Dita e Shën Valentinit

Kresha

A pretty face can never trick me
Dita e të dashuruarve, edhe pse ka emër e ngjyra kristiane, ajo është një festë më e vjetër, me prejardhje, me rrënjë pagane…

Nga: Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Dita e të dashuruarëve apo Dita e të mashtruarëve?

E vërteta nuk drejtohet nga ne, por ne duhet të drejtohemi nga e vërteta”
M. Klaudius

Ja, na erdhi sërish, edhe sivjet, 14 shkurti - Dita e Shën Valentinit – Dita e të dashuruarëve…!

Shtypi, radiot e ndryshme, televizionet lokale, kombëtare, ndërkombëtare, miliona faqe nëpër internet po e përhapin këtë të “vërtetë”…

E vërteta, siç thoshte Klaudiusi, nuk drejtohet nga ne, por ne duhet të drejtohemi nga e vërteta.

E vërteta rreth Ditës së Shën Valentinit

Festa, Dita e Shën Valentinit – Dita e të dashuruarve, edhe pse ka emër e ngjyra kristiane, ajo është një festë më e vjetër, me prejardhje, me rrënjë pagane…

Ka filluar të kremtohet në Rromën e lashtë, në Perandorinë Romake… Në atë kohë nuk ishte festë kristiane, por kremtohej si një festë pagane…

Kremtohej si një festë pagane me 14-15 shkurt, me përkushtim, në përkujtim, me shumë nderim, ndaj hyjneshës Juno…

Juno ishte hyjneshë – mbretëreshë…Mbretëreshë hyjnore, mbretëreshë qiellore, ishte hyjneshë e mirësisë dhe kjo ditë quhej: ”Dita e pjellshmërisë”…

“Dita e pjellshmërisë” në Perandorinë Romake me shekuj është kremtuar si një festë pagane, por kur Perandoria Romake e pranoj Krishterimin, atëherë kjo festë pagane u shndërrue në festë kristiane, Dita e Shën Valentinit, pra tashmë me një emër të ri , por që s’ka lidhje me dashuri…

Kush ishte Shën Valentini?

Shën Valentini ishte gjithkushi, por në të vërtetë ai ishte askushi…!

Shën Valentini nuk është një person i dëshmuar historik, por është një personash i krijuar mitik…

Sipas librit monumental: ”Hollmark Historical Collection” së paku janë tetë Shën Valentina…

Kurse, sipas Enciklopedisë Katolike (Catholic Encyclopedia) së paku janë tre Shën Valentina, të tretë të ndryeshëm, të tretë martirë, të cilët përmendën në disa shënime, ku shkruan se janë ekzekutuar në të njëjten ditë: me 14 shkurt 269…!

Prej tre Shën Valentinëve, sipas Enciklopedisë Katolike, i pari përshkruhet si një prift me shërbim në Rromë, tjetri si një ipeshkëv i qytetit Interamna, sot ky qytet njihet me emrin Terni, Itali, kurse i treti është Shën Valentini në Afrikë, i cili u ekzekutue, sikur dy të parët, në të njëjtën ditë, por në vende të ndryshme…

Këto shënime, sipas Enciklopedisë Katolike, nuk kanë asnjë vlerë historike…

Meqë këto personazhe janë të imagjinuara, të sajuara, janë mitike, pra, nuk kanë vlera të dëshmuara historike, për këtë arsye, Kisha Katolike e ka largue Ditën e Shën Valentinit nga Kalendari Zyrtar Kishtar …

Kush e krijojë mitin për Ditën e Shën Valentinit, si Dita e të dashuruarve?

Deri në shekullin e XIV-të, Dita e Shën Valentinit kremtohej në Evropë si një festë kristiane, me rrënjë pagane, që nuk kishte asnjë lidhje, siç ka sot, në shekullin e ri, me dashuri…

Por, nga shekulli i XIV-të kësaj feste iu shtue edhe një risi, për t’i dhënë pakëz gjallëri, atë e lidhën me dashuri…!

Ndërtuesi i këtij miti të ri, i cili e lidhi këtë festë me dashuri ishte Geoffrey Chaucer.

Kush ishte Geoffrey Chaucer?

