Disa pyetje të nënave për fëmijët

sensuu

sweet
V.I.P
1 - Pse disa fëmijë kanë erë të rëndë nga goja?

Shkaqet më të zakonshmet lidhen me hapësirën e gojës dhe tretjen e vështirë.

Higjena e gojës - përbën shkakun më të zakonshëm. Ushqimet e mbetura midis dhëmbëvë, (sidomos sheqernat), fermentohen duke dhënë erë të rëndë. Nëse lahet goja, aroma ndryshon.

Dhëmbët e prishur - mikrobet e tyre bëhen shkak për ndyshimin e aromës. Me shfaqjen e parë të mahisjes, të mjekohen. Nuk është e vërtetë se dhëmbët e qumështit nuk kanë nevojë për mjekim. Mahisjet e rrugëve të frymëmarrjes në ndonjë rast shoqërohen me pak erë të rënda nga goja, dicka kalimtare, nuk kërkon masa të vecanata.

Tretja e vështirë - Haset më tepër kur teprohet me proteina (mish, vezë, qumësht, gjalpë etj), marren e pak perime dhe nuk pihet ujë sa duhet. Rregullimi i dietës, mënjanon dhe erën e rëndë. Adenoidet, bajamet kronike me shume thellime dhe maisjen e sinuseve - shpesh shoqërohen me erë të rëndë të zgjatur. Problemi zgjidhet vetëm duke mjekuar këto sëmundje.

Acetoni - përbën një nga shkaqet e ndyshimit të aromës (shih Acetoni) Në raste të rralla, mbrapa kësaj shënje, mund të fshihen shkaqe të tjera si Diabeti, sëmundje të rënda të mëlcise, veshkave, probleme metabolike, etj, po kujdes - vetëm era e rëndë nuk është shënjë tipike nëse nuk shoqërohet dhe me shënja të tjera të këtyre sëmundjeve.

2 - Femija ka erë të rëndë vetëm kur cohet në mëngjes. Pse?

Kjo ndodh për arsye se gjatë natës, në disa raste pakësohet ndishëm prodhimi pështymës, cka favorizon disa elemente që ndryshojnë aromën; po gjithcka normalizihet me rifillimin e zakonshëm të pështymës mbas pirjies së një gote uji ose ngrënies mëngjezit.

Ska pse shqetësoheni, kemi të bëjmë me një dukuri kalimtare. Po parazitët, ndikojnë? Vite më parë ka patur mendime mbi ndikimin e oksiureve, po studimet e mevonshme kanë vertetuar se nuk ka asnjë lidhje midis tyre
3 - Biberoni, bën mirë apo keq?

Biberoni ndihmon që fëmija të flerë, të qetësohet në kulmin e qarjeve, të mos ndihet i vetmuar kur nuk e ka mamanë pranë; një mënyrë për të shkarkuar tensionet dhe të ndihet më i sgurtë; një mjet mbrojtës ndaj frikës e vetmisë. Mamatë e dinë mirë se gjatë muajve të parë të jetës, fëmijët kur janë zgjuar, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke thithur; një akt që u sjell kënaqësi.

Ka fëmijë që duan të thithin gishtin ose krejt dorën, në këto raste më mirë tu ofrojmë biberonin (nëse e pranojnë). Shumë studiues kanë arritur në përfundim se biberoni i përdorur brënda 3 viteve të para të jetës, nuk sjell dëmtime të parikthyeshme të harkut të dhëmbëve; ndërsa thithja e gishtit, vec të tjerave, ka më tepër ndikim mbi qiellzën; ja pse biberoni nuk është i dëmshëm.

Për hollësi, lexoni librin: “Mjeku i fëmijëve ju përgjigjet” që do ta gjeni tek Klinika Erton dhe në çdo librari.

INFEKSIONET URINARE TEK FEMIJET


Kur duhet dyshuar?

Mos prisni të njëjtat shënja si tek të rriturit; shumë prej tyre lidhen kryesisht me moshën. E vecanta është se në moshat e vogla, në plan të parë dalin shënja të cilat largojnë vëmëndjen nga këto sëmundje, cka bën që shpesh të mbeten të pa zbuluara në kohë.

Infeksionet urinare në të porsalindurit

Në këtë moshë mungojnë shënjat tipike. Në vënd të tëmperaturës së lartë, mund të ketë ulje të saj. Zbehja, përgjumësija, mospirja si duhet, të vjellat ose diareja, njollat e kuqe në pelena, mos shtimi në peshë, shënjat e humbjes së lëngjeve - janë disa nga treguesit që duhet të tërheqin vëmëndjen për një IU (Infeksion Urinar).

Në cdo rast dyshimi, fillimisht duhet kërkuar analiza e urinës, urokultura dhe Echo. Një pjesë e mirë e IU, zhvillohen në terenin e keqformimeve të sistemit urinar. Duke u nisur nga kjo, krahas mjekimit të infeksionit, duhet thellim në kërkim të shkaqeve favorizuese.

