Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Lauri

Anunnak
Wahabistët synojnë BIK-un?
Mulla Osman Musliu, zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës beson se është rrahur nga persona që i identifikon si besimtarë “wahabistë”. Thotë se ata duan ta marrin BIK-un. Për këtë ngjarje, e cila ka ndodhur në lutjen e së premtes në fshatin Zabel të Drenasit, policia ka arrestuar nëntë persona. Express sjell emrat e tyre

hoxha_zpsptzamlgv.png

Nga Jeton Musliu më 14.01.2009 në ora 8:45
Nëntë persona janë arrestuar si të dyshuar për rrahjen e hoxhës Osman Musliu nga Drenasi, ngjarje e cila ka ndodhur të premten e kaluar. Në këtë rast, përveç mulla Osmanit, si viktima, policia i konsideron edhe Bashkim Ibrahimin nga fshati Zabel i Ulët dhe një person tjetër.

Katër prej këtyre nëntë vetave tashmë u është caktuar masa e paraburgimit prej tridhjetë ditësh, ndërkohë që pesë të tjerëve masa e arrestit shtëpiak, gjithashtu në afat prej tridhjetë ditësh.

Dy nga personat e dyshuar për sulm mbi mulla Osmanin, në xhaminë e fshatit Zabel, në lutjen e së premtes së kaluar janë nga i njëjti fshat, kurse dy të tjerë janë të fshatrave të ndryshëm.

Më i vjetri prej këtyre katër personave të paraburgosur është tridhjetë vjeç nga fshati Llapushnik, kurse më i riu vetëm 23 vjeç nga fshati Zabel i Ulët të Drenasit.

Të arrestuarit që janë duke u mbajtur në paraburgim në lidhje me këtë rast janë: Sefedin Gashi (1979) nga fshati Llapushnik, Rrustem Bublaku (1984) dhe Nderim Bublaku (1985)nga fshati Zabel i Ulët dhe Shefqet Krasniqi (1982) nga fshati Gllobar.

Në lidhje me këtë rast, masa e arrestit shtëpiak në afat prej tridhjetë ditësh u është caktuar Zekë Bublakut (1949) nga fshati Zabel i Ulët, Veli Hajrizit (1945) nga fshati Shtrubullovë, Arsim Kastratit (1986) nga fshati Nekovc, Shpejtim Shalës (1979) nga fshati Cikatovë e Re dhe Nuhi Thacit (1965) nga fshati Llapushnik.

Zyrtarë të policisë shpjegojnë për Express se në momentin e arrestimit, duke u bazuar në mënyrën e veshjes dhe dukjes, dy nga katër të arrestuarit që janë duke u mbajtur në paraburgim, i takojnë sektit “wahabi”.

“Dy prej tyre ishin me mjekra dhe me pantallona të shkurtra, që sigurisht se dalloheshin nga të tjerët”, thotë ky zyrtar nga policia i cili është i përfshirë direkt në hetimin e këtij rasti.

I kontaktuar nga Express, hoxha Osman Musliu shpjegon se është i bindur se rrahja e tij është bërë nga “wahabistët”, persona që i takojnë këtij sekti të besimit islam.
“Unë jam hoxhë dhe e di, i njoh”, thotë Musliu, duke shpjeguar se nuk e ka ndërmend të frikësohet as pas kësaj rrahjeje që i është bërë.

“Ata munden edhe të më vrasin, por nuk frikësohem. Qëllimi i tyre është i thjeshtë, ata duan ta marrin Bashkësinë Islame të Kosovës”, thotë mulla Osmani për Express.

Sikurse edhe në rastet e tjera, edhe kësaj here, Bashkësia Islame e Kosovës vetëm ka reaguar ndaj këtij incidenti, të cilin e ka quajtur të turpshëm, por pa ndërmarrë ndonjë veprim konkret.

BIK-u ka kërkuar nga organet e rendit që raste të tilla të mos ndodhin më, pavarësisht se vetëm disa javë më parë një zyrtar i lartë i institucionit më të lartë të besimtarëve islamë në Kosovë është sulmuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Profesor Xhabir Hamiti ka marrë plagë në fytyrë dhe kokë nga rrahja që i është bërë në oborrin e shtëpisë së tij dhe sikurse mulla Osmani, edhe ai, në një intervistë për Express, për këtë veprim përgjegjës ka bërë grupet “wahabi”, të cilat, sipas tij, gjithashtu duan të marrin nën kontroll BIK-un.

