‘Do të lindësh djalë! Qëndroi 37 vjet pa u larë

eGo0sTyle

System Engineer
fermeri-2-300x222.jpg

Kailash Singh ka një pseudonim të spikatur: njeriu që bie më shumë erë në botë. Kjo, sepse ai ka refuzuar të lahet për 37 vjet rresht. 65-vjeçari nuk është larë dhe nuk i ka prerë flokët e tij 183 cm të gjata, që nga viti 1974, pak pasi është martuar. Duke shpjeguar zakonin e tij jo fort të pëlqyeshëm, Singh, nga provinca Varanasi, Indi, tha se një prift i kishte garantuar atij se do të lindte një djalë trashëgimtar, nëse ai do të ndiqte këshillën e tij. Megjithëse e ka ndjekur me përpikëri këshillën e priftit, fermeri ka vetëm shtatë vajza. Por, ai i lejon vetes një lloj tjetër pastrimi: “banjën e zjarrit”, që ka të bëjë me pirjen e marijuanës, lutjen ndaj zotit hindu Shiva dhe kërcimin rreth zjarrit. Familja kishte tentuar ta lante me zor, por ai kishte ikur me vrap. Edhe kërcënimet e gruas së tij, se nuk do të flejë më me të nëse nuk lahet, nuk kanë bërë punë. Me sa duket, ai nuk ka për t’u larë kurrë.
 
Titulli: ‘Do të lindësh djalë! Qëndroi 37 vjet pa u larë

pse nuk thua lindi krym hahahha
 
Pe: ‘Do të lindësh djalë! Qëndroi 37 vjet pa u larë

Mesa lexova spaska lindur djale.
Keshtu edhe te rrish pa lare sduhet gje :P

37 vjet qyqa, as shiu se ka qene asnjehere jashte
 
Pe: ‘Do të lindësh djalë! Qëndroi 37 vjet pa u larë

Citim:Megjithëse e ka ndjekur me përpikëri këshillën e priftit,...ja ku del feja prape...ne rruge zgjidhje...ahahahahahahahahhaa,...
 
Pe: ‘Do të lindësh djalë! Qëndroi 37 vjet pa u larë

...boooooooooo e pa degjuar ndonjehere...femra duhet ti veje me kundragaz hahahahaha...cfare skene fantastike...imagjinoni c'ben gruaja me zorren e kundragazit :P hahahaha...epo kjo bote eshte e bukur pikerishte sepse eshte e ndryshme ne te gjitha aspektet...por behet divertente kur eshte e habitshme...hahahahaha
 
Back
Top