Disa këshilla për dhëmbë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Asnjë pastë dhëmbësh nuk i bën dhëmbët më të bardha se ç´janë, megjithëse reklamat thonë të kundërtën. Pasta heq njollat nga dhëmbët por kurrë nuk i zbardh ato. Fluori është lënda më e rëndësishme e pastës së dhëmbëve.
Ai forcon dhëmbët dhe rrit qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve të acideve. Fluori gjithashtu frenon gërryerjet e dhëmbëve dhe mund të ndihmojë dhëmbët me vrima të vogla.

Fluori
Mos blini një pastë dhëmbësh që nuk përmban fluor. Por edhe fluori duhet marrë në mënyrë të matur. Në Evropë përqindja më e lartë e fluorit që lejohet të përmbajë një pastë dhëmbësh është 0,15 %. Mund të jetë e shkruar edhe si 1.500 ppm (pjesë për milion). Të rriturit bëjnë mirë të përdorin një pastë dhëmbësh me përqindjen më të lartë të fluorit që lejohet. Por ajo që është me rëndësi tek një lloj paste dhëmbësh nuk është vetëm përmbajtja e fluorit por edhe aftësia e përmbajtjes së pastës për të lidhur kimikisht fluorin me emalin. Pasta dhëmbësh me një aftësi të tillë janë p.sh. Dentosal apo Euro Shopper. Pasta dhëmbësh me aftësi të keqe janë p.sh. Vademecum dhe Stomatol. Dy lloje fluori mund të përdoren në një pastë dhëmbësh, fluorid natriumi (në anglisht quhet sodiumfluorid) dhe monofluorfosfat natriumi. Që të dyja mbrojnë dhëmbët ndaj gërryerjeve por lloji i parë mbron pak më mirë. Që fluori të japë efektin më të madh në gojë duhet që dhëmbët të lahen dy herë në ditë, pas ngrënies së mëngjesit dhe pas ngrënies së darkës.

Larja e dhëmbëve
Larja e dhëmbëve në darkë është më e rëndësishmja, meqenëse është e tërë nata përpara. Dowen Birkhed që është profesor në Shkollën e Lartë të Dentistëve në Goteborg të Suedisë thotë që efekti i pastës së dhëmbëve përmirësohet duke përzier shkumën e pastës me pak ujë dhe kaluar përmes dhëmbëve përpara se të hidhet jashtë gojës. Një shpëlarje e tillë dhëmbësh për 20 sekonda është një mënyrë e mirë për të bërë fluorin të futet në hapësirat e ngushta. Përveç se fluorit disa pasta dhëmbësh përmbajnë lëndën bakteriepenguese të quajtur triclosan (triklosan), e cila ul rrezikun për malcimin e mishit të dhëmbëve dhe në perspektivë ul rrezikun që mishi të lëshojë dhëmbët. Por kjo lëndë është vënë në pikëpyetje nga bakteriologët pasiqë rreziku është gjithnjë e më i lartë që të krijohen baktere rezistente kur përdoren së tepërmi lëndët bakteriepenguese. Sapuni i pastës së dhëmbëve është laurilsulfat natriumi i cili pastron dhëmbët dhe jep shkumën. Disa mund të jenë të ndjeshëm ndaj kësaj lënde, prandaj mund të zgjedhin pasta dhëmbësh që nuk e përmbajnë atë si Zendium, Dentosal apo Biotene. Këto ishin disa nga përfundimet e një eksperimenti të bërë nga Insituti Suedez i Provave dhe Studimeve i ngarkuar me këtë detyrë nga gazeta suedeze “Dagens Nyheter”.

Kërcitja e dhëmbëve
Kush kërcet dhëmbët në gjumë është duke bluar një problem – qoftë mekanik apo shpirtëror. Kërcitja e dhëmbëve në gjumë nuk është ndonjë dukuri e rrallë tek njerëzit. Sipas një studimi që bëri Maurice Ohayon dhe trupa e tij e Universitetit të Standord-it të SHBA-së, duke hulumtuar mbi 13 000 vetë në Gjermani, Angli, dhe Itali doli se më tepër se 8% të të pyeturve kërcisnin dhëmbët të paktën një herë në javë. Kjo kërcitje shkakton më tepër se shqetësimin e bashkëshortit në prehjen e natës.

