Dietë me dredhëza – 3 kilogram për 4 ditë!

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Shfrytëzoni sezonin e dredhëzave dhe provoni dietë të re. Për vetëm katër ditë duhet të humbasni tre kilogram, kurse për shkak se dieta zgjatë shkurtë, nuk është i nevojshëm aktivitet fizik. Lejohen tre ushqime kryesore dhe dy “meze”. Pra, “armatosuni” me dredhëza dhe fillojmë..

dredheza.jpg


Dita e parë

Mëngjes: Sallatë frutash prej 250 gram dredhëza të prera, gjysmë molle dhe gjysmë banane. Të gjitha këto përbërje përzieni me nje lugë mjaltë dhe 50 gram jogurt.
Meza: Bëni përzierje (shejk) prej 100 gram dredhëza dhe 1 decilitër qumësht pa yndyrë. Shtoni gjysme luge mjalt dhe 50 mililitra ujë të pagazuar. Gjithë këtë përzieni dhe pini menjëherë.

Dreka: Bëni sallatë prej 150 gram dredhëza, një copë mish pule/misirkë, 100 gram trangull (kastravec), 10 gram majdanoz, 1 lugë lëng limoni, 6 lugë supë perimesh dhe 1 lugë vaj ulliri. Pastroni dredhëzat dhe preni në rrethë, preni trangullin, kurse mishin e pulës/misirkës preni në fije për së gjati. Të gjitha përzieni në një enë. Mbi këtë masë të fituar shtoni lëngun e limonit, supën dhe vajin e ullirit.
Meza: Përzieni 100 gram dredhëza me 1 decilitër jogurt me sasi të vogël yndyre dhe një lugë mjaltë.

Mbrëmje: Sallatë prej një patate të zier, një kokë qepe, 1 celer të vogël të zier, 1 decilitër jogurt, 50 gram djath (jo të yndyrshëm) dhe fije majdanoz. Sipas dëshirës mund të shtoni lëng limoni, krypë dhe piper.


Dita e dytë

Mëngjesi: Dy copa bukë integrale të lyer me djathë me pak yndyrë.
Meza: Pire e përbërë nga 200 gram dredhëza të përziera me pemë të ndryshme. Në fund shtoni një lugë mjaltë.

Dreka: Sallatë prej 100 gram dredhëza të prera imët, gjysmë marule, domate, speca, 50 gram djath me pak yndyrë, gjysmë decilitër jogurt, lëng prej një limoni, krypë sipas dëshirës dhe tost nga buka integrale.

Meze: Bëni koktel prej 1 decilitër lëng prej dredhëzave, 1 decilitër jogurt me pak yndyrë dhe gjysmë decilitër lëng prej ananasit.

Mbrëmja: Pallaçinka (palepete) të përgatitura në mënyrë të zakonshme, të lyera me krem prej dredhëzave të shtryshura, djath pa yndyrë dhe një lugë mjaltë.


Dita e tretë

Mëngjesi: Bollgur me gjysmë decilitër lëng të mollës, gjysmë banane dhe 100 gram dredhëza të prera.
Meze: Koktel nga 100 gram dredhëza të përziera dhe 1 decilitër jogurt me pak kalori.

Dreka: 200 gram dredhëza të freskëta, e pastaj një kokë lulelakër të zier. Pasi të zihet, lyeni me një lugë puter dhe shtoni copëza të imta përshute.
Meze: Lëng i përzier me 1 decilitër lëng nga portokalli, 1 decilitër lëng prej dredhëzave dhe një lugë mjaltë.

Mbrëmja: Përgatitni pire nga karrotat dhe patate të ziera. Shtoni qumësht deri sa nuk fitoni piren. Shtoni edhe pak margarin dhe pak ujë, kurse masën e fituar vendoseni në një enë, mbi të cilën do të renditni rrethe nga domatet dhe speca. Shtoni pak parmezan, kurse nga mëlmesat shtoni bosilek ose origano. Pjekni 15 minuta. Më pas bëni lënga prej një domate dhe 100 gram dredhëza.


Dita e katërt

Mëngjesi: Dy copëza bukë integrale të lyera me djath pa yndyrë dhe 50 gram dredhëza.
Meze: Përzierje të një portokalli, një molle dhe 100 gram dredhëza. Gjithë kësaj shtoni edhe një lugë mjaltë dhe përzieni.

Dreka: Një peshk (sipas mundësisë të jetë Troftë) e mbushur me hudhër, e pjekur me majdanoz dhe pjesë limoni. Pastaj 50 gram dredhëza të freskëta.
Meze: Koktel prej 150 gram dredhëza, një lugë mjaltë, lëng nga limoni dhe 1 decilitër ujë. Sipas dëshirës, shtoni edhe gjysmë decilitër jogurt me pak yndyrë. Të gjitha këto përmbajtje përzieni në blender dhe konsumoni koktelin e freskët.

Mbrëmja: Pjekni një patate. Në blender përzieni një karrotë të freskët, 1 spec, fleta nga celeri dhe lëng prej një limoni. Bëni një masë të trashë. Pastaj prej 50 gram dredhëza, 1 decilitër jogurt dhe pak djathë me pak yndyrë bëjeni edhe një tjetër, por jo aq të trashë. Pataten e pjekur ndajeni në copëza dhe vendoseni në masën e trashë dhe atë më të hollë.


Këshilla:

Pasi që bëhet fjalë për dietë me prodhime të freskëta çdo herë keni kujdes që ti zgjedhni ato. Le të jeni të freskëta, shëndosha dhe të shijshme.
Nëse jeni të punësuar, filloni me dietën që nga e Premtja. Ashtu, më lehtë do të organizoheni, sepse gjatë fundjavës do të jeni në shtëpi, dhe do të mund të kënaqeni në gjithë ushqimin e dietës.
Kafeja është e lejuar në këtë dietë por jo më shumë se 2 filxhana/gota.
Duroni deri në fund dhe përgatituni me kohë për figurën që do ta shëtisni në ndonjërën prej plazheve këtë verë./Femina.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top