Ditari i Breivik: Para vrasjeve, me prostituta

eGo0sTyle

System Engineer
anders-300x217.jpg



Policia norvegjeze ka gjetur ditarin e Breivik, njeriut brenda një intervali të shkurtër kohor terrorizoi Norvegjin. Si i kaloi vrasësi ditët e fundit të lirisë së tij? اfarë mendonte ai si dëshirat e fundit përpara aktit terrorist?. “The Guardian” publikon të plotë çdo gjë që vrasësi shkroi para sulmeve.

Verë dhe prostituta luksi

Kam tre shishe “Chateau Kirwan” e vitit 1979, një verë franceze që kam blerë 10 vjet më parë në një ankand dhe do t’i hap për një rast të veçantë. Kam vendosur ta ruaj shishen e fundit për festimin e martirizimit tim dhe ta shijoj në shoqërinë e dy prostitutave të klasit të lartë që do të thërras para misionit.

Data 2 maj, dita 1

Vizitova ishullin me të gjitha pajisjet që më duheshin. E kalova gjithë ditën duke lëvizur në ishull dhe duke vendosur mjetet e punës në vendet e tyre.

11 Maj, dita 10

Kur u ktheva në shtëpi pash skuadra me nga 12 ushtarë të armatosur deri në dhëmbë pranë fermës sime. Ata na kishin lajmëruar të gjithëve se ushtria po bënë stërvitjen e radhës për të dërguar trupat në Afganistan dhe për tu përgatitur për ndonjë sulm të mundshëm të Al Kaedës.

14 maj, dita 13

Sot është finalja e Eurovizionit, më pëlqen shumë ky festival. Ka shumë muzikë idiote por përgjithësisht është një spektakël i këndshëm. Kam parë të gjitha netët dhe më vonë do të gjejë kohë që të shikojë online finalen. Vendi im ka një kontribut shumë korrekt për këtë eveniment. Në fakt përfaqësohet nga një azil kërkuese aziatike… Një mënyrë shumë e “denjë” për tu përfaqësuar. Gjithsesi shpresoj që të fitojë Gjermania.

19 maj, dita 18

ثshtë shumë e rëndësishme që tsë sillem mirë me komshinjtë. Nëse ndonjëri nga ata më vjenë për vizitë tregohem shumë i sjellshëm dhe ju ofroj gjithnjë ndonjë sanduiç apo kafe. Nëse krijojë dyshime tek ta do të hidhja në erë të gjithë planin tim.

21 maj, dita 20

Duke u kthyer në shtëpi pash sërish ushtarakët. Po mendoja me veten time se çfarë do të ndodhte nëse një skuadër prej 12 ushtarësh do të më përdhunonin. اfarë do të bëja? Në fund e binda veten se nuk duhet të bëhem paranojakë dhe të mendoj gjëra të paqena. Nëse ata do të vijnë të më kapin një ditë le të vijnë, nuk mund të bëj asgjë për tu mbrojtur.

11 qershor, dita 41

Sot për herë të parë pas shumë kohësh u luta. I kërkova zotit se nëse nuk dëshironte që bota të pushtohej nga islamizmi duhet të lejonte luftëtarin e tij të mbronte interesat e krishterimit.

18 qershor, dita 48

U zgjova në orën 11:00 dhe kontrollova telefonin. Kisha një sms nga Tonje, e dashura e pronarit tim. Ajo ka një magazinë në fermën time dhe më kërkonte të vinte të merrte disa gjëra. O zot, u tmerrova, për të kaluar atje ajo do të shikojë të gjitha pajisjet e mia. E mora në telefon dhe fal zotit nuk ishte nisur ende, i shash një justifikim dhe i kërkova të mos vinte sot.

22 qershor, dita 59

Po shikoj filmin “Spartaku: Gjak dhe Rërë”, është një film shumë i bukur dhe më pëlqen ta shoh shpesh.

30 qershor, dita 60

Kjo shtëpi është pushtuar nga buburrecat. Tani doja të merrja një çokollatë në çantën time dhe aty ishte një insekt.


Policia ne fermen e vrasesit

Ndërkohë Piteri, shoku im më i mirë, më mori sot në telefon dhe më tha se do të vinte për një vizitë. Duhet t`i kërkojë të mos vijë. Nuk është shumë e kujdesshme nga ana ime të ftoj njerëz në shtëpi duke parë se sa shumë gjëra ka rrotull.

policia5-300x169.jpg


2 korrik, dita 62

Po punoj shumë për realizimin e planit A dhe B, po stërvitem për të pilotuar dhe po familjarizohem me gjërat që më duhet të përdor. Isha në palestër dhe u stërvita shumë sot, megjithëse më duket se në prill kisha një formë më të mirë. Po bëhem dembel.

3 korrik, dita 63

Po vë re se testosteronet po më rrisin agresivitetin. Aktualisht po përpiqem t`i mbaj nën kontroll, por shpresoj të kenë këtë efekt kur të më duhen.

11 korrik dita e 71

Duke patur parasysh se po përgatis veten për një detyrë shumë të vështirë sot mora shumë ushqime të shijshme dhe ëmbëlsira. Më duhet të karikoj bateritë dhe të ngre moralin.

19 korrik, dita 79

Sot hëngra drekë në restorantin më të mirë në vend. Kam punuar jashtëzakonisht shumë këto ditë dhe jam tërësisht i lodhur.

21 korrik, dita 81

Do të nisem në Kautokeino, të siguroj një hotel të lirë.

22 korrik, dita 82

Nëse gjithçka dështon do të futem si polic privat dhe do të fitoj sa më shumë para dhe do të marr hak. Do të vishem me një kostum policie. Imagjinoni sikur forcat e policisë të më vizitojnë ditën tjetër. Ata do të krijojnë një ide të gabuar dhe do të mendojnë se unë jam terrorist.


Burimi : Shekulli.
 
Back
Top