Geoffrey Chaucer (1343-1400) ishte shkrimtari, diplomati, filozofi, poeti anglez, ai i cili njihet e pranohet në Angli si Babai i Letërsisë Angleze…

Në kohët e lashta, popujt evropianë, kur ishin paganë, besonin në shumë mite, përralla…Evropianët besonin se në fund të javës së dytë, të muajit të dytë, që është mesi i muajit shkurt, zogjët, shpezët, fillojnë të çiftohen…

Filozofi, diplomati, shkrimtari, poeti anglez Geoffrey Chauver, Babai i Letërsisë Angleze, ishte ai cili i njihte shumë mirë mitet e lashta, është i pari që këto mite i shrytëzoj si brum letrar në veprat e tij, në veçanti në poezi… “Kur zogjët, shpezët, çiftohen – pse të mos çiftohen edhe njerëzit, gjithë kjo rini, me dashuri…”

Dita e të dashuruarëve apo Dita e të mashtruarëve ?

Mendoni mirë për këtë ditë. A është kjo ditë: Ditë e të dashuruarëve apo ditë e të mashtruarëve? Ajo çka mendojmë ne ndikon te vetë pikëpamjet tona dhe të trajtimit që u bëjmë ne të tjerëve dhe botës. Bota ka një sundues. Kush e sundon botën? Siç thoshte Aristofani, dashuria për përfitime sundon tërë botën…

Pra, edhe kjo festë, Dita e Shën Valentinit, është një ditë e përfitimit, është një ditë e mashtrimit…!

Kjo nuk është një ditë dashurie e dashuruesve, por kjo është një ditë mashtrimi e mashtruesve…!

Besimtarët e tri besimeve monoteiste, të cilët besojnë në një Zot, hebrenjtë, krishterët dhe muslimanët, kanë njohuri të mjaftueshme nga Burimi, për të mos u lëkundur nga mashtrimi…

Mashtrimi vjen nga dreqi, shejtani, këtë e dëshmon Bibla, e dëshmon Kur’ani…

Dashuria nuk është krijesë njerëzore…

Dashuria është Dhuratë Hyjnore…

Rumiu shprehet kështu:

“Mendja s’ka fuqi

M’u shpreh për dashuri.

Vetëm Dashurisë

I është dhuruar

Të vërtetën e saj

Për t‘a zbuluar… “

Në Bibël shkruan:

”Zoti është Dashuri”

(Bibla, 1 Gjoni,4:16)

Po, këtë të vërtetë, Zoti, në Kur’an, na rikujton:

”Vërtetë, Zoti është shumë i dashur”
(Kur’an, 11:90)

Dhe më në fund, në mes të këtij pështjellimi kulturor botëror, ndoshta më shumë se kurdoherë më parë, ne, në veçanti, si shqiptarë, kemi nevojë për aftësinë e të menduarit në mënyrë kritike… Pa këtë aftësi, ne besojmë lehtë, mashtrohemi shpejt…!
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

A don te thote kjo se njerezit nuk duhet te dashurojne ndryshe, apo, se dashuria ka linde se voni? :gjujpeshk: Megjithate, them se ka vlere, sepse se paku objektivi i saj eshte per te dashuruar qe simbolikisht nuk shprehe asigje te keqe.
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Kjo do te thot se dashuria nuk kufizohet ne nje dite te caktuar por duhet te jete 365 dite. Kjo dite e caktuar eshte mashtrim per perfitime komerciale ashtu si cdo feste tjeter qe propagandohet neper tv sa here tu afrohet koha si: dita e nenes, babait, mesuesit, falenderimit, punes, krishtlindjet, viti i ri,, etj. Njerezit vrapojne te blejne dhurata ne keto dite dhe çka eshte me e keqja e ndiejn veten te obliguar ti kembejne dhuratat edhe nese jane keq ekonomikisht. Futen ne kredi vetem per ta kryer obligimin qe ua ka mbjellur komercializmi televiziv. Kush perfiton nga keto festa? Korporatat. Kush humb? Qytetaret e rendomte.
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

pak rendesi ka historia e valentinit kush ish dhe nga erdhi. LoL

Ky eshte nje sebep per te festuar nje dite. Diten e dashurise. Kush do e feston, kush nuk do nuk e feston. Eshte komerciale apo jo pak rendesi ka dhe ajo. Se fundja paret do i prishesh atehere kur do vete. Pak rendesi ka data. Se nese nuk i prishe me 14 do i prishesh me 18. Ja kaq dhe kjo. Thjesht nje dite per te kujtuar dicka. Si puna e festave te tjera. Po cdo gje eshte ne deshiren e plote te individeve dhe asgje me imponim. Biles as nuk eshte as pushim. LoL
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Nuk e di qfare shetoje ketu me shume Me shume Rrespket nga Qendrimi bosi...
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Kjo do te thot se dashuria nuk kufizohet ne nje dite te caktuar por duhet te jete 365 dite. Kjo dite e caktuar eshte mashtrim per perfitime komerciale ashtu si cdo feste tjeter qe propagandohet neper tv sa here tu afrohet koha si: dita e nenes, babait, mesuesit, falenderimit, punes, krishtlindjet, viti i ri,, etj. Njerezit vrapojne te blejne dhurata ne keto dite dhe çka eshte me e keqja e ndiejn veten te obliguar ti kembejne dhuratat edhe nese jane keq ekonomikisht. Futen ne kredi vetem per ta kryer obligimin qe ua ka mbjellur komercializmi televiziv. Kush perfiton nga keto festa? Korporatat. Kush humb? Qytetaret e rendomte.

