Disa këshilla si të ktheheni në formën e duhur

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Disa këshilla si të ktheheni në formën e duhur

Me muaj të tërë qëndroni pasivë dhe mendoni se keni kondicion të duhur – ndërsa kur vjen momenti për ushtrime – ushtroni shumë më tepër se që mund të përballojë trupi juaj.Madje edhe nëse muskujt tuaj mund të përballojnë një ritëm të tillë të ushtrimeve – lëkura është ajo që ka nevojë për më shumë kohë, për t’u përshtatur me muskujt që formësohen.

Nëse ushtroni me gurë peshe atëherë ja disa këshilla:

- Filloni ngadalë me 2.5 kg ose edhe më pak. Nëse me këtë peshë mund të realizoni ushtrimin 12 herë, pa u lodhur, atëherë lirisht provoni me ndonjë peshë më të rendë. Ndërsa nëse kjo peshë ju lodhë – pasi ta keni përsëritur ushtrimin 12 herë – atëherë provoni me pesha më të vogla se 2.5 kg.


- Nuk duhet munduar veten me pesha të rënda, qysh në fillim të ushtrimeve, për shkak se lëkura juaj duhet ta fitojë elasticitetin e nevojshëm – të cilin më së miri e fiton gradualisht.

- Me peshë të duhur duhet të ushtroni 3 herë në javë – duke e përsëritur ushtrimin 10-12 herë. Pas dy muajsh të ushtrimeve – dyfishojeni kohën e ushtrimeve si dhe peshën e gurëve që përdorni. Se me çfarë peshe duhet të ushtroni, do t’ju tregojë vetë trupi, respektivisht energjia e trupit tuaj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top