Dietat dhe shendeti

arber b_fier

Anëtar i ri
Ne kulturen tone presioni per te qene I dobet eshte I madh. Individet vazhdimisht perballen me mendimet se forma ideale e trupit eshte dobesia e tejskajshme. Femijet e brendesojne kete dhe qe ne moshe te hershme kuptojne se te qenit mbipeshe eshte I padeshirushem. Disa qe mund te jene me te shendoshe se forma ideale, fillojne ta shohin trupin e tyre si nje burim sikleti te trupit. Pasioni per tu dobesuar duket se rendon me shume ne disa grupe demografike psh: grate paraqesin me shume pakenaqesi per peshen e trupit te tyre. Nje trup jo I persosur u ofron te tjereve nje deshmi te dukshme dobesie, mungese rezistence, sjellje te ngadalta dhe mungese kontrolli. Keshtu pra shoqeria do te reagoje keq ndaj atyre qe nuk kane keto standarte dhe se individet do te vuajne nga keto reagime sin e nivelin social ashtu she ne ate psikologjik.


-Vuajtjet sociale dhe psikologjike.


Personat obeze percaktohen si dembele, te papaster dhe me mungese kontrolli. Qendrimet negative krijojne paragjykime dhe si rjedhim ndikojne ne faktore te tille si: vendimi per te marre ne pune nje person obez dhe kjo duket qarte nga padite e shumta qe jane bere nga persona obeze mbi faktin se ata nuk arrijne te punesohen, detyrohen te lene nje pune ose u refuzohet pjesemarrja ne nje aktivitet dhe vetem e vetem per shkak te peshes se tyre. Tek personat obeze verehet ndjenja e tyre e vecante. Ka nje realitet social paragjykimesh dhe diskriminimesh qe ndikon funksionimin psikologjik. Nocioni I fajsise permbi peshen tek individet me peshe eshte I kuptushem, duke pasur parasysh supozimet kulturore mbi peshen dhe formen e trupit. Individet mbipeshe e fajsojne veten dhe ndjenjen se do tem und te kene nje trup me te holle nese bejne perpjekje te medha.


-Faktore te ndryshem, te rrezikshem qe kontrbojne ne mbipeshe.

*vleshmeria e ushqimeve me yndyra te teperta.
*nivelet e larta te yndyrave ditore .
*menyrat e te ushqyerit qe promovojne obezitetin.
*faktoret biologjike
*faktoret gjenetike
*shkalla e ulet metabolike
*numri I larte I qelizave yndyrore


-Djeta eshte e mire apo e keqe?

Mbrojtja e djetes eshte e caktuar si nje nga menyrat me te lehta, te shpejta dhe shtepiake per tu ulur ne peshe. Popullariteti I djetave eshte po aq I madh sa edhe numri I shumte I tyre. Shume individe I perdorin ato me qellimin e qarte qe edhe ato vete reklamojne, te bien ne peshe dhe mundesisht kjo renie te zgjase sa me shume. Djeta eshte vleresuar si jo e drejte per humbjen e peshes dhe kjo per disa arsye:

*humbja e peshes nuk ka treguar ulje te shkalles se vdekshmerise.
*djetat jane pa perjashtim jo efektive.
*djeta mund te coje ne cregullime te ngrenies pa kriter, bulimia nervore ose ankoreksi nervor.

Dieta kundershtohet ne shkalle te ndryshme dhe propozohen programe ku kufizimi I ushqimit nuk rekomandohet dhe ne vend te tij theksohet pranimi I imazhit aktual trupor. Eshte e qarte qe mbipesha e rrit rrezikun e demtimit te shendetit, por eshte e qarte nese humbja e peshes pakeson riskun. Metodat per kontrollimin e peshes jane efektive ne humbjen afatshkurter te peshes por deshton ne ruajtjen per nje kohe te gjate te peshes se humbur. Mbrojtja e djetes ka nje kosto te caktuar dhe per disa individe ka nje mundesi perfitimi. Procesi I perpjekjes per te humbur peshe mund te krijoje shqetesime net e ngrene dhe ne peshe, mund te shkaktojne depression dhe probleme te tjera si keto. Ne kete rast mund te jete I vleshem nje program pranimi I peshes se tepert dhe nje perqendrim ne te ngrenet e shendetshem.

