Diskutim rreth Librit " Profeti" Nga Khalil Gibran

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Miqtë e miiii!

Keto janë 12 pyetje rreth librit Profeti të cilat mund t'i diskutojmë mes nesh. Mund t'i përgjigjeni cilës pyetje të doni, kur të keni mundësi si dhe mund të replikoni me njëri tjetrin. :)

Have fun guyyyssss! ^_^
14445151_1226400824096652_8358695272054622139_o.jpg

1. A dallohet patriotizmi libanez apo arab në veprën e Gibranit? A ka dimension politik në veprën e tij?

2. A mund të identifikoheni me ndonjë nga personazhet? Nëse po, me cilin dhe pse?

2.1 A mendoni se Gibrani mund të ishte cdonjëri prej lexuesve? Pse?

3. Cili është mesazhi i profetit? Cili është vizioni i tij për marrëdhëniet njerëzore në shoqëri? (këtu mund dhe t'i analizoni poemat një nga një)

4. Si e vlerëson (shikon) Almustafa shërbimin e tij në Orphalese?

5. A mund të klasifikohet shkrimi i Gibran si letërsi emigracioni. Apo ka më shumë tema universale në vepër? Apo mund të quhet thjesht një idealizëm romantik?

6. Si paraqitet Almitra te Profeti?

7. Si e sheh Almustafa lakuriqësinë(nuditetin)?

8. Si lidhet Almustafa me qytetet?

9. Cili është funksioni i punës së njeriut?

10. Cili është funksioni i Zotit tek Profeti? A është Zoti një krijues, furnizues, shpëtimtar, apo ka ndonjë funksion tjetër?

11. A përputhet premtimi enigmatik i Almustafës për t'u kthyer nëpërmjet rimishërimit me mësimet e tij mbi natyrën njerëzore?

p.s.
Acknowledgment: Pyetjet i kam marre diku nga Anglisht. Thjesht i perktheva! :)
 
Redaktimi i fundit:
@Soulmind ke rekomanduar një libër shumë të mirë.

Gjëja e parë që bie në sy është stili poetik i të shkruarit dhe vërtetësia e mendimeve.
Nëse këto që bëjnë video me thënie të mençura lexojnë këtë libër mund të bëjnë një video të tërë vetëm me thënie nga ky libër.
 
Tani po i lexoj pyetjet.

Kisha menduar se ky libër do merej për diskutim me pjesë, si pjesët që trajton në përmbajtje. Do jap një mendim pak nga pak.

Për pyetjen e parë nuk do thoja patriotizëm por krenari dhe stil të shkruari po dallohet, sidomos ke fjaitë që fillojnë apo vazhdojnë "...me të vërtetë...".
 
A me njeh ti mua, kush jam une?! Pse kot mbaj gjithe kete nickname mbi shpatulla?! loolloollool

Ok serioze tani:

Para 1 jave ju kam bere tag te gijtheve qe te sugjeroni si t'a trajtojme. Por asnjeri nuk u pergjigj. Se une ne disa klube qe kam qene pjese e trajtonim librin me pjese, por s'po dija si do ecte ketu pasi jemi me shkrim 1, por dhe secili shkruan kur deshiron.

Gjthss, Mos u kufizoni tek pyetjet. Une vete e para do shkruaj kur te kem mundesi ndoshta per cdo kapitull te tijin.
 
Unë edhe këto pyetjet këtu i lexova pasi u përgjigja 😁
Do jap edhe unë një mendim më të gjatë në mbrëmje ose nesër në mëngjes 😊
 
@Soulmind ke rekomanduar një libër shumë të mirë.

Gjëja e parë që bie në sy është stili poetik i të shkruarit dhe vërtetësia e mendimeve.
Nëse këto që bëjnë video me thënie të mençura lexojnë këtë libër mund të bëjnë një video të tërë vetëm me thënie nga ky libër.

