Doktrina e Trinitetit para ardhjes së Jezu Krishtit

Kresha

A pretty face can never trick me
Senad Maku

Doktrina e trinitetit në krishterizëm konsiderohet elementi kryesor, esencial i besimit. Kjo doktrinë nuk është paraqitur për herë të parë në këtë fe, ngase si e tillë ka ekzistuar që nga fetë e tjera të mëhershme, nga fetë e sajuara, nga fetë pagane dhe ishte një fenomen teologjik dominues në shumë fe të vjetra primitive në Mesdhe. Për shembull, feja egjiptiane, konkretisht origjina, doktrina e saj daton rreth 1700 vjet para Krishtit (p.e.r. = para erës së re); doktrina babilonase rreth 1200 vjet p.e.r.; doktrina siriane daton prej vitit 1160 p.e.r.; doktrina greke prej v. 1100 p.e.r.; doktrina persiane prej v. 400 p. e. r., etj.[1] Kështu, mund të përmendim fenë e vjetër egjiptiane, ku ka dominuar triniteti i përbërë prej “Izisit”, “Ozirisit” dhe “Horusit”. Të njëjtën skemë e ndeshim edhe te feja e sumerëve[2]: “An”, “Enki” dhe “Anlil”; te feja e vjetër e Arabisë Veriore: “El”, “Asirat” dhe “Baal”; te feja e vjetër greke: “Zeus”, “Apollon” dhe “Hera”; te feja e vjetër romake: “Jupiteri”, “Marsi” dhe “Quirinusi”.[3]

Këtë e vërteton edhe historiani Will Durant, i cili konstaton: “Ideja për trinitetin hyjnor erdhi nga Egjipti”.[4]

Feja hitite që i përkiste popullit hitit, gjatë Mbretërisë Hetite (1640 – 1200 p.e.r.), e cila shtrihej në Azinë e Vogël (Turqia e sotme dhe Siria Veriore), besonte në tre zota, të cilët ishin të bashkuar në trini dhe përbëheshin nga i ati “Teshuba”, e ëma “Hepat” dhe i biri “Saruma”.[5]



Në Egjiptin e lashtë feja ishte e mbushur me besime trinitare, edhe pse, kohë pas kohe, paraqitej monoteizmi, por ai ishte vetëm për një kohë të shkurtër. Xhefri Parinder (Geoffrey Parrinder), lidhur me këtë, thotë:

“Perënditë më së shumti i tubonin nëpër qendra të adhurimit të ngjashme me Heliopolisin. Mirëpo, atje kishte edhe një radhitje tjetër, ku bëhej tubimi sipas mënyrës së radhitjes së dashurisë familjare, vetëm këtu në aspektin trinitar, vendosej zoti lokal si kryesor, pastaj gruaja e tij dhe në radhë vinte i biri. Kështu, i gjejmë zotat “Ptah” “Sehmet” dhe “Nefertum”[6], të cilët ishin tubuar në Menf (qytet); po ashtu me këtë radhë ishin tubuar zotat “Amon”, “Mut” dhe “Hons” në një trinitet tjetër. Ishte i tubuar edhe një trinitet i tretë ndërmjet “Ptah”–ut,“Sokaris”-it dhe “Osiris”-it, e që ishin tri perënditë e të vdekurve nga gjinia mashkullore. ثshtë një ngjashmëri mahnitëse ndërmjet teksteve trinitare të Menfit dhe trinive të tjera ekzistuese. Dua të them lidhur me shikimin në këtë trinitet si në një zot. ثshtë më se e qartë se këtu e gjejmë një garë të besimit të krishterë në të njëjtën mënyrë. Madje, edhe nëse kemi nevojë për argument, i cili do të na e vërtetonte se ki*shte një ndikim të caktuar në mënyrën e shprehjes krishtere, ky do të mjaftonte.”[7] Gjithashtu, kemi edhe një trinitet të përbërë nga “Vajrapani”, “Manjusri” dhe “Avalokitesvara”, që e ka formën e trinitetit, tre në një dhe që është një zot i quajtur “Buda”. Kështu, kinezët dhe japonezët e adhurojnë Buden, por ata e dallojnë duke e quajtur atë “Fo (Fu)”. Kur ata e adhurojnë atë, thonë: “Fo, është një zot, por i paraqitur në tri forma”.[8]