-Obeziteti eshte nje crregullim heterogjen dhe ka mundesi qe trajtime te ndryshme te jene efektive per individe te ndryshem. Nuk duhet te mendohet se mund te perdoret nje trajtim I vetem, I suksesshem me te gjithe individet dhe se nje program qendron mbi te tjeret.

Shume trajtime mund te jene te rrezikshme per shume programe te tjera mbi obezitetin qe mund te qendrojne. Individet mund te keshillohen se humbja e sforcuar, e shpejte e peshes me djeta me deficite kalorike, shoqerohet me humbje te ujit dhe demton masen e trupit. Koncepti I kufizimit te yndyrave dhe te kalorive eshte shume I perhapur. Megjithese yndyrat paraqesin burimin me te madh te kalorive te tepruara, vemendja e tepert ndaj grameve te yndyrave mund te mos keshillohet. Mund qe personi te konsumoje nje numer te tepert kalorish, por mund te marre nje minimum te mundshem. Vemendja ndaj yndyrave ose kalorive mund te coje ne nje djete te paekuilibruar me shume kalori, vitamina minimale dhe fibra. Nje plan I mire djetor mund te perfshije ushqime nga te gjithe llojet e grupet e ushqimeve.

-Ushqimet jane njohur si baza te menaxhimit afatgjat te peshes. Shume individe kane pritshmeri ireale mbi rezultate afatshkurtra te ushqimeve dhe kur keto pritshmeri nuk arrihen, ai mund te frustrohet, te shkurajohet dhe te mos perpiqet me te kryeje ushtrime te rregullta. Nje program I rregullt ushtrimesh te moderuara aerobike eshte nje fajtor kritik ne ruajtjen e peshes. Ushtrimet aerobike rekomandohen gjate programeve te humbjes se peshes, per shkak te djetes se kalorive, ulje se sasise se yndyrave gjate ushtrimeve te moderuara aerobike dhe efektive te mirenjohura ne sistemin kardiovaskular, ne kontrollin e glukozes dhe kolesterolit. Per ti dhene forme programit te ushqimit eshte me mire te fillohet me intesitetet e kohes relativisht te ulet dhe te rritet shpeshtesia e ketyre ushtrimeve deri kur klienti te ushtrohet kater pese here ne jave. Eshte e kote te vazhdohet djeta ushqimore nese nuk shoqerohet me ushqime fizike.
Individet obese jame shume te ndjeshem ndaj sinjaleve te jashtem (pamja, era dhe shija e ushqimit). Njerezit me mbipeshe duhet te shmangin situata ne te cilat veprojne sinjale ushqimore tunduese.
Qe te behen me te ndergjegjshem per stimuluesit e jashtem, njerezit obese mund te mbajne ditar per ushqimin: nje liste te asaj qe hane, kohen kur hane, si ndjehen kur hane dhe ne crrethana hane.
Krahas faktoreve psikologjik dhe ambjental, shfaqja e obezitetit ka te beje edhe me rolin qe luan organi I pankreasit. Crregullimet e punes se pankreasit shkaktojne ndryshime ne nivelin e insulines. Keto ndryshime te punes hormonale lidhur me shfaqjen e obezitetit si nje faktor I pranishem nga puna e pankreasit.
Pranoni veten ashtu si jeni dhe mos e shkaterroni organizmin duke mbajtur djeta te forta dhe duke mos ngrene buke por hani nga pak nga te gjithe llojet e ushqimeve dhe beni ushtrime pasi pervec se luajne rol ne linjat trupore, bejne shume mire per mirefunksionimin e organizmit.Beni kujdes me ushqimin qe shtojne riskun e obezitetit duke I pakesuar ato dhe jo duke I shmangur plotesisht pasi trupi ka nevoje per te gjithe llojet e ushqimeve.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top