Dietë për meshkujt

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kjo është një dietë vetëm për meshkujt që janë mbi peshë. Eshtë mbi kalorike dhe është organizuar në dy faza, e para e zgjat dy javë dhe garanton 1 mijë kilokalori, si dhe shpërbën 43 për qind të proteinave, 22 për qind të yndyrnave si dhe 34 për qind të karbohidrateve. Ndërkohë që në fazën e dytë, e cila zgjat edhe kjo një javë, mund të arrijmë të bëjmë një përzgjedhje të dietës që na nevojitet për të disiplinuar ato që hamë çdo ditë, në lidhje me sheqernat, jo duke ndaluar së ngrëni ëmbëlsira, pëdorimi me kujdes i produkteve që kanë laktikë, yndyrna apo mirëmenaxhimi i situatave, kur jemi përballë ushqimeve me bazë brumërat.
Faza e pare: (kohëzgjatja : 2 javë)
E HENE
•mëngjesi : dieta të cilën do të përdorni mëngjesin e ditës
së parë janë frutat e freskëta të stinës, një fetë bukë të zakonshme ose me sojë, si
dhe kafen e zakonshme, por pa përdorur fare sheqer.
• dreka: në këtë vakt sugjerohet përdorimi i mishit pa dhjamë,
mund të zgjidhni atë të pulës ose të gjelit, servireni kur është i ftohtë, më pas hani frutat
sipas dëshirës, kafen pa sheqer dhe ujë.
• darka : peshku, edhe ky jo i dhjamosur është pjesë e recetës
së darkës, i shoqëruar me një sallatë, 1 fetë buke me sojë, frutat e stinës, kafe pa sheqer
dhe një gotë ujë.
E MARTE
• mëngjesi : edhe ky mëngjes do të jetë njësoj, sa më shumë
fruta të freskëta të stinës, një fetë bukë të zakonshme ose me sojë, si dhe kafen e
mëngjesit sërish pa sheqer.
• dreka : fruta të freskëta të stinës, sugjerohet tre llojë të
ndryshme frutash, si qershi, shalqi dhe pjeshkë, mos harro të pish një kafe pa sheqer
dhe ujë.
• darka : mish jo i majmë, pule ose gjeli, një sallatë me
perime të freskëta, ku të mbizotërojë domatja, një kafe pa sheqer si dhe ujë sipas
dëshirës, është ky sYgjerimi i ditës.
E MERKURE
• mëngjesi : mos harroni duhet rë respektoni mëngjesin,
me fruta të freskëta të stinës, në mëngjes një mollë dhe qershi, 1 fetë bukë të
zakonshme ose me sojë dhe kafe pa sheqer
• dreka : një sallatë me peshq, kryesisht me salmon dhe ton,
disa feta limoni, perime dhe fruta të freskëta, kafe pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës,
do të ishin dreka e së mërkurës.
• darka : duke patur parasysh se deri tani kemi marrë proteinat
e nevojshme, për darkë iu sugjerojmë mish qengji pa dhjamë, perime, kafe pa sheqer si
dhe ujë.
E ENJTE
• mëngjesi : këtë mëngjes frutat e freskëta, bukën e zakonshme
ose me sojë dhe kafen pa sheqer mund të shoqëroni së bashku me një gotë qumësht, ose
kornflakes
• dreka : djathë pa shumë yndyrë, dy vezë të gatuara me shumë
pak vaj, perime, 1 fetë bukë me sojë ose të zakonshme, kafe pa sheqer dhe ujë, mund të
hani për drekë
• darka : mund të përdorni roston ose edhe biftekun, me perime,
kafe pa sheqer dhe ujë. Kujdes me mishin, të jetë pa shumë dhjamra, sugjerohet mishi i pulës.
E PREMTE
• mëngjesi : një kokërr vezë të zier, 1 fetë bukë të zakonshme
ose me sojë, frutat të freskëta të stinës, si dhe në fund mund të shijoni kafen e përditshme
pa sheqer
• dreka : djathë pa yndyrë, perime të freskëta në formën e sallatës
verore, 1 fetë bukë të zakonshme ose me sojë, kafe pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës
• darka : peshk i pjekur në skarë, me disa feta limoni, sallatë me
fruta, 1 fetë bukë të zakonshme ose soje, kafe ose çaj të ftohtë pa sheqer dhe ujë
E SHTUNE
• mëngjesi : pak qumësht të përzier me kafe ose çokollatë me
pak sheqer, fruta të freskëta të stinës si dhe një fetë bukë të zakonshme ose me sojë për
të filluar ditën
• dreka : kjo do të jetë një drekë e varfër, me fruta të freskëta
të stinës, kafen e zakonshme pa sheqer si dhe ujë sipas dëshirës
• darka : rosto me mish pule ose gjeli, me shumë pak dhjamëra,
perime të gjalla dhe fruta të stinës, kafe pa sheqer si dhe ujë.
E DIELE
• mëngjesi : këtë mëngjes do të përdorni fruta të freskëta të stinës,
1 fetë bukë të zakonshme ose me soje, si dhe kafen e përmëngjesshme pa sheqer
• dreka : mish jo i majmë, mund të zgjidhni çfarë mishi të doni,
ndoshta dhe peshk, shoqërojeni me një sallatë me perime, frutat e stinës si dhe kafen pa
sheqer dhe ujë
• darka : zgjidhni fileto pule ose gjeli pa dhjamra, perime të freskëta,
jo në formë sallate, kafen pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës.
Faza e dytë:Tabela e ushqimeve të këshilluara gjatë fazës së dytë :
Duhet të hani
•Mish pa dhjamra
•Salcë sallate, uthull dhe limon
•Peshk jo i majmë
•Djathë pa yndyrna
•Bukë te plote (whole)
•Vezë
•Perime dhe fruta të freskëta
•Kafe pa sheqer
•Ujë
Nuk duhet të hani
•Brumra
•Salsa,vaj dhe gjalpë
•Pasta
•Oriz
•Patate
•Bukë me përbërës të tjerë
•Pije alkoolike
•Embëlsirat në përgjithësi
•Qumësht fabrike
Sekrete bukurie
 
