midis pjesëve. Sa i përket totalit të golave, këtu ka një histori krejtësisht të ndryshme.

Nëse në fillim u nis me LART 3 GOLA me koefiçent 2,08 pazari ra në mënyrë drastike brenda 90 sekondave: LART 3 GOLA me koefiçent 1,33 dhe më tej duke u bërë qesharak: LART 3 GOLA me koefiçent 1,19 vetëm pas 5 minutash. Dukej sikur dikush po luante shuma të mëdha për LART gjatë pjesës së parë, pa marrë parasysh se koefiçenti ulej vazhdimisht.

Pas këtij sulmi fillestar, u ra pak në qetësi dhe vetëm kur arriti sërish LART 3 GOLA me koefiçent 2,08 u godit përsëri, aq sa ra direkt në LART 3 GOLA me 1,12 pas 16 minutash lojë. Kjo ishte e vetmja mënyrë e të luajturit gjatë më shumë se 20 minutave të para. Presioni u lehtësua paksa në minutën e 30-të, pas së cilës u ndryshua menjëherë drejt LART 2.75 më pas 2.5 dhe në fund 2.25 në pushim, kur ndeshja ishte akoma 0-0.



Gjatë pushimit, u vunë sërish baste për LART me gola, duke e ulur pazarin nga LART 2.25 me koefiçent 1,99 drejt LART 2.25 me koefiçent 1,02(!!!) Handikapi filloi të prekesh paksa më në fund, duke u fokusuar vetëm tek VENDASIT, duke ndryshuar pazarin nga -1.25 (“1 ndahet 1 gol”, fiton vetëm me 2 gola diferencë dhe humbet gjysmën me 1 gol diferencë) me koefiçent 2,03 drejt -1.25 me koefiçent 1,11 në fillim të pjesës së dytë.

Ishte e qartë se dikush mendonte se VENDASIT dhe LART janë burim fitimesh në këtë ndeshje. Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë vjen goli 1-0 dhe vetëm 2 minuta më vonë shkon në 2-0. Në këtë pikë kemi hasur disa pazare tepër domethënëse. Sapo koefiçentët u hapën, bastet ndërruan krahun.

Tashmë kishim +1,25 ( “merr 1 ndahet 1 gol”, fiton gjysmën edhe nëse do të do të humbisnin miqtë me 1 gol diferencë kur rezultati ishte 2-0) për MIQTث me koefiçent 2,05 dhe POSHTث 4.25 me koefiçent 2,11 kur rezultati ishte 2-0. Shumë baste u vunë për MIQTث dhe POSHTث, diçka jo e logjikshme, duke parë fluksin e parave për VENDASIT dhe LART në fillim të ndeshjes. Pazaret ranë në +1.25 me koefiçent 1.43 dhe POSHTث 4.25 me koefiçent 1,8 brenda 1 minute.

Dikush e dinte se nuk do të kishte më shumë se 4 gola dhe me shumë mundësi, ndeshja do të përfundonte 3-1. Presioni mbeti i pandryshuar në vazhdim, por bastet për LART nisën menjëherë deri sa koefiçentët shkuan LART 4.25 me 1,42 në minutën e 53’-të. Para rezultatit 2-1, sasia e golave ishte ndalur në LART-POSHTث 4 GOLA dhe u vunë re disa baste për LART tepër domethënëse: nëse kjo ndeshje ishte paracaktuar të përfundonte me 4 gola, nuk kishte asnjë rrezik sepse lekët për këto baste do të ktheheshin sërish mbrapsht.



Rezultati 2-1 erdhi dhe pazari i golave shkoi me LART-POSHTث 5 GOLA, teksa gjithçka u fokusua tek loja POSHTث, duke bërë që koefiçentat të binin nga 2 në 1,4 brenda më pak se 1 minutë dhe sërish mund të themi se nëse rezultati 3-1 ishte paracaktuar, tashmë bastet do ishin të gjitha për POSHTث, siç ndodhi.

Edhe sa i përket handikapit, pas golit 2-1 u hapën kuotat për -0.25 (“fitore-barazim”, humbet gjysmën nëse rezultati dilte barazim pas shifrave 2-1) me koefiçent 2,52 dje vetëm pas 2 minutash ai ra në -0.25 me koefiçent 1,09. Pavarësisht sa kohë kalonte, handikapi për vendasit mbetej i pandryshuar: -0.25 në minutën e 76-të dhe po aq edhe në të 83-n. Sasia e golave ishte LART 4 GOLA me 1,58 në minutën e 84-t, teksa vetëm 1 minutë më pas u shënua goli 3-1 dhe që nga ky moment kompanitë e hoqën këtë ndeshje.