Nuk ma kish marre mendja se munde te vinte nje postim i tille nga ju. Po Festa e Bajramit? Te gjitha gjerat cfare i ke shkruar me larte ndodhin edhe ne festen e Bajramit. A do te thot kjo se duhet ta sabotojne njerezia edhe ate? :gjujpeshk::gjujpeshk:
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Nuk ma kish marre mendja se munde te vinte nje postim i tille nga ju. Po Festa e Bajramit? Te gjitha gjerat cfare i ke shkruar me larte ndodhin edhe ne festen e Bajramit. A do te thot kjo se duhet ta sabotojne njerezia edhe ate? :gjujpeshk::gjujpeshk:

Kur ke pare propagande boterore ekonomike per feste te Bajramit? Nuk kembehen dhurata per Bajrama pos vizitave qe i bejne njeri tjetrit dhe ndonje sheqerke femijeve, nuk behet komercializem per Bajram neper tv dhe nuk shpenzohet as 10% sa shpenzohet per valentina e net te shtrigave ne bote! Nuk ma ha mendja te jesh aq naiv t'i fusish bajramat ne festa komerciale kur nuk jane! Une me duket nuk thash te sabotohen por tregova faktin qe jane shenderruar ne komercializem dhe njerezia te verberuar vrapojne te blejne gjate atyre diteve sepse ashtu thot tv-ja. Korporatat po te munden, do ti benin festa 365 ditet por njerezit duhet te mendojne sa te logjikeshme jane ato festa dhe jo urra burra se eshte bere mode kjo dukuri dhe ne mbetem mbrapa!
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Ndonese pajtohem se shume prej ketyre festave jane komercializuar per arsye biznesi - ne te cilen jane punesuar shume 'qytetar te rendomte' dua te them qe askush nuk te ve thiken ne fyt per t'i festuar. Sikurse tha me lart edhe Abstraction, keto festa mund te zgjidhen te festohen.

A eshte nje feste me e rendesisshme se nje tjeter?

JO! Festa e Bajramit apo e Krishlindjeve nuk eshte me e rendesishme se festa e Nenes apo e Babait, por rendesia varet sipas individit dhe prioritetit te tij.

Po mar shembull kryeqytetin e shtetit Anglez sepse eshte nje shtet multi-kulturor me shume se ç'do vend tjeter.

Ne Angli festohet:

1. Viti i Ri
2. Shen Valentini
3. Dita e Nenave
4. Pashket
5. 1 Prilli
6. Dita e Punetoreve
7. Dita e Baballareve
8. Dita e Heronjve
9. Krishlindjet
10. Bajrami
11. Divali

etj.

Sa perqind e popullsise i feston keto festa?

Indjanet festojne Divalin. Madje ne disa pjese te Londres behet edhe gjysme dite ne shkolle ku eshte nje popullsi e madhe Indjane. Indjanet bejne festa te medha, gatuajne embelsira dhe qerasin e bejne dhurata.

Myslimanet festojne Bajramin. Per Bajram, Myslimanet nuk shkojne ne pune apo ne shkolle. Bejne adetet e tyre qe iu kerkohet nga Feja - shkojne falen ne xhami, etj - bejne vizita ku dhe japin para femijeve. GJITHMONE japin para femijeve. Gatuajne embelsira e ushqime etj. Ne Londer dekorohen ato pjese te Londres ku ka nje perqindje te larte Myslimanesh. Te gjithe dyqanet shesin kartolina "Eid Mubarak" (Gezuar Bajramin) si dhe peshqeshe qe mund te behen per kete feste.

Krishlindjet njihen mbare botes dhe Anglia eshte mese shumti e Krishtere keshtuqe festohen nga nje pjese e mire.

