Dokumenti i '89-ës: Ramiz Alia parashikoi ç'do ndodhte me Shqipërinë

ZHIGO

Stumblin' in
V.I.P
Dy ditë më parë Servet Pëllumbi publikoi në Channel One një dokument shumë të rëndësishëm që hedh dritë mbi të sotmen politike të Shqipërisë. Dokumenti autentik i një mbledhjeje të Byrosë nis me fraztën e Ramiz Alisë, që thotë se sistemi komunist ka kapitulluar përballë atij kapitalist, dhe se "jemi të detyruar të ndryshojmëstrategji" e cila ka dy synime: 1. të drejtat e njerut dhe 2 sistemin pluralist.

"Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën", thotë Alia.

"Dita" boton sot tekstin e plotë e të pacensuruar së bashku me një intervistë shtesë të z. Servet Pëllumbi. Thelbi i dokumentit do duhej të trondiste thellësisht shoqërinë shqiptare.

Në 1989, Byroja politike kish parathënë si Kasandër gjtihçka realisht ka ndodhur:

"1. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel, dhe në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e perëndimit dhe të disidencës antikomuniste…

2. [të burgosurit politikë] ne na intereson karta morale e tyre, të afrohen e t’ujapim punë të parëndësishme… por kurrë nuk do t’i lënë të marrin pushtetin…

3. [pronarëve] do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim, do t’i ngatërrojmë me njëri-tjetrin…[nëpër shkallë gjykate pa fund]. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë…

4. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së lartë komuniste, ne komunistët reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne, njerëzit tanë…

5. Me këtë strategji brenda 2-3 legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste…"

Dita ngre pikëpyetjen se a ishin Berisha e Nano të zgjedhurit për të aplikuar këtë platformë. Përgjigja është implicite.

Ky do duhej të ishte krye-lajmi i këtyre 23 viteve, dhe krye-debati shoqëror mes shqiptarëve. Njësoj si debatet në Gjermani mbi nazizmin. Por, vështirë që "këta" që sundojnë tani, të duan të flasin e të lejojnë debat të gjërë pastrues mbi këtë temë. /albeu.com/


Le te themi qe ky Serveti qenka sherbetor i dikujt , por ama si ka munci qe pikat jan zbatuar me pikpermeri nga ana e asaj fare te keqe?

sidomos ndalem tek pika 1 dhe 3.

A ka ndonje deshir te shpjegoj situaten ne fjale?
 
Titulli: Dokumenti i '89-ës: Ramiz Alia parashikoi ç'do ndodhte me Shqipërinë

Nuk eshte ndonje lajm I I ri.Ky dokument I plote qarkullon prej kohesh ne net.Eshte shume naive te mendojme qe nuk eshte I vertete, mjafton te shohesh kush ishin "dsmokrate" qe te vertetosh edhe se si u vendosen ata ne krye te shtetit.Gjithcka ka qene e planifikuar me pare dhe kjo dihet.Ne perseri na qeverisin komuniste nen petkun e demokratit.Te pakten tani te verberit mund te shohin se si digjen pishtaret e tyre te demokracise
 
Titulli: Dokumenti i '89-ës: Ramiz Alia parashikoi ç'do ndodhte me Shqipërinë

vazhdojne prrallat me mbret edhe une e kom gjet nje piktur te VAN GOGUT ne Garazhen e makines time..
Njerez pa etike shfrytezojne edhe te vdekurit vetem per te perulur tjetrin.
 
Titulli: Dokumenti i '89-ës: Ramiz Alia parashikoi ç'do ndodhte me Shqipërinë

vazhdojne prrallat me mbret edhe une e kom gjet nje piktur te VAN GOGUT ne Garazhen e makines time..
Njerez pa etike shfrytezojne edhe te vdekurit vetem per te perulur tjetrin.

C"ka po thua Xhebro?Ke po ulin?Dokumenti eshte arkivor dhe nje person publik ish kryetar parlamenti dhe nje jete profesor filozof nuk flet pallavra se eshte figure publike.Akoma ju me shpetimtarin e madh te kombit tone Berisha etj?
 
Titulli: Dokumenti i '89-ës: Ramiz Alia parashikoi ç'do ndodhte me Shqipërinë

C"ka po thua Xhebro?Ke po ulin?Dokumenti eshte arkivor dhe nje person publik ish kryetar parlamenti dhe nje jete profesor filozof nuk flet pallavra se eshte figure publike.Akoma ju me shpetimtarin e madh te kombit tone Berisha etj?


Po e din ti si eshte kjo leon jemi une edhe ti para porte ti ke topin edhe portierin perballe me mundesi pasimi ose te shenosh vet berisha ka pas topin mundesin e pasimit edhe ka jep gol i pari smundesh me akuzu per kete...


Per mu mitet nuk egzistojne veq jan kriju me i mbajt njerezit nen pranga .

Pse nuk u be ne te 89 leon ma spjegon pak?
 
Titulli: Dokumenti i '89-ës: Ramiz Alia parashikoi ç'do ndodhte me Shqipërinë

Pike per pike e kane zbatuar bravo... E te guxoje kushe te thote qe nuk ishin e jane poshtersisht te Zote !
 
Titulli: Dokumenti i '89-ës: Ramiz Alia parashikoi ç'do ndodhte me Shqipërinë

Ska nevoj per dokumet fare , kjo dihet nga te gjithe ata qe marrin pak vesh nga jeta ;
 
Titulli: Dokumenti i '89-ës: Ramiz Alia parashikoi ç'do ndodhte me Shqipërinë

Me aq sa e njoh une historine dhe me sa kam lexuar nga personazhet e kohes, arsyeja perse Ramiz Alia u zgjodh pasardhesi i Enver Hoxhes kur te gjithe e dinin qe diktatori ishte paranojak kur vinte puna tek pushteti ishte se Ramiz Alia ishte nje servil qe asnjehere nuk doli nga hija e diktatorit dhe asnjehere nuk e kundershtoi ate.

