Dobitë e 10 pijeve, ja pse duhet t’i konsumoni Dhjetë pijet më të dobishme të botës

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos kanë bërë këto ditë listën më të dobishme të pijeve. Kjo listë është bazuar për përpilimin e saj në përmbajtjen e antikosidantëve të pijeve. Fjala “antioksidant” është bërë në mënyrë ekstreme shumë popullore e përdorur në ditët e sotme për shkak të reklamimeve komerciale. Pothuajse çdo kompani me emër që prodhon çajra, lëngje të ndryshme etj. e konsiderojnë si shumë të rëndësishme që t’i etiketojnë produktet e tyre si produkte që përmbajnë “antioksidantë” edhe pse shumica e njerëzve nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo në të vërtetë. Antioksidanti është një emër përmbledhës për elementet që janë të afta të luftojnë radikalet e lira. Radikalet e lira vetë përfaqësojnë molekula speciale të afta për të shkatërruar molekulat e tjera si madje dhe qelizat e trupit. Ato normalisht supozohen se luftojnë viruset dhe bakteret duke marrë pjesë në prodhimin e hormoneve dhe proceseve të tjera jetësore. Gjithsesi, sasia e radikaleve të lira rritet dhe sa më shumë vite kalojnë, trupi bëhet më pak i aftë që t’i kontrollojë ato dhe radikalet fillojnë të mbysin trupin nga brenda. Shumë sëmundje të rrezikshme që përfshijnë kancerin, artritin, sëmundjen e zemrës dhe ulcerës si dhe shumë sëmundje të tjera, duke përfshirë këtu dhe procesin e zhvillimit iu atashohet radikaleve të lira sipas mjekëve. Antioksidantët mund t’i mbrojnë njerëzit nga këto probleme. Vitaminat A, C, E si dhe disa nga elementet si zinku, seleniumi, glutathioni dhe disa të tjera janë të kategorizura si antioksidante. Antioksidanti më i fortë, më potent nga të gjithë të përmendur deri tashti, konsiderohet nicotinamid adenine dinucleotide (nicotinamidi i adeninës së dinucleotidës) në formën e reduktuar si koenzim I, i njohur si ENADA. Shkencëtarët e përdorin këtë direktivë për punën e tyre për të formuluar edhe listën e pijeve më të dobishme në të gjithë botën.

1) Lëngu i shegës. Nga mbledhja e gjithë elementëve të përmendur më sipër, ky lloj lëngu përmban edhe kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe natrium. ثshtë një lëng me dobishmëri shumë të lartë për sistemin kardiovaskular. Megjithatë, kjo lloj pijeje nuk rekomandohet për personat që vuajnë nga ulcera apo aciditeti. Lëngu i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës, aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses edhe në sëmundjet e zorrëve dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorrë.

2) Vera e kuqe. Kjo pije njihet për aftësitë e saj për të parandaluar zhvillimin e sëmundjeve të kancerit. Shumë specialistë të dietave rekomandojnë marrjen e 30 gramëve verë të kuqe për të shoqëruar ushqimin e përditshëm.Vera e kuqe, në veçanti Kaberneti dhe Merloti, kanë veti antimikrobike që mbrojnë nga intoksikimet ushqimore, të shkaktuara nga agjentë patogjenë që ndodhen te ushqimet si te bimët ashtu dhe te mishrat, që shpesh janë shkaktarë të helmimeve gjermane.

3) Lëngu i qitros. Kjo pije përmban shumë grupe të vitaminës B, të cilat janë më se të mira për flokët dhe thonjtë, po ashtu përbëhet dhe nga acidi askorbik i cili lufton mikrobet. Për më tepër lëngu i qitros lejon forcimin e memories, lufton kancerin e gjirit dhe ndihmon në elasticitetin e lëkurës.

4) Lëngu i manaferrave. Manaferrat njihen për aftësinë e tyre për të zmadhuar shikimin dhe për të luftuar diarrenë. Kjo lloj manaferre lufton njëkohësisht edhe diabetin, qelbëzimin e bajameve, si dhe ruan rininë e gjithë trupit.

5) Lëngu i qershisë. Ky lëng përmban vitaminën A, një vitaminë kjo shumë e nevojshme për dhëmbët edhe sytë, hekurin si dhe vitaminën C, e cila lufton infeksionet. Ky lloj lëngu gjithashtu lufton edhe rrezikun nga sëmundjet e kancerit.

6) Lëngu i akacies. Ky frut përmban një pigment special barishtor që lubrifikon lëkurën dhe parandalon plakjen. Përmbajtjet e tjera të këtij fruti janë edhe disa lloje acidesh shumë të dobishme për normalizimin e sistemit nervor të trurit.

