Donte vithe më të mëdha, paralizohet

Arfenilla

Themelues i Forumit
donte_vithe_me_te_medha_parali-1-194x300.gif

Ninel 35-vjeçe gjithmonë ka dashur të duket e përkryer dhe nuk kishte ngurruar të përdor të gjitha metodat për të arritur qëllimin e saj. Dhe njëra prej metodave që e ka përdorur për t’u bërë e bukur, ishin injeksionet me silikon për rritjen e vitheve.

Aktorja dhe këngëtarja e njohur meksikane Ninel Conde, ka mbetur e paralizuar në shpinë, për shkak të injeksioneve për rritjen e vitheve. Ylli i serisë së njohur ‘Rebelde’, përveç talentit të saj, njihej shumë edhe për fomat e jashtëzakonshme të trupit.

Ninel 35-vjeçe gjithmonë ka dashur të duket e përkryer dhe nuk kishte ngurruar të përdor të gjitha metodat për të arritur qëllimin e saj. Dhe njëra prej metodave që e ka përdorur për t’u bërë e bukur, ishin injeksionet me silikon për rritjen e vitheve.

Kur para ca muajve mediet e kishin zbuluar sekretin e vitheve të saj të bujshme, Ninel kishte mohuar se po merrte injeksione për rritjen e vitheve. Dhe tani pikërisht për shkak të këtyre injeksioneve, edhe ka përfunduar në spital.

Siç shkruajnë mediet, pjesa e poshtme e kurrizit i është shtangur plotësisht dhe nuk mund të lëvizث, sepse mjeku që i ka dhënë injeksionin për rritjen e vitheve, me siguri se ia ka prekur nervin.

Përveç që po rriste prapanicën, Ninel disa herë ka qenë tek kirurgu plastik për të rritur edhe gjinjtë, përmirësuar hundën dhe buzët.B.vip
 
Titulli: Donte vithe më të mëdha, paralizohet

Cmenduri. Ne fakt kete aktore e kam pare neper telenovelat qe trasmetohen ne televizionet tona. E vertet qe permasat e saj ishin pertej normales. Nuk e kuptoj manin e madhe te ketyre injeksioneve per perefeksion. Nuk egziston ky perfeksion e njeriu perseri vazhdon e kerkon ate, vihet ne poziten e onipotentit.........Por mendoj se frika e plakjes dhe kerkesa e bukuris ne boten e spetkalit e showbiz ....kthehet ne obsesion dhe dalengadale jemi komplet te varur nga kirurgjia plastike, nga botoxi e injeksione te ndryshme.
 
Titulli: Donte vithe më të mëdha, paralizohet

Po kjo te medhaja i ka pas ci duheshin me te medha, mbase ka dash ti kombinonte me gjokset:lol:

ishalla sherohet
 
Titulli: Donte vithe më të mëdha, paralizohet

ahahah eshte me te vertet 35 kjo ...lolol se po me duket vetja adoleshente ne krahasim me te :yahoo:

Seriozisht ,tani ..kesaj si kombinojne pjeset e trupit me njera tjetren(nga mosha) ...ca i duken 50 vjecare ,,,ca 35,,,(nje grimc e vockel ) ca 20 etj etj ....Trurin uroj mos ta hekurosi me silikon kjo ,,,se aty dihet qe jane te domosdoshme rrullat lolol
 
Te me dish mua si me duket vetja :P....ueee e them pa modesti fare po jam yll per moshen qe kam ahhaha :P
Nuk e kuptoj vertet, mosha e saj 35 vjecare eshte akoma nje moshe qe nuk eshte e nevojshme te kryen nderhyrje kirurgjikale plastike. Por vaniteti mendoj, bota ku ajo jeton, bota kinematografike con ne pasiguri te tilla.

Po te shohim pothuaj te tere aktoret hollovudjane kryejn plastik ose marrin injeksione me botox per te hekurosur rrudhat e duke bere kete gje jan kthyer ne kukulla porcelani....tani jan thjesht hija e vetvetes.

psh Nikole Kidman qe e adhuroj si aktore, se shoh dot skan me plasticitet ne fytytre...ose Meg Rajan gjithashtu e shum te tjera.....Vertet gjynah sepse u eshte kthyer ne obsesion. pas nje doze te pare ato behen indipendete e tere jeten do marrin botolin.
 
Titulli: Donte vithe më të mëdha, paralizohet

Mir ka then Ajnshtajni se budallakia ska fund... por edhe po me vjen keq.

Por nuk eshte paraliza qe ka marr shum injeksione, edhe pse nuk eshte normal, po edhe e pasugrt per nje te ardhme te shendosh. Problemi eshte se injeksioni i marrur ka prekur ne nerv dhe pastaj paraqitet paraplekia. Kjo mund te ndodh edhe nga mjeku i shtepis nese te qellon ne nerv me injeksion ne nje rast semundje...

Me vjen keq per kete femer, qe i ka ndodhur kjo. Rast i rend...
 
Pe: Donte vithe më të mëdha, paralizohet

Keta pervec fames dhe stresit te fames,keta kane probleme dhe me vetveten...O duan te dalin me te mira mbi cdo gje e cdokush o ska...Por ama cdo gje e ka nje cmim edhe pse spo bejne me shume se kane bere tjerat,nderhyrja ne veten,ne trupin tend me duket dicka e njerezve me probleme psikologjike...
 
Titulli: Donte vithe më të mëdha, paralizohet

Jetesa, nuk me vjen keq aspak per te, sepse perendia e ka fale mjaft te bukur, cfare i duhet intervenimi i inxheksioneve qe ta bej ideale? Ideale nuk ka ne bote...apo jo.
 
Titulli: Donte vithe më të mëdha, paralizohet

Gjynah gjith kjo femret te paralizohet...jo patjeter duhet ti pershtatesh modes me te pasme te Medha ...ndjehu raht me trupin tond jo te demtosh shendetin tende cka duhet tashi kesaj jeta e te pasmet e ''bukura'' kur ka arrite ne kete shkalle te paralizes...ehh medet disa hjekin keq per mend qe nuk kan!!
 
Back
Top