Ditët e ftohta, si të shmangim morthin

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
AIDA MALAJ

Ditët e ftohta të dimrit rishfaqin problemet me morthin. Ulja e temperaturave dhe rritja e nivelit të lagështirës në ajër, ndikojnë në rishfaqjen e dhimbjeve dhe enjteve kryesisht të duarve. Në një intervistë për “Panorama”, mjekja dermatologe, Monika Fida, shpjegon si mund të parandalohet dhe trajtohet nëse shfaqet kjo sëmundje:
Doktoreshë, është e vërtetë që gjatë këtyre ditëve të ftohta shfaqen problemet me morthin?
Po. ثshtë e vërtetë që gjatë ditëve të ftohta dhe me lagështirë, sidomos pas ndryshimeve të menjëhershme të temperaturave, rishfaqen problemet me pernione, ose siç njihet në gjuhën e popullit morthi. Personat e prekur nga kjo sëmundje, zakonisht vuajnë nga probleme me qarkullimin e gjakut në esktremitetet: në duar dhe në këmbë. I ftohti me lagështirë bën që gjaku të tentojë të “tërhiqet” më tepër në organet e brendshme, për të ruajtur shëndetin e tyre dhe në këtë mënyrë, lëkura është më e ekspozuar ndaj të ftohtit dhe lagështirës, gjë që ndikon në shfaqjen e morthit.
Si shfaqet sëmundja?
Shenjat tipike janë ënjtje e duarve dhe këmbëve, krijimi i njollave me ngjyrë të kuqërremë në të kaltër-zezë, dhe janë të ftohta në prekje dhe të ënjtura. Në momentin që pacienti hyn në kontakt me një ambient të ngrohtë, shfaqet pruriti (kruarie) dhe dhimbjet e vendeve ku lokalizohet morthi. Zakonisht lokalizohet në pjesë të trupit që qëndrojnë për një kohë të gjatë të ekspozuara ndaj të ftohtit dhe janë të ndjeshme si: gishtërinjtë e duarve, këmbëve, por edhe në veshë e majën e hundës.
Si trajtohet kjo sëmundje?
Zakonisht përdoren kremra me bazë kortizoni me përdorim lokal, në rastet kur ka vetëm inflamacion dhe vitaminoterapi. Nëse shihet se shfaqen dhe lezione, duhet që kortikoidët të alternohen me pomada me bazë antibiotiku. Gjithsesi trajtimi varet nga mjeku specialist, i cili përzgjedh skemën dhe trajtimin e duhur. Trajtimi më i mirë është parandalimi i saj.
Në çfarë mënyre mund të parandalohet?
Morthi është më i lehtë të parandalohet sesa të trajtohet: Për këtë duhet të ndiqen disa këshilla të thjeshta në jetën e përditshme. E para sigurisht lidhet me mënyrën e veshjes: pjesët më të ndjeshme duhet të mbulohen për të qenë të mbrojtura nga i ftohti dhe nga lagështia. Duhet të vishen dorashka të ngrohta ose me material leshi, të mos mbahen këpucë të shtrënguara dhe të lagura, etj. Së dyti, rekomandohet kryerja e ushtrimeve fizike që ndikon në tonifikimin e enëve të gjakut.
Si ndikon gjimnastika?
Aktiviteti fizik ndikon në gjithë aparatin kardiovaskular, duke përmirësuar funksionimin e enëve të vogla të gjakut, të cilat në këtë mënyrë bëhen më elastikë dhe nuk kanë tendencë të tkurren nën efektin e të ftohtit.
اfarë rekomandohet tjetër për parandalim?
Duhet të konsumoni ushqime të pasura me vitamina. Mjaft i mirë është beta karoteni, që ndihmon lëkurën të ruajë elasticitetin dhe tonifikimin. Vitamina E, ndikon në trajtimin e skuqjeve dhe vitamina C ndikojnë në ruajtjen e elasticitetit në muret e enëve të gjakut. Po ashtu këshillohet që personat që kanë shfaqur më parë këtë problem, që para se të nisë periudha e ftohtë të bëjnë disa ushtrime në darkë: të fusin duart në ujë të ngrohtë, pastaj në të ftohtë disa herë, sepse kjo ndikon në elasticitetin e mureve të enëve të gjakut. Masazhimi i duarve dhe vendeve ku është shfaqur morthi, ndihmon për të riaktivizuar qarkullimin.
Nuk rekomandohet vendosja e borsave me ujë të nxehtë, sepse kontakti i menjëhershëm me një objekt me temperaturë të lartë mund të përkeqësojë situatën dhe të shtojë dhimbjen./panorama
 