Doktrinën e trinitetit e kemi edhe në Hinduizëm, fe e sajuar e cila daton që nga shekulli XV para erës sonë. Edhe sot e kësaj dite është një fe e shumicës në Indi. Duke filluar nga shekulli VII p. e. r. kjo fe quhet fe brahmane-brahmanizëm, sipas zotit të tyre Brahman.[9] Ky zot, sipas tyre, edhe pse është një, në raport me punën dhe angazhimin konsiderohen tre:

- Brahma - zoti që krijon,

- Vishna - zoti që mbikëqyr ekzistencën,

- Shiva - zoti që shkatërron.

Me këtë qëndrim të indianëve mbi besimin në shumë zota u përhap edhe bindja e trinitetit. Kjo bindje u përhap në shekullin VII para Krishtit (p. e. r.).[10]



Në Encyclopedia of Religion and Ethics (Enciklopedia e fesë dhe e moralit), James Hasting shkruan: “Në besimin indian p. sh. ndeshim grupin trinitar të përbërë nga Brahma, Shiva e Vishna; në besimin egjiptian gjejmë grupin trinitar të formuar nga Osirida, Isida dhe Horusi”.[11] Ndërkaq, Sigfrid Morenz, në librin e tij “Religjioni egjiptian” konstaton:

“Triniteti ishte preokupimi kryesor i teologëve egjiptianë... Tri perëndi janë kombinuar dhe trajtuar si një qenie e vetme, e konsideruar në njëjës. Në këtë mënyrë, fuqia frymore e fesë egjiptiane tregon një lidhje të drejtpërdrejtë me teologjinë e krishterë”.[12]

Në fjalorin frëng gjejmë këtë koment: “Triniteti platonik, që në vetvete është thjesht një rikonstruktim i triniteteve të vjetra, që rrjedhin nga popuj më të lash*të, duket se është triniteti filozofik racional i atributeve, që u dha jetë tri hipostazave, apo personave hyjnorë të mësuar nga kishat e krishtere... Ky koncept filozofik grek mbi trinitetin hyjnor... mund të gjendet në të gjitha besimet e lashta pagane”.[13]



Doktrina të tjera të trinitetit gjejmë edhe te fe të tjera pagane, siç është p.sh.:

Triniteti babilonas:

- Ana

- Enli

- Ea



Triniteti egjiptian:

- Oziris

- Izis

- Horus



Triniteti greko-romak:

- Jupiteri

- Juno

- Menerva



Triada egjiptiane e Ramsesit II:

- Amon

- Ra

- Nut



Triada palmires:

- Zoti i hënës

- Zoti i parajsës

- Zoti i diellit [14]



Po ashtu te feja budiste po të studiohet, do të vërejmë se pasuesit e saj arritën në konkludim duke konstatuar se, ai (Buda) nuk ishte njeri i thjeshtë, por njeri në të cilin ishte personifikuar dhe mishëruar shpirti i Zotit. Ky ishte besimi i mishërimit apo personifikimit të cilin më vonë e huazuan edhe të krishterët, kur thanë se Mesihu-Jezusi / Isai a.s. kishte dy personalitete: hyjnore dhe njerëzore. Hyjnorja është mishëruar te njerëzorja, d. m. th. te Jezusi (sipas tyre).[15]

Të gjitha këto trinitete na e rikujtojnë çështjen e Jezusit/ Isait a. s. dhe të trinisë së shenjtë në krishterizmin e sotëm. Kjo na vjen nga fakti se të gjitha këto fe pagane e kanë historinë më të lashtë se krishterizmi, andaj ndikimi i krishterizmit nga ato religjione është i qartë në këtë aspekt. Kjo u vërejt sidomos pasi që Pali e pranoi krishterizmin dhe përfshiu e i shkriu në të disa nga mësimet pagane.