Edhe Mulla Osman Musliu është kryetar i BIK-ut për komunën e Drenasit, i cili ditën e premte ka shkuar në xhami për të prezantuar para xhematit imamin e ri të xhamisë së fshatit Zabel.

Por, prezantimi i imamit të ri nuk është lejuar të bëhet nga disa të pranishëm, veprim i cili ka degraduar në përleshje e që mulla Osmani mendon se ky ka qenë një organizim kundër tij.

Fshatarët e Zabelit kanë deklaruar se ata nuk kanë asgjë kundër mulla Osmanit dhe se incidenti i ndodhur nuk ka rrjedhur nga fshatarët e këtij vendbanimi.

30 ditë paraburgim
Sefedin Gashi (1979) nga fshati Llapushnik
Rrustem Bublaku (1984) nga fshati Zabel i Ulët
Nderim Bublaku (1985)nga fshati Zabel Ulët
Shefqet Krasniqi (1982) nga fshati Gllobar.

30 ditë arrest shtëpiak
Zekë Bublaku (1949) nga fshati Zabel i Ulët
Veli Hajrizi (1945) nga fshati Shtrubullovë
Arsim Kastrati (1986) nga fshati Nekovc
Shpejtim Shala (1979) nga fshati Cikatovë e Re
Nuhi Thaci (1965) nga fshati Llapushnik.
2009/G-E
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Cili eshte kenveshtrimi i keti hoxhe per sa i perket hoxhallarve ekstremist qe vijne nga jashte...?
Ja disa pika:
-Ne duhet te prodhojme hoxhallare- jo eksport nga jashte
-Ne nuk jemi arab, ne nuk kemi kulture arabe. ashtu sic jemi europian por jo te krishter.
-Kulturen arabe nuk e duan familjet tona

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Ngjarja ka ndodhur me 2009, mos ia nxjerr fundin.
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Ngjarja ka ndodhur me 2009, mos ia nxjerr fundin.

Me fal nuk dija qe ka ndodhur ne 2009, nuk e lexova fare temen por vetem titullin. Pa cka te rrahurat ndryshojne sipas kalendrit..
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Ngjarja ka ndodhur me 2009, mos ia nxjerr fundin.

Hahahahah, me lot, eh car do te thote budallallek, as me shum e as me pak se kaq.
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Mos bini pre e provokimeve te Priftit ne kete muaj te shenjte te Ramazanit. Ai s'ka asgje te shenjte, andaj s'ka pike respekti, e na flet per tolerance Islame LMAO !
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Me fal nuk dija qe ka ndodhur ne 2009, nuk e lexova fare temen por vetem titullin. Pa cka te rrahurat ndryshojne sipas kalendrit..

Po ti sa here ke gjyku tjerte se po lexojn vetem titullin e jo artikullin e plot lol lol
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Me fal nuk dija qe ka ndodhur ne 2009, nuk e lexova fare temen por vetem titullin. Pa cka te rrahurat ndryshojne sipas kalendrit..

O ti zotni, artikulli është i vitit 2009 ashtu si edhe ngjarja, mos u bë qesharak ja edhe origjinali Wahabist

Nëse express e ka fshi prej bazës së të dhënave, ai është në faqen që të solla. Plus ngjarja ka krejt konotacion tjetër prej asaj që mediet e kanë përmend, po kujt me i thanë se. Merru me diçka më të hajrit, se kaq shumë urrejtje jo ty që po të ban dëm, po edhe forumit.
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

O ti zotni, artikulli është i vitit 2009 ashtu si edhe ngjarja, mos u bë qesharak ja edhe origjinali Wahabist

Nëse express e ka fshi prej bazës së të dhënave, ai është në faqen që të solla. Plus ngjarja ka krejt konotacion tjetër prej asaj që mediet e kanë përmend, po kujt me i thanë se. Merru me diçka më të hajrit, se kaq shumë urrejtje jo ty që po të ban dëm, po edhe forumit.

Kaq tru keni ju...! Nuk ke nevoje te sjellesh burime te tjera qe te me tregosh daten, mjafton te lexosh artikullin ku shkruhet ne fillim dhe ne fund Lol.
Arfe nuk keni kapacitet as te kuptoni nje ironi, ja pse ti &co duhet te qendrosh larg nga une. I hane gjerat llokum
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Po ti sa here ke gjyku tjerte se po lexojn vetem titullin e jo artikullin e plot lol lol
Po si ju shkon mendja ndopak qe une te bej nje gabim te tille, qe tu le shkas juve te zbardhi dhembet. Te gjithe ju sebashku rate mbrenda me postimin tim ironik. Po zgedhiheni me injorancen qe keni..

ps. Pervec dates dhe ores se postimit te artikullit siper , poshte "2009/G-E" eshte shkruar nga gishtat e mi
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Mgjes Lauri.

