DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

9) VIKTORIA:

Ishte lindur në Sheper më 12 gusht 1922.
Arsimin fillestar e mori në Sheper, ndërsa arsimin e mesëm e përfundoi shkëlqyeshëm në Institutin "Nëna Mbretëreshë" në Tiranë. Ishte pjesëmarrëse në demonstratat antifashiste e më vonë e përshkushtuar në arsim ,me pasion të jashtëzakonshëm. Profesionin e mësuesisë e filloi në Sheperin e saj të dashur.. Më pas e transferuan në Zhej e me radhë në Pandelejmon të Delvinës apo në fshatrat e Përmetit. Vetëm në saje të mbiemrit që kishte, e pushuan, duke e lënë pesë vjet pa punë. Këtë fat të keq e pësoi dhe më vonë.
Viltoria, ishte për vëllezërit, mbas vdekjes se Savës, si nënë dhe kaluar nënës. Atë e kishin si motër, si hallë , si shoqe., kishte bërë shumë për secilin nga vëllezërit si motra e dhembshur e tyre.. Ata e çmonin si etalon e thoshnin: "Një Viktori e vetme vlen më shumë nga të gjithë ne. (Sipas shkrimeve të Janit e të Orestit për të.)
Ajo nuk iu nda burgjeve që përjetuan vëllezërit e saj, duke shkuar sa në Kënetën e Maliqit te Margariti e në Spaç e Reps të Mirditës te Koçua, po ashtu u shkonte edhe nëpër spitale e kudo ku vuanin të sajt e saj të shtrenjtë…
E emruan në fshatrat e Fierit e ku të mundnin, atyre baltrave të Myzeqesë. Ishte e përkushtuar me mish e me shpirt për mësimdhënie sa më të cilësishme. Nuk ia gjeje shoqen si arsimtare. Nxënësit e saj, kur e transferonin fshatrave të Fierit, kish pasur raste që kanë ndërruar dhe shkollën vetëm e vetëm që t'u jepte mësim "mësuese Vitua", siç e thërrisnin.
Sanka Dylgjeri ish mësuese me të e vlerëson në shënimet e letrat e saj si një Engjëll Viktorinë.
Në Fier , ku jetoi për shumë vite, ka lënë mbresa dhe kujtime të pashlyeshme dhe gëzonte një respekt të jashtëzakonshëm. Kur u nda nga kjo jetë atë ditë tetori të vitit 1982, nuk mbeti sy pa u përlotur në Fier për të. Ndërkohë qe e kundërta, kur trupi i saj i pajetë e dërgua të prehej në Sheper, pranë prindërve e vëllezërve. Nuk u lejua nga "Paria e fshatit" të hapej varri i kësaj mësueseje shembullore, njësoj siç u veprua dhe me gjithë fëmijët idealistë (vëllezërit e saj), të Ilia Dilo Sheperit. Atëherë niprit hapën me thonj varret, për të përcjellë për në banesën e fundit njerëz që ishin vetë mirësia.
Në vitin 1994 Viktori Dilo u nderua me dekoratën "Mësuese e Merituar" (Pas vdekjes).
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

10) HRISANTHI DILO (PROKO):

U lind në Sheper në mars 1927.
Ishte më e vogla e këtij brezi shkëlqimtar, brez që vuajti e u përndoq aq mizorisht. Edhe kjo si vëllezërit dhe motra ka ngelur në kujtesën e të gjithëve një grua e rrallë, një nënë model, një nikoqire e përkrye, edhe pse tërë kohën ka qenë jo mirë me shëndet. Ishte kurdoherë e dashur dhe nuk u shqit kurrë nga hallet e vëllezërve, që hoqën e vuajtën aq çnjerëzisht.Nuk e përfundoi shkollën "Nana Mbretëreshë", që nisi, pasi në fuqi erdhen komunistët, shkolla u mbyll dhe u dëbua së bashku me familjarët e tjerë nga Tirana. Vuajti tërë kohën nga shëndeti.Ishte e dashur, e urtë , e mirë. Si dhe fëmijët e tjerë arsimimin dhe edukimin fëminor e mori në vendlindje. U martua me Odise Prokon, i cili e la të ve parakohe. Patën dy fëmijë: 1) Anetën, 2) Filipin. Hrisanthi ndërroi jetë në Tiranë po në mars 1998.
Aneta u martua me Derek ثeihs e ka një djalë: Markun.
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