Shen Valentini eshte nje arsye me shume per ato jo-romantike te bejne ndonje tufe lule a dicka per parnteret e tyre. Te mos harrojme qe as kjo nuk eshte e domosdoshme per t'u festuar dhe nuk te detyron njeri ta festosh. Gjithcka varet nga individi dhe nga familja, dmth si jane mesuar ata. Ne familjen time psh jemi mesuar te bejme dhurata pothuajse per cdo feste, dhe jemi rritur qe mjafton mendimi dhe jo vlera e larte e nje dhurate, pra na gezon nje dicka e vogel sepse mjafton fakti qe kane menduar te na e bejne neve kete dhurate. Dikush tjeter mendon ndryshe. Keto festa jane per tu festuar sipas deshires.

Me pelqen fakti qe keto festa dhe ambjenti festiv qe krijon sjell lumturi ne familje. Njerezit ndjehen me afer me njeri tjetrin dhe duket qarte gezimi dhe hareja. Kot nuk urojme me "Per festa e per te mira u mbledhshim gjithmone".
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Nuk ka azgje negative si feste ,pak rendesi ka domethenia e festes ...mjafton qe emrin fetsa e ka te bukur .
Bota per dashuri po vuan ,pse mos ta meritoj nje dite ne vit .
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Edhe une them qe Shen Valentini duhet te sabotohet ashtu si edhe ditlindjet tona duhet ti sabotojme, sepse jane ditlindje te komercializuara, sepse mamate tona nuk duhet te ndjehen te lumtura qe linden nje femije dhe te ndjehen krenare per cdo vit me shume te femijes se tyre.Braktisin ore mire beni ashtu si prodhimet Amerikane LOL LOL
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Kur ke pare propagande boterore ekonomike per feste te Bajramit? Nuk kembehen dhurata per Bajrama pos vizitave qe i bejne njeri tjetrit dhe ndonje sheqerke femijeve, nuk behet komercializem per Bajram neper tv dhe nuk shpenzohet as 10% sa shpenzohet per valentina e net te shtrigave ne bote! Nuk ma ha mendja te jesh aq naiv t'i fusish bajramat ne festa komerciale kur nuk jane! Une me duket nuk thash te sabotohen por tregova faktin qe jane shenderruar ne komercializem dhe njerezia te verberuar vrapojne te blejne gjate atyre diteve sepse ashtu thot tv-ja. Korporatat po te munden, do ti benin festa 365 ditet por njerezit duhet te mendojne sa te logjikeshme jane ato festa dhe jo urra burra se eshte bere mode kjo dukuri dhe ne mbetem mbrapa!

Do fokusohem ne tri ceshtje te thjeshta:

  1. Ka kohe qe vizitoj dhe kycem ne faqe virtuale ndersa ka vite qe jam anetar i ketij forumi, por, me lexime frekuentoj edhe forume tjera. Ndjehem shume i befasuar me thirrjet plot e perplot ekstremizem e mllef nga njeres qe paraqiten nga nivele te ulta shkollimi e madje deri ne te vetquajtur doktor shkence. Te tera keto thirrje kan nje objektiv: Ndalini festat e kota, festat e pabesimtareve, festa e te pafeve, festen e nenes, festen e krishtlindjeve, festen e te dashuruareve ….etj. etj. Cfare me gjithe kete energji negative? A don te thot kjo se cdo gje jomuslimane eshte e kot dhe e gabuar? Pse gjithe kjo urrejtje kur ne anen tjeter akoma nuk kam pare nje kerkese per te ndaluar festen e Bajramit. Me plot pergjegjesi e them se kjo eshte dukuri e mostolerances dhe asigje me teper.
  2. Une jetoje ne Kosove dhe te them me plote pergjegjesi se propaganda eshte e njejte per te gjitha festat. Te gjitha restorantet, marketet, hotelet, lokalet ne nje menyre apo ne nje tjeter mundohen te joshin njeres per te fituar kuptohet, madje edhe per Bajram kjo nuk ndryshon fare. Kemi ahengje e ahengje, fitime e perfitime. Sic do here dhe gjithnje ata qe kane shpenzojne me shume e te tjeret me pake. A nuk eshte komercializem tere ajo tregti qe behet per Bajram, tere ato shpenzime qe behen per te vajtur ne Meke, apo gjera te tjera. Kuptohet qe te gjitha jane shpenzime por njerezit kan te drejte ti bejen se jane festa.
  3. A duhet te festohet? Gjithsesi duhet te respektohet cdo feste e cdo besimi dhe ne raste festash duhet uruar. Po festa e te dashuruarve? Pse jo. Ka mesazhe te qarta paqeje dhe dashurie dhe asnjehere nuk eshte e tepert te shperndash dashuri. Madje eshte virtyt i larte poashtu sikurse per bajram qe shperndahen mesazhe paqeje dhe urime tjera. Pra nese nje feste per objective te veten kishte dhe ka nje mesazh te mire pse te mos urohet dhe te festohet. Ma ha mendja se secila nga keto festa ka nje qelllim solid te mire sepse se paku gjate ketyre diteve shume njeres do pajtohen apo do afrohen.