E bejme ne te FV-se :)
 
Një mendim të shpejtë për ata që nuk e kanë lexuar por, besoj që pas shfletimit të kësaj teme do e shtojnë këtë libër në listën e tyre:

Libri është me rreth 100 faqe shkruar nga Kahlil Gibran (1883-1931), për një lexues të rregullt libri lexohet për 2 ditë, për një tjetër një javë apo 10 ditë. Libri është shkruar në gjuhën angleze dhe nga botimi i parë ka shitur mbi 9 milion kopje, gjithashtu është përkthyer në mbi 40 gjuhë. Libri ndërtohet me 26 kapituj apo prozash poetike - që, pos filozofike e spirituale janë edhe frymëzuese. Ky është një nga librat më të kërkuar në histori dhe Kahlil Gibran poeti i tretë më i kërkuar i të gjitha kohrave pas Shekspirit dhe Lao Gesë.

Disa përshtypje nga kapitulli i parë: Arritja e anijes

Libri hapet me personaxhin kryesor Almustafa apo Profeti që pret anijen e cila do e kthejë në ishullin e tij. Në vitin e 12 në agim të ditës së 7-të, të muajit të korrjeve ai ngjitet në kodrën jashtë mureve të qytetit dhe vështron drejt detit dhe pa anijen e vet të vinte nëpër mjegull. Që këtu fillon lidhja simbolike me Zotin sepse është gjërësisht e pranuar që 12-ta është numri i Zotit, dita e 7-të, muaji i shtatë. Gjithashtu, duket sikur Almustafa e di që anija do vi pikërisht në atë ditë.

Disa pjesë të preferuara nga ky kapitull, nga ato që shpesh nënvizohen (ves që unë personalisht e kam hequr prej kohësh):

E kush pra është ai që pa keqardhje heq dorë nga dhimbja dhe vetmia e tij?

Zëri nuk mund t'i marë me vete gjuhën dhe buzët që krahë atij i kanë dhënë. I vetëm pra ai do të duhet të arrij në qiell.
Dhe kaq e vetmuar dhe pa fole, edhe shqiponja do fluturonte drejt diellit.

Dhe ti, o det i pafund, ti atë i përgjumur,
Ti që je e vetmja paqe e liri për përroin e lumin,
Veç dhe njëherë përroi do gjarpërojë, veç edhe njëherë në këtë rrah të gurgullojë.
Dhe atëherë tek ti unë do të vij, si një pikëz pafund në një oqean të paanë.
 
Zemer skam pas kohe dhe as qetesi te lexoj apo te jem shume aktive ketu. Para disa kohesh humba nje njeri te shtrejte timin dhe akoma sjam ne terezi 🤗🤗🤗🤗
Ndjese Ledia. Ne fakt e pashe dhe si nje menyre per te te kujtuar, jo fort per rendesine e temes apo librit. Te perqafoj! 😇😇
 
Je bërë si mësuese me rregjistër në dorë.
Asnjë nuk thotë: Këtu 😁
Po dhe une po nuk i ngela ne klase nje me nje, mos me thencin Soulmendja e FV-se! ☺️😇
 
2. A mund të identifikoheni me ndonjë nga personazhet? Nëse po, me cilin dhe pse?

2.1 A mendoni se Gibrani mund të ishte cdonjëri prej lexuesve? Pse?

Do doja ta nisja mendimin tim me ate c’ka thote Gibrani: “Gjysma e asaj qe them eshte e pakuptimte, por une e them qe gjysma tjeter te arrije tek ju.” Ne fakt, dashje padashje kjo me ricoi mbrapsht ne kohe, diku te 8 vite me pare kur une vendosa qe shkrimet modeste te mia, t’i ndaja me miqte ne FB. Ne fakt nuk prisja te pelqeheshin, por shtysa e vetme ishte: “sikur dhe 1 person te gjeje veten tek ato vargje ja vlen ti postoj”.

Ndaj, duke sjelle kete paralelizem dua dhe t’i pergjigjem pyetjes: “A e gjejme ne veten tek Gibrani?”