Cilat ishin reformat qe ndermori Ramiz Alia nga 1985 deri ne 1990 dhe cilat ishin frutet e tyre? Jo vetem qe Alia nuk ndermori ndonje reforme politike apo ekonomike por populli e vendi u katandis ne ate gjendje sa edhe buka e gojes duhej te racionohej aty ku nuk mbante me. Ramiz Alia jo vetem qe nuk dha asnje sinjal per hapjen me boten, por perkundrazi historia do ta mbaje mend ate si diktatori i fundit komunist i Evropes Lindore qe ra nga pushteti.

Persa i perket rolit te Ramiz Alise ne ardhjen e pluralizmit ne vend, njerezit harrojne qe Ramiz Alia dhe rregjimi qe ai perfaqesonte ishte pengesa kryesore e ardhjes se pluralizmit ne vend. Ramiz Alia pati nje kontribut indirekt ne ardhjen e pluralizmit dhe ky kontribut i tij ishte paaftesia e tij per te qeverisur vendin ne ate vend qe e shpurri ekonomine shqiptare ne nje gjendje totale kolapsi. Dhe kur vuajtjet e popullit shqiptar arriten atje ku nuk mbanin me, ambasadat e huaja u shperthyen ne Tirane, shqiptaret u ngjiten anijeve ne Durres, per tu larguar nje ore e me pare nga vend. Ramiz Alia ishte nje burokrat i thjeshte, specialiteti i te cilit nuk ishin qeverisja e vendit, por shkrimi i fjalimeve te shokut Enver. Alia nuk ka qene as me shume e as me pak se sa sekretari i Enver Hoxhes.

Ekziston edhe nje mit ne Shqiperi sikur gjoja "Ramizi lejoi ardhjen e pluralizmit". Apo sikur gjoja ai lejoi qe pluralizmi te vinte pa gjakderdhje te madhe. Keta njerez duhet te jetojne ne ndonje planet paralel. Eshte e diskutueshme edhe sot e kesaj dite se nese Ramiz Alia apo rregjimi i tij e kishin situaten nen kontroll ne ato vite. Ata e gjeten veten perballe jo perpara nje grushti individesh, e gjeten veten perballe nje populli te te tere, te ndrydhur, te uritur, te papune, te burgosur e syrgjynosur ne bunkerin e madh me emrin Shqiperi. Nese Ramiz Alia e shoket e tij te byrose politike nuk dhane urdher qe te hapej zjarr mbi mijera njerez ne sheshet e Tiranes e bene kete gje pasi i trembeshin dy gjerave: a) ata oficeret e tyre nuk do te qellonin dot mbi turmat por do ti kthenin armet nga ata qe dhane urdherin b) duke e vendosur policine e ushtrine para nje urdhri te tille, ata do te braktisnin detyren dhe Aline e kompani e priste fati i Causheskut duke ngelur ne meshiren e turmes.


hajduti
 
Titulli: Dokumenti i '89-ës: Ramiz Alia parashikoi ç'do ndodhte me Shqipërinë

Ska nevoj per dokumet fare , kjo dihet nga te gjithe ata qe marrin pak vesh nga jeta ;

Edhe me Arin qe "fluturoi" blen ferma ne Sh.B.A e dije?
 
Titulli: Dokumenti i '89-ës: Ramiz Alia parashikoi ç'do ndodhte me Shqipërinë

Citat per hajdutin .

Nuk e di nese ndonjehere te vetme ty te eshte dashur te perplasesh me piken 3 qe ceket tek ky dokument kaq i ulet (po e marr si rast te vetem piken 3) sepse nuk do te duket me si nje mit legjendar i shperndar nga goja e nje drago-drakule te cilet nxjerrin flak e te pijn gjakun naten.

Do thuash ti po ky palo Serveti , filozof etj etj sic e ben Ironi dhe sic esht fatmirsisht per te dhe fatkeqsisht per ne , pse nuk ngreu krye me perpara? deri ketu jam dakort , qe te shmangen kto keqkuptimet dhe medyshjet qe na lindin me pas.

Por qe te ndalemi tek pronat , me thuaj pak. Ku gabon dokumenti?

A zbriten DHIETARET , LOPECARET , DERRETARET etj etj... dhe zune prona pa fund sepse kete e lejoj vet shteti ne forma nga me qesharaket e deri tek ajo me dhune. Ky ishte nje regres i kohes se revolverve ku per te ruajtur pronen tende do te duhej te kishe nje revolver ne brez dhe duhej te ishe martir per ti gezuar ato.

Fale rryshfeteve "ai" (sepse ne kohen e ktij te fundit(8 vjecari fundit) na u hapen pak syt) beri efendi , e pasha me shume se 70 % te dores se vet. Kalo nje her ne viçidol , dhe do ta kuptosh perse e kam fjalen...

tjeter ,

cfare te duket mit ty, nje klan qe po zgjebon shqiperine deri ne skaj . ku ne jemi ato spektatoret qe ndahen sipas klasit , qe ti ndoshta ke luksin ta shikosh me kokoshka perpara...?
 
Titulli: Dokumenti i '89-ës: Ramiz Alia parashikoi ç'do ndodhte me Shqipërinë

Edhe ky e ka qellu sikur Fundi i botes i Nostradamusit hahaha te besosh ne prrallat e servet pellumbit eshte si me besu ne babadimer.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top