Andaj behuni me parimor dhe ndalojini thirrjet plot pezem, helm e militarizem.
 
Kitrra qetesohu shoku mos u lodh me u mbush mendjen tjereve....
Festat me pelqejne edhe ky sheni i valentineve....:gjujpeshk:..do zoti marr noj dhurate kete shen hihihi:ciaoo:
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

kush e feston kete feste ta festoje dhe per mua........sic duket ato qe e festojne e ndiejne per detyre qe ate dite te thone "te dua/' te blejne dhurata apo ku ta di une ditet e tjera duhet te kapin kepucen dhe ti bien ne koke partnerit apo partneres......haha
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Jo nuk ka aspak militarizem ne ato qe thash. Kjo qe po ben ti "quhet sulmi eshte mbrojtja me e mire" ose edhe "t'i akuzoj sa s'me kane akuzuar". Ti nuk e ke iden per cka po flas une. Per ta pasur idene duhet t'i shikosh nga kendi im. Nuk shpiken festat se keshtu po ma do oreksi komercial mua. Festat dihen qarte cilat jane ne te gjithe librat fetare pa marre parasyshe dhe per besimtarin jane te lejuara nga Zoti i boterave gje qe nuk mund ta kuptoj nje laik qe mendon se njerezit mund te shpikin festa dhe rituale kur tu doje qejfi. Ka feste Hebreje qe e festojne edhe muslimanet si Ashura ku agjerohet ate dite. Historine e saj e di kush e di se s'kam ngen tua spjegoj ketu. Ka edhe te tjera festa qe kane mbetur qe kur ka filluar njerezimi me Ademin si dita e Premte (dita e premtimit- Freitag- Friday si free day- dite e lire) qe ka qene edhe tek hebrejte dite e madhe dhe qe me vone e shenderruan ne te shtune sepse e kishin te ndaluar te peshkojne ate dite dhe kete me vone te krishteret e nderruan me te dielen pa arsye fare sepse pershtatej me kultin pagan romak. Festat tjera jane te pa baza dhe trasheguara nga paganizmi disa si dhe te futura si parazit ne mish nga njerez te pa skrupull. Kush beson e di qe kjo qe po e them eshte e vertete e madhe qofte i krishtere qofte hebre. Aspak nuk jam kunder festave qe i ka lejuar Zoti ne te tri fete e medha. Jam kunder te verberve qe tentojne ti udheheqin turmat drejt gremines dhe nuk jam nje qe rri e bej sehir kur shoh dicka te tille. Syfaqesine nuk e duroj fare dhe kjo festa e valentinit eshte syfaqesi e madhe dhe hipokrizi tek 99%, dy gjera keto qe shkaterrojne dhe nuk ndertojne asgje.

Dhe po, te gjithe muslimaneve u bej thirrje t'i ndalojne keto dukuri te shemtuara laike- pagane neper shtepite e tyre. Ata qe nuk jane le te bejne c'te dojne. Zaten ky artikull i temes eshte shkruar per besimtaret musliman dhe jo per laiket.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Kur ke pare propagande boterore ekonomike per feste te Bajramit? Nuk kembehen dhurata per Bajrama pos vizitave qe i bejne njeri tjetrit dhe ndonje sheqerke femijeve, nuk behet komercializem per Bajram neper tv dhe nuk shpenzohet as 10% sa shpenzohet per valentina e net te shtrigave ne bote! Nuk ma ha mendja te jesh aq naiv t'i fusish bajramat ne festa komerciale kur nuk jane! Une me duket nuk thash te sabotohen por tregova faktin qe jane shenderruar ne komercializem dhe njerezia te verberuar vrapojne te blejne gjate atyre diteve sepse ashtu thot tv-ja. Korporatat po te munden, do ti benin festa 365 ditet por njerezit duhet te mendojne sa te logjikeshme jane ato festa dhe jo urra burra se eshte bere mode kjo dukuri dhe ne mbetem mbrapa!
BVjrami feste komeciale eshte fillon 1 muaj perpara televizori duke i ber rreklame ,si dhe ne treg kur del shitesit therrasin hajde per bajram kemi ulje cmimi!! Se na treshet me festat po deshe tfestoini po deshet jo.Un ku ka feste jam aty qofte bajram apo valentin e kshu me rradhe .
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Veq qat dit skom me dashuru :p tjerat dit po , kjo far "feste" mduke palidhje diqysh ton vitin shaje rrehe e thuj gjithqka gruas te dashures e kur tvjen kjo dit jepja 1 lule ose blej diqka edhe thuj te dua :p hahaha .