Krishterizmi në formën e vet origjinale ka qenë i njëjti besim në një Zot me të cilin Zoti i ka porositur të gjithë pejgamberët e Vet që t’ia komunikojnë njerëzimit. Ishin romakët ata që, kur pranuan krishterizmin, e kishin të vështirë të hiqnin dorë nga zotat e tyre mitologjikë dhe të bëheshin monoteistë. Gradualisht këto mite u shkrinë brenda krishterizmit “zyrtar”, si p. sh., paganizmi u pranua nga kisha dhe nga ajo çdo disident shkishërohej.[16]

Këtë madje e pranon edhe vetë pastori i protestantizmit, dr. Fehmi Cakolli:

“Si në Judaizëm ashtu edhe në Krishterizëm, mund të gjenden elemente pagane. Nuk mund të pandeh se nuk përmban ndonjë element pagan, përkatësisht pa pasur elemente të religjioneve të tjera”.[17] “Origjina [e trinitetit] është krejtësisht pagane.”[18] Triniteti i krishterë është një rit pagan, as vetë të krishterët nuk mund ta kuptojnë këtë doktrinë.



Në librin “Ti afrohemi Jehovait” theksohet:

“Në shekullin e parë të krishterët patën shumë bekime frymore. Por Jezusi dhe apostujt parathanë se adhurimi i vërtetë do të korruptohej e do të humbiste. (Mateu 13:24-30; Veprat 20:29-30) Pas periudhës apostolike në skenë doli i ashtuquajturi krishterim. Klerikët e saj përvetësuan mësime dhe praktika pagane. Gjithashtu, e bënë gati të pamundur afrimin me Perëndinë, duke përshkruar atë si një trinitet të pakuptueshëm...”.[19] Kisha i dha Zotit formë të njeriut dhe njerëzve ua prezantonte Zotin në fizionomi të njeriut. Nën ndikimin e religjionit të krishterë njerëzit, që nga fëmijëria, e paramendonin Zotin në trajtë njerëzore dhe materiale.[20] Kështu, Krishti zot ndodh bashkërisht me njeriun historik të Jezusit nga Nazareti. Pra, vetë Zoti ka qenë i mishëruar në njeriun përgjatë historisë. Fanatizmi është zell i shërbyesve të kishës për t’ua imponuar njerëzve një hyjni me pamje njeriu.[21]

Kryeprifti Scevola nuk donte që popujt të mësonin të vërtetën përsa i përket zotave, që besimi i tyre të mos pakësohej, dhe për këtë arsye e gjykonte të drejtë se në çështjet e fesë ishte e domosdoshme t’i mashtrojë. [22]

Adhurimi i Perëndive pagane që përbëheshin nga grupe prej tri hyjnish, ose triadat, ishte i përhapur siç përmendëm më lart edhe para se të lindte Jezusi/ Isai a.s.



Historiani Will Durant thotë: “Krishterimi nuk e shkatërroi paganizmin; e adoptoi atë...”.[23] Shumë dogma pagane, të trilluara nga egjiptianët e të idealizuara nga Platoni, u mbajtën si të denja për t’u besuar (sipas: History of christianity).... ajo u zhvillua dhe iu shartua krishterizmit nga dora e Etërve Platonistë (The Church of the First Three Centuries).[24] Influenca e filozofive dhe e religjioneve pagane në Izrael ka qenë po aq e fortë edhe në kohën kur ka jetuar Jezusi/ Isai a.s.. Të gjithë studiuesit e historisë së Izraelit e dinë shumë mirë këtë gjë.[25] Mirëpo, sidoqoftë, triniteti është një doktrinë e korruptuar, e huazuar nga besimet pagane dhe e shartuar në besimin e krishterë.[26]



Kështu, kur e kemi parasysh se kjo hapësirë (Mesdheu) është edhe vendi ku ka jetuar dhe vepruar Shën Pali, i cili edhe ka qenë njohës i mirë i paganizmit, lirisht mund të konkludojmë se triniteti në teologjinë krishtere nuk është diç e re, por, ndoshta, me një formë pak më të ndryshme, ai është bartur nga këto koncepte të feve të vjetra të këtyre vendeve.[27]

