Domethënia e gurëve të çmuar dhe gjysmë të çmuar .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Shiko fotografinë 1785235

Gurët e çmuar janë katër: diamanti, smeraldi, rubini dhe safiri. Ndërsa tek gurët gjysmë të çmuar bëjnë pjesë shumë gurë transparentë.
Termi gur i çmuar përdoret vetëm për disa gurë kristali dhe çmimi i këtyre të fundit është shpesh në mënyrë të konsiderueshme më i lartë se sa e gurëve gjysmë të çmuar.

Kështu që unaza juaj të jetë idealja, Living ju paraqet një manual me kuptimin e çdo guri:

- Ametist: sinqeriteti
- Smeraldi: dashuri e sinqertë
- Perla: shëndet
- Topazi: besnikëri
- Ujë deti: kurajo
- Diamanti: pafajësi
- Rubini: dashuria reciproke
- Zafiri: urtësi
- Oniksi: lumturi martesore
- Opalin: shpresa
/Telegrafi/
 
Titulli: Ngjyrat dhe guret e cmuar sipas shenjes se horoskopit

Jeni kurioze te mesoni se cilat ngjyra dhe gure te cmuar ju pershtaten me shenjen tuaj te horoskopit?

Dashi - I drejtuar nga Marsi, zoti i Luftes, kjo shenje eshte e lidhur me te kuqen, ngjyre qe i sjell fat dhe qe i mbron nga negativiteti; guri i cmuar eshte korali ose rubini ne spektrin nga e kuqe ne vjollce.

Demi - Kurajoz, sensual duhet gjithnje qe te mbaje veshur dicka jeshile, sidomos ne momentet e veshtira, per te kaluar pengesat dhe per te patur sukses ne dashuri. Nder guret e cmuar, fatsjelles jane smeraldi, qe garanton dashuri dhe ekuiliber.

Binjaket - Ngjyra qe i shkon per shtat kesaj shenje te udhehequr nga Merkuri eshte e verdha, qe eshte zgjedhja e duhur ne rast te nje udhetimi te rendesishem, apo ndryshimi te jetes. Topazi eshte guri i cmuar qe i ndihmon te kontrollojne emocionet.

Gaforrja - Argjenti, e bardhja; keto jane ngjyrat qe i duhen atyre qe i perkasin kesaj shenje, per te zgjidhur ceshtje familjare dhe sentimentale. Guri i cmuar mbetet perla, qe ka efekt qetesuar dhe riekuilibrues.

Luani - E arta dhe portokallia jane ngjyrat e kesaj shenje, te lidhur me zotin e Diellit, qe i sjellin kurajo dhe sukses. Diamanti eshte guri i cmuar qe i jep energji, i mbron dhe i ndihmon per t'u fokusuar ne objektivat e duhura.

Virgjeresha - E udhehequr nga Merkuri, kjo shenje ka tonalitetet e grise si ngjyra ideale. Per te zhvilluar me shume intuiten, keshillohet te mbahen gure te cmuar qe quhen kunzite e zakonisht jane kristale ngjyre roze ose vjollce.

Peshorja - Per te gjetur paqen dhe ekuilibrin, shenja e dominuar nga Aferdita, mund te zgjedhe mes te kuqes dhe jeshiles. Edhe guret e cmuar duhet t'i zgjedhe ne keto ngjyra. Opali jep fuqi, ndersa guri i Malakitit forcon kapacitetet kritikuese.

Akrepi - I lidhur me Plutonin, Akrepi arrin sukses edhe fale se kuqes, ngjyres se purpurt apo te kuqerremtes. Guri fatsjelles eshte rubini qe lufton semundjet dhe te keqijat, por edhe forcon personalitetin.

Shigjetari - Kjo shenje lidhet me tonalitetet e bluse dhe te kaltres se thelle qe i sjellin kurajo dhe humor te mire. Guri i cmuar me emrin Bruz rrit personalitetin.

Bricjapi - Ngjyrat e kesaj shenje jane kafja dhe grija, qe i ndihmojne per te patur me shume kurajo dhe grinte. Oniksi eshte guri tipik qe i ndihmon per te kaluar cdo veshtiresi, kurse Opali i zi, eshte nje stimulues i mire dhe antidepresiv.

Ujori - Bluja e erret, per shenjen qe dominohet nga Urani, eshte zgjedhja me e mire. Kjo ngjyre ndihmon per te gjetur shpesh idete brilante. Kristali i qarteson mendimet, ndersa Zafiri i favorizon dashurine dhe shendetin.

Peshqit - Shenje qe nuk ka si t'i shpetoje ngjyres blu te detit dhe jeshiles. Guret qe kane funksion mbrojtes dhe japin energji dhe forcojne vleresimin dhe vullnetin jane Ametisti dhe guret me ngjyre qe nxjerr deti.
 
Titulli: Domethënia e gurëve të çmuar dhe gjysmë të çmuar .

Turquoise me pelqeu shume, se bricjapi nuk gjeti gje kesaj rradhe :p
 
Titulli: Domethënia e gurëve të çmuar dhe gjysmë të çmuar .

Po i zalli i fshatit cfar perfaqson ? apo nuk hyn ne kte kategori ? :p
 
Titulli: Domethënia e gurëve të çmuar dhe gjysmë të çmuar .

Guri i çmuar i Janarit është garnet, që simbolizon nje shpirt te lire, besnikeri dhe dashuri te pashtershme.
Garnet_image.jpg



Te tjerat gjejini vet...:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top