Titulli: Dietë për meshkujt

dhe keto keshllia per meshkujte kokan shume mire.

Me shume Respket ,Qendrimi Bossii..
 
Titulli: Dietë për meshkujt

Me duhet ta provoj po nuk pata rrezultat Zzinna gjej vend ku te futesh
 
Titulli: Dietë për meshkujt

Persh.....Kjo diet duke ulur konsumin e karbohidrateve funksionon,.....por ka nje problem, sepse karbohidratet jane te nevojshme per trupin, dhe jane ato qe na funizojne me energji per te perballuar sforcime fizike te mundeshme, mund te jete e pershtateshme per njerezit qe bejne nje jete sedentare, per ata qe nuk merren me sport.....Une personalishte do te isha me shume dakort me nje diete te ekuilibruar, duke ulur sasine ekonsumit , menyren e gatimit qe eshte shume e rendesishme, dhe cilesine e ushqimeve...Them cilesine e ushqimeve sepse, eshte shume e rendesishme te consumojme ushqime te fresketa dhe biologjike, per te eleminuar toksinat(helmet)qe tani dihet eshte shume e veshtire(dihet qe trupi duke reaguar ndaj toksinave i eliminon ato duke i depozituar dhe shenderruar ne dhjamra)...menyra e gatimit gjithashtu ndikon sepse duhet perdorur nje guzhine (per sh. gatimi me avull) me pak yndyrna...megjithate une do te sugjeroja qe njerezit te merren me sport , ose me pune fizike per te mbajtur trupin ne forme........duke mos konsumuar karbohidrate bie ne peshe, por kur fillon ti konsumosh ato, qe eshte e pashmangeshme sepse trupi nuk munde te jetoje pa to atehere i merr ato kile me interesa.......megjithate dua te them se per mendimin tim, kjo diete qe keni pershkruar funksinon, por duhet ti pershtatet personit dhe jetes qe bene ai....pra dieta duhet te jete e personalizuar...........................
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top