Ne fakt une e gjej plotesisht, qofte si qenie humane, qofte si individ, qofte si nene (kur ai flet rreth femijeve), qofte dhe si bashkeshorte (kur flet rreth marteses), qofte si nje qytetare qe e donte aq shume Tiranen, qe perjetonte cdo hap te shkelur teksa e lija apo kthehesha, ( mberritja e anijes) me ben te behem njish me te dhe te perjetoj cdo varg te tij. E gjej po ashtu tek kapijut e gezimit dhe hidherimit, sepse cdokush prej nesh ka patur ulje dhe ngritje, dhe bashke me perjetimet tona, Gibrani nepermjet fjales se Almustafa na ofron urtesi e keshilla si te permiresojme ate cka ne tashme jemi. Sepse ai prek tema te prekshme, tema qe na rrethojne dhe I shohim cdo dite. Ai prek cuditerisht dhe shtepite. Ketu prap e gjej veten, sepse shtepia nuk jane 4 mure, as betoni e as tulla, por eshte strehe e trupit, nepermjet te ciles gjen rehati shpirti yne.
Po ashtu, ndikimi i shkrimeve mistike te Gazalit apo Rumit tek Gibrani, (si lexuese e thekte e te dyve e ndjej kete fryme vazhdimisht ne tere librin), dhe e bejne ate qe letersia e tij sa artistike te jete dhe shume shpirterore, pra e veshur me nota emocioni, ndjeshmerie njerezore por dhe Hyjnore.

Vazhdon dite tjeter me kapitujt :)
 
Redaktimi i fundit:
Kapitulli i dytë "Dashuria".

Pjesë të preferuara:

Ndaj, siç ju kurorzon, po ashtu edhe do t'ju kryqëzojë. Njësoj, siç ju ndihmon të rriteni, ashtu edhe ju krasitë.
Teksa ngrihet gjer në lartësitë tuaja dhe përkëdhel degët tuaja të brishta që dridhen nën rrezet e diellit.
Kështu ajo do arrijë deri në rrënjët tuaja, duke ua lëkundur atyre lidhjen me tokën.
Porsi duaj misri ju mbledh ajo rreth vetes.
Duke ju shirë gjersa t'ju zhvoshkë.
Ju shoshit për t'ju qëruar nga lëvozhga.
Ju bluan gjersa të zbardheni.
Ju mbrum me qëllim që të vëheni të përpunueshëm;
Dhe më pas ju dorëzon tek zjarri i saj i shenjtë në mënyrë që të mund të shndërroheni në bukë të shenjtëruar për gostinë e shenjtë të Zotit të gjithëfuqishëm.

..............................

Dashuria nuk dëshiron gjë tjetër veç përmushjes së qëllimit të saj.
Por nëse teksa dashuroni, disa dëshira duhet të keni, atëherë le të jenë këto dëshirat tuaja:
Të shkriheni dhe të jeni si një përrua që natës i këndon melodinë e vet.
Të njihni dhimbjen e butësisë së tepërt.
Të lëndoheni nga botëkuptimi juaj vetjak i dashurisë;
Dhe të përgjakeni me kënaqësi dhe ngazëllim.
 
Kur hapa sondazhet atehere kishte nje booom pergjigjesh pozitive, tani aha.. gjume te gjithe! Keshtu te leni ne balte juve! 🙄😬😬

S'me behet as mua te shkruaj tani!
I bie te nderrojme turn me @E**A** lool
 
o @E**A** do e fillojme librin i Huaji ne te dy? Si thu? Fundja ne te ardhmen dikush do perfitoje nda diskutimet tona. :p
 
E fillojmë 😁
Do mbledhi më shumë diskutime ky 😁
Nuk na u ndanë këta librat me profet e prift. Se, ka ca këndvështrime interesante ky "I huaji" për priftin 😁
 
Sa shuuume diskutime mblodhiiiii! s'po i lexojme dot nga fluksi. 😁
 
@Baci Shaban @A2. @Punk1 @MonaLisa

Pak a shume ky liber ta zeme kaq postime pati...
Nese e keni lexu mund te komentoni per kete

Edhe pse nws vazhdojme i bie ne qershor ta nisim do votojme per librat qe do sugjerojme(ke me lexu)
 
  • Më pëlqen
Reactions: A2.