Si përfundim mund të themi se teologjia e trinitetit në krishterizëm është një sinkretizëm i koncepteve të feve të vjetra dominuese në rajon, i gnosticizmit dhe i transmetimeve lidhur me Isanë/Jezusin.[28] Në parathënien e Eduard Gibonit, në History of Christianity, lexojmë:

“Nëse paganizmi u pushtua nga krishterizmi, është po kaq e vërtetë se krishterizmi u korruptua nga paganizmi.[29] Shumë dogma pagane, të trilluara nga egjiptianët dhe të idealizuara nga Platoni, u mbajtën si të denja për t’u besuar” [30]

“ثshtë më se e qartë se triniteti nuk ka një origjinë biblike. Ky kult mund të gjurmohet në Babiloninë e lashtë, te grekët dhe romakët paganë. Ai iu imponua kishës së krishterë nga perandori Kostandin, bindjet e të cilit i mbështetën peshkopët që kishin frikë të flisnin kundër tij. Më pas, kur protestantët u ndanë nga kisha romake, pjesa më e madhe e tyre vazhduan të besonin në doktrinën pagane të trinitetit, sepse ata e kishin pasur atë si pjesë të fesë së tyre për një kohë kaq të gjatë dhe tashmë nuk mund ta hidhnin më poshtë”.[31]



Mund të përmendim studiuesin P. Hadot, i cili thotë:

“Më shumë se për fundin e paganizmit, duhet të flasim për një shkrirje ndërmjet këtij të fundit dhe krishterizmit. Në fakt, ndonëse pas një lufte të dhunshme politiko-shpirtërore, krishterizmi fitoi mbi paganizmin, e vërteta është edhe se, falë një procesi historik që konfirmon veten e tij në çdo epokë, dy antagonistët, në mes të vlimit të konfliktit, kishin ndotur në mënyrë të ndërsjellë njëri-tjetrin”.[32]

Kështu, i shtyrë nga kjo situatë, autori Johannes Lehmann në librin e tij “The Jesus Report”, fq. 127, shkruan:

“... diskontinuiteti ndërmjet Jezusit historik dhe Krishtit të kishës është bërë aq i madh, sa kurrfarë përbashkësie në mes tyre mund të njihet”. [33]

Vështro dhe krahaso trinitetin nëpërmjet fotove[34].

Shiko ne atachment i keni fotot.

[1] Dr. Adel Elsaie, “Please revise the Bible, Again”, (kapitulli 2: Ancient and Christian Trinities, (fq. 92)), pa ve*nd dhe vit botimi, libër i shkarkuar nga web faqa http://http://usislam.org/revise/toc.htm

[2] Religjioni i sumerëve është religjion i banorëve parasemitë i periudhës ndërmjet viteve 3000 dhe 1950 para erës së re, që ka përfshirë Mesopotaminë Jugore, në rrjedhën e poshtme të lumit Eufrat dhe Tigër, të cilët atëherë janë derdhur të ndarë në gjirin Persik. Religjioni sumer i përket religjionit mesopotamik dhe paraaziatik. Prej 3000-2800 para erës së re sumerët u vendosën në jug të Mesopotamisë (toka midis lu*m*enjve). (Gerhard J. Belinger, “Veliki leksikon religija”, Beograd, 2004, fq. 380)

[3] Sarikçioglu, “Baslangiçkan Gunumuze Dinler Tarihi”, Ipsarta 2000, fq. 32, 45, 60, 81, 85, sipas Qani Ne*simi, “Ortodoksizmi te shqiptarët”, Tetovë, 2005, fq. 151; lidhur me këtë shih edhe te: Victor Paul Wie*r*wille,”Jesus Christ is not God”, Ohio, 1985, fq. 11-12

