Disa arsye që ju bëjnë një person të bukur

Buzëqeshja
Buzëqeshja ju bën të dukeni bukur. Ngrohtësia e buzëqeshjes, vërtetësia e saj, pasqyrojnë bukurinë tuaj të brendshme. Buzëqeshja është dielli që ndriçon fytyrën tuaj. Njerëzit njohin dhe i përgjigjen bukurisë së një buzëqeshjeje, e cila është arsyeja pse ata e kthejnë atë në mënyrë spontane edhe tek një i panjohur që u buzëqesh.

2-E qeshura
E qeshura mund të jetë sarkastike, me shpirt, gazmore, gjithçka, por, është spontane. Ajo buron nga brenda jush, nga një pjesë e thellë e vetes tuaj që njeh humorin, shakatë, dritën. Rrjedh nga një pikë e lidhur me gjallërinë dhe entuziazmin tuaj, por edhe aftësinë për të dhënë dhe për të shijuar. E qeshura ju tregon se e doni jetën.


3-Lotët
Lotët ju bëjnë të tregoni bukurinë tuaj. Ju nuk keni nevojë të turpëroheni për to. Edhe nëse e keni të kaloni përmes lotëve dhimbje, dhe të dini që të tjerët po ju shohin, edhe nëse keni turp ta pranoni se si ndiheni, ta dini se jeni një person i bukur. Në atë moment të vështirë bëheni më njerëzorë, tregoni ndjeshmërinë tuaj. Në vend që t’i fshihni ndjenjat, lejoni ato të shfaqen, komunikoni me veten dhe me ata që ju rrethojnë.

4-Dashamirësia
Mirësia juaj është një tjetër element që ju zbukuron. Aktet e vogla apo të mëdha të mirësisë, kanë ndikim tek të tjerët. Mund të keni mbajtur derën hapur për të kaluar personi prapa jush; t’i hapni vend një personi të moshuar; t’i keni dhuruar rroba të vjetra një organizate; të keni dhënë para nga xhepi… Shembujt e mirësisë janë të pafund. Kur bëni mirë dhe nuk prisni asgjë në këmbim, atëherë merrni shpërblimin më të madh: ndjenjën pozitive, sepse keni bërë një vepër të mirë, sepse keni kontribuar që bota rreth jush të bëhet pak më e mirë. Dhe kjo ndjenjë pozitive rregullon humorin tuaj dhe në të njëjtën kohë humorin e njerëzve përreth jush. Dhe ju ndjeheni bukur përbrenda – dhe të tjerët e shohin këtë bukuri të shpirtit pasqyruar në fytyrën tuaj.

5-Ndjeshmëria
Empatia është aftësia juaj për të kuptuar se si ndjehet dikush tjetër, të jesh në gjendje të ndërhyni emocionalisht, edhe nëse nuk jeni dakord me mënyrën se si ata ndjehen apo pse ndjehen ashtu. Të hysh në lëkurën e tjetrit, të kuptosh se si i sheh ai gjërat nga këndvështrimi i tij, e drejtë apo e gabuar nuk ka rëndësi, dhembshuria për tjetrin është një element që të bën një person të bukur.

6-Dashuria
Kur dashuroni, i ofroni tjetrit dhuratën e dashurisë. Dashuria mund të jetë për familjen atërore, familjen tuaj, të afërmit, miqtë, kafshën tuaj shtëpiake. Dashuria është një dhuratë e çmuar që ia jepni të tjerëve dhe në të njëjtën kohë edhe vetes suaj. Por është shumë e rëndësishme ta filloni duke dashur veten. Ajo nuk duhet të jetë egoiste, por duhet të jetë lloji i dashurisë që të mbështet dhe pasuron mendërisht.


7-Miqësia
Një element tjetër që ju bën të bukur është miqësia që u ofroni atyre përreth jush. Mund të jetë miqësia e thellë që keni me njerëz nga fëmijëria apo rinia juaj. Mund të jenë miqësia që keni bërë kohët e fundit dhe as nuk prisnit të kishit aq shumë të përbashkëta. Mund të jetë gjithashtu gjendja juaj shpirtërore, një qëndrim më i hapur që ju bën të dukeni si një person miqësor dhe i afrueshëm, i cili parashikon diçka pozitive.