7) Boronica e kuqe. Ky lëng ndihmon në uljen e temperaturave të larta trupore dhe ruan atë normale. Ky lloj lëngu gjithashtu lehtëson trupin nga toksinat. Boronica e kuqe është një aleate e mirë për parandalimin e cistiteve (infeksioneve urinare) të shpeshta dhe për të përmirësuar terapinë me antibiotikë në rast se sëmundja është shfaqur. Efektet dobiprurëse i atribuohen pranisë së proantocianidineve (PAC), një element specifik për boronicën, e cila pengon bakteret patogjene të dëmtojnë mukozën e rrugëve urinare, duke evituar në këtë mënyrë zhvillimin e infeksionit. Cistiti është një patologji shumë e përhapur dhe është mjaft e lartë frekuenca te gratë, sidomos atyre që janë seksualisht aktive. Shkaku kryesor është një infeksion i tipit bakterial, por ndonjëherë, megjithëse më rrallë, mund të shkaktohet nga trauma, alergji apo situata të uljes së sistemit imunitar.

8. Lëngu i portokallit. Ky lëng rrit rezistencën e trupit kundrejt gripit, heq lodhjen, si dhe aktivizon funksionet e trurit dhe forcon venat e gjakut. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.

9) اaji. Lloj i tij nuk ka rëndësi, por në këtë klasifikim nuk bëhet fjalë për çajin e shisheve që blihet në markete. اaji i zier lufton sëmundjet e zemrës, si dhe një sërë infeksionesh të ndryshme. Një rol të rëndësishëm që luajnë çajrat është dhe për lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.

10) Lëngu i mollës. Molla është sinonim i vitalitetit dhe shëndetit. Ky lëng për kurim mund të përdoret për sëmundjet e fshikëzës, sëmundjet e veshkave si dhe mëlçisë. Vitamina C dhe betakaroti që ky lëng përmban, kanë shumë ndikim pozitiv në shëndetin tonë.
tirobserv
 
Titulli: Dobitë e 10 pijeve, ja pse duhet t’i konsumoni Dhjetë pijet më të dobishme

Te gjitha keto pije jane vertete shume te mira per te mbajtur trupin ne forme.....lengun e sheges e dija dhe eshte shume i mire, une e perdore jashte mase, duke qene se lehtesone qarkullimin e gjakut sidomos ne kapilare, dhe bene nje oksigjenim me te mire te indeve si pasoje sherben edhe si ofrodiziake(provare per credere), do te thoja qe bene efektin e viagres,....boronica e kuqe nuk e kam degjuar ndonjehere dhe jam kurioz te di se cfare eshte...persa i perket veres , eshte e sigurte qe eshte nje antioksidant shume i mire, por duhet te jete nje vere e mire ta zeme nje chianti ,apo montepulciano di abruzzo, apo brunello di montalcino,verera te mira ka sa te duash ketu ne itali,sepse keta e kane tradite prodhimin e veres,...ne Shqiperi nuk kam pire asnjehere vere te mire,ne restorante te servirin mushte
 
Titulli: Dobitë e 10 pijeve, ja pse duhet t’i konsumoni Dhjetë pijet më të dobishme

Kerkuesit kane gjetur qe nje substance qe ndodhet tek rrushi dhe fruta te tjera mund te mbroje enet e gjakut tek syte qe te mos demtohen nga mosha e vjeter.

Eshte efektive sepse perberja e njohur si resveratol, i ndalon enet e gjakut nga demtimi. Substanca mendohet se funksionon sepse mbron nga formimi i eneve te gjakut te demtuara ose te ndryshuara.
thumbnail.php

Dr Rajendra Apte i cila drejtoi kerkimin ne universitetin School of Medicine ne Washington, tha qe studimi duhet te kete nje rendesi te madhe ne te kuptuarit se si funksionon resveratol. Ai tha qe kjo kishte mundesi t tregonte qe resveratol, mund te ndaloje zhvillimin e eneve te gjakut jo normale brenda dhe jashte syrit.

Kjo sipas tij do te conte ne trajtime te reja.

Resveratol eshte nje perberje qe prodhohet ne disa lloj bimesh per te parandaluar infeksionet nga bakteriet. Resveratol gjendjet ne nivele te larta ne lekuren e rrushit, dhe si pasoje edhe tek vera e kuqe, dhe ne nivele me te uleta tek frutat e pyllir, kikirikat dhe bimet e tjera.

Studime te ndryshme kane treguar qe resveratol mund te ule efektet e moshes dhe mund te veproje si nje agjent anti kancer.

Veres se kuqe i eshte dhene gjithashtu shume vemendje kohet e fundit per shkak te perfitimeve te shendetit prej saj.

infoal
 
Titulli: Dhjetë pijet më të dobishme për organizmin

Me aq leng shege sa pij une do rroj 100 vjet :D
 
Pe: Dhjetë pijet më të dobishme për organizmin

Ai i qitros dhe i boronices sme pelqejne,keta te tjerat i pi pa problem...
 
Titulli: Dhjetë pijet më të dobishme për organizmin

po mu qe me pelqen shum qumeshti cilen semundje po luftoj se nuk e di :P
 
Titulli: Dhjetë pijet më të dobishme për organizmin

Lengu portokallit ...cdo dite ,shume e mire .
 
Pe: Titulli: Dhjetë pijet më të dobishme për organizmin

po mu qe me pelqen shum qumeshti cilen semundje po luftoj se nuk e di :P

Osteoporozen LOL LOL
Ti je mashkull, sbesoj se do e kesh si problem..merru me pesha mesatare edhe je ne rregull nga ana e osteoporozes :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top