Analiza: Një panoramë shumë e qartë, dikush ka patur informacione paraprake për rezultatin 3-1 final dhe u munduan të fitonin sa më shumë të mundeshin. Pas përpjekjeve të para për të rrëmbyer sa më shumë të mundeshin, ata pritën me zgjuarsi për të kaluar pak kohë dhe për t’u rritur koefiçentët, për të vendosur sërish baste.

Me alternimin e basteve për golat me LART 4.25 ose më pak dhe POSHTث 5 apo 4.75 etj, tregohet qartësisht se shuma e golave ishte paravendosur. Handikapet +1.25, +1 për MIQTث kur rezultati ishte 2-0 dhe pastaj -0.25 për VENDASIT kur rezultati shkoi 2-1 çojnë në të njëjtin përfundim. Nuk ka aspak dyshime se kjo ndeshje ka qenë e fiksuar.



Konkluzioni: Qartësisht e fiksuar për rezultatin 3-1 final.



Një novelë spiunazhi për bastet…!



Dinamo – Elbasani 3-1 (2-0)

Superliga (12.03.2011, 14:05)

Për këtë ndeshje ka 7 faqe raport, në të cilat shpjegohen ekzaktësisht luhatjet e koefiçentëve të ndeshjes, që nga fillimi i takimit e deri në fund.



Dinamo – Elbasani 3-1

Shënues: Ferraj 35’, Bërkiç 38’, Martinena 87’ / Kacollja 89’.

Dinamo: Hoxha, Pisha (Lala 55’), Miloviç, Xhafa, Peqini (Imami 85’), Vila, Sekseni, Orelesi, Ferraj (Malota 49’), Bërkiç, Martinena. Trajner: Artan Mërgjyshi.

Elbasani: Llani, Mehmetaj, Sulejmanoviç, Kacollja, Kaçuli, E.Dalipi, Toçi, Gava, Hyshmeri (Lloga 64’), Kuçi, Bakiu (Musta 75’). Trajner: Ilirjan Filja.

Gjyqtarë: Laver Alla (O. Korreshi, B. Mesi)

Kartonë të verdhë: Kuçi, Kacollja.



PثRMBLEDHJA

Para ndeshjes: Bastet janë hapur ditën e ndeshjes, më pas se 1 orë para fillimit të saj. Ka patur pak lëvizje në handikap për MIQTث dhe pak lëvizje për LART me gola.



Bastet Live: Shumë lëvizje në këtë ndeshje, duke nisur me bastet me handikap për MIQTث. Dukej sikur dikush po vinte parà me çdo koefiçent të mundshëm gjatë pjesës së parë, duke ulur koefiçentat nga +2.25 (marrin miqtë “2 ndahet 2 gola”) tek +1.25 (marrin miqtë “1 ndahet 1 gol”) me koefiçent 1,33 në minutën e 30-të. Pjesa interesante është se sasia e golave zor është prekur me vështirësi, zakonisht kur ka presione ndaj ekipit inferior është më e shpeshtë të shoqërohet me masa të tjera.

2 golat e ekipit vendas shpejt e shpejt para fundit të pjesës së parë, lanë të kuptohej si një ditë e zymtë për bastexhinjtë, por ka ende një pjesë të dytë përpara. Gjatë pushimit gjërat nisën të lëviznin me shuma të konsiderueshme për MIQTث, duke e ulur handikapin nga +1.25 (fiton gjysmën edhe nëse humbet me 1 gol diferencë) me koefiçent 2 tek +1.25 me koefiçent 1,2 vetëm pas 1 minute lojë në 45 minutëshin e dytë dhe drejt +1 (“1 ndahet” merr mbrapsht bastin me humbjen me 1 gol) me koefiçent 1,21 kur kishin kaluar vetëm 5 minuta.

Bashkë me këtë, kishte presion për sasinë e golave POSHTث gjatë pushimit, por kjo dukej logjike duke u bazuar te handikapi. Në këtë moment ndodh kthesa, shumë parà po viheshin për LART me gola dhe këtu flasim për shumë parà, gjë që bëri kalimin e koefiçentave nga LART 3.75 me 2,28 në minutën e 49-të drejt LART 3.75 me 1,16 në të 52-n. Kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi i takimit, pazari për LART ishte ende 3.75 me koefiçent 1,39 kur rezultati ishte 2-0, gjë që nënkuptonte se duheshin edhe 2 gola që të fitoje gjysmën e basteve për LART.



