• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ditët e fundit të profetit

Lauri

Anunnak
Muhamed, pasi ka arritur fundin e përvojës së tij tokësore, has shumë hidhërime. Ushtarak, personal dhe politik. Rreth tij krijohet një "rrjet milimange", përbërësit e keti rrjeti synojnë vetëm të trashëgojnë pushtetin e profetit.

Sipas burimeve, të njohura për shumë pak njerëz, ditët e fundit të Muhamedit nuk ishin më të mirat. Hela Ouardi, profesore në Institutin e Lartë të Shkencave Humane të Universitetit të Tunis El Manar dhe bashkëpunëtore e Laboratorit të Studimeve mbi Monoteizmin e Cnrs, e tregon atë në një libër të hollësishëm (dhe në një intervistë me Le Monde)

unnamed (1).jpg


Pasi ekzaminimit të gjitha burimeve të disponueshme, “Kurani në radhë të parë, dhe interpretimet e tij të ndryshme, si Shiit dhe Sunit. Pastaj Hadithi i Profetit, biografitë e shkruara për të dhe pasardhësit e tij, dhe kronikat historike ”. Rezultati: një grindje plot kontradikta, nga e cila sidoqoftë duket se ka dalë një fije logjike (dhe mbi të gjitha historike) që na lejon të rindërtojmë një pamje mjaft komplekse.

"Pika thelbësore është ta konsiderosh Profetin si një njeri si të tjerët", i cili "përsëritet qartë nga vetë Kurani, në suret 18 dhe 41". Traditat e mëvonshme e kane hyjnizuar ate e gati sa nuk e kane shmishëruar. Në vend të kësaj "historia e tij ka tiparet sublime estetike të tragjedisë greke", sepse e vendos profetin në një situatë vështerësie e te pa shprese. Siç thonë dëshmitë, në ditët e fundit të ekzistencës së tij ai do të kishte përsëritur disa herë se ndihej i dhembur, i pikëlluar.

Nga njëra anë, për shkak të "dhimbjes fizike të sëmundjes së tij, e cila ishte fatale për të". Nga ana tjetër - dhe kjo sugjerohet nga leximi i traditës - për shkak të vështirësisë së një situate të çrregullt politike. Ndryshe nga hagiografia, "betejat e fundit kundër Bizantinëve rezultuan në humbje kumbuese". Nuk munguan përpjekjet për ta vrarë dhe shfaqjen e "profetëve të rremë që kërkuan të ngrinin fiset e ndryshme kundër tij". Sikur të mos mjaftonte kjo, lufta për trashëgiminë e tij po shtohej në rrethin e tij të ngushtë.

Dy pretendentët, domethënë kalifët e ardhshëm Omar dhe Abu Bakr, nuk kursyen asnjë goditje. I pari madje u përpoq ta parandalonte Profetin nga shprehja e vullnetit të tij, duke bërtitur se " i dërguari nga Zoti është delir". Sëbashku me ta, u futen ne intriga edhe vajzat e tyre përkatëse Aischa dhe Hafsa, qe ishin edhe dy gratë e Muhamedit, duke krijuar keshtu një rrjet të ngjeshur rreth Profetit. Synimi? Të parandalonin dikë që t’i afrohet dhe të ndikojë në vullnetin e tij, mbase duke ia marrë konsensin per pushtet. Një "rreth magjik" i treguar shumë mirë nga burimet sunite, të cilat janë gjithashtu ato më të favorshmet për dy kalifët. Pra, "epoka e artë shumë e vrullshme, siç e thonë Salafistët", nuk ka ekzistuar kurrë. Dhe kjo është kryesorja.

Për më tepër, vdekja e Profetit ishte një burim frike për shumë pasues të tij. Sipas predikimit të tij, "fundi i botës ishte afër" dhe do të vinte menjëherë pas vdekjes së tij. E natyrshme të fillosh të shqetësohesh. Për më tepër, Islami i hershëm, siç shpjegon profesorja ishte një lëvizje eskatologjike. Dita e gjykimit ishte afër. Pra, si përshtatet kjo bindje me idenë e krijimit të një shteti islamik, Kalifati, i destinuar të zgjerojë kufijtë e besimit? Cila është kuptimi i krijimit të një organi shtetëror nëse fundi i botës është i afërt? “Eshtë çmimi i vazhdimësisë së dëshiruar nga kalifët. Fundi i botës, siç e kemi parë, nuk ndodhi. Që besimtarët të mos e humbnin besimin në mësimet e profetit, ishte e nevojshme një ndryshim vendimtar ”. Islami duhej të rishikonte vetveten, me të vërtetë: sipas profesores, te shpik vetveten.

Për Hela Ouardi, me pak fjalë, një zhvillim historik i ngjashëm me atë të Krishterimit po merrte formë: krishterimi nuk ka lindur me Jezu Krishtin, por me Shën Palin dhe predikimin e tij. Edhe në këtë rast, doktrina origjinale do të kishte një përbërës të thellë eskatologjik i cili do të ishte modifikuar pasi mbarimi i botës nuk dha shenja fare. Nuk erdhi 👍 :)
 
Private conversations
Help Users
    Top