Disa nga bëmat dhe gjëmat e Ahmet Zogut

Dr. Arqile Veshi, Abdyl Iljazi
Duke lexuar librin e Blendi Fevziut “Presidenti që u bë mbret”, krijon një vizion më të plotë për figurën e Ahmet Zogut, mbasi ke përpara një material më të sistemuar, por jo shumë të dokumentuar në materiale me burime të mirëfillta arkivore. E pavarësisht nga këto, opinionin e gjerë që ka pak informacion për këtë figurë kontroverse në Historinë e Shqipërisë, e ndihmon atë që të mësojë më shumë gjëra si për fëmijërinë, shkollimin, karrierën, figurën morale, kontributin shoqëror për vendin, por edhe shpërdorimet e mëdha për luksin personal e familjar dhe për format e marrjes dhe mbajtjes së pushtetit.

Referuar strukturës së librit në mënyrë kronologjike, të bie në sy që si datëlindja dhe emri e mbiemri kanë pasaktësi dhe ndryshime si Muhtari, Zogolli, Zogu, Zogu I-rë etj. Jetoi dhe punoi në shumë vende si në Perandorinë Osmane, atë Austro-hungareze, në Itali, Jugosllavi, Greqi, Turqi, Francë, Britani dhe Egjipt; të dhënat për shkollimin e tij, flasin që studioi në një gjimnaz në Stamboll si dhe në një shkollë ushtarake, por nuk dihet se sa vazhdoi dhe ç’diploma e ç’gradë mori. Pas 7-vjetëve në Stamboll ku nuk del e qartë se me se është marrë dhe se çfarë ka bërë, më 12 gusht 1912 kthehet në fshatin e lindjes në Burgajet, në moshën 17-vjeçare, periudhë të cilën Fevziu e quan edhe dita e karrierës së tij politike, gjë e cila nuk është shumë e besueshme që një djalë 17-vjeçar të impononte vullnetin politik në një vend të trazuar dhe kaotik që ishte Shqipëria në atë periudhë.

Gjithashtu, aludohet se Ahmet Zogu ka marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, por firmë në dokumentin përkatës nuk ka dhe citimet që janë bërë nuk kanë ndonjë referencë me burim arkivor, e si të tilla, nuk janë dhe shumë të besueshme. Pra mund të themi se Blendi Fevziu mashtron qysh në reklamën që i ka bërë librit, kur thotë se ky është njeriu që sundoi Shqipërinë për 27 vjet! Nuk është aspak e vërtetë. Karriera e vërtetë politike për Ahmet Zogun filloi në vitin 1920, u ngjit në majë të pushtetit më 1925 dhe sundoi deri më 7 prill 1939. Kjo është e vërteta që duhet ta thotë që në fillim Fevziu, që ta besojmë se thotë të vërtetën. Një libër që fillon me një gënjeshtër të madhe, nuk është i vërtetë. E megjithatë Ahmet Zogu, si njeri me tendenca të theksuara karrieriste gjatë periudhës 1912-1920 punoi me forma e kontribute të ndryshme dhe nga Kongresi i Lushnjës, më 31 Janar 1920, u zgjodh Ministër i Punëve të Brendshme, nga ku fillon edhe karriera e tij politike, pasi tani ishte jo vetëm Ministër i Punëve të Brendshme, por më 30 Prill 1922 edhe në listën për deputet e më vonë u bë president; deri më 1928 kur u vetëshpall Mbret.

Sipas rrëfenjave të Blendi Fevziut, në librin “Presidenti që u bë mbret” dalin në pah prapaskenat dhe dredhitë që ka përdorur Ahmet Zogu për t’u ngritur në karrierë e për të marrë sa më shumë pushtet. Ai bëri edhe shumë kundërshtarë, prandaj edhe gjatë periudhës së pushtetit që ai ushtroi në Shqipëri është bërë edhe objekti i më se 50 atentateve, veprime këto që tregojnë se ai nuk ka gëzuar konsideratën e simpati si nga bashkëpunëtorët e tij dhe populli. Kjo solli që më 25 shkurt 1924 Ahmet Zogu dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe më 16 qershor 1924 zgjidhet Fan Noli kryeministër, i cili ndoqi një politikë të ashpër ndaj kundërshtarëve të qeverisë. Kështu më 12 dhjetor 1924 Ahmet Zogu u dënua me vdekje bashkë me Iljaz Vrionin dhe Shefqet Vërlacin. Ky dënim e shtyu atë dhe përkrahësit e tij të shpejtonin lëvizjet kundër qeverisë së Fan Nolit dhe me mbështetje nga brenda vendit dhe me përkrahjen politiko-ushtarake dhe ekonomike të jugosllavëve, Ahmet Zogu më 24 dhjetor 1924 mbërrin në Tiranë dhe më 6 Janar 1925 zuri postin e Kryeministrit të vendit. Më 31 janar 1925, Shqipëria u shpall Republikë dhe Ahmet Zogu u zgjodh President me 60 vota nga 62 të vlefshme. Pra, kuptohet se sa demokratike e të lira janë bërë ato zgjedhje.

Me dëshirën e Ahmet Zogut dhe miratimin e italianëve, më 29 Gusht 1928, formalisht u mblodh Asambleja Kushtetuese dhe vendosi që forma e regjimit në Shqipëri të kthehej në monarki dhe mbret të shpallej i vetmi kandidat që ishte Ahmet Zogu, i cili donte t’i ngjante Jul اezarit dhe Napoleonit. Fillimisht nga ky akt përfitoi privilegje të papara familja e tij, e cila sipas rregullave u quajt “Familja Mbretërore”, e si e tillë trajtohej politikisht, moralisht dhe ekonomikisht në mënyrë specifike, duke bërë shpenzime marramendëse si brenda dhe jashtë vendit.

