Dorëzohet drafti i terminalit të ri të Tiranës
TIRANث - Një kompani italiane i ka dorëzuar Bashkisë së Tiranës sot draftin e studimit të fizibilitetit dhe termat e referencës, për koncesionin e terminalit të ri të pasagjerëve në Tiranë. Sipas zyrës së bashkisë, ky draft përfshin studimin dhe analizat ekonomike të zhvillimit të transportit të udhëtarëve, për një afat 15-vjeçar, duke konceptuar dhe propozuar strukturën e terminalit, në një sipërfaqe prej 80.000m², në afërsi të kthesës së Kamzës. Drafti i studimit jep një planimetri të terminalit dhe parashikon zgjidhje për: parkimin e autobusëve, mikrobusëve dhe automjeteve të tjetra të transportit të pasagjerëve; linjën hekurudhore për stacionimin e trenave që vijnë dhe nisen nga Tirana; linjën për stacionimin e tramvajit, si zgjidhje alternative e transportit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe do të dalin nga Tirana; rrugët e brendshme të qarkullimit të automjeteve, tramit, etj, në territorin e terminalit; ambientet ndihmëse për mirëmbajtje, shërbime e furnizime të mjeteve të transportit; ambientet sociale dhe hoteleri, për akomodimin e udhëtarëve.
Organizimi i funksionimit të terminalit përfshin autobusët ndërkombëtarë të kompanive shqiptare dhe të huaja, autobusët ndërqytetëse dhe urbane. Në pjesën lindore të këtij terminali parashikohet parkimi i automjeteve private, me hyrje nga rruga e Stacionit të Trenit, ndërsa në pjesën perëndimore parashikohet parkimi i autobusëve ndërkombëtarë dhe ndërqytetëse, si dhe ambiente logjistike.
Vendet e parkimeve të autobusëve, mikrobusëve, taksive dhe automjeteve private, për fazën e parë janë:
• autobusë të linjave ndërkombëtare 34
• autobusë të linjave ndërqytetës 57
• autobusë të linjave urbane 15
• mikrobusë 48
• parkim autobusësh 26
• taksi 20
• parkim i automjeteve private 100
Nga ky terminal parashikohet të nisen:
• automjete 10 000
• mikrobusë 3 700
• autobusë 900
• autobusë ndërkombëtarë 100
• autobusë urbanë 180
Në këtë terminal do të vendoset stacioni i ri i trenit. Zhvendosja e stacionit të trenit, i cili pritet të nisë brenda muajit janar i hap rrugë fillimit të ndërtimit të bulevardit të ri, projektuar nga studio arkitekturore britanike. Në terminalin multimodal të Tiranës do të jetë stacioni i tramit, shërbim i cili në Tiranë dhe Shqipëri do të ofrohet për herë të parë.
Për studimin e linjave të tramit në qytetin e Tiranës, BE dhe qeveria franceze kanë akorduar një fond prej 1 milion e 250 mijë euro. Qeveria franceze ka miratuar 500 mijë euro për studimin e linjave të tramit, nga Kombinati në Kinostudio dhe nga Tirana e Re tek terminali multimodal, nëpërmjet bulevardit, ndërkohë që Bashkimi Evropian ka miratuar 750 mijë euro studim për linjën e tramit që do të shkojë rreth e qark unazës së qytetit.
Ky terminal parashikohet të ketë një kosto investimi në vlerën 21 milionë euro, e cila planifikohet të financohet nga BERZH, nëpërmjet një kompanie konçensionare, e cila do të përzgjidhet sipas procedurave të prokurimit të BERZH-it. Drafti është duke u studiuar me drejtoritë përkatëse në Bashkinë e Tiranës, me qëllim realizimin sa më objektiv dhe eficient të këtij projekti.
Në tetor 2012, me një financim prej 500 mijë eurosh të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bashkia e Tiranës lidhi kontratën e konsulencës me kompaninë italiane për hartimin e studimit të fizibilitetit dhe përpilimin e dokumenteve të tenderit të koncesionit, për terminalin e Tiranës.
/Shekulli Online/M.A./