Infeksionet urinare në moshat deri 2 vjeç
Në plan të parë dalin crregullimet e aparatit tretës (mungesë oreksi, të përziera, vjellje, diare), temperatura (në etapën fillestare jo rrallë dhe konvulsione), episode temperature “me natyrë të pa qartë”, grindje, përplasje këmbësh gjatë urinimit, urinë me erë të rëndë, shënja indirekte për dhimbje barku, prambetje në peshë etj.

Infeksionet urinare në fëmijët e rritur

Mbas moshës 2 vjec, sëmundja fillon të marrë gradualisht dukuritë e të rriturve, ku mund të gjejmë dhe disa shënja disi të vecanta si djegie gjatë urinimit, dhimbje ne fund të barkut etj.

REFLUKSI VEZIKO-URETERALE (RVU)

Quhet kthimi mbrapsh i urinës nga fshikëza në drejtim të veshkave, merr emrin RVU. RVU nuk kanë shënja të vecanta, megjithatë disa dukuri duhet të ngjallin gjithmonë dyshime.

Kur duhet dyshuar?

Në të porsalindurit dhe latantët: mos shtimi ose rënia në peshë, mungesa e oreksit, temperaturat në dukje pa shkak, vjelljet ose diaretë e zgjatura, zbehja e lëkurës, erë e rëndë e urinës. Në fëmijët më të rritur: urinimi i shpeshtë, djegiet ose dhimbjet gjatë urinimit, dhimbjet e mezit, urinimi i pavullnetshëm në gjumë (për moshat mbi 5 vjec), temperaturat pa shkak.

Fëmijët më të rritur ndonjëherë gjatë urinimit ndjejnë një dhimbje të fortë të mënjëhershme në zonën e veshkaved (dhimbjet e refluksit) ose urinojnë me ndërprerje (urinim i dyfishtë); dy shënja me vlera të vecanta për të kërkuar ekzaminime të mëtejshme. Për fëmijët e vegjël, këto dy shënja jo se nuk ekzistojnë, po nuk mund të vihen në dukje për arsye të moshës.

Në shumicën e rasteve RVU zbulohen gjatë ndjekjes së një IU ose fare rastësisht, gjatë kryerjes së një ekografie për qëllime të tjera. Sot, në sajë të Echografisë gjatë shtatzanisë, një pjesë e mirë zbulohen qysh paralindjes.

Si vërtetohet?

Ekografia është një nga ekzaminimet i rëndësishme, për të gjitha moshat. Ekzaminim tjetër është Cistografia e thjeshtë ose gjatë urinimit (miksionale). Nëpërmjet një kateteri, vezika mbushet me sol. fiziologjik dhe një lëndë kontasti, mandej kryhen filmime. Në fëmijët që komandojnë urinimin, filmimet behen mbas mbushjes, gjatë urinimit dhe në fund (për të parë nëse ka mbetje urine) kjo quhet cistografi mikxionale.

Sipas rastit mund të kryhet Urografia, shintigrafija renale, ekzaminime urodinamike (fluksometria, cistomanometria etj) që kanë për qëllim studimin funksional të rrugëve të eliminimit të urinës. Në përfundim, mund të zbulohet jo vetëm refluksi po dhe te percaktohet grada nga I-V-te.
Mjeket.al
 
Titulli: Disa pyetje të nënave për fëmijët

INFEKSIONET URINARE TEK FEMIJET


Kur duhet dyshuar?

Mos prisni të njëjtat shënja si tek të rriturit; shumë prej tyre lidhen kryesisht me moshën. E vecanta është se në moshat e vogla, në plan të parë dalin shënja të cilat largojnë vëmëndjen nga këto sëmundje, cka bën që shpesh të mbeten të pa zbuluara në kohë.

Infeksionet urinare në të porsalindurit

Në këtë moshë mungojnë shënjat tipike. Në vënd të tëmperaturës së lartë, mund të ketë ulje të saj. Zbehja, përgjumësija, mospirja si duhet, të vjellat ose diareja, njollat e kuqe në pelena, mos shtimi në peshë, shënjat e humbjes së lëngjeve - janë disa nga treguesit që duhet të tërheqin vëmëndjen për një IU (Infeksion Urinar).

Në cdo rast dyshimi, fillimisht duhet kërkuar analiza e urinës, urokultura dhe Echo. Një pjesë e mirë e IU, zhvillohen në terenin e keqformimeve të sistemit urinar. Duke u nisur nga kjo, krahas mjekimit të infeksionit, duhet thellim në kërkim të shkaqeve favorizuese.

Infeksionet urinare në moshat deri 2 vjeç
Në plan të parë dalin crregullimet e aparatit tretës (mungesë oreksi, të përziera, vjellje, diare), temperatura (në etapën fillestare jo rrallë dhe konvulsione), episode temperature “me natyrë të pa qartë”, grindje, përplasje këmbësh gjatë urinimit, urinë me erë të rëndë, shënja indirekte për dhimbje barku, prambetje në peshë etj.