Ditët e ftohta, kujdes problemet me kolitin

AIDA MALAJ

Ndryshimi i mënyrës së ushqyerjes dhe i ftohti, ndikon në shfaqjen e problemeve te personat që vuajnë nga koliti spastik. Arsyeja? I ftohti njihet si një nga shkaktarët e kolikave, atë barkut, pasi krijojnë spazma në aparatin tretës. Në të njëjtën kohë dihet që dieta, ndikon në aparatin tretës. Në një intervistë për “Panorama”, mjekja gastro-hepatologe, Albana Duni, shpjegon si mund të parandalohen këto shqetësime dhe tërheq vëmendjen të tregoheni të kujdesshëm gjatë ditëve të ftohta, gjatë të cilave ndryshon regjimi ushqimor:
Doktoreshë, pse gjatë këtyre ditëve të ftohta shfaqen probleme tek të sëmurët me kolit spastik?
Lagështia dhe temperaturat e ulëta të këtyre ditëve ndikojnë në riakutizimin e të sëmurëve kronikë me kolit spastik. I ftohti është një nga shkaktarët e kolikave abdominale, sepse shfaqen spazmat në aparatin tretës me pasojë probleme për kolitin spastik. Gjatë ditëve të ftohta janë gati të zakonshme “ftohjet”, që ndikojnë dhe në acarimin e simptomave të kolitit spastik.
Po përsa i përket mënyrës së ushqyerjes që ju përmendët si një nga shkaktarët e rishfaqjes së sëmundjes?
Dihet që gjatë stinës së dimrit, ndryshon mënyra e ushqyerjes. Njerëzit tentojnë të konsumojnë ushqime të skuqura, me erëza, ushqime të nxehta, fast-foode, që janë të pasura me yndyrna dhe me kalori. Të gjitha këto ushqime ndikojnë në gjithë aparatin tretës, duke sjellë probleme dhe për kolitin. Përveç kësaj, këto ditë që kanë qenë festat, njerëzit tentojnë të konsumojnë sa më shumë ushqime apo dhe alkool, gjë që ndikon në motorikën e zorrës, duke shfaqur shqetësime.
A ka ndonjë mënyrë se si mund të parandalohen këto probleme?
Mënyra më e mirë për të parandaluar këto probleme është të mënjanohen faktorët acarues. Kështu duhet kujdes ndaj të ftohtit, duke treguar kujdes në veshje, duhet të shmangni kalimin e menjëhershëm nga një ambient i ngrohtë në të ftohtë, dhe e anasjella. Këshillë tjetër që jepet në këto raste është kujdesi ndaj ushqimeve që përdoren. Nuk duhet abuzuar, duke prishur dukshëm regjimin ushqimor të përditshëm. Mundohuni të respektoni vaktet, duke ngrënë rregullisht mëngjes dhe të eliminohen disa produkte ushqimore që rrisin gazrat në zorrë, si lëngjet e gazuara, ushqimet e skuqura dhe pikante. Të bëhen disa ushtrime fizike për zonën e barkut, sepse kjo ndihmon në nxitjen e motorikës së zorrës. Eliminoni kaloritë ekstra në gatimet tuaja, domethënë duhet të reduktoni sasinë e yndyrnave dhe të konsumoni porcione të vogla ushqimesh. Pini sa më shumë ujë, duke pakësuar kështu nevojën për të përdorur pije të ëmbla, me konservante dhe me gaz. Mbani një aktivitet fizik të caktuar dhe reduktoni stresin. Një ndihmë tjetër do të ishte eliminimi i cigares për ata persona që e përdorin dhe kanë probleme me kolitin. Trajtimi tradicional përfshin rritjen e sasive të fibrave dhe përdorimi i antispazmodikëve për të zvogëluar krampet abdominale.


Shenjat

dhimbje barku
kapsllëk ose diarre
fryrje e barkut
gurgullima të zorrëve
rëndimi në stomak
ndjenjën e tretjes së ngadalësuar
ndjenjën e rremë të defekimit
të përziera apo të vjella



Shkaktarët

stresi fizik dhe psikik
regjimi ushqimor i papërshtatshëm
hormonet e tubit tretës
toksinat e mikrobeve të ndryshme
i ftohti


اfarë është sëmundja


Koliti spastik ose sindroma e zorrës së irrituar është shkaku numër një që një pacient drejtohet te specialisti gastro-enterolog. Kjo sëmundje përfaqëson një çrregullim të mirëfilltë të motorikës normale të zorrës, si pasojë e gjendjeve emocionale, dietës “(intolerancës ndaj disa ushqimeve si: ushqimeve të skuqura, alkoolit, qumështit, çokollatave, lëngut të domates, kafesë etj.), hormoneve të tubit tretës, toksinave të mikrobeve të ndryshme. Pacientët me sindromën e zorrës së irrituar mendohet që kanë një anormalitet të aksit “Tru-Zorre”, gjë që rezulton me një hipersensitivitet visceral, pra me një ndjeshmëri të shtuar të organeve tretëse./panorama
 
Titulli: Ditët e ftohta, kujdes problemet me kolitin

Cfare eshte ky koliti dhe a eshte e vertete qe femrat qe praktikojne edhe seksin anal nuk u shfaqet kurre nje semundje e tille :p ?
 
Titulli: Ditët e ftohta, si të shmangim morthin

ca eshte MORTHI?
 
Titulli: Ditët e ftohta, si të shmangim morthin

ca eshte MORTHI?

semundje e gishtave me duket te prishen duart :) sa per ftohtin e morthin e kam un zgjidhjen i fus pak raki skrapari dhe jam ok dal ne mes te debores me bluze verore:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top