Megjithëse rikthimi në monarki dhe shpallja e Ahmet Zogut Mbret, në aspektin politik ishte një kthim mbrapa, për situatën e krijuar pati edhe disa vlera pozitive si: unifikimi përfundimtar i territorit, kontrolli i plotë mbi të dhe shtrirja e autoritetit të shtetit në çdo cep të vendit; ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe portuale; pas shpalljes së Tiranës në vitin 1925, kryeqytet, nisi punën për ta bërë atë një kryeqytet modern; ngriti Bankën e Shqipërisë si autoriteti financiar në vend, ndërsa në fushën legjislative hartoi Kodin penal dhe Kodin Civil, u ngritën dhe funksionuan gjykatat në të gjithë vendin si dhe ndërmori disa reforma modernizuese për kohën. Këto e të tjera tregojnë atë që thotë historiani Kristo Frashëri se: “Ahmet Zogu në vija të përgjithshme e stabilizoi shtetin. Kjo nuk ka si i mohohet. Ai e mori pushtetin pavarësisht ambicies së vet, po ambicia e vet i shërbeu edhe shtetit”.

Ashtu si njihet nga historiografia, që gjatë periudhës 2-3 vjeçare pas marrjes së pushtetit në dukje u panë disa rezultate pozitive, por në fakt ai gaboi shumë politikisht me firmosjen e traktatit Italo-Shqiptar më 26 nëntor 1926. Kjo konfirmohet edhe nga Koloneli Andre Ordion, ish komisioneri i Francës që mori pjesë në përcaktimin e kufijve të Shqipërisë gjatë viteve 1922-1925, i cili në librin “Një oficer francez në Ballkan” ndër të tjera shkruan: “E dini më mirë se kushdo se ç’keni hequr për ta bërë Shqipërinë autonome dhe të pavarur, për më tepër ajo është sot me kufij të caktuar mjaft mirë… Prandaj, përdorini të gjitha burimet tuaja për të krijuar shkolla, për të bërë rrugë dhe ura, për të ndërtuar hotele, që ju mungojnë, orientoni përpjekjet drejt një Shqipërie të re, punëtore, që të bëhet “Zvicra e Ballkanit”. Këto fjalë të mençura nuk u dëgjuan, por me mendjelehtësi të Ahmet Zogut u lidh traktati midis Italisë e Shqipërisë, i cili i lejonte dorë të lirë Italisë për të vepruar mbi Bankën Kombëtare, në fushën e tregtisë, në fushën e lundrimit, në fushën e ndërtimeve, në fushën e shfrytëzimit të pasurive nëntokësore, të diplomacisë, ushtrisë, xhandarmërisë etj. Pra Italia ishte bërë zoti i vendit derisa më 7 Prill 1939 u bë edhe pushtimi ushtarak i Shqipërisë.

Pra, Ahmet Zogu dhe mbretëria e tij mbasi firmosi traktatin e miqësisë me Italinë, vuri gati çdo gjë nën diktatin e Italisë dhe ai vetë përdori pushtetin e sidomos atributet që i dha shpallja e vetvetes mbret, vetëm për të bërë qejfe me paratë e shqiptarëve. Kjo vërtetohet me të shkruarat e Blendi Fevziut i cili trajton me kapitull më vete marrëdhëniet e Zogut me gratë, dhe shpenzimet marramendëse për qejfe të shfrenuara, shpenzime për familjen dhe oborrin mbretëror e plotë marrëzira të kohës, të cilat i hoqën vëmendjen nga drejtimi i vendit, sa që natyrshëm erdhi momenti që Italia i vuri “litarin në fyt” dhe ai më 7 Prill 1939 largohet me turp nga pushteti i pamerituar, duke e lënë popullin dhe vendin e tij në dorë të pushtuesve italianë. Dhe jo vetëm kaq, por pa asnjë të drejtë mori pasuri aq të shumta sa që me tërë oborrin që e shoqëroi, jetoi në hotele luksoze në vende të ndryshme të Europës dhe Azisë për një periudhë shumë të gjatë kohore.

Duke e parë në kompleks bëmat dhe gjëmat që Fevziu përshkruan në librin që i dedikon Ahmet Zogut, të krijohet bindja se ai, përderisa ka drejtuar vendin për një periudhë të caktuar kohore, mbetet një figurë me karakter historik, por duke parë gjithashtu figurën e tij nga pikëpamja morale, jo atdhetare dhe si shpërdorues i pasurisë së popullit e plot zullume, vlerësimet që i bëhen figurës së tij aktualisht janë të pamerituara, prandaj u mbetet detyrë historianëve që ta studiojnë në kompleks figurën e tij, duke nxjerrë në pah anën pozitive e negative për t’i dhenë atë që i takon realisht si shtetas shqiptar dhe kontributin për Shqipërinë. Bazë për këtë është edhe mendimi i Faik Konicës (cituar nga Blendi Fevziu në faqen 130) i cili, ndër të tjera thotë: “E kam ndjekur që kur ishte tetëmbëdhjetëvjeçar, por s’e kam dëgjuar njëherë të thotë të vërtetën. S’e ka mbajtur kurrë fjalën e dhënë. Nuk ka kurrfarë ndjenje përgjegjësie. ثshtë i pangopur, egoist, zemërgur, i pandershëm. I urren të gjithë ata që kanë diçka, qoftë kjo kulturë, prejardhje familjare, pasuri apo ndonjë aftësi në çfarëdo fushe, ose vetëm e vetëm pse janë atdhetarë të ndershëm”.


dita
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top