DITA E FLAMURIT

Forca ideale është energjia virgjine dhe patriotizmi i naltë i popullit shqiptar. Shqipëria divine është dheu klasik i trimërisë, theksonte Ilia Dilo Sheperi, (patriot i shquar, veprimtar i arsimit kombëtar dhe gjuhëtar), në fjalimin e tij mbi Ditën e Flamurit, mbajtur në Gjirokastër, më 1920. (Eduard M.. Dilo)

“…Shqipëria divine, Dheu klasik i trimërisë, kremton sot një nga më të shenjtat ditë të historisë se saj kombetare: Ditën e Rilindjes e të pagëzimit në jetën e re të Lirisë! Ditën e vënies mbi krye të kurorës së Indipendencës! Pas pesëqind vjet jete t'ashpërt të robërisë dhe në një kohë tragjike, kur arushet e Ballkanit u vërsulen ta shuajnë pa mëshirë gjallërinë e kombit shqiptar, në orizontin e Shqipërisë ndriti Ylli i Mëngjezit, mbi Kathedralin e Vlorës shkrepetiti Diell'i Lirisë! U ngreh Flamuri madhështor i Skënderbeut dhe Perëndia e Lirisë së Kombeve dekretoi shpëtimin e Shqipërisë! Ajo e drejtë e shenjtë q'u a ka falur natyra kombeve të botës ju njojt edhe kombit tonë që ruan karakterin dhe traditat e Ilirëve, ju dha edhe poullit tonë heroik që ka vaditur me gjak gjithë Sinisinë Ballkanike dhe, së fundi, për t'u shpëtuar dyndjeve të valëve të barbarëve, gjatë shekujve, ka qenë shtërnguar të lerë Alltarin e Atdheut të vet dhe të kapërcejë male e dete dhe të përhapet nëpër gremina të huaja.
Në këtë vend legjendar, që ësht shkretuar dendur nga katalkizmat e luftrave të parreshtura dhe mbi gërmadhat e 70 qyteteve të bukura bërë pjesë e zjarrit legjoneve romake, vajtojnë sot e kësaj dite! Të tëra këto ngjarje, të gjitha këto tragjedita kanë vleftën e kujtimit të naltë, të heroizmës shqiptare. Dëshmojne theroresitë e pashembëllta të fisit arbnor. Pasqyrojnë jetën morale të stërgjyshërve dhe udhëheqin shpirtin e energjisë e të therorisë së brezit tonë të ri. Ja! Kjo ësht dita simbolike në të cilën kombi shqiptar hyn në rradhët e popujve të lirë dhe zë vendin që i përket historisë së tij. Traditat e mbetura nga Pellasgët e Mitollogjisë, trimëri e trashëguar nga stërgjyshërit tanë, përmenden sot në kronollogjinë e qytetërimit. Himni i Indipedencës sonë këndohet nëpër oborret e kombeve të rinj të lirë. Te Deum-i i paradisit të Fesë sonë meshohet sot nëpër Kishrat e botës ideale! Na përshëndetin, na përgëzojnë, na urojnë kombet e lirë! Na kanë zili e na falen popujt që përpiqen të harrijnë një ditë të bardhë!
Ideali që kanë ëndërruar stërgjyshërit, ay ideal i shenjtë që kanë profetizuar heronjtë, protagonistët e luftrave të lirisë sonë, u realizua sot! Qëllimi i naltë për të cilin kanë luftuar ata burrërisht nëpër malet e ashpërt dhe kanë derdhur gjakun e vlefshëm të tyre: u harrit, u krye! Intrigat e huaja dhe komeditë e brendshme që u lojtën një kohë mbi kurrizin e Atdheut nuk e lanë popullin shqiptar të jetonte i lumtur në këto tetë vjetët e para të jetës së re. Krijuan një situatë të rëndë dhe rrezikuan njëment tërësinë dhe Indipendencën e Atdheut. Gjatë këtyre kohëve të vështira duallë në shesh apostoj të rremë duke predikuar ungjillin magjik të një bese fatale. Një maqavelizmë që synonte t'i mësonte popullit shqiptar disiplinën e skllavërisë dhe të çkëputte nga trup' i shtrenjtë i Atdheut vendin më të shenjtë: Vlorën bujare që e ka falur natyra për të qenë vend i pelegrinazhit të Shqipëtarëvet.
Forca ideale, energjia virgjine dhe patriotizmi i naltë i popullit shqiptar i kapërcyen, gjithë rreziqet që kërcënonin Atdheun. Dita e 28 Nendorit 1920 ësht e para që kremton sot plot enthusiazmë Shqipëria irredente, sbukuruar nga Stili gjer në Shkodër me trëndafilë dafine! Mblidhuni bijt e Shqipërisë përpara këtij Alltari të madh t'Atdheut! Faluni! Përunjuni përpara këtij Snotafi të shenjtë! Adhuroni shpirtrat e Dëshmorëvet! Dhe lavduroni këtë ditë madhështore! Gezohuni o Shqiptarë t'arratisur në çdo anë të botës. Këndoni ju zogjt'e bukur që fluturoni në qiellin e Shqipërisë! Lulëzoni ju fusha! Gjëmoni ju male! Buçitni ju, lumenjë dhe dete të Shqipërisë! Bekonani ju, o Dëshmorët e shenjt t'Atdheut! Kurajo, durim dhe shpresë, Ti o Shqipëria irredente!
Ilia Dilo Sheperi (1872-1945)
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

