Disa arsye që ju bëjnë një person të bukur

Të gjithë njerëzit kalojnë ditë të vështira, stresuese, me errësirën në shpirt. Ditët kur ata dyshojnë në veten e tyre, vënë në dyshim edhe vlerat. Ditët kur ata shihen në pasqyrë dhe pyesin nëse ajo që shohin a është vërtetë pasqyrimi i tyre? Këto ditë të vështira që ju bëjnë të ndjeheni keq, do të kalojnë! Ja disa arsye të rëndësishme që ju bëjnë një person të bukur, edhe nëse ndjeheni keq brenda.

1-Buzëqeshja
Buzëqeshja ju bën të dukeni bukur. Ngrohtësia e buzëqeshjes, vërtetësia e saj, pasqyrojnë bukurinë tuaj të brendshme. Buzëqeshja është dielli që ndriçon fytyrën tuaj. Njerëzit njohin dhe i përgjigjen bukurisë së një buzëqeshjeje, e cila është arsyeja pse ata e kthejnë atë në mënyrë spontane edhe tek një i panjohur që u buzëqesh.

2-E qeshura
E qeshura mund të jetë sarkastike, me shpirt, gazmore, gjithçka, por, është spontane. Ajo buron nga brenda jush, nga një pjesë e thellë e vetes tuaj që njeh humorin, shakatë, dritën. Rrjedh nga një pikë e lidhur me gjallërinë dhe entuziazmin tuaj, por edhe aftësinë për të dhënë dhe për të shijuar. E qeshura ju tregon se e doni jetën.


3-Lotët
Lotët ju bëjnë të tregoni bukurinë tuaj. Ju nuk keni nevojë të turpëroheni për to. Edhe nëse e keni të kaloni përmes lotëve dhimbje, dhe të dini që të tjerët po ju shohin, edhe nëse keni turp ta pranoni se si ndiheni, ta dini se jeni një person i bukur. Në atë moment të vështirë bëheni më njerëzorë, tregoni ndjeshmërinë tuaj. Në vend që t’i fshihni ndjenjat, lejoni ato të shfaqen, komunikoni me veten dhe me ata që ju rrethojnë.

4-Dashamirësia
Mirësia juaj është një tjetër element që ju zbukuron. Aktet e vogla apo të mëdha të mirësisë, kanë ndikim tek të tjerët. Mund të keni mbajtur derën hapur për të kaluar personi prapa jush; t’i hapni vend një personi të moshuar; t’i keni dhuruar rroba të vjetra një organizate; të keni dhënë para nga xhepi… Shembujt e mirësisë janë të pafund. Kur bëni mirë dhe nuk prisni asgjë në këmbim, atëherë merrni shpërblimin më të madh: ndjenjën pozitive, sepse keni bërë një vepër të mirë, sepse keni kontribuar që bota rreth jush të bëhet pak më e mirë. Dhe kjo ndjenjë pozitive rregullon humorin tuaj dhe në të njëjtën kohë humorin e njerëzve përreth jush. Dhe ju ndjeheni bukur përbrenda – dhe të tjerët e shohin këtë bukuri të shpirtit pasqyruar në fytyrën tuaj.

5-Ndjeshmëria
Empatia është aftësia juaj për të kuptuar se si ndjehet dikush tjetër, të jesh në gjendje të ndërhyni emocionalisht, edhe nëse nuk jeni dakord me mënyrën se si ata ndjehen apo pse ndjehen ashtu. Të hysh në lëkurën e tjetrit, të kuptosh se si i sheh ai gjërat nga këndvështrimi i tij, e drejtë apo e gabuar nuk ka rëndësi, dhembshuria për tjetrin është një element që të bën një person të bukur.

6-Dashuria
Kur dashuroni, i ofroni tjetrit dhuratën e dashurisë. Dashuria mund të jetë për familjen atërore, familjen tuaj, të afërmit, miqtë, kafshën tuaj shtëpiake. Dashuria është një dhuratë e çmuar që ia jepni të tjerëve dhe në të njëjtën kohë edhe vetes suaj. Por është shumë e rëndësishme ta filloni duke dashur veten. Ajo nuk duhet të jetë egoiste, por duhet të jetë lloji i dashurisë që të mbështet dhe pasuron mendërisht.


