Dieta, mikeshë e lëkurës

braziljania

Anëtar i Nderuar
Për momentin është thjesht një eksperiment i bërë te minjtë, ndaj vërtetësia e tij nuk është 100 për qind. Ende nuk është e sigurt nëse kjo mund të ndodhë edhe te njeriu, edhe pse janë të shumtë ata që vënë bast. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Alzheimer's Disease”, një dietë e pasur me polifenole dhe acide yndyrore të pangopura është në gjendje të “rizgjojë” qelizat staminale cerebrale, duke i stimuluar, shumëfishuar dhe diferencuar e duke i dhënë mundësi krijimit të neuroneve të reja. E gjitha kjo mendohet se ka një efekt pozitiv mbi funksionet e trurit, që kështu mbrohen nga demenca dhe plakja në përgjithësi.

Staminalet

Me polifenole janë të pasura frutat dhe perimet, frutat e thata, çaji, vera, vaji i ullirit. Acidet yndyrore të pangopura gjenden me shumicë te peshku, por edhe te soja dhe kungujt. Për të dyja grupet është folur shpesh, por tani, disa kërkues të Universitetit të Barcelonës, kanë vendosur të vënë në provë një përzierje polifenolesh dhe acidesh yndyrore të pangopura, mbi disa minj eksperimenti. Shkencëtarët ishin shumë të vendosur në qëllimin e tyre: nëse deri disa vjet më parë mendonim se procesi i formimit dhe rritjes së neuroneve të reja mendohej i pamundur në moshën e rritur, sot e dimë që ekzistojnë në tru rezerva të vogla qelizash staminale, ku mund të qëndrojnë neurone të reja, të cilat shkencëtarët i shohin me shpresë se mund të përdoren për të parandaluar ose kuruar sëmundjet e trurit, të lidhura me plakjen ose Alzaimerin.

Minjtë

Kërkuesit i ndanë minjtë në dy grupe - njëri që ushqehej me një dietë standarde, kurse tjetri me një dietë standarde që i shtohej edhe një krem i përgatitur me një përzierje polifenolesh dhe acidesh yndyrore. Trajtimi, që zgjati dyzetë ditë, është ekuivalent me pesë vjet te njerëzit. Nga analiza e trurit të minjve u zbulua se përzierja e polifenoleve dhe acideve yndyrore kishte rritur numrin e qelizave staminale të pranishme në zonat e trurit, përgjegjëse për kujtesën. Për më tepër, rritej sasia e qelizave të reja dhe të diferencuara, që mbronin muret dhe rrjetet nervore, si pasojë e proceseve të sëmundjeve degjenerative dhe atyre të lidhura me moshën e madhe.

Trauma

Të dhënat e studimit spanjoll tregojnë se në tavolinë mund të bëhet shumë për të mbrojtur trurin nga dëmtimet e kohës dhe sëmundjet neurodegjenerative. Shumë studime kanë hedhur hipotezën e një efekti pozitiv edhe te njeriu, edhe pse deri më tani asnjë nuk ka treguar rizgjimin e qelizave staminale, falë polifenoleve dhe acideve yndyrore të pangopura. Të shohin nëse do të verifikohet.

Ndërkaq një tjetër studim i sapopublikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences” ka treguar se disa elementë specifikë të pranishëm në ushqime, mund ta ndihmojnë trurin ta marrë veten më shpejt pas një traume. Autorët e kërkimit verifikuan se disa aminoacide, të marra përmes ushqimeve, përmirësonin rikuperimin konjektiv pas traumës. Megjithatë, kjo mbetet për t’u vërtetuar.

Ushqimet

Ushqimet alkaline, të cilat duhet të merren në sasi më të madhe në dietë, janë pothuajse të gjitha perimet, veçanërisht ato me gjethe të gjelbra dhe supat e gatuara me to. Ato ndihmojnë jo vetëm për një lëkurë më të mirë, por edhe për një shëndet më të mirë. Lakra, në mënyrë të veçantë, është pastrues i shkëlqyer për trupin e fytyrën, e pasur me vitamina dhe minerale. Ndërmjet bishtajoreve, kokrrat e sojës janë më shumë alkaline, një trajtim i shkëlqyer për mbiaciditetin. Po ashtu qumështi, gjalpi dhe veçanërisht dhalla, mjalti dhe melasa. Shumica e familjes së arrave si bajamet, gështenjat, lajthitë, frutat dhe lëngjet e frutave, veçanërisht ato të lëngshmet. Ekspertët e të ushqyerit i quajnë frutat “alkalinizatorët më të mirë dhe pastruesit e brendshëm më të njohur dhe ilaçin më natyral”. Mollët janë të pasura në kalium, i cili ndihmon në neutralizimin e toksinave në gojë dhe si rrjedhojë, ato janë pastrues të shkëlqyer për dhëmbët, mishin e dhëmbëve dhe lëkurën. Fiqtë kanë një ferment të veçantë që quhet ficinë, e cila tret helmet në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe ndikon edhe në shëndetin e lëkurës. Ato përmbajnë edhe seratoninë, e cila mendohet se forcon dhe përmirëson shëndetin. Studiuesit dhe të mençurit e hershëm nga Lindja e Mesme agjëronin për shumë ditë, duke ngrënë vetëm fiq dhe duke pirë ujë për të arritur fuqinë mendore superiore. Një mendje e kthjellët është gjithmonë e rëndësishme për një fytyrë të shëndetshme.


Ananasi përmban bromelin, e cila pastron pankreasin, ndërsa domatet janë shumë alkaline dhe neutralizuese të aciditetit.

Bananet përmbajnë një sasi të mirë kaliumi, i cili është i mirë për nervat. Ato janë një gjallërues i shkëlqyer i depresionit nervor kur kemi mungesë kaliumi. Frutat tropikale janë veçanërisht ushqyese kur merren së bashku me qumështin.

Uji ose qumështi i arrave të kokosit është një trajtim i shkëlqyer për çdo lloj sëmundjeje që shkaktohet nga aciditeti. Të copëtuara, të përziera me farat e glikanxos, janë një tjetër ushqim i mirë. Kajsitë janë një burim i vitaminës A dhe të hekurit. Limonët janë shumë alkalinë. Për këtë arsye, lëngu i tij këshillohet murgjit e vjetër si një ilaç i mrekullueshëm për pothuajse të gjitha sëmundjet. Pini ujë me limon çdo ditë, në sasi të vogla, herë pas here. ثshtë shumë mirë nëse ju i shtoni pak kripë ose mjaltë (megjithëse limonët dhe frutat e tjera të agrumeve janë vetë acidë, ata prodhojnë një reaksion alkalin gjatë tretjes). Portokajtë janë gjithashtu shumë pastruese dhe kanë në përmbajtje të lartë vitaminën C.


ikubinfo*
 
Back
Top