Dortmund arrin një tjetër fitore të pastër, tani në vend të dytë

cent

...Lontano
Në dy ndeshjet e fundit ka shënuar 8 herë e nuk ka pësuar asnjë gol, ky është ekipi i Borusias së Dortmundit që pas paraqitjeve të mira në Champions, tani duket se po kërkon ti bëjë konkurrencë ekipit të Bayernit në kampionat.

2q827ex.jpg

Ekipi i drejtuar nga trajneri, Jurgen Klopp këtë herë ka arritur të mposht lehtë edhe Nurembergun me rezultatin e pastër 3-0.

Dortmundi e nisi ndeshjen pa të rikthyerin Nuri Sahin, por me një formacion sulmues me Lewandowskin të mbështetur nga Reus, Gِtze e Kuba, i cili rezultoi të ishte vendimtarë duke arritur të shënonte dy herë në minutën e 18 dhe 21, me këtë rezultat u mbyllën edhe 45 minutat e para.

Pjesa e dytë nisi me një dëshirë të Nurembergut për të bërë diçka në këtë ndeshje, por pa arritur të shënonin. Pas minutës së 60-të verdhezinjtë morën përsëri frenat e lojës në dorë e arritën të vendosnin rezultatin në 3-0 në minutat e fundit me anë të Lewandowskit, i cili ktheu në gol një asist të Reus.

Me këtë fitore Dortmund ngjitet në vendin e dytë në renditje, 9 pikë larg Bayernit i cili do të luaj të dielën përballë Stuttgart.

/a.k
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top