Dorëzohet Barcelona, Mesi largohet në fund të sezonit. Ja te cila skuadër do vazhdojë karrierën

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Barcelona pret që Lionel Mesi të largohet drejt Mançester Sitit me parametër zero në përfundim të këtij sezoni. Sipas informacioneve të “Mirror”-it, klubi i argjentinasit është dorëzuar se mund ta bindë kapitenin për të rinovuar në “Camp Nou” kontratën që skadon pas 8 muajsh.

mesi-man-siti.jpg
lg.php



33-vjeçari, i cili i ka prishur totalisht marrëdhëniet me presidentin Bartomeu, kërkoi të largohej në vitin e fundit të kontratës me katalanasit, por ata nuk pranuan t’ia plotësojnë dëshirën duke e detyruar që të respektojë deri në fund kontratën. Duke mos dashur që të shkonte në gjyq për të zgjidhur ngërçin, “Pleshti” vendosi të qëndrojë pas një bisede me trajnerin e ri Ronald Kuman.

Numri 10 dëshironte një ribashkim me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola te Mancester Siti, madje arriti edhe akordin me “Qytetarët”, të cilët shpresojnë ta transferojë verën e ardhshme. Dhe të gjitha gjasat janë që kjo të ndodhë në përfundim të sezonit, pavarësisht se Barcelona kishte premtuar se do të luftonte për ta bindur legjendën e klubit për t’u tërhequr në klubin e tyre.



Transferimi i tij në “Etihad” do të varet shumë nga e ardhmja e Guardiolës atje. Kontrata aktuale e teknikut katalanas skadon verën e ardhshme dhe pa të në krye të Sitit, Mesi mund t’i ndryshojë planet e tij. Mesi dhe Guardiola ngritën dy herë trofeun e Ligës së Kampioneve gjatë viteve të tyre në Barce- lonë.

Por lidhjet e Mesit me Sitin nuk përfundojë këtu. Në “Etihad”, ai do të mund të bashkohej edhe me shokun e tij të ngushtë, Serxho Agueron. Golashënuesi më i mirë në historinë e Sitit bëri humor pak ditë më parë, duke thënë se lidhja e atyre të dyve është si ajo e një çifti të moshuarish.

PANORAMASPORT.AL
 
Messi duhej ta mbyllte ke Barcelona, por kur ke drejtues dhe president qe punojne mbas shpine dhe me paaftesine e tyre shpenzojne 700M eur ne blerje te deshtuara, Messit nuk i lejne asnje zgjidhje tjeter veçse te largohet. Mekat i madh.

Nje president si Perez Messit do i kishte dhene minimumi dhe 3-4 champions tjere dhe nja 2-3 topa t'arte.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top