Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Djaloshi dhe guacat

Screenshot_1.png


Njëherë e një kohë, një njeri duke ecur përgjatë bregut të detit, nga larg pa dikë se si përkulej, merrte diçka nga toka dhe e hidhte në det ...

Kur iu afrua, vërejti një djalosh, i cili merrte guaca nga toka, i pastronte dhe me butësi përsëri i kthente në ujë.
Njeriu iu afrua dhe i tha: "Mirëmëngjesi! A mund të pyes se çfarë je duke bërë?"
Djali u ndal, e shikoi njeriun dhe i tha: "Po i hedh guacat përsëri në det"
Njeriu buzëqeshi dhe tha: "Po, por pse e bën këtë?"
Djaloshi u përgjigj: "Valët po i hedhin në rërë, dhe nëse nuk kthehen përsëri në ujë, ato do të vdesin."
Kur i dëgjoi këto fjalë njeriu tha: "Por, a nuk e kupton se hapësira e bregdetit është shumë e madhe, dhe ka aq shumë guaca të shpërndara, prandaj unë mendoj se ky veprim i yti nuk sjell kurrfarë ndryshimi!"
Djali e dëgjoi me edukatë njeriun. Pastaj u përkul, kapi një guacë, e hodhi në det dhe tha: "Për këtë guacë ka ndryshim"

Ne shpesh mendojmë se jemi shumë të parëndësishëm për të bërë një ndryshim. Kjo nuk mund të jetë aq larg nga e vërteta. Por, a mund t’ju këshilloj të ndani pak kohë për të bërë diçka që do të bëj një ndryshim në jetën e dikujt tjetër. Për këtë nuk nevojitet shumë, dhe për këtë askush nuk ka nevojë të dijë. Mjafton të ndani një moment dhe të bëni diçka të veçantë, që vetëm ju do ta dini, dhe kjo është e mjaftueshme.

“Unë jam vetëm një; por megjithatë jam një. Nuk mund të bëjë gjithçka, por mund të bëj diçka; Nuk do të refuzojë të bëj diçka që mund të bëj.” - Helen Keller

“Askush nuk lind në këtë botë për të bërë çdo gjë, por për të bërë diçka.” - Henry David Thoreau
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back