Në 20 minutat e fundit u fokusua vëmendja edhe te handikapi, teksa koefiçentët e pazareve -0.75 (“barazim 1 ndahet”) dhe -0.5 (“fal barazimin”) për Dinamon po gjurmoheshin shumë. ثshtë e vështirë të kuptosh se çfarë ndodhi që koefiçentët u ulën nga -0.5 me 2,02 në minutën e 77-të drejt -0.5 me 1,25 vetëm 2 minuta më vonë. Nuk ka patur asgjë të logjikshme që mund të shihje në fushë, me përjashtim të 2 kartonave të kuq, që të justifikonin këtë lëvizje koefiçentash në fund të ndeshjes. Goli 3-0 dukej si “Jackpot” për bastet me handikap dhe jo shumë keq për bastet me gola, por ka ende kohë për golin 3-1, që i bëri bastet LART një minierë ari, duke lënë disa parà për të shlyer bastet me handikap.



Analiza: Kjo dukej si një novelë spiunazhi me shumë të papritura, dukej sikur bastet me handikap ishin më të mundshme për arsye sportive gjatë pjesës më të madhe të lojës. Edhe pse 20 minutat e fundit arritën nivele qesharake, ndoshta kjo mund të klasifikohej si një nga ato ndeshje potencialisht të korruptuara, që nuk shkoi sipas planeve.

Gjithsesi, bastet me gola tregojnë njohuri të avancuara për shënimin e golave në minutat e fundit. Nuk ka patur asnjë arsye logjike për një mbivlerësim të më shumë se 1.75 gola me një koefiçent tepër të ulët prej 1,24 në 12 minutat e mbetura. Supozohej se do të kishte 2 gola të vonshëm në këtë ndeshje dhe kushdo që mund të kishte frerët e drejtimit, mund të ketë fituar shumë këtu.



Konkluzioni: E korruptuar



Dinamo – Skënderbeu 2-3 (0-1)

Superliga (15.04.2011, 16:34)

Për këtë ndeshje ka 10 faqe raport, në të cilat shpjegohen ekzaktësisht luhatjet e koefiçentëve të ndeshjes, që nga fillimi i takimit e deri në fund.



Ndeshja që u quajt “veprim kriminal”



Dinamo – Skënderbeu 2-3

Shënues: Bërkiç 55’, 70’ / Muzaka 45’, 60’, Soza 46’.

Dinamo: Hoxha, Pisha (Ziaj 69’), Miloviç, Malakarne, Xhafa (Imami 46’), Allmuça, Malota, Daja, Opoku, Lala, Bërkiç (Mulgeci 80’). Trajner: Artan Mërgjyshi.

Skënderbeu: Shehi, Lako, Markoviç, Bicaj, Biskup, Arapi, Bratiç, Sefa (Joliç 71’), Soza, Shkëmbi (Idrizi 56’), Muzaka (Vishaj 64’). Trajner: Shpëtim Duro.

Gjyqtarë: Ermjon Sino (P.Puto, R. Preça).

Karton i verdhë: Daja.



PثRMBLEDHJA

Para ndeshjes: Bastet janë hapur ditën e ndeshjes, rreth 5 orë para fillimit të saj. Handikapi: Gjithçka nisi me MIQTث -1.25 (“falnin 1 ndahet 1 gol”, duhet të fitonin me 2 gola diferencë) me koefiçent 1,74 dhe pavarësisht disa lëvizjeve, nuk ndryshoi deri në fillim të takimit. Sasia e përgjithshme e golave: U nis me pazarin për LART 2.5 GOLA me koefiçent 1,82 por pati ulje të ndjeshme deri kur përfundoi LART 2.5 me koefiçent 1,41 në fillim të ndeshjes.



Bastet Live: Veprimet e para ishin për MIQTث -1.25 që nga fillimi i ndeshjes duke ulur koefiçentin deri në 1,52 dhe mbeti në kuota të ulta deri para golit 0-1 në minutën e 45-të. Aq të ulta, saqë tregon për një volum të madh të hollash. Presioni i madh i basteve para fillimit të ndeshjes bëri që kompanitë e basteve ta rrisnin pazarin nga 2.5 në 2.75 pazarin me gola gjatë “Live”, teksa LART 2.75 me koefiçent 1,77 në fillim ra ndjeshëm deri në 1,42 në dy minutat e para.

Presioni për LART ishte i vazhdueshëm për pjesën e mbetur të 45 minutëshit të parë, por sapo rezultati shkoi 0-1, pazari u rikthye te POSHTث 3.5 me koefiçent 1,82 gjë që pësoi menjëherë goditje brenda 30 sekondash, duke rënë në kuotën 1,38. Gjatë ndërprerjes së ndeshjes u vunë re disa lëvizje të vogla, por të vazhdueshme për VENDASIT +1.25 (fitonin edhe nëse humbisnin me 1 gol diferencë), gjë që uli koefiçentat nga 1,93 drejt 1,75 dhe më pas një ndryshim të handikapit në +1, gjë që sërish u godit fuqishëm, duke ulur koefiçentat nga 2,1 në 1,68.

