Diskutimi i librit te Shmitt "Skenderbeu",perkthyer nga doreshkrimi i pabotuar.

orakulli

Anëtar i Respektuar
Gjetjet llogjike ne diskutimet te kesaj natyre,perbehet ne thelb nga domosdoshmeria e paraqitjes te “nje hipoteze” shkencore ne fushen e figures individuale te nje njeriu te kohes se Mesjetes.
Per arsye te mospatjes ne memorien e mbetur te shkruar,jeten e plote te kesaj figure,shkenca e historise kerkon te verteten.Shkenca e Historise.ne nje pjese te saj joekzakte per arsye te shkalles se besueshmerise,njeanshmerise se dokumentacionit te shkruar ne kohen e ndodhjes,nga autore te ndryshme,ka gjithmone nje objekt kerkimor.
Por,gjithmone kemi nje reth vicioz arsyetus;nga nje ose disa fakte reja te “pazbuluara” me pare,ose te zbuluara por te papeshuara siç duhet,te cilat kane “vleren” duale,e vertete ,ose e genjeshter,mud te fillohet ose vazhdohet kerkimi shkencor.Detyra e llogjikes deduktive eshte te kthjelltesoje raportin midis mundesise se gjetjes se vertetes dhe konkluzionit te ndermjetem.Deduksioni llogjik na mundeson ndarjen midis gjetjeve te vlefshme dhe ato te pavlefshme.Per mendimin tim,gjetja e Shmidit ka rendesi ne njohjen me thelle te Skenderbeut,pamvaresisht se eshte nje gjetje e pavlefshme.
Percaktimet vleresuese ne formen kategorike dhe jo hipotetike,i ulin shume nivelin shkencor librit te tij “profesional” te pabotuar ne gjuhen e tij te memes,perpara perkthimit.Nje liber i jostandartizuar,joregjistruar nga Autori,le dhe nje mundesi tjeter,kesaj radhe ligjore.Shmidi mund,hipotekligjerisht,te mos jete autori i vertete i librit.
Dhe ,per me e mbyll,arsyetimi llogjik bazuar ne premisat e rastit Shmid-Klos,nga kendveshtrimi i disa drejtimeve marre ne analize,te çon drejt,me mundesi me te madhe ndodhje,te nje konkluzioni mohues se vlerave te ketij libri.
Librat e natyres kerkimore jane te detyruar ti kalojne sites se vlefshmerise ose jovlefshmerise se tyre,pranimit ose mohimit.Nuk eshte ndonje hata e madhe nese disa prej tyre mohohen.Eshte thjesht nje proces normal i arsyetimit shkencor e njerezor.
 
Titulli: Diskutimi i librit te Shmitt "Skenderbeu",perkthyer nga doreshkrimi i pabotu

Libri i Schmitt-it nuk eshte gje tjeter vecse nje roman fantazioz i nje personi te epshur per "gjetjet historike", i cili duke mos patur terren pjellor ne vendin e tij, mundohet te beje historine e nje vendi jashtezakonisht te komplikuar si Shqiperia, i cili ka aq shume HISTORI, saqe ndonjehere nuk dihet nga te fillohet per te treguar gjithcka!

Historia e Svicres eshte e perbere ne te shumtem e rasteve nga luftra per shtimin e kantoneve, nuk ka te beje shume me luftra ideologjike sic qe ajo qe ushtroi Skenderbeu ne Shqiperi!

Eshte interesant kendveshtrimi Scmittian, askush nuk thote te kunderten, por libri i tij, me aq sa kam lexuar prej kritikes, me shume se nje liber historik apo nje ESE, do ta gjykoja nje TREGIM, po po, pikerisht nje tregim fantastik!

Perse jo nje liber historik?

Librat historike duhet te provohen me fakte, jo me hamendje! Skenderbeu beri lufte per hakmarrje?
Nuk mendoj absolutisht qe nje njeri kaq i kulturuar dhe strateg sa c'e tregojne bashkohesit e tij, te ishte kaq kryenec sa te vinte ne rrezik popullin e tij, pikerisht ata per te cilet po hakmerrej!
Dokumentat historike ne latinisht, te pare me syte e mi, me tregojne nje personazh tejet besnik ndaj popullit te tij, tejet te respektueshem ndaj Mbretit te tij (mos harrojme qe Gjergj Kastrioti ishte vasal i mbretit te Napolit) dhe tejet te dashur ndaj "ushtareve" te tij!

Perse jo nje ESE?

Per fat te keq, as ese nuk mund te quhet nje liber i tille sepse eseja ka:

Incipit
Teze
Antiteze
Konkluzjon

S'ma ha mendja te kete qene kaq kritik sa per te bere nje pro e nje kontro te figures se Skenderbeut Schmitti

Perfundimisht, do ishte me mire qe Klosi, ja ka futur kot me perkthimin e librit dhe me deshiren per ta futur figuren e Scmittit ne librat e historise!
Deshtim i vertete ky!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top