Disa këshilla për shëndetin

MasteR

I'm offline
paracetamol_m.jpg

Kujdes nga paracetamoli! Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhimbjes, për qetësimin e dhimbjes së dhëmbit dhe dhimbjeve tjera, përmbajnë paracetamol. Ky analgjetik, mjaft mirë e zëvendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thatë në lukth dhe për ata të cilët herë pas here paraqitet gjakderdhja në lukth.

Por kujdes! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk përdorin barëra që nuk kanë paracetamol. Jogurti, me sukses mund të evitojë diarrenë te fëmijët Bakteret "mike" të jogurtit dhe prodhimeve të tjera qumështore mund të pakësojnë numrin e viruseve. Rrahjet e shpeshta të zemrës Kini kujdes! Nëse pas pirjes së disa kafeve me radhë, ndieni rrahje të shpeshta të zemrës, është mirë që të kontrollohet mëlçia. Në rastet kur keni probleme me funksionimin e mëlçisë, kofeini i kafesë grumbullohet në gjak dhe kështu fillojnë të rrahurat e shpeshta të zemrës.

Mungesa e vitaminës A Mungesa e vitaminës A shkakton miopinë dhe verbimin e natës. Andaj, pos të tjerash, hani majdanoz të freskët, i cili është i pasur me vitaminën A, por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e muskulaturës së syve. Gjysmë filxhani majdanoz plotëson nevojën ditore të organizmit me vitaminë A. Lëndimet Plagët e ndotura lajini me ujë të ftohtë e pastaj dezinfektojini me jod dhe etil-alkool. Gërvishtjet e vogla mos i lidhni. Ato më mirë shërohen në ajër. Plagët pakëz më të mëdha dhe ato që ndeshen me rroba mbulojini me flaster ose me fashë. Ndërrojini çdo 24 orë. Flasterin do ta shkëpusni më lehtë nga plaga nëse këndet e tij më parë i keni lyer me benzen për heqjen e njollave. Për plagë të rënda duhet drejtuar te mjeku. Nëse vaksina e fundit kundër tetanosit është dhënë para 5 vjetëve, ajo duhet përsëritur.
 
Titulli: Disa këshilla për shëndetin

Një informacion për të gjithë!
(Shumë i rendësishëm në rast nevoje)


734228_200239866785732_459924422_n.jpg
 
Back
Top