Në Romën e lashtë e hasim besimin trinitar, siç ishte “Marsi”, i cili më pas u bë i njohur si zot i luftës dhe muaji mars njihej si muaj i fillimit të vitit dhe të pushtimeve luftarake. Ndërsa zoti i dytë ishte “Quir-i*n*ius”, i cili kishte një fuqi shpirtërore mistere, e që më pas u bashkua me Romulus-in, themelues legjendar të Romës. Kurse zoti i tretë ishte “Jupiteri”, i cili u shndërrua në zot kryesor. (Shiko: Geoffrey Parrinder, El-Ukubat ed-Dinije Ledej esh-Shuub (Besimet fetare ndër popuj), përkth. në arab. Imam Abdulfettah Imam, Kuvajt, 1993, fq. 94-95) Pra, edhe në Romë ishte prezent triniteti, ku dominonte mitraizmi si fe pagane. Siç dihet, ngadhënjeu krishterizmi dhe më vonë u afirmua aq shumë sa erdhi edhe u bë fe shtetërore e Perandorisë Romake. “Megjithëkëtë, mitraizmi ka lënë gjurma të rëndësishme; kjo shihet veçanërisht nga ndikimi, të cilin mitraizmi e ushtroi në fenë krishtere. Shumë pikëpamje e ide e një pjesë e përvojës dhe e praktikës fetare të mitraizmit janë inkorporuar në doktrinën dhe praktikën fetare të krishterizmit: për*d*o*rimi liturgjik i bukës dhe i verës me rastin e kungimit, asketizmi, kryqi, besimi se Maria e ka lindur të bi*rin e saj Jezusin duke qenë dhe duke mbetur e virgjër..., etj.” (Më gjerësisht shih: Dr. Ekrem Murtezai, “Fjalori i feve”, fq. 289) Sipas Dr. Zija Abdullahu, “Hyrje në studimin e feve”, (punim i pabotuar), fq. 32.

[4] “The Story of Civilization” Part III, “Caesar and Christ”, by Will Durant, 1944, (Simon and Schuster, NY) fq. 595, Sipas “A duhet të besosh në trinitet”, fq. 11; shih edhe, M.A.C. Cave, “Is the Trinity doctrine divinely inspired”, fq. 25

[5] Gerhard G. Belinger, “Veliki leksikon religije” , fq. 135-136.

[6] I pari ishte burri, e dyta gruaja dhe i treti i biri.

[7] Geoffrey Parrinder, El-Ukubat ed-Dinije Ledej esh-Shuub (Besimet fetare ndër popuj), Kuvajt, 1993, fq. 52; po ashtu shih: Gerhard G. Belinger, “Veliki leksikon religije”, fq. 89.

Në studimin e tij gjejmë ndikimin e besimit të Memfisit edhe në besimin e lashtë grek, e sidomos që ka të bëjë me “fjalën” “Logos”, e cila më pas pati ndikim direkt edhe në krishterizëm, bile në vetë ungjijtë: Ptah po ashtu ishte perëndia e krijimit të qytetit Menf, i cili ndërkohë quhej Atë dhe ثmë në “teologjinë men*f*i*s*i*ane”, e që është një dokument i shkëlqyer dhe e tëra është nga shteti i lashtë. Dokumenti thotë se krij*i*min e botës e ka planifikuar mendja e perëndisë, ndërkaq mjeti i zbatimit ishte “fjala”, të cilën e shqiptoi, - kjo ishte një garë çuditëse e besimit grek që u shfaq pas një periudhe të gjatë rreth “logos-it” ose “fjalës së shenjtë”. (Geoffrey Parrinder, po aty, fq.47.) Këtu vlen të bëhet një krahasim me Ungjillin e Gjonit, ku shihet një përputhshmëri mahnitëse ndërmjet “fjalës” në të dy tekstet:“Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi. Ajo (fjala) ishte në fillim me Perëndinë. Të gjitha gjërat u bënë me anë të saj (fjalës), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.” (Gjoni 1:1-3) Sipas, Dr. Zija Abdullahu, “Hyrje në studimin e feve”, fq. 33.

[8] Misha’al Ibn Abdullah, “What did Jesus really say?”, USA, 2001, fq. 303.

[9] Naim Tërnava, “Islami, besim i vërtetë dhe fetë e tjera – Akaid 2”, Prishtinë, 1998, fq. 112.