7-Miqësia
Një element tjetër që ju bën të bukur është miqësia që u ofroni atyre përreth jush. Mund të jetë miqësia e thellë që keni me njerëz nga fëmijëria apo rinia juaj. Mund të jenë miqësia që keni bërë kohët e fundit dhe as nuk prisnit të kishit aq shumë të përbashkëta. Mund të jetë gjithashtu gjendja juaj shpirtërore, një qëndrim më i hapur që ju bën të dukeni si një person miqësor dhe i afrueshëm, i cili parashikon diçka pozitive.

8-Besimi
Bukurinë tuaj e bën besimi tek vetja dhe pikat e forta. Mos nxitoni të thoni se nuk keni besim te vetja! Sepse, pavarësish vështirësive, t’i thuash vetes ‘po, do t’ia dal’, sjell suksesin. Kini besim në pikat tuaja të forta, ato që ju ndihmuan në të kaluarën në situata të vështira. Mos harroni se ato janë brenda jush dhe po presin që të përfitoni prej tyre. Mos harroni se vetëbesimi është shenjë e bukurisë tënde.


Revista Psikollogjia
 
Une ndaj rri gjithmon i buzeqeshur te me shikojen nje cik 😄 Se per ndryshe as plaka qe me ka ber koken sme shikon dot lool
 
Sinqeriteti dhe pozitiviteti.
Personaliteti I bukur lind I tille e nuk behet.
 
Nga t'a di unë?
Që je modeste po, atë mbaje 😁
po si e ve ne dyshim fjalen time pa me njohur :D

Ehe jam. .. modeste... keshtu e ka dhene edhe horoskopi :D
 
Great Gatsby Movie GIF by Sony
 
Ne fakt cdokush duhet te jet i lumtur dhe ta pranoje veten ashu sic e ka kriju Zoti me vullnetin e tij 😊
Duhet .. pikerisht.. deri sa te zbulosh kush je dhe cfare percaktimi ke ne jete .. kalon ca kohe .. vete jeta e nje njeriu eshte mesim me vete.
Ca se mesojne kurre.
 
Po pse a nuk flitet per bukuri shpirterore ktu ee? Une e shkreta per kete e mora se per fizik... aha... Jam t'u dal prej ksaj teme ose po rreshtohem ne fuuuund fare. 😁
Jo po ta marrin vesh ata qe dyshojne ne modestine time... se elbete s'kena vec pika te forta 🤣
 
Po pse a nuk flitet per bukuri shpirterore ktu ee? Une e shkreta per kete e mora se per fizik... aha... Jam t'u dal prej ksaj teme ose po rreshtohem ne fuuuund fare. 😁
Jo po ta marrin vesh ata qe dyshojne ne modestine time... se elbete s'kena vec pika te forta 🤣
Pse ku po flitet per fiziken ? Se paskam kuptu temen as une 🤔
 
Po pse a nuk flitet per bukuri shpirterore ktu ee? Une e shkreta per kete e mora se per fizik... aha... Jam t'u dal prej ksaj teme ose po rreshtohem ne fuuuund fare. 😁
Jo po ta marrin vesh ata qe dyshojne ne modestine time... se elbete s'kena vec pika te forta 🤣
Me zej nje vend dhe mu se erdha
Running Man Reaction GIF by MOODMAN
 
Tani po i kushtoj vëmendje këtij shkrimit.
Se ku qëndron lidhja midis arësyes dhe 8 pikave vetëm autori/ja e di 😁
 
C`do kush eshte i mire sipas standartit te ti/sja.
 
Une mendoj se lumturia dhe buzqeshja të bën më të bukur.
Kur zgjohem dhe e nis diten me energji pozitive,shoh veten ne pasqyre dhe ngjaj bukur.
Ama kur qendroj me fytyre te shtrembër e me nerva,nuk me pelqen vetja aspak.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top