sa i perket bajramit , ktu po folin per Festen E Bajramit qka ndodh n'Shqiperi e n'Kosove , per bajram n'kosov organizohen gjona neper restorante e pija e preferuar osht per ta rakia ? po kjo s'osht e lejume n'fest bajramit po truni i budalles t'shqiptarit si logjikon ndryshe , kur e Falum Bajramin n'Xhami , Hoxha gjeth na thot qe dilni festone neper familjart e juaj e te afermit e tuaj po mos e teproni , teprimi me shku n'diskotek se e ka organizu dikush per Bajram .

Festa E Bajramit duhet mu kqyr sa osht komercializem npergjethsi jo n'kosov e nshqiperi qe na mungon truni i vogel :p
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

.Veq qat dit skom me dashuru :p tjerat dit po , kjo far "feste" mduke palidhje diqysh ton vitin shaje rrehe e thuj gjithqka gruas te dashures e kur tvjen kjo dit jepja 1 lule ose blej diqka edhe thuj te dua :p hahaha .

sa i perket bajramit , ktu po folin per Festen E Bajramit qka ndodh n'Shqiperi e n'Kosove , per bajram n'kosov organizohen gjona neper restorante e pija e preferuar osht per ta rakia ? po kjo s'osht e lejume n'fest bajramit po truni i budalles t'shqiptarit si logjikon ndryshe , kur e Falum Bajramin n'Xhami , Hoxha gjeth na thot qe dilni festone neper familjart e juaj e te afermit e tuaj po mos e teproni , teprimi me shku n'diskotek se e ka organizu dikush per Bajram .

Festa E Bajramit duhet mu kqyr sa osht komercializem npergjethsi jo n'kosov e nshqiperi qe na mungon truni i vogel :p

Ja po te pergjigjem icik se me knaqe te fle gjum rehat sot .Se me the vet ate dit skam per te dashuru !!! se rrafin grun gjith vitit.Po njerezit po pine raki gjith vitin i shef 24 ore tap e kur vje bajrami spine .Kjo i bjen isoj sikur po i jep lule allahut ;).Kshu qe mos e festoni ate feste :p:p:p:pKshu qe mos bej me krahasime se fest komerciale esht..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Ja po te pergjigjem icik se me knaqe te fle gjum rehat sot .Se me the vet ate dit skam per te dashuru !!! se rrafin grun gjith vitit.Po njerezit po pine raki gjith vitin i shef 24 ore tap e kur vje bajrami spine .Kjo i bjen isoj sikur po i jep lule allahut ;).Kshu qe mos e festoni ate feste :p:p:p:pKshu qe mos bej me krahasime se fest komerciale esht..

prap ti po kapesh per DISA , un po flas per shumic ata qe pin raki edhe kur t'vjen bajrami nuk pin kurgjo nuk kan bo me at gje , ata sjon musliman (ndaq para ndaq mas bajramit ) ndaq mos te pin per bajram ndaq le te pin njejt eshte per ta .
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

prap ti po kapesh per DISA , un po flas per shumic ata qe pin raki edhe kur t'vjen bajrami nuk pin kurgjo nuk kan bo me at gje , ata sjon musliman (ndaq para ndaq mas bajramit ) ndaq mos te pin per bajram ndaq le te pin njejt eshte per ta .

Eh more djale, per ne "kafirët" nuk ka rendesi a pijme apo jo. Eshte bere e ditur qe ndonese ju do te vazhdoni te jetoni ne perjetesi sepse i jeni dhene Allahut me zemer e me mendje, ne te tjeret vetem kete jete kemi, prandaj po mundohemi ta festojme ashtu si te duam e si te dime se s'duam te na mbetet gje pishman. Prandaj jo vetem diten e Shen Valentinit, por tere festat me radhe do i festojme, si e si per tu kenaqur sepse nuk do te jetojme gjithnji sikur ju!
 