[10] Po aty, fq. 112-113.

[11] “Kush është i vetmi Perëndi i vërtetë”, Zgjohuni, Revistë mujore, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, shtypur në Itali, nga Dëshmitarët e Jehovait në gjuhën shqipe, Roma, 22 prill 2005, fq. 7; shiko edhe, M.A.C. Cave, “Is the Trinity doctrine divinely inspired”, fq. 26

[12] Siegfried Morenz, “Egyptian Religion”, 1973, (Cornell University Press, Ithaca, NY) fq. 255; sipas: “A duhet të besosh në trinitet”, fq. 11; po ashtu shih edhe, M.A.C. Cave, “Is the Trinity doctrine divinely inspired”, fq. 25-26

[13] Maurice Lachatre, “Nouveau Dictionnaire Universel”, Paris 1467, Vëll. 1, fq. 1467.

[14] Të gjitha këto doktrina mund t’i gjeni në këto burime: Abuhuraira Abdurrahman, “The bible or the Quran wich one is the word of God?”, Malaysia, 2001, fq. 48; M.A.C. Cave, “Is the Trinity doctrine divinely inspired”, (pa vend botimi) 1996, fq. 26; dhe Misha’al Ibn Abdullah, “What did Jesus really say?”, USA, 2001, fq. 152; Ndërsa fotografitë e paraqitura, janë marrë nga libri “A duhet të besosh në trinitet”, grup autorësh, shtypur në Itali, nga Dëshmitarët e Jehovait, botues Watchtower Bible and Track Society of New York, Roma, 1996, fq. 10

[15] Rreth Budës shfleto: “Čovječanstvo u potra‍i za Bogom”, (Njerëzimi në kërkim të Zotit), grup autorësh, Bro*oklyn, New York 1995, fq. 159, 160; dhe Dr. Ahmed Shelebi, “Fetë në Indinë e madhe”, fq. 170-173. Sipas: Dr. Zija Abdullahu, “Hyrje në studimin e feve”, fq. 37.

Ithtarët e Budës e konsiderojnë atë: si djalë të Zotit, shpëtimtarin e njerëzisë nga vuajtjet dhe dhimbjet. Be*sojnë se Zoti është mëshiruar te virgjëresha nëna e tij Maha-Maja. Ata supozojnë se, kur lindi Buda, në qiell u paraqit një yll si shenjë për lindjen e tij. Me lindjen e tij janë gëzuar ushtritë e qiellit, ndërsa engjëjt kanë kënduar himne për hir të porsalindurit. Buda i tha të ëmës se ai është njeriu më i madh i tërë njerëzisë. Thanë gjithashtu që Buda, kur kishte hyrë në tempull, të gjithë idhujt iu përkulën. Ndërsa djalli u orvat që ta mashtronte, atë por nuk mundi. Budës i zbriti një dritë, e cila ia rrethoi kokën dhe nga trupi lëshoi një dritë të madhe, prandaj ata që e shikuan thanë: “Ky nuk është njeri, por një zot i madhëruar”. Kur vdiq Buda thanë se është ngritur në qiell me trupin e tij, pasi që e kreu misionin e tij në tokë dhe përsëri do të kthehet për ta kthyer mbi të paqen dhe bekimin e tij. (Sipas Enciklopedia e shkurtër për fetë, doktrinat dhe partitë bashkëkohore”, vëll. 2, fq. 769, - Sipas: Dr. Zija Abdullahu, “Hyrje në studimin e feve”, fq. 45 ). Ne theksuam disa gjëra me rëndësi lidhur me Budën, ashtu që nëse krahasojmë me Jezusin biblik do të vërejmë një ngjashmëri të plotë mes tyre. Ai që ka pak njohuri se si përshkruhet Jezusi në Bibël, lirisht mund ta bëjë identifikimin e ngjashmërisë ndërmjet tyre dhe ndikimin që e pësoi krishterizmi edhe nga kjo fe pagane-budiste.

[16] Sejjid Kutub, “Islami dhe paqa universale”, Tetovë, 2005, fq. 49.