MIRثSI DHE PAVDEKثSI

Ju mbetët ata që ishit
Gjithë nder, respekt
dhe pse me vuajtje si të Krishtit
Nder breza do te jini fanar.
Ishit nje brez Ideal.
Kudo u shquat per zgjuarsi
Karakter çelik ,
Dituri e shpirtbardhësi
Jo vetem pse ishit me Universitete mbaruar,
Por gjithcka tek ju ishte dhe e trasheguar.

Kushdo ju admironte , ju imitonte...
Edhe pse me egërsi ju luftonte ;
Ju ishit vetë MIRثSIA
Ndaj u ka marrë pavdekesia.
Nga Eduard DILO
New York, Nëntor, 2008
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

KUJTIME Tث TRISHTA
(Skicë)
Sa do të më pëlqente te rendja si më parë n'atë mjedis , siç bëja kur isha i vogel duke u sjellë përqark shtëpisë , ku ësht skalitur emri ILIA DILO!
Merrja një vrap dhe s'ndalesha , po atëhere s'kuptoja se ç'tragjedi pas tragjedie i kanoseshin familjes. Dhe ashtu n'atë vrap ngulçues , harroja çdo gjë dhe thoshja se Sheperi është imi , thuaj si të mos kish dhe të tjerë. Po unë s'kuptoja , aq i vogel isha dhe s'ngopesha frymë dhe, së bashku me kushërinjtë e mi , kush e kush të dilte më parë në Kokojkën e Gjyshit rrëzë Bisejit. Dhe ç'gjallëri e ç'gezim fshihesh në zemrat dhe shpirtrat tanë të pa trembur akoma nga stuhitë dhe rrebeshet e diktaturës!
Duke u rritur , fillova dhe unë të merrja frymë me vështirësi , filluan të më merreshin këmbët, ndërsa tani s'shkoj dot më në Sheper. S'do të më pëlqente të ëndërroja një moshë fëmijërie , me një rendje në Sheperin që atëherë më dukej më i bukuri, pa kuptuar aspak se ç'pllakoste në shtëpitë tona që vit pas viti i mbulonte zia.Rrëzë Biseit gjendet shtëpia e ILIA DILO SHEPERIT , shkatërruar nga koha e luftës , që terroristët vendas më pas e lyen me gjak.
Më 25 Janar 1991, te pragu i shtëpisë së rindërtuar , u gjet e masakruar Nëna Kaliopi Dilo, e shoqja e birit të ILIA DILO SHEPERIT - Mihal Dilo. E ngjethur nga kjo vepër gjakatare , familja e abandonoi shtëpinë...Në çdo hap që hedh, gjithçka të ngjeth dhe të trishton . Në atë Sheper fshihet tragjedia e një procesi kriminal të pa arsye.Dhe sikur shtëpia të shembet nga rrebeshet e kohës , përsëri do të mbetet në këmbë pllaka e gdhendur dikur, tani e trazuar dhe me gjak, me emrin ILIA DILO… Në atë mjedis u përgjak dhe u masakrua Kaliopi Dilo. Gjaksorët lanë prapa re pluhuri dhe rrëketë e një lumi gjaku.
Henrik Q. Dilo
Nivan, korrik 2002.
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

Nث VEND Tث PASTHثNIES

ILIA DILO SHEPERI – GJUHثTARI, ATDHETARI,MثSUESI I SHQUAR
(Sesion shkencor përkujtimor në Gjirokastër)