DHe ti po kapesh per disa se jo te gjithe e rrafin gruan ;);).KLm dhe rrofte shen valentini dita ku femra ste thot jo per asigjo hahah :p:p.
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

rrofte shen valentini dita ku femra ste thot jo per asigjo hahah :p:p.

duhet te jete feste e bukur:):)
uuuuuuuuuu sa zili i kam ata qe e festojne kete dite:(:(
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Nese je kunder te verberve qe tentojne ti mashtrojne dhe ti udheheqin turmat, gjithsesi se duhet ti bashkohesh thirrjes sime per te ndaluar: ‘’Thirrjet plot pezem, helem dhe militarizem’’. Ti je ne njohuri madje edhe e kemi biseduar disa here se ne Kosove, ashtu si ne shumicen e vendeve, njeres dhe organizata me verberi qorre nga te dy taboret ( katolik e musliman) joshin turmat ( e varfera ) per te marre nje libreze partie fetare. Madje joshja ne Kosove ka devijuar aq shume sa kjo pune eshte shenderruar ne mall tregu. Pra, kjo eshte verberi qorre dhe nese je kunder tryre bashkoju zerit tim qe populli te lihet i qete te vendos vete per besimet e tyre shpirtrore.

Gjithashtu ju jeni i vetdijshem se ca festa, perfshi edhe Shen Valentinin, jane me te plakura se Krishtlindjet apo Bajrami. Them se eshte mire respekti ndaj te moshuarve.
Po te analizojme thelbin e te ketyre festave do shofim se ne pergjithesi thirrjet jane per dashuri ndaj njeri tjetrit, respekt me te madhe, falje dhe shume virtyte te mira. Lindi pyetja ketu; Pse nuk i bejme keto gjeste te mira edhe diteve tjera? Pse? Po pse nuk kujtohemi per gjera te mira edhe diteve tjera perveq Bajramit?

Po pse paskan nevoje muslimanet per shkrime te tilla meq qenkan festa laike? Eshte ndonje frike se ata kan devijuar apo cfare po ndohe nese keto shkrime nuk jane devijuar kunder njeresve vetem pse ata mendojne ndryshe nga turmat.

O njeres dashuroni sa me thell dhe sa me shume, perhapni sa me shume dashuri mes njeresve sepse vetem ajo eshte e mira e kesaj bote dhe dashuria eshte arma me e fuqishme kunder ndasive. :dance::dance:
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Eh more djale, per ne "kafirët" nuk ka rendesi a pijme apo jo. Eshte bere e ditur qe ndonese ju do te vazhdoni te jetoni ne perjetesi sepse i jeni dhene Allahut me zemer e me mendje, ne te tjeret vetem kete jete kemi, prandaj po mundohemi ta festojme ashtu si te duam e si te dime se s'duam te na mbetet gje pishman. Prandaj jo vetem diten e Shen Valentinit, por tere festat me radhe do i festojme, si e si per tu kenaqur sepse nuk do te jetojme gjithnji sikur ju!

Kush te tha moj bukuroshe se do jetojme gjithnje lool. Cdo gje ne kete bote eshte kalimtare/e perkohshme. Festo cfare te duash, je e lire ne kryerjen e veprimeve dhe padyshim qe ke alternative zgjedhjeje.

Sa i perket temes, qe disa e lidhin me Bajramin, t'ju them dic. Bajrami eshte feste qe ka baze ne burimet kryesore te sheriatit(ligjit) Islam, pra ne 2 burimet kryesore, ne Kur'an & Sunnet. Pastaj, eshte festuar qe nga dita e pare qe eshte bere obligim per muslimanet. Ndryshe nga Shen Valentini qe s'ka kurrcfare baze ne Bibel. Mos valle Jezusi festonte Valentinin apo kishte urdheruar te festohej ? As Jezusi, e as pasuesit e tij nje gje te tille nuk e kane bere. Qe do t'thote me fjale tjera se Shen Valentini eshte feste pagane, dhe i bie qe Krishterimi i sotem eshte larguar nga rruga te cilen predikonte ne fillim, pra eshte me shume fe pagane se sa "monoteiste". Ketu eshte dallimi.
 
Prandaj ju nuk ju lejohet qe te festoni ditelindjet sepse Muhamedi nuk i festonte.Meqense nuk dinte diten qe lindi jo per gje.
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Eh more djale, per ne "kafirët" nuk ka rendesi a pijme apo jo. Eshte bere e ditur qe ndonese ju do te vazhdoni te jetoni ne perjetesi sepse i jeni dhene Allahut me zemer e me mendje, ne te tjeret vetem kete jete kemi, prandaj po mundohemi ta festojme ashtu si te duam e si te dime se s'duam te na mbetet gje pishman. Prandaj jo vetem diten e Shen Valentinit, por tere festat me radhe do i festojme, si e si per tu kenaqur sepse nuk do te jetojme gjithnji sikur ju!

Prandaj ju nuk ju lejohet qe te festoni ditelindjet sepse Muhamedi nuk i festonte.Meqense nuk dinte diten qe lindi jo per gje.