E njëjta gjë u përsërit me handikapin 0.75 (“barazim 1 ndahet”) që u ul nga 1,83 në 1,65 dhe në fund u ndal te handikapi 0.5 (falet “barazimi”) me ndryshimin e koefiçentave nga 1,95 në 1,5. Për këtë ngjarje, u desh të kontrollohej 2 herë situata: vallë a po ndodhte kjo gjë në pushim të ndeshjes?



Kjo ka qenë lëvizja më e madhe që kam parë ndonjëherë gjatë pushimit midis pjesëve, VENDASIT shkuan nga +1.25 (“merr 1 ndahet 1 gol”) me koefiçent 1,93 drejt +0.5 (“merr barazimin”) me koefiçent 1,5. Sasia totale e golave nuk u prek pothuajse farë gjatë kësaj masakre.

Në fillim të pjesës së dytë, presioni ndaj VENDASVE vazhdoi sërish me +0.25 (“fitore-barazim”, fiton gjysmën edhe në rast barazimi) duke parë edhe disa lëvizje tek LART 2.75, duke i ulur koefiçentat nga LART 2,75 me koefiçent 2 drejt 2.75 me koefiçent 1,5 në vetëm 30 sekonda, pikërisht para se të shënohej goli 0-2 në minutën e 49-të.

Dukej sikur bastet u humbën në këto lëvizje dhe filloi të “pickohej” paksa në drejtim të kundërt me sasinë e golave në total 3.75, duke ulur koefiçentat nga LART 3.75 me 2,72 në 1,42 në vetëm 30 sekonda të tjera lëvizje të shpejta dhe të çmendura. Bastet në handikap për VENDASIT vazhdonin sërish me pazarin +0.25 edhe pse me koefiçentë tepër qesharakë.

Më pas u shënuan golat 1-2 dhe 1-3 në një kohë të shkurtër, por edhe gjatë kësaj kohe u vendosën disa baste me LART 4.25. E rëndësishme të theksohet ka qenë fakti se nuk pati presion tek handikapi +0.25 pas golit 1-2, por u rikthyen shumë shpejt kur u shënua goli 1-3, teksa pazari me handikap ndryshoi nga +0.25 me koefiçent 1,09 drejt +1.25.

Teksa sasia e golave shkoi te 5.25, u vunë re disa baste domethënëse për POSHTث, për herë të parë në këtë ndeshje, duke e ulur pazarin nga POSHTث 5.25 me 2,35 koefiçent, drejt POSHTث 5.25 me 1,41 koefiçent në një mënyrë të përshpejtuar, teksa më pas u ul fare te POSHTث 5.25 me koefiçent 1,02(!!!) dy minuta më pas.



Goli 2-3 erdhi në minutën e 73-të, ndërkohë që kompanitë e hoqën fare handikapin, duke lënë vetëm POSHTث 5.75 me një koefiçent të pabesueshëm 1,15 gjë që sërish u godit shumë, duke e ndryshuar pazarin. Kalimi tek 5.5 ishte një gabim, gjë që u shfrytëzua sërish fuqishëm, por më pas nuk pati asnjë bast.

Analiza: Nuk ka shumë për të thënë këtu, është diçka aq flagrante sa s’ka më ku të vejë, dhe siç e përmenda edhe më sipër “nuk kam parë kurrë kaq shumë lëvizje në pushim të ndeshjes, nga +1.25 me 2,11 drejt +0.5 me 1,5”, është sikur të ishim transportuar në një univer paralel. Bastet në këtë ndeshje nuk janë asgjë më pak sesa një veprim kriminal dhe të dyja ekipet janë përfshirë këtu.

Ndeshja ka qenë parashikuar të përfundonte 2-3, ata nuk ndalën kurrë së vëni baste as kur rezultati ishte 0-2, as 1-3. Ndërsa në fund, bastet për POSHTث 5.25 kur rezultati ishte 1-3, janë një sinjal i qartë për rezultatin final. Jam pothuajse i shokuar që bastet nuk u ndalën dhe që kompanitë nuk e bllokuan më përpara këtë ndeshje. Dikush mund të ketë patur liçensë për të prodhuar parà në këtë ndeshje.



Konkluzioni: 100% e fiksuar
 
Back
Top