Dolce dhe Gabbana dënohen me burg për evazion fiskal

Love

βeℓℓe â๓e
Stilistët Domenico Dolce dhe Stefano Gabbanna janë dënuar me 1 vit e tetë muaj burg për evazion fiskal. Ata akuzoheshin se kanë fshehur miliona euro nga autoritetet italiane.

_64532030_64526443.jpg


Dyshja e famshme, që ka veshur Madonën, Kate Moss, Kylie Minogue, nuk ishin të pranishëm në seancën gjyqësore por kanë mohuar akuzat dhe kanë apeluar vendimin e dhënë.

Hetimi nga autoritetet italiane nisën rreth gjashtë vite më parë, si pjesë e planit të qeverisë për shmangien e taksave.

Gjykata tha se stilistët kishin transferuar kompaninë e tyre në Luksemburg duke shmangur kështu taksat që kapin një vlerë rreth 1 miliard euro.

Ata e shitën emrin e firmës së tyre për një kompani me bazë në Luksemburg që mban emrin “Gado”, anagram i mbiemrave të tyre. Por çmimi ishte nën vlerën e tregut, tha gjykata.

Fillimisht ata u shpallën të pafajshëm në gjyqin e organizuar në prill të 2011-s, por Gjykata e Lartë e kthehu çështjen.
Shekulli
 
Titulli: Dolce dhe Gabbana dënohen me burg për evazion fiskal

e sa ka si k'to Filthy Rich.... qe nuk paguajne taksa, e padrejte......
 
Titulli: Dolce dhe Gabbana dënohen me burg për evazion fiskal

burimi i informatave shekulli full rrena si nxinet bese kesaj gazete
 
Titulli: Dolce dhe Gabbana dënohen me burg për evazion fiskal

Nuk eshte genjeshter, eshte vertetuar edhe nga lajmet k'tu :)
 
Titulli: Dolce dhe Gabbana dënohen me burg për evazion fiskal

gjitheqka mundet tana ato pare edhe mos me pagu tatim si me kon shqiptar
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top