8-Besimi
Bukurinë tuaj e bën besimi tek vetja dhe pikat e forta. Mos nxitoni të thoni se nuk keni besim te vetja! Sepse, pavarësish vështirësive, t’i thuash vetes ‘po, do t’ia dal’, sjell suksesin. Kini besim në pikat tuaja të forta, ato që ju ndihmuan në të kaluarën në situata të vështira. Mos harroni se ato janë brenda jush dhe po presin që të përfitoni prej tyre. Mos harroni se vetëbesimi është shenjë e bukurisë tënde.
Te gjitha i kammmm 😂
Kete te 5 vetem do te zhdukja se e kam te tepruar
 
Edhe kur bërtet është i bukur..
Edhe kur qan..
Kur hesht..
Kur vuan..

Nuk mund të jetë i bukur njeriu vetem kur qesh...
 
Per sa i perket fizionomise sime, nuk e dija nese jam apo jo derisa u ndesha me te dashuren e pare. Ajo m’i mesoi te gjitha qe une nuk i dija per veten time. Ajo me mesoi per tiparet e mia, me pershkruante si dukem, se çfare pelqen dhe nuk pelqen tek une etj., por jo ne ate mase saqe une te shqyrtoj ndonje nderhyrje kirurgjike apo te rrise vetebesimin tim gjer te nje pike qe nuk ka me. E pranoj se e dashura ime e pare kontribuoi ne vetebesimin tim te madh qe une gezoj sot por njekohesisht e uli nje çike kur u ndame - zgjodhem rruge te kunderta, dy rruge pa kthim. Me vone ne perseri u bashkuam por serish pas nje kohe te shkurter ne u ndame.
 
Per sa i perket fizionomise sime, nuk e dija nese jam apo jo derisa u ndesha me te dashuren e pare. Ajo m’i mesoi te gjitha qe une nuk i dija per veten time. Ajo me mesoi per tiparet e mia, me pershkruante si dukem, se çfare pelqen dhe nuk pelqen tek une etj., por jo ne ate mase saqe une te shqyrtoj ndonje nderhyrje kirurgjike apo te rrise vetebesimin tim gjer te nje pike qe nuk ka me. E pranoj se e dashura ime e pare kontribuoi ne vetebesimin tim te madh qe une gezoj sot por njekohesisht e uli nje çike kur u ndame - zgjodhem rruge te kunderta, dy rruge pa kthim. Me vone ne perseri u bashkuam por serish pas nje kohe te shkurter ne u ndame.
Qenke mjeshtër ti s'tu lodhkan duart hiç 😂😂
Mos më thuaj që je chatist? 😂
 
I bukur eshte dhe personi i keq
Te bukur jane te gjithe
Kurse ne e mendojme se nese hesht, nk kthe llaf ben cdo gje amin, te ben nje njeri te bukur
Joo.
 
I bukur eshte dhe personi i keq
Te bukur jane te gjithe
Kurse ne e mendojme se nese hesht, nk kthe llaf ben cdo gje amin, te ben nje njeri te bukur
Joo.
Ato personat jan te rrezikshem mi, si thoshte Jovan Bregu, si ato geshtenjat që paff ja bejn ne fund 😂😂
 
Ato personat jan te rrezikshem mi, si thoshte Jovan Bregu, si ato geshtenjat që paff ja bejn ne fund 😂😂
Jane t bukur ne natyren e vet
Ktu ke sh te tille
Por qe ne ju themi fjale t bukra 😁
 
Make Up Wow GIF by La Guarimba Film Festival
 
Qendroj larg njerezve me pushtet dhe te pasur, jo te gjithe por shumicen po!

Dhe mbaj prane vetes, njerez qe i bejne gjerat me shpirt dhe jo per interes apo per tu dukur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top