Infeksionet urinare në fëmijët e rritur

Mbas moshës 2 vjec, sëmundja fillon të marrë gradualisht dukuritë e të rriturve, ku mund të gjejmë dhe disa shënja disi të vecanta si djegie gjatë urinimit, dhimbje ne fund të barkut etj.


Mjeket.al

Do doja vetem te shtoj nje gje ketu. Ne rastet kur zbulohet infeksion urinar dhe femija nuk ka fare simptome nuk duhet trajtuar me terapi ne asnje menyre.
 
Titulli: Disa pyetje të nënave për fëmijët

Ajo era gojes nuk vjen edhe si shkak i bajameve psh?
 
Titulli: Disa pyetje të nënave për fëmijët

po eshte e permendur ne artikull
 
Titulli: Disa pyetje të nënave për fëmijët

Ajo mahisja po thua? Bho se kapa fare qe e kishte per bajamet ...mendova laringun
Por si mos te marresh masa nese infektohen bajamet?
 
Titulli: Disa pyetje të nënave për fëmijët

Tani mahisje nenkupton enjtje, apo gabim e kapa? Nese era ne goje nuk vjen nga aciditeti i lukthit, si cdo ere qe mund te vjen nga infeksionet, zakonisht shkaktohet nese ka invazion te bakterieve anaerobe, e patjeter qe duhet terapi me antibiotik dhe NSAID-ilace josterioide kunder pezmatimit.
 
Titulli: Disa pyetje të nënave për fëmijët

Qenka me poshte -bajamet kronike,
Ku sipas analizave evidentohet lloji i bakteries tipi streptokok apo kinokok (ky i fundit goxha i rrezikshem me sa di)

Por me sa di une nuk kurohen bajamet vetem kur behen kronike ....por cdo here
Plus faktit qe kur behen kronike mire eshte te hiqen ,duke ditur problemet qe kapin ne veshka e gjetke
Kshu me te thene e kam kte.....
 
Titulli: Disa pyetje të nënave për fëmijët

Ajo mahisja po thua? Bho se kapa fare qe e kishte per bajamet ...mendova laringun
Por si mos te marresh masa nese infektohen bajamet?

jo per bajamet thuhet qe duhet te marresh masa...pasi mund te nderlikohen.
thuhet se nuk merret ndonje mase e vecante(medikamentoze) per infeksionet e rr.te frymemarrjes pasi mund te jene te stines,virale,qe kalojne vete.
 
Titulli: Disa pyetje të nënave për fëmijët

Varet nese eshte infeksion virusor edhe lejohen per nje kohe te kalon semundja vete, qofte edhe nese shkaktohet nga herpesi (pasi ne rastin e herpesit ndikon virostatiku aciklovir, ndersa viruset tjere nuk mund te kurohen edhe pse kalojne vete, kurimi zakonisht eshte simptomatik ne raste kur krijon pengesa ne frymemarrje ose gelltitje).
 
Titulli: Disa pyetje të nënave për fëmijët

hhahahahah lol kjo ishte e forte
 
Titulli: Disa pyetje të nënave për fëmijët

Heuuu,ca gjuhe eshte kjo mi hej wow :p perkthena pak tash italishten lol
 
Titulli: Disa pyetje të nënave për fëmijët

hahhahaha ecni kalojme atje te kafe muhabet se gjynah sensu tere kete teme te bukur qe ka hapur, ia prishem fare.

P.S. kshu flasin nga Tetova, gjuha legjendes me nje fjale :p
 
Titulli: Disa pyetje të nënave për fëmijët

Po nenat ku Qenkan tek kjo tema .... Loool

Paskan bêre pyetje shume interesante...nenat shqiptare I jane drejtuar k'to pyetje , Apo te huajat ... Sepse me duken mini -elementare, sidomos me punen e bibironit/dhembeve & higjenes .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Disa pyetje të nënave për fëmijët

Nese futesh ne webet e mamave gjen pyetje akoma me elementare. Nuk jane pyejte te lehta, sidomos per nenat e reja. Sa per biberonin disa thone nuk eshte mire te mbahet disa thone s'ka problem. Nuk jane aq te lehta sa duken gjerat. Per me teper kur lind femine tend dhe kur e kap ke frike mos e demton, e gjithmone ke manine te pyesesh nese po ben gjene e duhur apo jo. Nenat pra jane ato qe kane bere pyetjet e tilla, s'do i sjellim nenat me emer mbiemer ketu, Lol.
 
Titulli: Disa pyetje të nënave për fëmijët

Neper net sigurisht qe ka pyetje akoma me elementare .... Por Meqe Qenkan sollur apostafat per nje teme me vete , sikur qeshin edhe bebet me k'to fare pyetje te rendesishme .

Lere se e kuptova ... Qe Qenkan , mothers of made in Albania . Loool
 
Titulli: Disa pyetje të nënave për fëmijët

haha.. Sa miss Dituria qe je :)
 
Titulli: Disa pyetje të nënave për fëmijët

Sure ... Loool
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top