Disa gjera...
- mbaj gjithmone distance nga miqesia, koleget e cdo njeri qe nuk eshte familje.
- kam dy nr telefoni, nr e dyte e kane shume pak njerez dhe ne memorie ai nr ka te rregjistruar vetem 10 numra .. kur bie ai numer ose me mbush me gezim ose eshte nje problem.
- jam maniake e renditjes, edhe nga zyra nuk dal nese tryeza nuk eshte sic dua une te jete.
- per fat te keq jam shume detajiste, kur shoh nje foto perpara se te shikoj ku eshte fokalizuar autori syri im vete ne sfond ne prapaskene.
- mendoj se jam analitike, pak e bezdisshme per mos te thene e merziteshme.
-ju sdo ta besoni por jam shume solare si tip me pelqene te degjoj por kur flas e kur tregoj dicka dikujt me siguri ka marre besimin tim.
-nuk jam e fiksuar me teknollogjine pervecse pc i punes qe ka te dhena sensibel, telefonet,pc im nuk kane patur password kurre.. freee.. asgje per te fshehur e nese humbet nje pune me pak per gjetsin.
-jam shpirt i lire, kam filozofi jete jeto e ler te jetojne, mos bej cfare sdo te te bejne.. mundohem mos te gjykoj asnjeri (pervecse komunistet me keta te fundit deshtoj gjithmone;i paragjykoj)
-kam patur fatin e keq te lind e presekutuar e gjykuar nga jashta POR brenda mureve te shtepise kam patur boten.
- besimi im spranon idhuj, por idhull kam tim ate qe me ka trajtuar si shok gjithmone dhe me ka dhene besimin qe kur isha femije...( do ju duket cudi por funksionon, vetem per mos te zhgenjyer apo tradhetuar besimin e tim eti sdo beja kurre dicka qe ate se ben krenar)
- me pelqen te lexoj
-kam frekuenuar cdo besim deri ne budizem per njohuri dhe vetevendosje ngaqe une ne familje kam katolik dhe ortodoks...
-jam hitlere ne pune... e them pa mburrje por jam me te vertet shume dhene pas punes sime.
-i dua jashte mase femijet, eshte e vetmja gje qe sdo realizoj kurre ne jete (ne fakt eshte esenca e egzistences sone )
-nuk bej asgje per levdata, perkundrazi preferoj te mos dihet, dua te jete ne heshtje ,ne hije.
- me pelqen te udhetoj e kam udhetuar jasht mase shume.
-ndihem me shume fat,ndihem e mrekulluar dhe e bekuar nga zoti ndaj sdo resht kurr se falenderuari per gjithcka qe me ka dhene.