Djemtë magnetikë

eGo0sTyle

System Engineer
magnetiku.jpg

Braziliani Paulo David Amorim, 11 vjeç, ka një personalitet me të vërtetë magnetik. Ai tërheq çdo send metali pranë të cilit kalon. Aftësia e tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës dhe konsiderohet si fuqi. Babai i djalit ka treguar se pirunjtë, thikat, lugët, kamerat, gërshërët, tenxheret dhe objekte të tjera metali “fluturojnë” drejt trupit të tij dhe qëndrojnë aty, në pjesën e kraharorit, stomakut dhe kurrizit. I ati tha se e kishte vënë të birin në provë, pasi kishte dëgjuar mbi një djalë kroat që mund të tërhiqte shumë objekte metalike. Ivan Stolijkoviç, gjashtë vjeç, nga Koprivnica e Kroacisë mund të mbajë deri në 25,4 kg materiale metalike në trupin e tij. Dhe kur ai e kishte provuar këtë me Paulon, ai ishte çuditur kur kishte parë se “një pirun dhe një thikë ishte ngjitur në trupin e tij”. Shokët e shkollës e thërrasin atë “djali magnetik”.


Burimi : Panorama.
 
Titulli: Djemtë magnetikë

ahahahhahahhahaah sa gocat do u dashurokan mas ketij......se qenka magnet i gjalle :P
 
Titulli: Djemtë magnetikë

ahahahhahahhahaah sa gocat do u dashurokan mas ketij......se qenka magnet i gjalle :P
AHAHAHAHHAHAHAHA po te ishte edhe aj seni hekur po :P
 
Pe: Djemtë magnetikë

:shsh::shsh::shsh::shsh::shsh::shsh:
 
Back
Top