Kam nje pyetje:

Mqs esht shkrim i vitit 2009, plot 6 vjet para pse e solle tani ne 2015? Pasi ky flet per nje rast dhune ndaj nje personi, ashtu sic kemi dhe lajmet e kronikes se zeze cdo dite. Thua Duhet te risjellim cdo vrasje nder vite ti riperserisim??

C'fare fiton forumi dhe ne te gjithe nga kjo teme?
FLm paraprakisht.
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Kaq tru keni ju...! Nuk ke nevoje te sjellesh burime te tjera qe te me tregosh daten, mjafton te lexosh artikullin ku shkruhet ne fillim dhe ne fund Lol.
Arfe nuk keni kapacitet as te kuptoni nje ironi, ja pse ti &co duhet te qendrosh larg nga une. I hane gjerat llokum

Sa i mençur ky djali.:jupi:

Faleminderit shumë që me shëndrit me diturinë dhe kapacitet tua të cilat po bëjnë dritë mbi forumin. Nëse forumi do të ishte shtëpi ti do të ishe kandili ndriçues që nuk shuhet asnjëherë. :fshin:

اfarë do të bënim ne pa ty? Përveç faktit që çdo ditë e lexon wikipedia-n, tani më ke filluar të na rikujtosh dhe ngjarjet nga e kaluara.

Hej se për pak harrova, nëse unë, ose ndonjë anëtar tjetër të kërkon të sjellësh ndonjë ngjarje historike do e bëje apo? Je pishtar i dijes, të lutëm mos me falëndero :pesh::pesh:
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Postimi eshte edituar pas postit te Vetonit....

Herën e fundit është Redaktuar nga Lauri : 14 Orë Më Parë në 21:12
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Postimi eshte edituar pas postit te Vetonit....

Herën e fundit është Redaktuar nga Lauri : 14 Orë Më Parë në 21:12
Edhe ti si me i ndritur se te tjeret.
Eshte redaktuar ne oren20.12 dhe jo ne 21,12 dhe kam vendosur foton sa per kroniken tende ;)

Soul rileximi eshte nena e kujteses. Na mbushet veshet me paqen islame, kur rriheni mes vetes per motive fetare cfare beni mbi te tjeret ?
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Edhe ti si me i ndritur se te tjeret.
Eshte redaktuar ne oren20.12 dhe jo ne 21,12 dhe kam vendosur foton sa per kroniken tende ;)

lauri.jpg
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Haha pse lodhesh nga trute Lol ku jeton ti qe je nje ore diference me oren lokale tonen. Ik e fli gjume se te shkoj vone
 
Attachments

  • lauri.jpg
    lauri.jpg
    31.7 KB · Shikime: 0

Po edhe une diferencen me postimin qe kam cituar nuk e bej me oren tende e bej me oren time, kshu qe gjumin ik e beje ti te qete, se po shkaterron vetem me materjale te 2009, prit te pakten te dale ndonje materjal i ri. Lol
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Po si ju shkon mendja ndopak qe une te bej nje gabim te tille, qe tu le shkas juve te zbardhi dhembet. Te gjithe ju sebashku rate mbrenda me postimin tim ironik. Po zgedhiheni me injorancen qe keni..

ps. Pervec dates dhe ores se postimit te artikullit siper , poshte "2009/G-E" eshte shkruar nga gishtat e mi

ahuuuu si nuk na le edhe pak dit te qeshim me ket gallat aman o lauri:jooo edhe ashtu nuk eshte hera qe i ndryshon lajmet ama kjo gallat ishte shum e fort lol
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

17 komente dallavere jasht temes, perfshire ketu edhe stafist :dyluftim:

Vazhdojme me temen;

Personalisht kete hoxhe e njoh vetem pas ketyre artikujve, dhe si personazh pozitiv(pa ditur se eshte klerik) e kam hasur ne videon siper.
Mos valle mendimet e tij tolorante ndaj shqiptarve te nje besimi tjeter fetar, i kane shtyre majmunat mysliman ekstremist ta rrahin kohe me pare?