Pse është e rëndësishme higjiena
Dhëmbë të pastër dhe një furçe e pastër dhëmbësh janë mjete të efektshme kundër infeksioneve. Studiuesit kanë vënë re se bakteret që gjenden në gojë mund të qarkullojnë nëpër pjesë të tjera të trupit. Kjo do të thotë se një higjienë e keqe e gojës mund të ketë të bëjë me infektime në trup, sëmundje të zemrës apo ndonjë infarkt zemre. Sipas lidhjes amerikane të dentistëve dhëmbët duhet të lahen më së shumti 20 minuta pas një vakti ngrënieje. Gjithashtu duhet ndërruar furça e dhëmbëve menjëherë pas ndonjë ftohjeje apo infektimi të fytit pasi mbetet rreziku që njeriu t´i ngjisë infektimin përsëri vetvetes.

Rritja e dhëmbëve në laborator
Shkencëtarët kanë përdor me sukses teknikat inxhinierike të indeve për të rritur dhëmbë pothuajse në formën e plotë në kafshë. Ata besojnë se ky zbulim i madh do të mund të çonte drejt krijimit të dhëmbëve surrogatë biologjikë që do të zëvendësonin dhëmbët e njeriut. Dr Pamela Yelick është e mendimit se një ditë do të bëhet e mundur rritja e dhëmbëve të njeriut në madhësinë dhe formën e dëshiruar të cilët do të zënin vend në nofull posi dhëmbët natyrorë. Ajo parashikon se brenda 5 vjetëve, do të marrim vesh me saktësi nëse qelizat zanafillëse të dhëmbëve mund të manipulohen për të bioinxhinieruar dhëmbët. Pastaj për të mbërritur në krijimin e dhëmbëve të njeriut do të duheshin edhe 5 deri 10 vjet të tjera.

Pse duhet përdorur Koenzima Q 10
Koenzima Q10 (ubiquinone) bën të mundur shndërrimin e energjisë nga ushqimi në energji trupore. Ajo është një lëndë – mund të jetë vitaminë ose e ngjashme me të që është e pranishme në çdo qelizë të trupit të njeriut që përveç të tjerash mundëson qelizat të marrin frymë. Trupi i njerëzve që merren me punë që kërkojnë lëvizje të shpeshta apo shtrydhje koke ka një nevojë më të madhe për koenzimën Q10, sidomos ata që i kanë kaluar të 35 vjetët. Por njerëzit që ndjehen të shëndetshëm nuk kanë përse të marrin ekstra Q10. Në të vërtetë Q10-ta është pranishme në sasi të vogla në një numër të madh ushqimesh por përqendrimin më të madh e gjejmë në organet mishtore si zemra, mëlçia dhe veshkat por edhe në tule, vaj luledielli, sardele, skumbri, kikirikë. 450 gram sardele, po ashtu si 900 gram tul, po ashtu si 1 kg e 350 g kikirikë japin 30 mg koenzimë Q10 (CoQ10).

Kërcitja e dhëmbëve, sjell dhimbjen e kokës
Fërkimi i zhurmshëm i dhëmbëve mund të sjellë edhe shqetësime nga ana e shëndetit. Vetë ata që fërkojnë e kërcasin dhëmbët gjatë natës nuk e marrin për kaq shqetësues këtë veprim të tyre dhe shpesh nuk e kuptojnë që pikërisht ky fërkim u jep të nesërmen dhimbje të nofullave, kockave, kokës apo shtrëngim të muskujve të fytyrës. Përsëritja e këtij fërkimi dhe kërcitjeje të dhëmbëve me kohën sjell si pasojë gërvishtje apo edhe vrimë në dhëmbë. Sipas kirurgut të nofullave Ralf-Schِn të Universitetit të Freiburg-ut vetëm 15% e të prekurve ndjejnë dhimbje, të cilat mund të jenë tepër të mëdha. Kjo është e kuptueshme pasi hulumtimet kanë treguar se fazat e shtrëngimit të nofullave mund të zgjasin deri në 45 minuta dhe mund të jetë disa herë më i madh se shtrëngimi i zakonshëm I nofullave gjatë mbllaçitjes. Sekrete bukurie
 
Titulli: Disa këshilla për dhëmbë

Faktorët që dëmtojnë dhëmbët



Shëndeti dentar ka avancuar shumë kohët e fundit, me zhvillimine trajtimeve të reja zbardhuese.

