Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dorëzohet drafti i terminalit të ri të Tiranës

Dorëzohet drafti i terminalit të ri të Tiranës

timthumb.php

TIRANث - Një kompani italiane i ka dorëzuar Bashkisë së Tiranës sot draftin e studimit të fizibilitetit dhe termat e referencës, për koncesionin e terminalit të ri të pasagjerëve në Tiranë. Sipas zyrës së bashkisë, ky draft përfshin studimin dhe analizat ekonomike të zhvillimit të transportit të udhëtarëve, për një afat 15-vjeçar, duke konceptuar dhe propozuar strukturën e terminalit, në një sipërfaqe prej 80.000m², në afërsi të kthesës së Kamzës. Drafti i studimit jep një planimetri të terminalit dhe parashikon zgjidhje për: parkimin e autobusëve, mikrobusëve dhe automjeteve të tjetra të transportit të pasagjerëve; linjën hekurudhore për stacionimin e trenave që vijnë dhe nisen nga Tirana; linjën për stacionimin e tramvajit, si zgjidhje alternative e transportit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe do të dalin nga Tirana; rrugët e brendshme të qarkullimit të automjeteve, tramit, etj, në territorin e terminalit; ambientet ndihmëse për mirëmbajtje, shërbime e furnizime të mjeteve të transportit; ambientet sociale dhe hoteleri, për akomodimin e udhëtarëve.

Organizimi i funksionimit të terminalit përfshin autobusët ndërkombëtarë të kompanive shqiptare dhe të huaja, autobusët ndërqytetëse dhe urbane. Në pjesën lindore të këtij terminali parashikohet parkimi i automjeteve private, me hyrje nga rruga e Stacionit të Trenit, ndërsa në pjesën perëndimore parashikohet parkimi i autobusëve ndërkombëtarë dhe ndërqytetëse, si dhe ambiente logjistike.

Vendet e parkimeve të autobusëve, mikrobusëve, taksive dhe automjeteve private, për fazën e parë janë:

• autobusë të linjave ndërkombëtare 34
• autobusë të linjave ndërqytetës 57
• autobusë të linjave urbane 15
• mikrobusë 48
• parkim autobusësh 26
• taksi 20
• parkim i automjeteve private 100

Nga ky terminal parashikohet të nisen:

• automjete 10 000
• mikrobusë 3 700
• autobusë 900
• autobusë ndërkombëtarë 100
• autobusë urbanë 180

Në këtë terminal do të vendoset stacioni i ri i trenit. Zhvendosja e stacionit të trenit, i cili pritet të nisë brenda muajit janar i hap rrugë fillimit të ndërtimit të bulevardit të ri, projektuar nga studio arkitekturore britanike. Në terminalin multimodal të Tiranës do të jetë stacioni i tramit, shërbim i cili në Tiranë dhe Shqipëri do të ofrohet për herë të parë.

Për studimin e linjave të tramit në qytetin e Tiranës, BE dhe qeveria franceze kanë akorduar një fond prej 1 milion e 250 mijë euro. Qeveria franceze ka miratuar 500 mijë euro për studimin e linjave të tramit, nga Kombinati në Kinostudio dhe nga Tirana e Re tek terminali multimodal, nëpërmjet bulevardit, ndërkohë që Bashkimi Evropian ka miratuar 750 mijë euro studim për linjën e tramit që do të shkojë rreth e qark unazës së qytetit.

Ky terminal parashikohet të ketë një kosto investimi në vlerën 21 milionë euro, e cila planifikohet të financohet nga BERZH, nëpërmjet një kompanie konçensionare, e cila do të përzgjidhet sipas procedurave të prokurimit të BERZH-it. Drafti është duke u studiuar me drejtoritë përkatëse në Bashkinë e Tiranës, me qëllim realizimin sa më objektiv dhe eficient të këtij projekti.

Në tetor 2012, me një financim prej 500 mijë eurosh të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bashkia e Tiranës lidhi kontratën e konsulencës me kompaninë italiane për hartimin e studimit të fizibilitetit dhe përpilimin e dokumenteve të tenderit të koncesionit, për terminalin e Tiranës.

/Shekulli Online/M.A./
 
Titulli: Dorëzohet drafti i terminalit të ri të Tiranës

Në këtë terminal do të vendoset stacioni i ri i trenit. Zhvendosja e stacionit të trenit, i cili pritet të nisë brenda muajit janar i hap rrugë fillimit të ndërtimit të bulevardit të ri, projektuar nga studio arkitekturore britanike. Në terminalin multimodal të Tiranës do të jetë stacioni i tramit, shërbim i cili në Tiranë dhe Shqipëri do të ofrohet për herë të parë.

Tani do vendoset apo zhvendoset ky stacioni i trenit??
Besoj se emri i ka mbetur se shinat e trenit dhe trenat bashke zore funksionojn!Lol.
 
Pe: Dorëzohet drafti i terminalit të ri të Tiranës

Qekan tu i rrafshu te gjitha ndertesat tek kthesa e kamzes me i llaf, per te ndertuar kte.
 
Titulli: Pe: Dorëzohet drafti i terminalit të ri të Tiranës

Qekan tu i rrafshu te gjitha ndertesat tek kthesa e kamzes me i llaf, per te ndertuar kte.


Po e vertete, vec kesaj, cdo projekt qe ata kane per te ardhmen, eshte shume e veshtire te realizohet ne nje vend si i yni. Pale trenat, a ka vertet trena qe udhetojne, ndoshta si njehere e nje kohe, te duhet 8 ore te arrish ne stacionin e deshiruar, se te gjithe udhetaret me shume frekuentojne autobusin dhe furgonat..... Projekti mbetet per tu pare..
 
Titulli: Dorëzohet drafti i terminalit të ri të Tiranës

[video=youtube;x-9oNU2YjuU]http://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=x-9oNU2YjuU[/video]

terminali.png


planimetria

terminal.png
 
Pe: Dorëzohet drafti i terminalit të ri të Tiranës

Keshtu si projekt duket i bukur,por sa do realizohet sdihet...Gjithsesi presim e shpresojme...
 
Titulli: Dorëzohet drafti i terminalit të ri të Tiranës

Bukur duket, edhe pse mua do me mungoje ai treni si dum dum, ku gjysma eshte plot me bagti nje vagon me zhavorr dhe tj kembesore te thjeshte te shkrete
Sidomos kur ecen si plumb pushke , qe nese une vrapoj ia kaloj vallai lol
Per mua keto furgonat te hiqen fare... fusni me sh autobuza, e i beni shofera autobuzash keto robte jo pa pune fare
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back