-A mund të identifikoheni me ndonjë nga personazhet? Nëse po, me cilin dhe pse?
Është krejt e natyrshme që lexuesi të vesh lëkurën e personazhit kryesor, edhe atëherë kur ngjashmëritë janë të vogla. Në këtë vepër, të shkruar me këto nota romantike, njëkohësisht edhe me thellësi, thuajse është e pamundur të mos gjesh pjesë të karakterit, parimeve a qëndrimeve brenda asaj çfarë mishëron Profeti si personazh. Pjesa e cila e provokon lidhjen time me këtë karakter që e sjellë autori është tundimi i Profetit, krejt në fillim të librit, që shprehet nëpërmjet lidhjes së tij që ka me qytetin. Unë e lexoj qytetin më shumë si sinonim të një ambienti, madje mund të shkoj aq larg sa edhe ta interpretoj si periudhë kohore, me çka njeriu krijon një lidhje emocionale. Për ta ilustruar këtë le të marrim forumin, kohën që kalojmë këtu dhe kontakte që krijojmë. Për ne, është një far qyteti, nga i cili e kemi vështirë të largohemi, edhe atëherë kur duhet. S’po them më shumë në këtë drejtim, thjeshtë dua të hap një shteg për ta ndjekur nëpërmjet meditimit të shoqëruar me fantazi...

-A mendoni se Gibrani mund të ishte cdonjëri prej lexuesve? Pse?
Në një farë mënyre edhe po, ngase secili ka storien e karakterit të tij, përpara stories për jetën. Pra, karakteri ynë përbëhet nga mijëra pjesë të copëtuara të cilat plotësojnë mozaikun e karakterit tonë. Secili prej nesh ka qytetin, dashurinë, martesën, fëmijë, shpirtin bamirës, parimet mbi të cilat e ndërton jetën, botëkuptimin për të mirën e të keqen, një religjion, mënyrat për t’u vetëkënaqur, rrugëtimin e tij drejt arritjes së diturisë e vetëdijesimit, stilin e veshjes, etj... Nëse të gjitha këto, lexuesi arrin t’i shthur nga lëmshi që përbënë tërësinë e asaj çfarë përfaqëson vetë ai, atëherë arrin t’i ndajë këto gjëra duke treguar ngjyrat e secilës prej tyre brenda botëkuptimit që ai percepton.

-A mund të klasifikohet shkrimi i Gibran si letërsi emigracioni. Apo ka më shumë tema universale në vepër? Apo mund të quhet thjesht një idealizëm romantik?
Unë mendoj se është të gjitha nga pak. Pra, e cilësojmë si pjesë e letërsisë së kurbetit, për shkak të amplifikimit që i ndodh emocioneve kur s’jemi pranë asaj që duam, me çka kultivohet akoma më shumë malli për të dhe ndjehet shumëfish mungesa e saj. Është universale si vepër, për shkak se prek gamën e gjerë të temave brenda një kombinimi të veçantë letrar, me çka hapen portat drejt shtigjeve të mëtejme; hapet mundësia për t’u fut brenda këtyre deteve në formë të poemave për të nxjerrë thellë, shumë thellë brenda tyre, margaritarët e veçantë për secilin prej nesh.
Idealizmi dhe thjeshtësia nuk shkojnë së bashku, nuk është thjeshtë një idealizëm romantik, por është një idealizëm romantik nëse marrim për pikënisje ato që i shpreh figura e Profetit në raport me gati çdo gjë që e rrethonte atë. Pra, nëse futemi brenda karakterit të Profetit, jo thjeshtë për të parë me sytë e tij, por edhe për të ndier atë që ndiente ai.

