Dortmund me nje kembe ne çerekfinale.

Aguero

Anëtar Aktiv
Borussia Dortmundi ka bërë një paraqitje mbresëlënëse kundër Zenit St. Petersburgut në Stadion Petrovskij, ku fitoi me rezultat 4-2.

Skuadra gjermane e filloi sfidën në mënyrë të vrullshme duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Henrikh Mkhitaryan (4’) dhe Marco Reus (5’) dhe me këtë epërsi përfundoi pjesa e parë.

Në gjysmën e dytë, vendasit e ngushtuan rezultatin përmes Oleg Shatov (58’), mirëpo Robert Lewandowski shënoi golin e tretë të mysafirëve (61’).
Në vazhdim, Zeniti fitoi një penalti, të cilën Hulk e konvertoi në gol (69’).

Mirëpo, Lewandowski nuk la hapësirë për eufori të vendasve duke realizuar golin e dytë personal (71’).

Borussia Dortmundi është favorit për të kaluar në çerekfinale, pasi ndeshjen e kthimit e zhvillon përpara tifozëve të vet. /Telegrafi/

bvb-rrug-euml-s-p-euml-r-n-euml-raundin-tjet-euml-r_hd.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top