Distanca ndermjet Henes dhe Tokes

Empire

Antarë i Respektuar
Nje nga menyrat me te hereshme te njerzimit per te matur largesine e trupave qiellore nepermjet gjeometrise , Astronomet dhe matematikanet e lashte grek kishin gjetur mundesine se si gjejne kendin e henes nese dy skajet e saj ( diametri) bashkohen ne nje pike te vetme ne toke por pa mundur te gjenin dot diametrin e henes ishte e pa mundur te gjenin largesin midis henes edhe tokes . Ky problem u zgjidh nga matematikani grek Eratosthenis i cili ishte i pari qe arriti te mase diametrin e Tokes , te Henes edhe te diellit poashtu edhe distancen midis tokes dhe henes . Me posht do perdorim nje menyr ndryshe nga Eratostheni duke huazuar nga ai vetem diametrin e henes .
Duke par Skicen 1:
72983778_2135981770039434_344825151621169152_n.jpg


me ane te nje monedhe te vendosur fikse ne nje objekt te fiks edhe shikojm ne nje nate me hene te plot duke u larguar nga monedha deri sa ajo te mbuloje plotesisht henen , Masim distancen midis syrit dhe monedhes A , me pas masim diametrin e monedhes , duke kryer veprimet na jep kendin e trekendeshit qe eshte formuar ne skic 0.009 rad . Me poshte kemi skicen e dyte ku ndodhet Toka , hena , trekendeshi qe formohet duke bashkuar dy skajet e henes ( diametrin ) ne nje pik me token do me nje rreze r duke perdor nje ekuacion te gjeometrise do na japi distancen e qendres se henes nga toka , me pas zbresim rrezen e diametrit te henes dhe na mbetet distanca midis henes dhe Tokes e paster e cila na doli 384263 km Rikujtojm se hena ka nje orbit ovale dhe jo rrethore te plot dhe distanca e saj nga toka zyrtarisht eshte 363104 km distanca e afert dhe 406696km distanca e larget, mesatarisht eshte 384403km.
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top