Por kjo nuk do të thotë që të lini pas dore higjenën tuaj dentare, duke menduar se dentisti është gati aty për t’jua rregulluar.

Dhëmbët tuaj mund të rrinë shumë kohë në gjëndje të mirë nëse i lani dhëmbët cdo ditë dhe i pastroni me fill, por ka dhe faktorë të tjerë që vënë në rrezik shëndetin e dhëmbëve tuaj sidomos, zmaltin.

Faktorët që dëmtojnë zmaltin e dhëmbëve
Një nga shkatarët kryesorë që shkaktonin erozionin e zmaltit është acidi. Goja kthehet në një mjedis me shumë acid kur pini ose hani ushqime që kanë pH të ulët. Në kushte normale pështyma është bazike dhe kështu nuk shkakton rrezik për zmaltin.

Kur konsumoni rregullisht pije të gazuara, lëngje frutash, salca sallatash me bazë uthulle, ushqime të konservuarra dhe ushqime të tjera me bazë acidi, ulni nivelin e pH në gojë dhe rrisni rrezikun e erozionit të zmaltit.

Mjaft të “rrezikshme” janë dhe ushqimet “ngjitëse” dhe të ëmbla- mund t’ju ngjiten tek dhëmbët derisa ti lani ato, dhe ndalojnë pështymën të neutralizojë acidititetin kur ngjitet ushqim i ëmbël.

Shenjat e erozionit të zmaltit
Zmalti mbulon dhe mbron cdo dhëmb tuajin. Meqënëse zmalti i fillon shenjat e erozionit pa shkaktuar ndonjë simptomë që ju t’a kuptoni, sigurohuni të bëni kontrolle të shpeshta tek dentisti.
Shkoni tek një dentist nëse keni një nga shenjat e mëposhtme të erozionit të zmaltit:

Ndjeshmëri e lartë tek dhëmbët-Ndjeshmëria përkeqsohet, kur erozioni avancon
Dhëmbë të zverdhur- Erozioni i zmaltit shfaq dentinën që ndodhet nën të, e cila ka një ngjyrë të verdhë.
Cepa të rrombullakët- Kjo është një shenjë e parë e erozionit
Carje dhe gjurmë tek dhëmbët- Kjo është një shenjë e avancuar e erozionit; shkoni menjëherë tek një dentist
Karies dentare- Mund të formohen kavitete kur të ketë ikur zmalti.

Këshilla për parandalimin e erozionit të zmaltit

-Lajini dhe përdorni fill shpesh
-Lajini dhëmbët dy herë në ditë me pastë me flor, dhe përdorni fillin cdo ditë. Lani gjithashtu dhe gjuhën tuaj, pasi aty rrinë bakterie që mund t’ju dëmtojnë dhëmbët.
-Shkoni tek dentisti për kontrolle të rregullta
-Dentisti mund t’a kuptojë erozionin e zmaltit që në fazat e para dhe mund t’ju këshillojë një trajtim që të nxisni shëntein dentar. Vizitat e rregullta mund t’ju ndihmojnë dhe kundër kancerit oral, sëmundjet e mishrave dhe sëmundje të tjera të rënda dentare.
-Shmangiuni pijeve të gazuara
-Nëse pini vetëm kola- ose edhe kola dietike, atëherë duhet t’a limitoni, ose nëse e keni të pamundur pijeni me pip që të kalojë menjëherë në fyt.
-Limitoni ushqimet me acid, sheqerna dhe brumra
-Nuk keni përse t’i thoni lamtumirë ushqimeve tuaja të preferuara; vetëm konsumoni një dietë të balancuar me shumëllojshmëri ushqimesh që të mbrojë dhëmbët tuaj nga acidet. Zvogloni sasinë e sheqernave, acideve dhe brumrave //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top