Djaloshi autist do të dëshmojë që Einsteini nuk kishte të drejtë!

Tuana

Nada é por acaso!
f1_15-jacob-balline-te-kuriozitete-jpg1368643420.jpg


Amerikani i ri Jacob Barnett (14) kishte vetëm dy vjet kur ishte diagnostikuar me sindromën Asperger sindrom. Mjekët atëbotë i patën thënë prindërve të tij që djaloshi kurrë nuk do të mund të flasë, lexojë dhe as të jetë i pavarur në jetë. Por, kjo diagnozë ishte krejtësisht e pasaktë. Djaloshi Jacob ka koeficientin e inteligjencës IQ 170 dhe sot po bëhet gati për doktoraturë nga fizika kuantike, shkruan gazeta Huffington Post.

Jacob e regjistroi në moshën 10-vjeçare universitetin në Indianapolis, kurse tashti, si pohon do të dëshmojë që teoria e relativitetit të Einsteinit (Ajnshtajni) është krejtësisht e pasaktë. Por,a s kjo nuk është e tëra. Ai pohon se kritikën e tij një ditë edhe do ta dëshmojë, kurse ata të cilët e njohin nuk dyshojnë fare në këtë, madje theksojnë se gjeniu i ri një ditë do të bëhet laureat i اmimit Nobel.

Pos marrjes me suskes të madh me shkencë, ky 14-vjeçar tregon edhe potenciale të ndërmarrësish dhe për shpëtim të njerëzve. Bashkë me familjen e tij ai udhëheq shoqatën humanitare Jacob's place, me të cilën përpiqet të vetëdijeso opinionin për problemin e autizmit.

Për problemet dhe sëmundjen me të cilën çdo ditë ballafaqohet djaloshi shumë inteligjent ka folur edhe nëna e tij, Kristine Barnett. Në librin e titulluar “Tregimi i një nëne për edukimin e gjeniut”, ajo shkruan që ka dëshmuar se suksesi i Jacobit nuk është fare i rastësishëm dhe që ai çdo ditë duhet të luftojë me pasojat e autizmit.

Storja për gjeniun e ri ka fituar simpatitë e opinionit publik, andaj tashti edhe studiot e Hollywoodit kanë treguar interes për të bërë film sipas librit të nënës së tij./kh/
 
Back
Top