-Si paraqitet Almitra te Profeti?
Ajo paraqite si një grua e pjekur, e cila e kupton peshën e misionit që kishte Profeti. Edhepse, qartësisht zemra e saj ishte e lidhur me të, pjekuria e saj e shtynte të merrte vendimin e pjekur; ta lëshonte nga dora për hir të një të mire më të madhe.

-Si e sheh Almustafa lakuriqësinë(nuditetin)?
Almustafa e projekton lakuriqësinë si bazë, gjendje të natyrshme e cila shpreh çiltërsinë e plotë, të panjollosur e të pandyrë. Për këtë, kur presupozon njollosjen në formë të lakmisë për kënaqësi egoiste, e sugjeron mbulimin. Pra, sugjeron që të mbulohet turpi, ku në këtë rast shprehet nëpërmjet egoizmit.

-Cili është funksioni i punës së njeriut?
Sikur edhe secilën temë tjetër, edhe punën e rikuptimson duke i dhënë shkallën e një gjëje që përbashkon. Madje, punën e krahason me frymën e cila, pasi kalon përmes trupave tanë shndërrohet në një melodi të pakrahasueshme. Prej këtu, mbi këto themele, ndryshon botëkuptimin që kemi për punën, si një mallkim dhe ngarkesë mbi supet tona, duke e shndërruar si mjet për të përmbushur ëndrrat, madje jo vetëm ëndrrat tona. Punën e pasqyron si reflektim i dashurisë së njeriut për vetë jetën, ndaj edhe nga ky aspekt e prek edhe me nota intime. Më tej vazhdon për të përmbledhur tiparet e dashurisë që e shoqërojnë punën e njeriut.

Unë e kam lexuar në anglisht, dhe këto janë disa nga mendimet e çastet për pyetjet që ke ngritur. Disa përtova t'i përgjigjem, e në disa të tjera nuk desha të përgjigjem.
Gjithsesi, libër i mirë, me plotë mësime të dobishme po ka edhe pjesë me të cilat nuk pajtohem... Idealizmi është i tillë, mëtohet por asnjëherë nuk arrihet. Rrugëtimi, në këtë kuptim, është qëllim në vete dhe jo arritja në cak. Pra, duke marr rrugën e idealizmit, realiteti bëhet më i mirë, me kusht që gjithmonë të mbajmë njërin sy nga realiteti, përndryshe e pësojmë me zhgënjim të vazhdueshëm.
 
Ku paske qene me perpara ti? 😊
 
  • Haha

Psh me cilat pjese? Une e kam lexuar para se te hapnim vetem vjet, po k akaluar 1 vit e gjys e nuk me kujtohen fiks te gjitha.
Kot per diskutim dmth :)
 
Në përgjithësi them me dozën e idealizmit të shprehur nëpërmjet këtyre temave që prek duke tejkaluar secilin kufi të glorifikimit.
Ndërkaq nëse ndalemi në veçanti atëherë botëkuptimi që shprehet për fenë jo vetëm që është i mangët por edhe i gabuar, gjithashtu edhe për vdekjen. Tingëllon bukur kur shkruhet kështu me stil, mirëpo në thelb nuk qëndron, ose thënë më saktë nuk përkon me bindjet e mia.
Gjithashtu, edhe nëse i qasemi nga perspektiva realiste, duke ballafaquar tezat që hidhen me mundësitë në njërën anë dhe në tjetrën me të vërtetat e prekshme, lë për të dëshiruar.
Zakonisht nuk lexoj më këtë zhanër, ngase përftimi më i madh është gjuhësor, ndërkaq thelbi, të bënë të ndjehesh mirë, por pak apo aspak ndryshon diçka në sjellje, në perceptim apo mënyrën e të menduarit. Prandaj më shumë prirem të lexoj libra "shkencor", ku përfitimi është i prekshëm, ose nëpërmjet qasjes në të dhënat empirike, historike dhe ndërtimit të provave rreth një teze të caktuar, ose nëpërmjet prekjes në thelbin e gjësë brenda konturave të realitet.
Thënë më thjeshtë dua të mësoj të ec, hajde hajde edhe të vrapoj, s'dua të fluturoj. 😁
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top