Mulla-Osmani_zpsexvpjwzs.png

Per aktualitetin ne Llapusgnik ka nje koment nga ky: Ua fali tokën time për varre vëllezërve katolikë

Imami Osman Musliu ka komentuar ngjarjet e fundit në fshatin Llapushnik të Drenasit, ku banorët po kundërshtojnë ndërtimin e një kishe dhe varrezave katolike në një pjesë të fshatit.

Osmani thotë se katolikët e këtij fshati kanë të drejtë të kenë kishën dhe varrezat e tyre dhe nëse Komuna e Drenasit nuk u ndanë pronën, ai është i gatshëm t’ua falë një pjesë të tokës.

“Në varrezat e qytetit të Drenasit do t’ua siguroj vendin. Mu nuk më pengon nëse vendoset një shqiptar i besimit katolik apo ortodoks në varreza të myslimanëve. Ndaq le ta qes kryqin 2 metra se nuk i frigohem kryqit për arsye se e di që në atë vorr është një vëlla i jemi”, tha Mulla Osmani për televizionin Rrokum.

Osmani ka shtuar se prijësit e bashkësive fetare në Kosovë më shumë janë biznesmen se sa prijës fetar në Kosovë.
/rilindja
 
Attachments

  • Mulla-Osmani_zpsexvpjwzs.png
    Mulla-Osmani_zpsexvpjwzs.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • Mulla-Osmani_zpsexvpjwzs.png
    Mulla-Osmani_zpsexvpjwzs.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Lauri loverboy .si nuk u lodhet asnjher deri tani aman !! se jeni bere si tomi and xhery:D

Lauri te lutem nuk kerkojm nga ti te mos sjelleshe tema, se edim se nuk pyt njeri ti aqe me pak stafin :jo:por te lutem pak me i sjelleshe tregohu te pakten per hire te moshes se ke ,ani mos e bej per tjeret por a nuk te duket e tepert se po mundoheshe ti fyeshe cdo here antaret e fes muslimane ?Te lutem nuk te kushton asgje te jeshe pak me i qet dhe te tregohesh se je njeri i kulturuar.beje per ket muaj .... e pas muajt ramazan nje ftes beja loverboyt e dilni ne aren luftimesh :sherr:

Loverboy.cfar te them per ty , kur ti po bjen cdo here pre e provokimevt te laurit! Te lutem , jemi ne muajn e shejt dhe ti duhet te tregoshe toleranc me shum se je ne nje muaj te rendesishem dhe je agjerues ...injoro cdo lloj provokimi qe nuk te pelqen,,,, perndryshe beheshe i njete me provukatorin..
Ju pershendes per nje mbremje sa me te mir:D dhe ty Loverboy syfyr te kendshem te uroj.

p.s beni mir te dilni ket vit per kafe te dy .. besoj se do ,,knaqeni '' me gjith keto muhabete se keni ber ne virtualitet me vite duke u gric :sherr:
 
Nuk marr miratime nga ti se c'postoj une, dhe as nuk e marr fare ne konsideracion se cpo flet. Nuk je ne ate nivel te gjykosh te tjeret. Ti ne keto raste kshillash ate gishtin shko e perdore tek njerzit tu.!!

Temat perdhosni ju myslimant gjithmone se na ofendoheni zotria juaj, dhe kerkoni eliminin e temave dhe postimeve. Jeni te perkledhurit e forumit dhe nuk ju mjafton.

Ne djelle te veni te gjithe sic jeni, asnjeri nuk me ndalon te postoj argumente ne 360°, dhe do ju jap pergjigjet koke per koke replikave ngacmuese qe me beni. Pastaj shtiruni si viktima ne temen e stafit
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Lere oj Arfe te vetkenaqet, se sa ka jetuar nuk do jetoje, ndaj mos ia prish qejfin diteteve te fundit te jetes se tij :qerpik:
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Lere oj Arfe te vetkenaqet, se sa ka jetuar nuk do jetoje, ndaj mos ia prish qejfin diteteve te fundit te jetes se tij :qerpik:

Nuk perjashtohet asgje nga nje mysliman si ti. Do behesh kamikaz? Ishalla te ndezet fitili para se te arrishe tek une
 
Titulli: Disa musliman kosovar rrahin hoxhen.

Nuk perjashtohet asgje nga nje mysliman si ti. Do behesh kamikaz? Ishalla te ndezet fitili para se te arrishe tek une

Nuk ndezet fitili per nje cop letre te perlyer me felliqesire:sun:
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top