E vertete, pjesa e pare. Per humor, ke tema tjera. (pjesa e dyte)
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Po si t''ja bejme ne o Lover tani ne jemi dembele dhe rrofte sebepi te kete ndonje feste edhe te festojme pak rendesi ka jane festa pagane muslimane cifute apo Pakistane,ju jeni kaq vetmohues edhe punetore sa edhe diten e lindjes tuaj nuk e festoni,ky duhet te jete pikerisht celesi i zhvillimit spektakolar te vendeve me shumice punetoresh vetmohues LOL LOL
Na lini ne te tjeret te festojme, dembele jemi dhe sa me shume festa duam.
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

I lire je t'festosh o Iron, si ti t'gjithe pa dallim feje. Une jam vetem keshillues, asgje me shume. Ua perkujtoj ca gjera atyre qe e kam per detyre. T'festosh diten se po plakesh nje vit me shume ? Po shkon drejt mplakjes, drejt vdekjes hmmm s'me duket logjike. Edhe festimi i ditelindjes eshte histori ne vete, se si ka mbetur etj. Ben edhe pa e festuar, si thua?
 
Titulli: Dita e Shën Valentinit

Erdhi festa e dashurisë

Dita e Shën Valentinit deri në Mesjetë nuk është identifikuar me romantizëm, por me dashuri fizike – Festa e të dashuruarve sot është e popullarizuar në Kinë, Tajvan, Amerikën Jugore, Indi, Pakistan…

Dita e të Dashuruarve, 14 shkurti, festohet në shumë vende të botës si festë e të dashuruarve dhe festë e miqësisë. Atë ditë çiftet shkëmbejnë porosi dashurie, por edhe lule të kuqe si simbol i pasionit.

Fillimisht festë e kishës katolike, Shën Valentini deri në Mesjetë nuk ka qenë i lidhur me romantizmin, por me dashurinë fizike, derisa tash festohet si ditë e dashurisë dhe të dashuruarve.

Shën Valentini një kohë të gjatë është vlerësuar si dita e të pamartuarve dhe beqarëve, e jo festë e bashkëshortëve. Atë ditë vajzat janë fshehur nëpër fshat dhe kanë pritur nga të rinjtë e fshatit për t’i gjetur ato, ndërsa qiftet e krijuara pas asaj loje duhej të martoheshin pa u mbushur një vit.

Shën Valentini u popullarizua nga mesi i viteve 80-ta në Kinë dhe Tajvan, ku ende ekziston edhe një festë tradicionale për të dashuruarit, Si Sijao Dije, që ka prejardhjen prej një legjende antike. Kjo festë festohet ditën e shtatë të muajit të shtatë të kalendarit hënor.

Ndërsa të njëjtën ditë në Japoni, gratë, sidomos ato që janë të punësuara, duhet t’i dhurojnë burrave dhe kolegëve të tyre çokollata dhe bonbone, nganjëherë edhe shumë të shtrenjta.

Në Tajvan ekziston edhe një festë tjetër, 14 marsi, e quajtur Dita e Bardhë, e cila në të vërtetë është fenomen komercial i shpikur në Japoni, ndërsa pastaj i shpërndarë në Korenë Jugore, Tajvan dhe Hong Kong.

Atë ditë burrat i dhurojnë veshje të bardha ose dhurata tjera të bardha atyre femrave prej të cilave kanë marrë çokollata, ndërsa vajzat kanë të drejtë të kërkojnë dhuratë vlera e të cilës është tri herë më e madhe se vlera e çokollatës, që ato kanë dhuruar një muaj më herët.

Shën Valentini u bë i popullarizuar edhe në Indi dhe Kinë gjë që shkaktoi pakënaqësi të madhe tek disa grupe të cilat janë kundër këtij ndikimi perëndimor.

Shën Valentini festohet edhe në Amerikën Jugore, por në Brazil njihet si Dia dos namorados (Dita e të dashuruarve) dhe nuk festohet më 14 shkurt por më 12 qershor, derisa në Kolumbi festohet të shtunën e tretë të muajit shtator dhe quhet Dia del amor y Amistad (Dita e Dashurisë dhe miqësisë).

Në mbarë botën 14 shkurti është ditë e rezervuar për të dashuruarit, pa marrë parasysh sa vite kanë ata.

Dita e Shën Valentinit, shenjtorit mbrojtës të dashurisë, për shumë njerëz paraqet një fillim të ri të lumtur, ndërsa për ata që ende jetojnë momentet romantike, për shumë arsye është një ditë e veçantë, është shans ideal që “atij” ose “asaj” t’i dhuroni diçka vërtetë të veçantë dhe t’i thoni “Të dua”./Telegrafi/
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top