Disa te verteta mbi avionet qe te heqin’gezimin’ e udhetimit

Lauri

Anunnak
Disa te verteta mbi avionet qe te heqin’gezimin’ e udhetimit

Nuk e di pse kohet e fundit kam folur disa here per udhetimet me avion, raportin stjuardese-pasagjer, ndoshta sepse me pelqen te fluturoj dhe te ndjej adrenalinen kur je mijera km siper tokes.

Megjithate qe kur zbulova disa te verteta rreth asaj çfare ndodh gjate fluturimit. kendveshtrimi im ndryshoi paksa.

1. Fikja e dritave te avionit gjate udhetimit naten nuk behet qe ne te fleme gjume rehat.

Une mendoja se ulja e dritave gjate udhetimit naten me avion ishte nje procedure ‘bamiresie’ ndaj pasagjereve te shkrete qe jane te lodhur duke pritur me ore te tera ne aeroport. Por nuk qenka keshtu, dritat e ulura mbahen ne rast se duhet braktisur avioni menjehere, duke i dhene ne kete menyre mundesi syve te ambjentohen.

2. Komandanti i avionit mund te arrestoje

Kur mbyllen dyert e avionit, fuqia e Komandantit nuk mund te vihet ne dyshim: ai mund te arrestoje, te vere gjobe dhe te vendose madje per jeten tende.

3. Ajri qe thith vjen nga motorri

Me ka thene gjithmone ime moter qe kishte ndjesine se ajri qe thithim brenda kabines se avionit nuk ishte ajer i zakonshem, por une asnjehere nuk e kam besuar. Ne fakt, ajri vjen 50% nga motorri. Ahhh mbushni mushkerite plot, ka lezet!

4. Stjuardesat mund te spostojne ne klas te pare

Ketu behet fjale per ato kompani qe e perfshijne ne sherbimin e tyre. Ne rast se klasi i pare eshte praktikisht pothuajse bosh dhe ti njeri shume me fat, stjuardesa mund te vendose te te spostoje ne klasin e pare.

Meqenese njoh persona si vetja, pa fat deri ne fund te jetes, dhe qe kane udhetuar me kompani te tilla, atyre nuk u ka ndodhur kurre qe te zgjidhen per t’u rehatur ne klasin e pare.



5. Pilotet flene

Nga nje sondash i kryer, 54% e piloteve ka deklaruar se flene gjate fluturimit. Tani PO qe ndjehem me e sigurte!

6. Maskat e oksigjenit kane ne fakt pak oksigjen

E dini sesa zgjat oksigjeni qe del nga maskat? 15 minuta. Doni te dini dhe nje gje tjeter? Shpesh pasagjeret vjedhin jeleket e shpetimit, keshtu qe nese diçka shkon keq… imagjinojeni vete skenen.



7. Mund te hapesh deren e banjos nga jashte por nuk mund te pish kurre ujin.

Shpesh ndodh qe stjuardesat te hapin deren e banjos se avionit, meqenese grepi nga brenda nuk funskionon, dhe te gjejne dike te rehatuar duke bere nevojat personale, dhe ashtu siç vetem ato dine te buzeqeshin te lajmerojne se mund te lash duart por kujdes mos e pish sepse eshte i njejti uje qe ndodhet ne wc. RROFSHI qe ma thate ne udhetimin tim te 7-te!

Tani qe u informuat pak me shume rreth fluturimeve me avion, a nuk do ndjeheni me ‘te lumtur’ kur te udhetoni?
/shtrigat
 
Titulli: Disa te verteta mbi avionet qe te heqin’gezimin’ e udhetimit

Snuk fare.

Dhe pse udhetoj shume avioni me jep gjendje ankthi, po mos pi vere kur jam atje nuk mundem te rri e qete. Me shume me bezdis fakti qe jeta ime eshte ne duart e nje personi qe as e njof fare dhe qe skam asnje mundesi shpetimi per te dal atje lart.


Lartesite si kam frike madje jam hudh me parashute ishte qejf.
 
Titulli: Disa te verteta mbi avionet qe te heqin’gezimin’ e udhetimit

As se mbaj mendjen hiç tek e keqja kur udhetoj kshu qe se kam problem. E vetmja gje qe me heq 'gezimin' jane te uleriturat e kalamajve dhe ndonje tip obez qe ze vend sa per 2 veta dhe s'me le me leviz prej vendit :P
 
Titulli: Disa te verteta mbi avionet qe te heqin’gezimin’ e udhetimit

Mbi te gjitha vete avjoni sjell frike
 
Back
Top