Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Disa qeliza ‘ecin’

Disa qeliza janë në gjendje “të ecin”. Pikërisht kështu. Një zbulim i një grupi shkencëtarësh, biologë dhe matematicienë të Universitetit të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara mbërritën në këtë përfundim pas një pune të gjatë kërkimore.

qeliza1.jpg


Në raportin e tyre, publikuar në revistën “Journal of Cell Biology” ata thonë se falë instrumentave mjaft kompleksë matematikorë arritën në përfundimin se disa qeliza ‘ecin falë mekanizmave mjaft të thjeshtë, njësoj si ecja e organizmave më kompleksë’.

Zbulimi ka rëndësi të vecantë për kurimin e një sërë sëmundjesh kronike, që nga dëmtimet e shpeshta sipërfaqësore, që kërkojnë kohë për t’u shëruar deri tek artriti, diabet i tipit një dhe sklerozës së shumfishtë.

Në vecanti u zbulua se rruazat e bardha të gjakut, që riparojnë plagët si përgjigjja e parë e sistemit tonë imunitar ndaj një dëmtimi, ndërlidhen me njëra-tjetrën në vendin e vrarë duke formuar një ‘mur mbrojtës’.

“Sistemi imunitar migron menjëherë rruaza të bardha të gjakut drejt pikës së infektuar të shkaktuar nga një plagë. Objektivi i këtyre rruazave është sprapsja e agjentëve të huaj infektivë dhe nisja e procesit të riparimit dhe mbylljes së plagës”, thotë Juan Lasheras, njëri prej autorëve të studimit.

Ky është një proces normal i këtyre qelizave, por jo gjithmonë funksionon kështu. Lasheras thotë se ka raste kur ‘rekrutimi i këtyre qelizave nuk është korrekt dhe kjo mund të pasojë në dëme serioze dhe kronike për organizmin’.

Për shkencëtarin amerikan zbërthimi se si këto qeliza gjenerojnë forcën e nevojshme për t’u shkëputur nga gjaku dhe për t’u përqendruar në zonën e dëmtuar të organizmit ‘mund të çojë në gjetjen e teknikave të reja për të kontrolluar migrimin e rruazave të bardha të gjakut’. / Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back