ثshtë meritë e atdhetarëve të shumtë zagoritë, që, duke nderuar veten, kanë nderuar dhëe e kanë bërë të dëgjuar edhe vetë krahinën e tyre.Ndër ta vend nderi zë dhe Ilia Dilo Sheperi, i cili në 125 vjetorin e lindjes dhe në 70 vjetorin e botimit të gramatikës së tij, i bë objekti i sesionit shkencor përkujtimor të Universitetit “Eqrem اabej” të Gjirokastrës me tematikë:”Ilia Dilo Sheperi – gjuhëtari, atdhetari, mësuesi i shquar”, organizuar nga dega e Shoqatës “اajupi” për Gjirokastrën dhe departamenti i gjuhës shqipe në Universitetin “Eqrem اabej”. Me këtë rast në njërën nga sallat e këtij universiteti u mblodhën zagoritë me banim në Gjirokastër, pedagogë, kuadro të arsimit në rreth, përfaqësues të kulturës dhe shkencës, dashamirës të Zagorisë etj.E nderoi këtë sesion Prefekti, z. Sotiraq Mantho dhe zëvendësrektori e njëkohësisht kryetari i shoqatës”Lunxhëria”, Vaso Bakuli etj. Rektori i Universitetit, z, Banush Mezini, mik i Zagorisë e dashamirës i shoqatës “اajupi”, duke çelur punimet e këtij sesioni, ndër të tjera tha: “Na bashkoi sot ky takim përkujtimor, për të nderuar njërën nga figurat e shquara të arsimit e të shkencës shqiptare, Ilia Dilo Sheperin në 125 vjetorin e lindjes së tij. Universiteti ynë që mban emrin e gjuhëtarit të madh Eqrem اabej, është e dyta herë që e nderon veprën e mësuesit të اabejt, veprën e pionierit të albanalogjisë shqiptare dhe të arsimit kombëtar, të atij që edhe në momentet e persekutimit të thellë e të gjatë, ju drejtua persekutorëve antishqiptarë: “Edhe kur të më prisni kokën, në grykën time do të gjeni një “a”, një “b” e një “c”…”Ilia Dilo Shperi ishte nga pëfaqësuesit më të denjë të inteligjencies gjirokastrite, që i kaloi shpejt përmasat e hapësirave krahinore, për t’u n gjitur në eltën kombëtare të burrave të mençur, që me emrin dhe veprën e tyre i bënë nder vendlindjes dhe shërbim të çmuar kombit në momentet më të vështira të ekzistencs së tij.Mësuesi i shquar, atdhetari i flaktë filologu erudit dhe gjuhatëri me kontribut të shënuar, jeta dhevepra e Sheperit, do të jetë objekt i një trajtimi të shumëanshëm në këtë sesion shkencor përkujtimor…
Le të shpresojmë se kjo veprimtari do të jetë më tepër një homazh mirënjohje për “Mësuesin e Popullit”, më tepër se një kumtim mbi personin e tij. Duke ju uruar mirëseardhjen, gjej rastin të falënderoj organizatorët e këtij aktiviteti e t’i uroj punë të mbarë sesionit tonë shkencor.”
Pas kësaj përshëndetjeje të ngrohtë dhe kuptimplote, u kalua në parashtrimin e kumtesave të planifikuara, të cilat u ndoqën me vëmendje dhe interes nga pjesëmarrësit.Kur sesioni po e kalonte gjysmën e referuesve, i erdhi atij nga Koncka pershëndetja e zagoritit të talentuar Jorgo Telo, i cili edhe pse nuk referoi një kumtesë, dërgoi posaçërisht dy poezi kushtuar Ilia Dilo Sheperit, një baladë e një këngë për të. Të dyja këto i recitoi me pathos, ngrohtësi dhe muzikalitet, tamam si rrjedhat dhe ujëvarat kristal të burimeve zagorite, aktorja e mirënjohur Eli Bici. Ishte kjo njëra nga pikat kulmore të këtij sesioni.Për kryerjen e kësaj veprimtarie duhen përgëzuar organizatorët dhe drejtuesit e saj, Dega e Shoqatës “اajupi” për qytetin e Gjirokastrës dhe Departamenti i Gjuhës Shqipe në Universitetin “Eqrem اabej” si dhe zotërinjtë Vasil Bici, Alqi Jani dhe pedagogët që referuan në këtë sesion.
Në fund diskutoi dhe z. Thimjo Peçi, i cili parashtroi disa mendime.
Evjen PERI

Shkëputur nga gazeta “ZAGORIA” Nr.10 (Janar 1998)



FUND
Gjirokastër, ALBANIA & Neë York, USA, Gusht - dhjetor 2008
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

Me shpresën e patundur se do gjej tek ju lexues të zellshëm e të vëmendshëm mirëpres dhe vërejtjet e konideratat mundësisht me shkrim.
Miqësisht
Jorgo S. TELO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top