Ditën “invalide” lypsare, natën damë me veturë luksoze!

Love

βeℓℓe â๓e
New York – Ekipi i një stacioni televiziv në New York, pas hetimit disa ditësh dhe vendosjes së kamerave në vende të fshehura, ka zbuluar mashtrimin që iu bën ajo vajzë njerëzve në rrugën më të njohur të kryeqendrës amerikane.

f1_29-mashtruesja-balline-ne-kuriozitete1343589311.jpg


Si është zbuluar, ajo ditën del në rrugë për të lypur para në njërën nga rrugët elite të New Yorku, Avenynë e Pestë, ku gjenden dyqanet e brendeve më të njohura të modës si Gucci, Prada e Tiffanny. Kalimtarë të atyshëm janë shpesh njerëz të pasur dhe që dhurojnë para, kështu që nganjëherë për vetëm një orë kjo lypsare merr edhe deri në 50 donacione, transmetojnë mediat amerikane.

Por, pasi e përfundon “orarin e punës”, ajo shkon në restorantin e afërt, ku vesh rroba të tjera.
Nga restoranti del si vajzë shumë e rregulluar dhe ulet në një automobil luksoz. Natyrisht, me këtë rast asaj nuk i nevojiten as bastunët.
Dhe kështu çdo ditë..

Kur gazetarët donin ta ballafaqojnë me të vërtetën dhe me atë që kanë zbuluar, ajo vetëm vazhdoi tutje – si aktore e vërtetë që nuk del nga roli i vet.
Burimi: kohaditore
 
Pe: Ditën “invalide” lypsare, natën damë me veturë luksoze!

Asgje e padegjuar,keta ndodhin edhe ne UK...Diten eshte per te ardhur keq,te besh sevap me te,naten ben jete luksoze..Jo me larg se para disa muajsh kishin kapur nje invalide me karroce gjoja,shkonte merrte pension invalidesh,hiqej si e semure dhe naten shkonte e hante ne restaurante e ne hotele luksoze,udhetonte ne Ibiza ne hotele me 5 yje,kishte veture te tipit te fundit etj etj...Njerez parazite,qe kane frike nga vetvetja dhe jeta...
 
Re: Ditën “invalide” lypsare, natën damë me veturë luksoze!

Edhe ne shqiperi te njejtat gjera ndodhin. I mbysin femijet me valium gjoja i kane te semure ;)
 
Titulli: Ditën “invalide” lypsare, natën damë me veturë luksoze!

Po mir, ti japin noj cmim si aktore te pakten , se gjynaf mos i shkoje mundi kot e jeta dem....:P :P
 
Titulli: Ditën “invalide” lypsare, natën damë me veturë luksoze!


Para nje jave kam pare nje emision ne Gjermani, ku dy vellezer i marrin femrat e ndryshme, i zen ato, i bejn rob dhe pastaj i detyrojn me dhune te dalin rruges dhe te lypin para. Perveq kesaj, ato femra perpara se te dalin ne rruge duhet te vishen me shami, me pallto te gjer, me fustan, qe te duken si femra muslimane dhe pastaj te dalin te lypin para rrugeve - tere diten te shtrejn doren e tyre para duke lypur.

Kjo dmth se ato shemtite qe kan ne zemrat e tyre, njerezit provojn tua len tjereve -te duken si femra muslimane, ndersa ne realitet ato femra nuk ishin fare muslimane. Ato ishin jomuslimane dhe keshtu detyroheshin te vepronin.

Per me sakt: Feja jone na porosit askujt mos ti lypim asgje, qoft edhe gjeja me vogel.
 
Titulli: Pe: Ditën “invalide” lypsare, natën damë me veturë luksoze!

Asgje e padegjuar,keta ndodhin edhe ne UK...Diten eshte per te ardhur keq,te besh sevap me te,naten ben jete luksoze..Jo me larg se para disa muajsh kishin kapur nje invalide me karroce gjoja,shkonte merrte pension invalidesh,hiqej si e semure dhe naten shkonte e hante ne restaurante e ne hotele luksoze,udhetonte ne Ibiza ne hotele me 5 yje,kishte veture te tipit te fundit etj etj...Njerez parazite,qe kane frike nga vetvetja dhe jeta...

Edhe jepi me leke ketyre pastaj...
Nuk meritojne!!!
Cdo njeri qe eshte akoma ne moshe per te punuar, duhet te punoj, e nqs vete te pastroj banjot ose te fshij rruget. Kush ka hall, ben cdo gje... Po me mire thene kush ka nder, edhe se le ndergjegja te zgjasi doren...

Lypsaret, shume pak jane qe me te vertet kane nevoj. SHumica kane zhvilluar nje profesion qe i siguron te ardhurat ( aq kohe sa ka njerez me zemer te mire qe i japin leke!).

Ishte nje rast, ku nje plake deshi te ndihmoj nje lypsar, i tha " te te blej nje buke" e pergjgija "jo, nuk me duhet buke, me duhen leke!".
 
Titulli: Ditën “invalide” lypsare, natën damë me veturë luksoze!

jane aq te rafinuar ....por terheq ne mendje ca tangente ncncncnc
 
Back
Top