Dorëheqja e Çuçit është një abuzim me ligjin

Opinioni publik u njoh dje me një akt delegimi, detyre qe Ministri i Brendshëm Bledi Çuiçi i bën Zv Ministritte 4 -ter të MB që Une nuk ja di emrin!

Çfarë ishte ky akt i pa njohur më parë në këtë Ministri?
Ministria e Brendshme është një nga Ministrite me përgjegjësi të larta në këtë vend. Sipas një përkufizimi më sintetik, një institucion është një “rregull loje” e pranuar shoqërisht.

Funksioni i Ministrit nuk mund të delegohet, sepse është një detyrë e tille, që nuk delegohet, sepse personalish Ministri është betuar para Presidentit të Republikes dhe votuar në Kuvend që funksionin e Ministrit do ta ushtrojë me ligj dhe nuk do ta delegojë.

Ministri Çuçi i delegon një detyrë Kushtetuese një zyrtari që ligjërisht nuk plotëson dot kushtet për t’a ushtruar atë.
Pra jemi para shkeljes se një betimi kushtetues bërë personalisht prej Ministrit.

Marrja e detyrës është një përgjegjesi kushtetuesedhe delegimi i pushtetit është nje shkelje e rende dhe shmangie e qellimshme nga kryerja e detyres, është një abuzim i rënde me një detyre publike, veprim ndaj
te cilit duhet të ndërmerren sanksione penale.

Funksioni i Ministrit nuk është profesion. Ministri është një funksion i ushtrimit te autoritetit i cili në rastin tonë nuk ushtrohet me delegim.
Per raste emergjente Ministrine detyrë, për të mos bllokuar punën nuk delegon autoritetin por vetëm të drejten e firmes sikurse ne rastet e pjesemarrjes afatshkurter ne konferenca nderkombetare, takime shumepaleshe dhe bilaterale me homologe, apo nenshkrime traktatesh etj. Por Ministri nuk mund te delegoje autoritetin per te marre lejen e barres se bashkeshortes që ne te vertet i takon me ligj ose perte ndjekur specializime afatgjata studimore kurse ose angazhime politike pushime te gjata mujore e vjetore si dhe hobe te ndryshme personale.
Kam drejtuar si Sekretar i Pergjithshem MR per 4 vite (2000-2004), kohë që janë nderuar 5 Ministra të Rendit dhe asnjë se ka bëre një delegim të tillë edhe në fushata zgjedhore.

Si përfundim:
Ju lutem zoti Minister kthehuni në detyrë dhe bëni
nul aktin e delegimit.
Ne rast te kundert:
Të gjithë ata që kanë paturpësine ta bëjnë këtë duhen kontrolluar urgjentisht nëse janë të përgjegjshem para ligjit dhe padyshim që kryejnë një abuzimin më të rëndë me detyrën publike. Ky veprim është i pamoralshëm dhe njëheresh i paligjshëm.

/KohaJone
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top