Do e nderronit Fene apo Kombesine?

Me ofruan mundesine per nderrim nenshtetesie para 2 vitesh por JO. Jam e lumtur qe jam shqiptare dhe keshtu do vazhdoj. Ndonese femite iclinda jashte asnje moment s'u kam folur ne gjuhe te huaj.

Sa per fene, ka te beje me besimin e brendshem, udhezimin, sot e ke neser jo. S'ka nevoje as per dokumenta e as pashaporte.
Lus Zotin te me mbroje dhe te mos e nderroj KURRE fene qe kam!
 
feja eshte si lumi qe rrjedh ..pa doganjer eshte shyqyr.
 
Si natyrë akomoduese e jo asimiluese, nuk do ndërroja as njërën e as tjetrën.
 
Eshte per tu habit si 50% e votuesve do ndryshonin kombesin per fene. Ndoshta prandaj na dalin turq e grek si kerpudha pas shiut ? Neser italian? Atdhetar te forte ne.

Kombesia eshte familje. Fillon me nje familje perbehet nga shume familje, dhe perfaqesohet si komb.



Feja eshte arme politike.
Feja e nje vendi te huaj eshte nje arme e nje vendi te huaj, eshte arme propagande dhe per eksport te traditave dhe kultures dhe ideve vendase.


Sa keq qe keni lind Shqiptar. Ndoshta edhe nuk jeni vertet.




Feja e Shqiperise eshte Shqiptaria e ska Zot a Zoter mbi te. Feja Shqiptare perfaqeson kulturen vendase. Dhe kuktura jane daton perpara ardhjes feve semite.
 
Kombesine Jo.
Fene Po edhe pse nuk besoj .Jam ateiste
Ndoshta nuk beson ne zotin qe beson shoqeria por per te besuar beson. Eshte pjese e njeriut. Mund ta fshehim por jo ta zhdukim.

Njeriu eshte qenie e forte por edhe e brishte. Dhe me raste nuk mbetet gje pervec besimit dhe shpreses.

Mos ngaterro besimin me fene.
Shkojne bashke por jane tek.
 
Fe skom por dhe kombsin do e ndrrojsha pa mendu dy her si kan ardh punet mos ja pafsha bojen... ctu bejm pleqve e detyrohemi me shku
 
Ndoshta nuk beson ne zotin që beson shoqnia por per te besuar beson. është pjese e njeriut. Mund ta fshehim por jo ta zhdukim.

Njeriu është qenie e forte por edhe e brishte. Dhe me raste nuk mbetet gje pervec besimit dhe shpreses.

Mos ngaterro besimin me fene.
Shkojne bashke por jane tek.
Besoj ne zot por jo ne fe. Nuk I Kam vene emer zotit.Besoj se e kupton cdua te them
 
Çfare feje mor, kombi dhe gjuha shqipe jane shume me te hershme se feja. Nuk do e nderroja per asgje.

Por nuk i paragjykoj dhe ata qe mendojne ndryshe. Fundja dashuria per kombin nuk mjaftoi kurre qe t'na mbante ne trojet tona, dhe kjo sigurisht jo per fajin tone, por te atyre qe na udhehoqen 100 vitet e fundit.
 
Nenshtetesine e Kam nderruar ....kombesia nuk nderrohet ...fene skam cfare nderroj kur nuk besoj dhe jam ateiste
 
Pyetje që s'kom si i përgjigjem thjeshtë, feja tamom si ka thonë tomka se unë them myslyman por përderisa nuk e praktikoj s'kom ç'a me ndrru (Larg feve always)

Kombësinë jo që nuk e ndërroj por kudo ku kam shku mundohem ta tegoj veten sa me njeri në mënyrë që të ndihem krenar prej nga vij.
 
Feja eshte zgjedhje individuale jo e trashegueshme
Kurse kombesia eshte e parrenjosshme: te perndjek ne cdo dokument dhe mbi te gjitha ne gjuhen qe te kane mesuar.
Mes te dyjave: kombesia eshte dicka siperfaqesore kurse feja psikologjike.
Siperfaqes nuk kam si t'i shmangem nqs fese kam se si.
Pastaj shtetesia ndryshon nga nenshtetesia. Shume madje.
 
Never.
 
Une jam MusloKatolikoOdhodhodhodhoksoBektashoBuddisto i flakte


kombesine e nderroj cdo dite, here greke here serb, here malaze here maqedonas, here epirioto verioro, here talan here turk me raste rus a irlandez
Shqiptar kurren e kurres
 
Fene do e nderroja per te ruajtur kombesine. Me pelqen shume qe jam shqiptare ?. Plus fene mund ta nderrosh se jashtmi, se brendshi askush nuk mund te te detyroje.
 
Ndoshta nuk beson ne zotin qe beson shoqeria por per te besuar beson. Eshte pjese e njeriut. Mund ta fshehim por jo ta zhdukim.

Njeriu eshte qenie e forte por edhe e brishte. Dhe me raste nuk mbetet gje pervec besimit dhe shpreses.

Mos ngaterro besimin me fene.
Shkojne bashke por jane tek.
Te jesh ateist do te thote te mos besosh ne asnje fe dhe asnje Zot. Besimi ka lidhje me fene. Ke mund te fshehesh? ?Zotin? Nuk doli ndonjehere Zoti qe ta fshehesh. Njerezit ateiste jane ata me me shume kembe ne toke.
Ti ke ngaterruar besimin ne Zot me besimin ne jete te kjo.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top