Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dimër i njëjtë si ai në vitin 1956 dhe 1984

Trashësia e borës në disa zona të Kosovës ka arritur deri në një metër e tridhjetë centimetra, ndërsa në ultësia 60-70 centimetra. Reshjet e pandërprera të borës, të cilat kanë vazhduar me të njëjtin intensitet edhe të enjten, posaçërisht ka vështirësuar trafikun rrugor. Megjithatë rrugët ndërmjet vendbanimeve brenda Kosovës janë të kalueshme.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi, kanë bërë që rruga e kufirit Kosovë-Serbi, në pikëkalimin Merdar gjatë natës të ishte e mbyllur për kamionë. Sipas saj, veturat e vogla kanë mundur të kalojnë edhe gjatë natës, kurse në orën 7 të mëngjesit, pas pastrimit të borës, gjendja është normalizuar. Ajo ka thënë se rrugët magjistrale e rajonale, me përjashtim të asaj Pejë-Kullë- Rozhajë, që është mbyllur të mërkurën, kanë qenë të kalueshme, ani pse me vështirësi.

“Magjistralet e rajonalet ishin të kalueshme, ndërsa shumë rrugë rurale ishin të bllokuara”, ka thënë Kamberi, duke përmendur këtu që vështirësi më të mëdha ka pasur në drejtimet që kalojnë nëpër Glloboçicë, Prevallë e Dragash.

Nga Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari:, ndërkaq kanë raportuar se gjatë ditës janë realizuar vetëm dy fluturime nga Prishtina. Aeroplani i kompanisë ajrore “Adria” ka ateruar për në Munchen, kurse “Croacia Airlines” ka ateruar për në Zagreb.

Një aeroplan i kompanisë “Easy Jet” nga Baseli ka ateruar për në Shkup, për shkak të pamundësisë për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës. Njëjtë ka vepruar edhe aeroplani nga Muncheni. “Kompania ‘Pegasus’, që ishte nisur nga Stambolli për në Prishtinë, i cili është detyruar të kthehet prapa, për shkak të pamundësisë për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës. Një fluturim i “Turkish Airlines” nga Stambolli për në Prishtinë është anuluar.

Për informacion rreth fluturimeve, qytetarët mund t’i drejtohen qendrës së thirrjeve në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës në numrin: 038 59 58 123, ose nga kompanitë e tyre, raporton Koha.

Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik, Sylë Tahirsylaj, parasheh ndërprerje të reshjeve gjatë mbrëmjes. Sipas tij trashësia në vendet kodrinore-malore, në Llap, Gollak e Anamoravë ka arritur trashësinë deri në një metër e 30 centimetra, derisa në vendet e ulëta 60 deri në 70 centimetra. Ai ka thënë se nga e premtja temperaturat do të arrijnë deri në minus 20 gradë, që është normale për dimrat në Kosovë.

Ky dimër është i njëjtë si ai në vitin 1956 dhe 1984.

Reshjet në komunën e Ferizajt kanë izoluar disa nga fshatrat si dhe kanë paralizuar dukshëm shumë nga shërbimet publike. Fshatrat si Mirash , Cërnillë, Kosinë, të enjtën nuk kanë pasur mundësi të qarkullimit të lirë për shkak të stoqeve të borës, që kishin mbuluar rrugët, kurse fshati Burrnik vazhdon të jetë i bllokuar./albeu/
 
Titulli: Dimër i njëjtë si ai në vitin 1956 dhe 1984

Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik, Sylë Tahirsylaj, parasheh ndërprerje të reshjeve gjatë mbrëmjes. Sipas tij trashësia në vendet kodrinore-malore, në Llap, Gollak e Anamoravë ka arritur trashësinë deri në një metër e 30 centimetra, derisa në vendet e ulëta 60 deri në 70 centimetra. Ai ka thënë se nga e premtja temperaturat do të arrijnë deri në minus 20 gradë, që është normale për dimrat në Kosovë.

Ky dimër është i njëjtë si ai në vitin 1956 dhe 1984.

Per temperaturat ja ka fut kot Syla, madje nuk eshte hera e pare, por edhe per centimetrat ne jo pak pjese, megjithate mua me gezoi pa mase bora dhe kam pershtypjen se ka nje rendesi te madhe ramja e saj ngase Kosova kete vite u perballua me nje thatesi bukur te madhe, saq kishin filluar te shterrnin ujin pusat dhe burimet ane e kend vendit.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back