[17] Dr. Georges Houssney, “Perënditë paraislame të arabëve”, Prishtinë, 2004, fq. 1 (Parathënia e pastorit Dr. Fehmi Cakolli), po ashtu shih edhe tek: Dan Brown,“Kodi Da Vinçi”, Tiranë, 2004, fq. 195-196 (Edhe pse romani i Dan Brownit nuk është vepër shkencore që t’i referohemi, e përmenda në mënyrë që lexuesi ta shohë se si autori e tregon realitetin e kësaj feje të krishterë, shtrembërimin dhe ndikimin pagan në te.)

[18] Arthur Weigall, “The Paganism in Our Christianity”, 1928, (G. P. Putnam’s Sons, NY, London) fq. 197; “A Dictionary of Religious Knowledge”, edited by Lyman Abbott, 1875, (Harper & Brothers, Publishers, NY) fq. 944.

[19] Grup Autorësh, “Ti afrohemi Jehovait”, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, shtypur në Romë, 2003, nga Dëshmitarët e Jehovait, në gjuhën shqipe, fq. 80

[20] Dr. Murteda Mutahhari, “Shkaqet e animit ndaj materializmit”, Gjilan, 1997, fq. 27.

[21] Prof. Dr. Bekir Topaloglu, “Ekzistenca e Zotit”, Prishtinë, 2002, fq. 189.

[22] De Civitate Dei, IV, 27, sipas Fatmir Cupi, “Autoriteti dhe saktësia e Shkrimit të Shenjtë”, Tiranë, 2003, fq. 41-42.

[23] Will Durant, “The Story of Civilization” Part III, “Caesar and Christ”, 1944, (Simon and Schuster, NY) fq. 595, sipas “A duhet të besosh në trinitet”, fq. 11; shiko edhe, M.A.C. Cave, “Is the Trinity doctrine divinely inspired”, fq. 25

[24] “A duhet të besosh në trinitet”, fq. 11; shiko edhe, M.A.C. Cave, “Is the Trinity doctrine divinely inspired”, fq. 27.

[25] Shih temën Pagan sources in the New Testament, në “Dictionary of New Testament Background”, Inter*Varsity Press, Illinois, 2000, fq. 756-763. Ndërsa Ekrem Murtezai, te: “Fjalori i feve”, fq. 567, tregon: “Përfaqësuesi i shkollës së Tybingenit, David Shtraus (1808-1874) është i mendimit se ungjijtë mbë*sh*teten në mite e gojëdhëna që qarkullonin nëpër bashkësitë e para krishtere; i këtij mendimi është edhe Artur Shopenhaueri (1788-1860)”.

[26] “A Dictionary of Religions Knowledge”, sipas: “A duhet të besosh në trinitet”, fq. 11.

[27] Qani Nesimi, “Ortodoksizmi te shqiptarët”, fq. 151.

[28] Shinazi Gyndyz, “Pavlus Hiristiyanligin Mimari”, Ankara, 2001, fq. 102-108, sipas Qani Nesimi, “Orto*do*ksizmi te shqiptarët”, fq. 152.

[29] “A duhet të besosh në trinitet”, fq. 11.

[30] Edward Gibbon, “History of Christianity”, 1891, (Peter Eckler, No. 35, NY) fq. 14.

[31] Rev. Alexander Hislop, “The Two Babylons” 1916. Sipas “Christianity.” Encyclopوdia Britannica 2007 Ultimate Reference Suite. dhe tek, “biblical literature. (Judaism)” Encyclopوdia Britannica 2007 Ulti*m*ate Reference Suite. DVD.

[32] P. Hadot, “La fine del paganesimo”, në, “Le Religioni del mondo classico”, (nën kujdesin e H.-C. Puech), Ro*ma-Bari 1987, fq. 295.

[33] Ungjilli sipas Barnabes, përktheu Avdi Berisha, fq. 190.

[34] Fotografitë janë të marra nga: Zgjohuni, 22 prill 2005; A duhet të besojmë në trinitet; Cili është qëllimi i jetës; dhe nga Google “Trinity”

http://www.bibladhekurani.com

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top